Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Psikologji dhe Sociologji
 
<< Previous thread | Next thread >>
Depresioni Post-Natal (pas lindjes)
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
::bud::
Fri Oct 03 2008, 01:04pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Një fëmijë porsa ka lindur, qanë, është i shëndosh, fati i një familje duket të jetë përfekt. Por tani papritmas, përafërsisht një deri në tri ditë pas lindjës, shumë nëna të reja e ndjejnë vetën të pikëlluar (mërzitur), pthuaj depresiv.


Depresioni Pas-Lindës (Post-Natal)


Shembuj me ndjenja tipike të cilat femrat me depresion post-natal i përjetojnë:‘Tërë koha më shkon duke qarë. Nuk mund të bëjë asgjë, kam shumë punë që më duhet t’i kryej. Ndjej se kam dështuar plotësisht si nënë.’ ‘Më duket se nuk mund të vendosi për asnjë gjë. Mendja ime është e turbulluar me mendime të ngatërruara dhe i bërtas çdokujt çdoherë. Me duhet të jem e lumtur, por unë ndjehem shumë keq’. ‘Foshnja qanë vazhdimisht e unë nuk mund ta rehatoj. Ndjehem që kam dështuar por edhe e zemëruar. Është faji im, nuk është faji i foshnjes.’ ‘Ndjehem se kam humbur plotësisht vetëbesimin. Dukem shumë keq dhe ndjehem keq.’

Shembuj me ndjenja tipike të cilat femrat me depresion post-natal i përjetojnë:‘Tërë koha më shkon duke qarë. Nuk mund të bëjë asgjë, kam shumë punë që më duhet t’i kryej. Ndjej se kam dështuar plotësisht si nënë.’ ‘Më duket se nuk mund të vendosi për asnjë gjë. Mendja ime është e turbulluar me mendime të ngatërruara dhe i bërtas çdokujt çdoherë. Me duhet të jem e lumtur, por unë ndjehem shumë keq’. ‘Foshnja qanë vazhdimisht e unë nuk mund ta rehatoj. Ndjehem që kam dështuar por edhe e zemëruar. Është faji im, nuk është faji i foshnjes.’ ‘Ndjehem se kam humbur plotësisht vetëbesimin. Dukem shumë keq dhe ndjehem keq.’
Çka është Depresioni Post-Natal (Pas-Lindjës)?

Depresionipost-natal
është lloj depresioni i cili shfaqet pas lindjes së foshnjes.
Depresioni ndonjëherë mund të fillon gjatë shtatëzanisë, por quhet depresion post-natal vetëm nëse vazhdon pasi që keni lindur. Depresioni post-natal është shumë i zakonshëm dhe ështe e ditur se dhjetë deri pesëmbëdhjetë femra nga njëqind që lindin foshnje do ta përjetojnë. Numri i vërtet mund të jetë më i madh sepse shumë femra nuk kërkojnë ndihmë dhe nuk i tregojnë të tjerëve për ndjenjat e tyre.

Si dallon depresioni post-natal nga depresioni i zakonshëm?


Simptomet e depresionit post-natal janë të njejta si të çdo depresioni. Ato përfshijnë mërzitjen dhe mos interesim në gjërat që zakonisht janë në rregull. I vetmi ndryshim është se këto ndjenja zakonisht fillojnë brenda tre muajve pasë lindjes së foshnjes. Poashtu është e mundur që depresioni post-natal të fillojë më vonë mirëpo, nëse simptomet ia fillojnë një vit më vonë apo më shumë se një vit pasë lindjes ka pak mundësi që të quhet depresion post-natal. Lajm i mirë është se si çdo lloji tjeter i depresionit, depresioni post-natal është shëruese me tretmane, dhe pothuajse gati të gjitha femrat shërohen plotësisht.

A ka probleme tjera post-natale me të cilat ballafaqohen gratë?
Janë edhe dy gjendje tjera të vështira emocionale te cilat femrat i përjetojnë pas lindjes së fëmiut.
“Baby Blues”
E para është shumë e zakonshme dhe quhet ‘Baby Blues’. Kjo është lloj i lehtë i depresionit i cili paraqitet në çdo tetë nga dhjetë nëna gjatë ditëve të para të lehonisë. Kur nënat vuajnë nga ‘Baby Blues’ ato ndjehen shumë emocionale dhe qajnë pa ndonjë shkas të veqantë. Nënat pasë lindjes së foshnjes shpesh ndjejnë Ankth, tendosje dhe rraskapitje dhe mund ta kenë problem me gjumë. Mjekët mendojnë se ndyshimet e papritura në nivelin e hormoneve rreth kohës së lindjes e sjellin ‘Baby Blues’, por mund të jenë shkaqet tjera, si traumat nga vetë lindja dhe shqetësimet që foshnja sjell. Është koha kur ju duhet pushimi i mjaftueshëm për tu forcuar por është koha më e vështirë që mund të pushoni. ‘Baby Blues’ zakonisht zgjat një ose dy ditë dhe zhduket aq shpejt sa vjen. Nuk ka nevojë për brengosje përveq nëse ndjenjat vazhdojnë të keqësohen, në këtë rast mund të jetë fillimi i depresionit post-natal.

Psikozat e Lehonisë
Problemi i dytë i cili lajmërohet ndonjëherë te femrat pas lindjes së foshnjes është më pak i zakonshme. Quhet Psikoze e Lehonise. Kjo shfaqet në një nënë nga çdo njëmijë dhe është më serioze se depresioni post-natal.
Problemi zakonisht fillon papritur gjatë dy javëve të para të
lehonisë,me çrregullim të thellë të gjendjes shpirtërore dhe te
sjelljeve. Femrat me Psikozë të Lehonisë mund të bëhen shumë të
nevrikosura dhe të hutuara dhe shpesh kanë besime të pazakonshme dhe tronditëse për veten dhe foshnjen e tyre.

Cilat janë simptomet e depresionit post-natal?
Femrat

i përshkruajnë një numër të simptomeve, shumë prej tyre janë të
përmendura më poshtë. Këto simptome mund të jenë të tejkalueshme në
kohën kur foshnjës tuaj i duhet shumë kujdes dhe vëmendje. Këto janë disa nga shenjat e simptomeve që ju mund t’i përjetoni nëse vuani nga depresioni post-natal. ¨
Ndjenjat apo emocionet


* Pikëllim, shqetësim, dëshprim
* Qani shumë apo nuk mund të qani
* Ndjeheni të pavlefshme
* Gjendja shpirtërore ndryshon shpesh
* Ndjeheni fajtore
* Nuk ndjeheni të interesuara
* Humbje të kënaqësisë
* Ndjeheni të shqetësuara apo me panik dhe brenga
* Ndjeheni të nevrikosura dhe të zemruara
* Nuk ndjeheni ashtu si dëshironi për foshnjen tuaj


Shenjat trupore dhe fizike


* Mungesë të energjisë dhe rraskapitje
* Shqetësime gjatë gjumit
* Çdo gjë e bëni në mënyrë të ngadalësuar, apo
* Të shpejtuar, jeni të nevrikosura dhe nuk mund të relaksoheni
* Mos intersim në marrëdhënie seksuale
* Ndryshim në oreks – hani shumë apo nuk hani sa duhet

Mendimet
– kur njerëzit janë në depresion, ata bëhen ‘ekspertë’ në mënyrën si
mendojnë, gjithmonë në mënyrë negative dhe të zymtë.


* Kritikoni vetëveten si: – ‘unë jam nënë e padobishme’, ‘dukem keq’, nuk e kuptoj këtë fletushkë unë jam budallaqe!’
* Brengosje si – ‘foshnja nuk ushqehet mirë’
* Fajsoni vetën si – ‘unë i kam fajet’
* Paramendoni më të këqijat si – ‘Çdo gjë do të bëhet keq – asgjë nuk do të ndryshojë kurrë’
* Mendime pa shpresë si – ‘Çdo gjë më shtë pa shpresë. Ndonjherë mendoj që të gjithë do të kishin kaluar më mirë pa mua’
* Mendimet për të tjerët si – ‘Çdokush kalon mirë. Askush nuk kujdeset për mua’
* Dhe bota – ‘Vend i tmershëm për të rritur fëmijët...’

Mendja – poashtu nga depresioni ndikon në mënyra të tjera.


* Koncentrim i dobët
* Mos mundësia për të marrë vendime
* mendime të koklavitura dhe të hutuara

Sjelljet

* Mos dëshira për tu takuar me njerëz tjerë dhe për të dal
* Moskënaqsi për gjërat që ju kanë pëlqyer
* Të bëni shumë gjëra gjatë ditës apo nuk bëni asgjë nga detyrat ditore
* Nuk merrni vendime të duhura me kohë
* Fjaloseni më shpesh, bërtisni, humbni kontrollin


Nëse i keni një numër të këtyre sjelljeve dhe mendimeve më lartë gjatë shumtën e kohës, gjatë dy javëve apo më gjatë, është e mundshme që ju vuani nga një form të depresionit. Nëse këto kanë filluar brenda disa javëve apo muajve qyshse keni lindur foshnjen, atëhere është e mundshme që ju keni ndonjë form të depresionit post-natal.

A duhet të kërkoj ndihmë?
Nëse vuani nga depresioni post-natal është me rëndësi që ta pranoni dhe kërkoni ndihmë. Njerëzit shpesh nuk e njohin depresionin post-natal. Kjo ndodh në kohën kur shumë ndryshime ndodhin dhe nënat shpesh nuk e dinë çka është normal dhe çka pritet. Problemi mund të filloj ngadalë dhe shpesh nënat mendojnë se nuk mund të përballojnë në vend që ta njohin se ato janë duke vuajtur nga depresioni post-natal. Poashtu, shumë femra me depresion post-natal ndjehen të turpruara dhe i fshehin simptomet e tyre nga të tjerët. Sa më herët aq më mirë është ta dalloni që e keni depresionin post-natal për të marrë hapa për ti ndihmuar vetëvetes dhe për tretmane efektive. Mbajeni
në mend depresioni post-natal është shumë i zakonshëm dhe ka mundësi që ndodh në një nga çdo pesë femrave. Kështu që ju lutemi bisedoni dhe kërkoni ndihmë nga anëtarët e familjes tuaj, infermieren e shëndetit apo mjekut. Kush është e rrezikuar nga depresioni post-natal? Çdo femër që lind fëmijë mund të zhvillon depresionin post-natal. Mirëpo, ekzistojnë disa faktor të cilët do te ndikojnë më shumë. Këto janë:

* Nëse keni përjetuar depresion më parë
* Nëse lindja e fëmijut ka qenë posaqërisht e vështirë dhe traumatike për ju
* Nëse keni probleme me marrëdhenie
* Nëse jeni duke përjetuar ngjarje të tjera të vështira në jetën tuaj
* Nëse jeni e izoluar nga shoqëria, pa familje dhe shoqëri të cilët mund të ju ndihmojnë
* Nëse nëna juaj nuk është afër të ju përkrah dhe ndihmojë

Mirëpo, kjo sdo të thotë se çdokush që i përjeton këto vështërsi do të vuaj nga depresionin post-natal. Çka e shkakton depresionin post-natal?
Lindja e fëmijës është kohë kur bëhen ndryshime të mëdha. Nënat përjetojnë ndryshime biologjike, fizike, emocionale dhe sociale. Mund të ndodhë se depresioni post-natal shkaktohet nga përzierja a tëgjitha ndryshimeve. Edhe ndodhitë tjera të vështira në të njejtën kohë mund të kontribojnë.

Ndryshimet biologjike
Lindja e fëmijës sjell ndyshime të hormoneve në trupin tuaj. Depresioni post-natal mund të jetë i lidhur me këto ndryshime. Por edhe pse kjo mund të jetë shkaku dëshmitë sygjerojnë se hormonet nuk janë shkaktar të vetëm. Rrethanat tuaja individuale dhe sociale janë poashtu me rëndësi. Megjithatë, ilaqet kundër depresionit dhe ilaqet e tjera mund të ju ndihmojnë. Bisedoni me mjekun për këto. Ndryshimet fizike Lindja e fëmiut është rraskapitëse dhe ndonjëhere mund të shkaktojë probleme fizike p.sh. nëse keni lindur fëmiun me operacion, dhëmbjet pas
operacionit. Shërimi pas operacionit nuk është gjithmonë i lehtë.
Kujdesi për foshnje e bënë të vështirë që ju të pushoni dhe të fleni sa duhet. Nëse keni fëmijë të tjerë ata mund të reagojnë duke kërkuar nga ju vemendje më të madhe. Kjo mund të ju bëjë më të lodhur. Ndoshta ju nuk keni oreks të mirë dhe nuk hani sa duhet. Kur kjo ndodh është shumë lehtë të lodheni pa masë. Disa femra poashhtu ndjehen të pa sigurta dhe jo-atraktive përshkak se forma e tyre e trupit ndryshon dhe nuk kanë kohë të kujdesen për veten. Në të njejtën kohë disa femra të cilat vuajnë nga depresioni post-natal kujdesen për veten dhe foshnjen e tyre posaqrisht më shumë për të fshehur ndjenjat e dështimit që
ndjejnë për shkak të depresionit. Kjo shkakton më shumë lodhje fizike.
Ndryshimet emocionale
Femrat shpesh nuk i përjetojnë ndjenjat që i kanë paramenduar kur lindin foshnjen. Kur ato marrin në duar foshnjen e tyre për të parën herë, një numër i madh i tyre nuk ndjenë atë emocione të nxituar të ‘dashurisë së nënës’. Ato vetëm ndjehen të lodhura dhe pak të shkëputura. Kjo është normale. Disa nëna e duan fëmijën në shikim të parë por disa mësohen ta duan fëmijën gradualisht. Por kryesorja është që mos të brengoseni apo të zghënjeheni nëse lindja e fëmiut nuk është si e keni paramenduar. Dhe është e vërtet se shumë femra thonë se pas lindjes së fëmiut ndjehen më të emocionuara kështu që kur gjërat nuk shkojnë mirë atëhere duken shumë më keq se zakonisht.
Ndryshimet sociale

Lindja e fëmiut mund të shkaktojë shumë ndryshime. Nevojat e foshnjes vështërsojnë vazhdoni jetë aktive shoqërore. Poashtu mund të shkaktojë tendosje në marrëdhëniet e prindit sepse është vështirë të kalojnë kohë së bashku si çift. Për shkak se shumë njerëz nuk jetojnë afër anëtarëve të familjeve të tyre, prindët mund të ndjehen të izoluar dhe nënat nuk kanë ndihmë nga
njerëzit e tjerë. Posaqërisht ato të cilat nuk i kanë nënat e tyre afër të ju ndihmojnë gjatë kësaj kohe të vështirë. Edhe ato që kanë familjet afër mund të kenë vështërsi të kërkojnë ndihmë praktike. Gazetat, revistat dhe programet televizive thonë se të lind fëmijë është përvojë e mrekullueshme por shpesh nuk përmendin pjesët e vështira. Për shkak se çka dëgjojmë nga mediat dhe se çka njerëzit tjerë tregojnë për lindjen e fëmiut, femrat ndonjëherë ndjehen se kjo kohë duhet të jetë e përkryer. Ato mendojnë që çdokush tjetër ia del mbanë të lind fëmiun në
mënyrë natyrale dhe lehtë dhe menjëhere bëhet nënë e përkryer. Kjo ndikon të keni vështirë të kërkoni ndihmë. Por ky mit për amësinë është larg nga e vërteta për shumë njerëz. Lindja e
fëmiut mund të jetë shumë e vështirë dhe të bëheni nënë është rol i ri që mësohet në jetë.
Femrat këto ditë kanë më shumë kërkesa se nënat e të kaluarës. Ato ndoshta janë mësuar të dalin të punojnë dhe tani ndjehen të izoluara në shtëpi dhe i mungon takimi me kolegët e tyre. Por nëse vendosin të kthehen në punë ato mund të ballafaqohen me shumë mundime.
Back to top
SuperGirl
Mon Dec 08 2008, 12:45am
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Asht ndryshim shume i madh ne jeten e nje femre...duhet me dit me e menaxhu, sepse sidomos ne rastet kur femija nuk eshte i mirepritun mund te coje ne depresion.

Jo vetem gjanat e keqija na shkaktojne stres



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
::bud::
Fri Dec 19 2008, 10:17pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
mase e vertet SuperG, njoh nje vajze ketu qe ka tentu disa here vetvrasje masi i lindi femija, kaloj ne depresjon. Nje vajze shum inteligjente dhe qe punon ne politike. Asht kaq e forte nese kalon ne depresjon saqe mund te kalosh edhe ne vetvrasje. Si thu edhe ti asht nje ndryshim rradikal ne jeten e nje femre. Njese ishalla ban ma mire dhe e kalon, po asht shum e veshtire me i dale mbane.
Back to top
babo
Fri Dec 19 2008, 10:48pm


Registered Member #587
Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pm

Posts: 11127
mesa kam degju une, mu sjell me nji femer qe lind, ne ditet e para asht shume e veshtire dhe duhet me pas shume takt.
asht e vertete qe ndryshimi asht i madh si nga ana psikologjike asht edhe fizike, asht stermundim

Ja! Nje kitarre degjohet,
e tingujt ndan si fllad,
ngadale kjo vasha zgjohet
t'degjoje at' serenate,
e Shkodra ra n' pushim
c'ka bahet rrugeve s'din

trokit ketu

Back to top
SuperGirl
Mon Feb 06 2012, 10:55am
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Kohet e fundit nji e njoftun e jemja i asht dasht ne mujin e 9te me lind fmine e vdekun. Ka ken tu iu afru data per me lind, e ato dit ka fillu mas me e ndi ma fmine, dhe kur ka shku me ba viziten i kane than qe i ka vdek fmija. Njashtu i asht dasht me e lind, e per baben ka ken edhe ma e veshtire se i asht dasht me e varros. Ka ken traum per tan familjen, e kur e kam taku kam ken gati tu ia plas te qamunit se u shifte trishtimi e vujtja ne syte e saj.

Nuk e di si asht tesh, a ka zhvillu depresion apo jo..por e di qe ndihme nuk ka kerku e nuk asht trajtu mrapa hic. vec ka fol me psikologen te spitali ne shkoder e nuk di sa e ka ndihmu.

Kur ndij raste te tilla, si me ma zhgul zemren prej vendit.
Zot mos ia co kujt



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
MiCoLjA
Fri Mar 15 2013, 09:38am


Registered Member #2543
Joined: Wed Jan 07 2009, 11:20am

Posts: 9792
Maj men un dit e para qa ka hek im shoq bate me hanger smeplqete ushqimi sdin me gatu I thosha ahaha tesh qeshi me te
Mu me ka noll ne te 3 rastet u merzitsha shum naten e par qe ishte bebi ne shpi prej ndryshimit isha e lumtun e te njeten koh e merzitun lol e ku di un vec di se mka kalu shpejt

Each year we spend togther
Each day that passes by
Our partnership grows stronger
Together forever You and I






Back to top
MiCoLjA
Fri Mar 15 2013, 09:40am


Registered Member #2543
Joined: Wed Jan 07 2009, 11:20am

Posts: 9792
SuperGirl ka shkruar:

Kohet e fundit nji e njoftun e jemja i asht dasht ne mujin e 9te me lind fmine e vdekun. Ka ken tu iu afru data per me lind, e ato dit ka fillu mas me e ndi ma fmine, dhe kur ka shku me ba viziten i kane than qe i ka vdek fmija. Njashtu i asht dasht me e lind, e per baben ka ken edhe ma e veshtire se i asht dasht me e varros. Ka ken traum per tan familjen, e kur e kam taku kam ken gati tu ia plas te qamunit se u shifte trishtimi e vujtja ne syte e saj.

Nuk e di si asht tesh, a ka zhvillu depresion apo jo..por e di qe ndihme nuk ka kerku e nuk asht trajtu mrapa hic. vec ka fol me psikologen te spitali ne shkoder e nuk di sa e ka ndihmu.

Kur ndij raste te tilla, si me ma zhgul zemren prej vendit.
Zot mos ia co kujt


Kja asht met ik truni maj pritna Zot te keqen


Each year we spend togther
Each day that passes by
Our partnership grows stronger
Together forever You and I






Back to top
::bud::
Fri Mar 15 2013, 02:20pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
MiCoLjA ka shkruar:

Maj men un dit e para qa ka hek im shoq bate me hanger smeplqete ushqimi sdin me gatu I thosha ahaha tesh qeshi me te
Mu me ka noll ne te 3 rastet u merzitsha shum naten e par qe ishte bebi ne shpi prej ndryshimit isha e lumtun e te njeten koh e merzitun lol e ku di un vec di se mka kalu shpejt


Ske faj ti Micole lenja fajin hormoneve
Back to top
ⓐ-ⓒⓐⓣ
Tue Mar 19 2013, 04:30am


Registered Member #670
Joined: Sun Apr 15 2007, 12:09am

Posts: 24799
::bud:: ka shkruar:

MiCoLjA ka shkruar:

Maj men un dit e para qa ka hek im shoq bate me hanger smeplqete ushqimi sdin me gatu I thosha ahaha tesh qeshi me te
Mu me ka noll ne te 3 rastet u merzitsha shum naten e par qe ishte bebi ne shpi prej ndryshimit isha e lumtun e te njeten koh e merzitun lol e ku di un vec di se mka kalu shpejt


Ske faj ti Micole lenja fajin hormoneve


Jo hormoneve po burrit duhet me ja lane tana fajet dhe i ka ta mbajne

I care and I wish well!

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2032 sec, 0.0668 of that for queries. DB queries: 45. Memory Usage: 2,760kB