Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Shkodra dhe Politika |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Serbia, dhe politika saj kundrejt Shqiptarve |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Serbët, një komb që nisin luftëra çdo 14 vjet ![]() Servia 1897 08-10-2008 / Nga Latinka Peroviç Profesoresha e njohur e historisë Latinka Peroviç ndalet në arsyet që e kanë shndërruar kombin serb në luftënxitësin më të madh të rajonit si dhe nevojën që politika zyrtare e Beogradit të pësojë një ndryshim radikal, por tezat e saj kanë hasur kundërshtimin e prerë të diplomacisë serbe dhe Kishës ultranacionaliste Ju falënderoj për ftesën, që para një auditori kaq të lartë të flas për pajtimin e serbëve me kroatët dhe serbëve me shqiptarët. Megjithëse, e pranoj: për mua në këtë moment, shumë më e fuqishme se ndjenja e nderit, është ndjenja ime e përgjegjësisë. Ju zotërinj, sonte, nga dy pikëpamjet, nga dy pikëpamjet plotësisht të kundërta të thelbit të një pyetjeje të njëjtë, e cila ka një histori dy shekuj të gjatë, do të mund të dëgjoni një ligjëratë dukshëm më të ndryshme nga kjo që do t'jua mbajë unë. Prandaj, ju lus që ta keni parasysh këtë gjë. Prandaj edhe dua që, para së gjithash, t'ju njoftojë për faktorët që e përcaktuan pikëpamjen që do ta përfaqësoj gjatë ligjërimit. Së pari, unë merrem me historinë e Jugosllavisë. Temë e disertacionit tim të doktoraturës ishin marrëdhëniet nacionale në Jugosllavinë e parë. Më saktësisht, betejat rreth karakterit të këtij shteti shumëkulturor, shumëreligjioz dhe shumëgjuhësh. Cili do të duhej të ishte rregullimi i saj shtetëror: i centralizuar - që do t'i amalgamonte të gjitha këto dallime, apo federalist - ku, për shkak të interesit të përbashkët shtetëror do të ruheshin dallimet e përmendura. Së dyti, unë jam një prej pjesëmarrësve përgjegjës të periudhës politike të Jugosllavisë së dytë, në të cilën, për dikë thellësisht e për dikë formalisht, akoma ishte e hapur po kjo pyetje, pra pyetja e karakterit të saj. Isha përkrahëse e atij orientimi të mendimit politik serb pjesëtarët e të cilit Jugosllavinë e kuptonin si një shtet kompleks dhe që ishin të përcaktuar me shpirt për rregullimin e saj federal apo konfederal. Kjo do të thotë: për të drejtat dhe përgjegjësitë më të gjera të republikave - të cilat të gjitha, përveç Sllovenisë, edhe vetë ishin shumënacionale - dhe për një konsensus të tyre për funksionet e shtetit federal. Në afat të gjatë, kjo rrugë do ta përjashtonte majorizimin, dhunën ushtarake dhe qeverisjen personale, si përbërës të integrimit. Me fjalë tjera, do të shpinte drejtë lirisë dhe demokracisë. Së treti, unë i jam përkushtuar studimit të historisë së Serbisë së gjysmës së dytë të shekullit të XIX, kur, në veçanti pas arritjes së pavarësisë së shtetit, në vitin 1878, edhe u profilizuan dy orientimet që do ta përcaktojnë historinë e mëtutjeshme të Serbisë: të një shteti gjithserbë dhe të zhvillimit të një shteti real serb, të bazuar në shtetet perëndimore, dhe me lidhje kulturore dhe politike me serbët në Austro-Hungari dhe me ata në Perandorinë Otomane. Por, luftërat në dekadën e fundit të shekullit të XX dhe krimet që u kryen gjatë tyre nuk më lanë brenda kullës së fildishtë. Raporti im kundrejt luftërave rrjedhë nga kuptimi im i Jugosllavisë, si një shtet i popujve të sllavëve të jugut dhe i një pjese të madhe josllave - asaj të popullit shqiptar. Luftërat kanë kronologji dhe histori, dhe çfarëdo shmangie nga to, secili tentim i krijimit të një baraspeshe, e robëron trurin tonë dhe na pengon që të veprojmë me pjekuri, gjegjësisht, me përgjegjësi. Unë shkoj nëpër ish-republikat jugosllave, tashmë shtete të pavarura dhe të pranuara ndërkombëtarisht, sikurse që shkoj edhe në Kosovë. Në fillim të kësaj vere, në kuadër të një ekipi multidisiplinar të një organizate joqeveritare, isha në enklavat serbe në Kosovë. Natyrisht, takonim edhe shqiptarë dhe bisedonim me ta. Në këso situatash historiani e kupton se sa të domosdoshme e ka empirizmin për proceset e kohës së tij. Se sa rrezikon që, pa atë empirizëm, të shndërrohet në rob të stereotipeve politike dhe që edhe vetë të hyjë në konflikt me realitetin - e krejt kjo në dëm të popullit të vet. Rrjedhimisht, e gjithë kjo përvojë është mbledhur me vite dhe mandej në mënyra të ndryshme është ndërtuar brenda qasjes sime për pajtimin e serbëve me kroatë dhe serbëve me shqiptarë. Edhe pse, jam e sigurt se ju, me një qasje të njëjtë, do të mund të dëgjoni ide të llojllojshme për atë se duhet ardhur deri te pajtimet. Kështu, jam e sigurt se një ekonomist do të insistonte në forcimin e lidhjeve ekonomike, sepse ato i mobilizojnë njerëzit mbi një kapital etnikisht neutral. Fundja, serbët, kroatët dhe shqiptarët tregtuan mes vete edhe në kohën e konflikteve më të ashpra luftarake. Një sociolog ose demograf do të flisnin për karakteristikat e njëjta që të tre popujve ua nguliti lufta: më të arsimuarit, qofshin ata serbë, kroatë ose shqiptarë, e kërkonin vendin e tyre nën diell jashtë bashkësive të veta nacionale. Një psikolog ose psikiatër, plotësisht të vetëdijshëm se traumat janë të mëdha e frustrimet të thella, do të tërhiqnin vërejtjen për nevojën e një rehabilitimi të gjatë dhe të dhimbshëm, i cili pastaj kërkon edhe ndryshimin e mendimit. Një diplomat do të fliste për atë se konfliktet, që janë pjesë përbërëse e popujve, duhen zgjidhur me rrugë paqësore, e jo me dhunë. Një prift, supozoj se do t'iu ndihmonte të pafatëve që të falnin përmes ngushëllimit, e fajtorëve që të pendoheshin përmes rrëfimeve. Dhe kështu, përmes interpretimeve të ndryshme profesionale për një nevojë të njëjtë, atë të pajtimit, do të mund të vazhdohej deri në pakufi. Dua të them se edhe pajtimi i serbëve me kroatë dhe serbëve me shqiptarë ka disa nivele dhe se ka shumë punë këtu për të gjithë ne. E, meqë unë jam historiane, cila pra është puna ime? Përndryshe, unë më me qejf do ta dëgjoja këshillën e historianit francez Lucien Fevre: "Për t'u marrë me histori, kthejani me vendosmëri shpinën të kaluarës dhe filloni të jetoni", sepse "shkenca nuk bëhet brenda kullës së fildishtë, por nga vetë jeta. E bëjnë njerëzit e thelluar në të tashmen". Por, unë jam historiane serbe. Po t'më pyetnit si të tillë se cilat i konsideroj karakteristikat kryesore të historisë së Serbisë së kohëve moderne, unë, pa u hamendur fare, do të përgjigjesha; shumë luftëra dhe shumë kushtetuta. A mundem pra unë atëherë të mos pyetem: Përse populli serb derdhi aq shumë gjak dhe as shumë ngjyrë? Në përpjekjet e pandërprera që t'i kuptoj këto karakteristika edhe përmblidhet pjesa e punës sime. E konsideroj shumë të rëndësishme, sepse të kuptuarit e të kaluarës, sipas mendimit tim, përmban supozime shumë të rëndësishme për pajtim. Vetëm ato i lidhin dhe i bëjnë kuptimplota të gjitha ato ide të ndryshme për pajtimet që i përmenda. Ky kuptim është edhe më i rëndësishëm kur dihet se te populli jonë ekziston edhe historia gojore, e bazuar në gojëdhëna, dhe e 'zbukuruar' me imagjinatë, ndërkohë që për historinë shkencore imanente janë skepsa dhe kriticizmi. Prej vitit 1878 deri më 1991, dmth për 114 vjet, Serbia ka marrë pjesë në tetë luftëra. Mesatarisht, në çdo 14 vjet nga një luftë. Periudha më e gjatë paqësore përputhet me kohëzgjatjen e Jugosllavisë së dytë: prej vitit 1945 deri më 1991. Pas luftës serbo-turke të vitit 1877/1878, Serbia përjetoi një zgjerim territorial dhe u bë shtet i pavarur. Pas Luftës së parë Ballkanike, në vitin 1912 ajo sërish u zgjerua, për territorin e Kosovës së sotme dhe të Maqedonisë së sotme. Fitoret e Serbisë nxitën entuziazëm te popujt tjerë të sllavëve të jugut, por edhe rezerva, njësoj siç nxitën rezerva edhe në shoqërinë serbe, për shkak të regjimit që Serbia po vendoste nëpër trojet e reja, duke shënuar kështu fillimin e tensionimeve në raportet serbo-shqiptare, të cilat më vonë, haptazi ose fshehurazi, do të zgjasin gjatë tërë shekullit të XX (kryengritjet e shqiptarëve që u shuan me gjak, kolonizimet e pasuksesshme në kohën e Jugosllavisë së parë, radhitja e shqiptarëve përkrah Italisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, administrimi ushtarak pas Luftës së Dytë Botërore, statusi i pakicës kombëtare për shqiptarët ndonëse ishin më të numërt se tre popuj të Jugosllavisë - sllovenët, malazezët dhe maqedonët, statusi i krahinës dhe tentimi i integrimit të shqiptarëve në shtetin jugosllav, heqja e krahinës dhe terrori i Slobodan Milosheviç). Në fund të Luftës së Parë Botërore, me krijimin e Mbretërisë së Serbëve Kroatëve dhe Sllovenëve, populli serb, për herë të parë në historinë moderne, u gjend në një shtet. Konfliktet rreth karakterit të këtij shteti marrëdhëniet serbo-kroate i sollën në një rrafsh tjetër, dhe ato gjatë shekullit të XX kaluan nëpër disa faza (vrasja e udhëheqësve politik kroatë në Kuvendin Popullor në Beograd, gjenocidi ndaj serbëve në kohën e NDH, lufta kundër republikës së Kroacisë gjatë viteve të nëntëdhjeta dhe eksodi i serbëve). Përveç luftërave të shpeshta - dhe ndërrimeve të shpeshta të kushtetutave, për secilën kornizë shtetërore në të cilën ndodhej Serbia në shekullin XIX dhe XX. Kushtetuta e vitit 1869 ishte kushtetuta e parë kombëtare. Prej vitit 1877 e deri në vitin 1912 Serbia pati 12 ligje kushtetuese, disa prej të cilëve kurrë as që i aplikoi. Në dekadën e fundit të shekullit XIX, Serbia vuante nga një krizë permanente kushtetuese. Kushtetuta pezulloheshin, ktheheshin dhe ndërroheshin aq shpesh, saqë historiani i letërsisë, Jovan Skerlic, thoshte se "kushtetutat gati po haheshin". Pas përmbysjes së dinastisë, në vitin 1903, Serbia u shndërrua në një monarki kushtetuese, falë ndikimit të fortë ushtarak. Pak para luftërave ballkanike, oficerët formuan organizatën e fshehtë "Bashkimi ose Vdekja", qëllimi i së cilës ishte krijimi i Serbisë së Madhe. E "Dora e Zezë", emri sipas të cilit njihet më mirë kjo organizatë, implikonte terror. Betejat rreth kushtetutave në Jugosllavinë e parë reflektuan koncepte të ndryshme për rregullimin e saj si një shtet i centralizuar apo i decentralizuar. Gjegjësisht, interesat e ndryshme në të, para së gjithash, ato të serbëve e kroatëve. Kushtetuta e vitit 1921 u bë "mollë sherri", sepse u soll me shumicë të thjeshtë e jo me dy të tretat, si] ishin marrë vesh në Korfuz serbë dhe kroatët (20 korrik 1917). Kjo kushtetutë u anulua më 1929, me aplikimin e diktaturës mbretërore, për t'u sjellë pastaj, më 1931, Kushtetuta e radhës. Deri te marrëveshja konfederale e serbëve dhe kroatëve erdhi në vitin 1939. Vetëm dy javë para fillimit të luftës, por mjaft sa për t'u kuptuar se Serbia nuk po e pranonte marrëveshjen. Kundërshtimi kryesor erdhi nga elita e koncentruar në Srpski Kulturni Klub (SKK). Kryetari i SKK, Slobodan Jovanovic, i kishte thënë negociatorit kryesor, Mihailo Konstantinovicit: "Më mirë të ishe marrë vesh me gjermanët sesa me kroatët". Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve - gjegjësisht, prej vitit 1929, Mbretëria e Jugosllavisë - ishte shtet sovran, por jo edhe shtet konsensual. Në vitin 1941 ajo u shpërbë, e pjesët e saj u gjendën nën regjime të ndryshme okupatore. U dëshmua se sa të drejtë kishte diplomati anglez, Newil Henderson, kur tha në vitet ‘30: "Më lehtë është të thuhet Jugosllavia, se sa që ajo të bëhet". Këtë e konfirmoi edhe përvoja e Jugosllavisë së dytë, e cila u reinkarnua gjatë Luftës së Dytë Botërore, mbi baza federale. Në kërkim të formulës rregullative në shtetin shumëkombësh, të baraspeshës konstante mes centralizmit dhe federalizmit, edhe Jugosllavia e dytë kaloi nëpër ndërrime të shpeshta të kushtetutës: 1946, 1953, 1963. Kushtetuta e vitit 1963 ishte korrigjuar plotë 19 herë. E përmes amendamenteve të viteve 1971 dhe 1972 erdhi deri te Kushtetuta e vitit 1974, e cila kishte një karakter konsensual. Serbia iu kundërvu aprovimit të Kushtetutës së 1974's, megjithëse atë e refuzoi formalisht tek pas vdekjes së Josip Broz Titos. Kapsulë incizuese ishte Memorandumi i SANU (Akademia e Shkencave dhe Arteve e Serbisë). Sipas përmbajtjes dhe sipas karakterit të autorëve të saj, ky dokument mund të krahasohej me platformën e Klubit Kulturor Serb (SKK), të vitit 1939. Dallimi ishte se nga platforma e SKK në kohën e Luftës së Dytë Botërore vepronte qeveria në migrim dhe Ravnogorski Pokret (Lëvizja e Ravnagores) që ishte nën komandë të saj, ndërkaq Memorandumi solli deri te konsensusi në Serbi kundër Kushtetutës konsensuale të vitit 1974, dhe atë në kohën e kthesës së rëndësishme historike në të cilën do të gjendej Serbia, dhe pavarësisht thyerjes së regjimeve komuniste të Evropës Lindore, pas vdekjes së Josip Broz Tito. Me ndryshimin e kushtetutës së saj, Serbia anuloi të drejtat që, sipas Kushtetutës së 1974's, i kishin dy krahinat: Kosova dhe Vojvodina. Në përbëje të Serbisë, e njëkohësisht edhe përbërës konstuitiv i federatës jugosllave, Kosova, me popullatë shumicë shqiptare, u gjend nën një regjim të posaçëm. Kjo gjë, sikurse edhe në vitet 1912 dhe 1913, shkaktoi rezervat e kroatëve dhe sllovenëve, e pastaj edhe të popujve tjerë, kundrejt shtetit jugosllav, themel i të cilit ishte populli serb. "Serbizmi i fortë, Jugosllavia e fortë", siç e kishte formuluar në vitin 1939 Slobodan Jovanovic, kryetar i Srpski Kulturni Klub (SKK). Në perceptimin e Jugosllavisë si, në thelb, të një federate të tipit sovjetik, me të drejta administrative dhe kulturore të republikave, Serbia vazhdimisht ishte në njërën anë, e të gjitha republikat tjera në tjetrën. Ky fakt s'mund të shmanget as kur të flitet për karakterin e luftërave në Jugosllavi në dekadën e fundit të shekullit të XX. Sepse, të gjitha luftërat kanë kronologjinë dhe historinë e tyre, ndërkaq forcat në konflikt dallojnë edhe kuantitativisht. Përse e them gjithë këtë? Sepse interpretimi i të kaluarës jo aq të largët është i pandashëm nga interpretimi i historisë së Serbisë së shekullit të ri. Një historian duhet të konstatojë faktin se Serbia gjatë dy shekujve nuk ka arritur ta instrumentalizojë kornizën e saj shtetërore. A mos janë luftërat e shpeshta dhe ndërrimet shpeshta të kushtetutave arsyet pse ajo nuk e bëri këtë, apo një arsyetim që ajo të mos e bëjë? E pastaj, përse të mos e bëjë pra? Në kërkimin e përgjigjeve racionale në këto pyetje janë të përmbledhura, sipas meje, edhe supozimet kryesore për pajtim. Na duhet ardhur deri te fakti se pse asnjëra prej shteteve reale në të cilat jetoi populli serb në kohën moderne - që nga Knezevina e Serbisë (1833) e deri te Bashkësia Shtetërore e Serbisë dhe Malit të Zi, ekzistenca e së cilës përfundoi me referendumin në Mal të Zi, në maj të vitit 2006 - nuk i kënaqi synimet e elitës politike, fetare dhe ushtarake serbe. Përmbyllja e një shteti etnik nënkupton ekspansionin territorial, gjegjësisht luftëra. E kjo pastaj është jokompatibile me zhvillimin e secilit shtet real në thellësi. Pra, në thelb, një shtet modern ose restaurimi i shtetit mesjetar paraqet një kontroversë të pasqaruar në historianë e Serbisë së kohës moderne. Por, paralelisht me ato kushtetuta, ekzistonte gjithnjë edhe nga një kushtetutë e pashkruar, e bazuar në të drejtën zakonore. Fuqia e kushtetutës së pashkruar ishte më e madhe se e secilës kushtetutë të shkruar. Sikurse që krahas shkencës së historisë, e cila sipas deficionit është skeptike dhe kritike, mentalisht më e fuqishme ishte historia gojore: sepse ajo është në bazën e ideologjisë nacionale, dhe ajo, për dallim nga shkenca, nuk kërkon përgjigje, por i di ato paraprakisht Secila ideologji ka një qëllim të fiksuar, i cili nënkupton mendimin total që nuk e dallon të drejtën zakonore nga ajo ligjore, sikurse as gojëdhënat prej shkencës. Njëkohësisht, shteti i të gjithë serbëve, si qëllim i ideologjisë nacionale, nuk qanë kokën për interesat e popujve tjerë, por as për interesat reale të vetë popullit serb. Andaj, mendoj se efekti i gjithë atyre hapave të ndryshëm drejt rrugës së pajtimeve, për të cilat fola në fillim, varet nga përpjekjet mentale jashtë matricave ideologjike. Sepse, Serbia dhe Kroacia, për shembull, mund të kenë marrëdhënie të mira diplomatike, bashkëpunim të zhvilluar ekonomik, shkëmbim të madh tregtar, por nëse mbizotërojnë qëllimet e ideologjisë nacionale - ato gjithnjë mund ta nisin luftën. Kjo vlen edhe për marrëdhëniet e serbëve dhe shqiptarëve. Miti i Kosovës është pjesë e ndërgjegjes historike, por funksionalizimi i saj politik, që kujtesës historike ia shton edhe Kosovën si territor "ku një ditë duhet të kthehemi", ka shkaktuar dhe do të shkaktojë konflikte të reja. Rrjedhimisht, a ka gjasa pra për pajtim? Këto gjasa sot mund të vërehen në perspektivën e përbashkët të popujve të Ballkanit. Të gjithë ata e kanë arritur konsensusin për pranimin e perspektivës evropiane si perspektivë të veten. Pas viteve dramatike të nëntëdhjeta (katër luftërave të humbura, sanksioneve, bombardimeve), gjatë të cilave Serbia, sipas të gjithë parametrave, u gjend në fund të shteteve evropiane (prapambetja në teknologjitë e reja për plot 30 vjet kalendarike, gjysma e popullatës analfabete, mosha e popullatës, shkalla e vdekshmërisë, ikja e rinisë dhe e të arsimuarve jashtë vendit) - qytetarët e saj në zgjedhjet e fundit treguan se janë shumë më pak robër të matricave ideologjike se sa elita e tyre politike dhe intelektuale. Dhe, përderisa elitat ende po e bëjnë shtetin e të gjithë serbëve, me pretendimin që ajo, bashkë me një armatë të fuqishme, të shndërrohet në një lider të Evropës Juglindore, qytetarët anojnë drejt një shteti në të cilin dinjiteti i tyre do të ishte gurëthemel i dinjitetit nacional. Kjo e hap Serbinë drejt synimeve të njëjta që, përkundër të gjitha ndasive, ekzistojnë edhe të kroatët edhe te shqiptarët, por edhe te të gjithë popujt ballkanik. Përkundër të gjitha vështirësive që i ka edhe me vetveten, Evropa po i mbështetë këto synime. Integrimet janë një hap i kohës, siç thoshte kryeministri i vrarë serb, Zoran Djindjic. Po qe se në Serbi do të mbizotëronin forcat modus vivendi i të cilave do të ishte këmbëngulja në konflikte, ajo do të shndërrohej në një enklavë të Evropës, e paaftë për pajtim, jo vetëm me të tjerët, por edhe me vetë historinë e saj Ligjërata e profesoreshë Latinka Perovic duhej të lexohej në Konferencën Peshkopike në Beograd, më 26 shtator 2008, meqenëse edhe ishte paralajmëruar si e ftuar, por kreu i Kishës Ortodokse Serbe - me miratimin e përfaqësuesve zyrtarë të shtetit - e shpalli kumtesën si të papranueshme, për shkak se ligjëruesi kishte "qëndrime antiserbe". Titulli origjinal i ligjëratës ishte “Pajtimi i serbëve me kroatë dhe me shqiptarë” ... Marre prej GAzeta 55 Online [ Edited Wed Aug 04 2010, 05:51am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | HRW: Serbia nuk ndali dhunën ndaj shqiptarëve ![]() (Dërguar më: 03/11/08) Nga Suela Gera Human Rights Watch akuzon Beogradin se dështoi në parandalimin e sulmeve me motive etnike pas deklarimit të pavarësisë së Kosovës. Raporti prej 74 faqesh u publikua sot. BEOGRADI- “Autoritetet serbe kanë dështuar në parandalimin e sulmeve ndaj bizneseve dhe shtëpive në pronësi të shqiptarëve pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008. Gjithashtu Beogradi dështoi të vendoste para ligjit përgjegjësit e këtyre sulmeve”. Kjo është deklarata e Human Rights Watch, i cili publikoi sot një raport prej 74 faqesh të titulluar “Pengjet e tensionit: Presioni Kërcënimet dhe Ngacmimet ndaj Shqipëtareve Etnik të Serbisë pas shpalljes së pavarësisë. Raporti dokumenton sulmet kundër shqiptarëve etnikë dhe minoriteteve të tjera në shkurt dhe mars të 2008, përfshirë dhe dëmtimin e banesave dhe bizneseve të shqiptarëve, dhe protestave të nxitura. Rreth 221 incidente janë regjistruar nga policia kosovare nga 17 shkurti- 20 mars, shumica e të cilave ndodhën në rajone ku banojnë shtetas me etni të ndryshme, si Vojvodina, në veri të Serbisë” vëren raporti. “Reagimi i qeverisë serbe ishte i papërshtatshëm. Policia dështoi të merrte masa për të mbrojtur pronat, pavarësisht se sulme të tilla në lidhje me Kosovën kishte pasur edhe më përpara.”- thuhet në raportin e HRW. “Në shumë raste, policia duket se ka bërë shumë pak për të identifikuar organizatorët, o autorët e sulmeve- madje edhe në ato situata ku oficerë të policisë serve ishin vetë dëshmitarë të këtyre sulmeve” vëren HRW. “Serbia duhet të tregoj se është serioze në ndalimin e këtyre sulmeve” ka thënë hulumtuesja e Human Rights Ëatch për Ballkanin Wanda Troszczynska-van Genderen. “Duhet të dënohen sulmet dhe duhen të merren masa më të shpejta kur tensioni rritet” tha ajo. “Dhuna kundër minoritetit mbetet një problem real në Serbi- shton Genderen. Trajtimi i minoritetit nga qeveria serbe do të kritikohet edhe nga progres raporti i Komisionit Europian i cili do të publikohet më 5 nëntor. Mbrojtja e minoritetit në Serbi është kërkesa kryesore për anëtarësimin e Serbisë në BE. Kjo organizatë paraqet disa rekomandime serioze Qeverisë së Serbisë, që të dënojë të gjitha instancat e dhunës etnike dhe të sulmeve të tjera kundër minoriteteve në mënyrë publike dhe të qartë. Human Rights Watch i bën thirrje qeverisë së Beogradit të hetojë dhe nëse e nevojshme të marrë masat disiplinore ose ligjore të përshtatshme, kundër zyrtarëve të dyshuar për nxitjen, inkurajimin apo mbështetjen e dhunës së motivuar etnikisht kundër personave apo pronës; t’i jepet më tepër fushë veprimi ligjit për kompensim për të bërë të mundur kompensimin në rastet e dëmeve kriminale që nuk vijnë si pasojë e protestave publike. Marre prej BalkanWeb.com [ Edited Wed Aug 04 2010, 06:05am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Vuku, qe donte te behej kryeminister E Shtune, 14 Mars 2009 Nga Sulejman Krasniqi Disfatat ne Serbi kremtohen si te ishin fitore te zhurmshme. Kjo eshte kthyer tashme ne nje norme te ketij kombi, madje dhe ne tradite qe riciklohet edhe ne kohet moderne, sigurisht nen nje kendveshtrim modern. Historia e larget tregon per vrasjen e Car Llazarit nga hordhite osmane. Por, dihet qe dita e prerjes se kokes se Car Llazarit serb festohet me buje te madhe si dite e shenjte fitoreje...Kaq, sa per te misheruar kete sens te trajtimit te cdo humbjeje ne nje kumt fitoreje te madherishme. Keto nuk jane te rastesishme, mund te permend me qindra te tilla...Por, dua te ndalem ne kohet tona moderne, kur ky sens i trajtimit te humbjes shitet si fitore dhe riciklohet historia e larget e tradites se mospranimit te rezultatit disfatist. Jo shume kohe me pare, teksa 2008 mbaronte, Vuk Jeremic u propozua te emerohej nga Minister i Jashtem ne Kryeminister i Serbise. Ballkani u habit, Serbia dhe presidenti Boris Tadic duartrokiten... Njihet nga historia nje tjeter Vuk, ai Karaxhic (1787 - 1864) me thenien mitike proverbiale "Ku ka nje serb eshte Serbi'', po pinjolli Vuk Jeremic nuk kishte shume me se te shquhej ne karrieren e tij. Presidenti i Serbise, Boris Tadic dhe politikanet me te medhenj te vendit e kishin gati pergjigjen e asaj pikepyetjeje: Deri ne vitin 1999 tere puset e Kosoves u mbushen me kufoma te shqiptareve kosovare, mbi ato u hodhen kafshe te vrara... U hapen gropa gjigante, ku u krodhen qindra kufoma te masakruarish dhe te plagosurish... U ngarkuan kamionet frigorifere me kufomat e te masakruarve shqiptare te cilet u derguan dhe u hodhen ne lumenjte e Serbise... Me mijera shqiptare te zhdukur dje e gjithe kohen ne Kosove, te rrembyer nga zallahia terroriste, tashme nuk u dihet as nami as nishani. Te afermit veshtrojne permes loteve andej nga kufijte e Serbise... U perdhunuan edhe miturake shqiptare prej ushtareve e miliceve serbe... U dogjen fshatrat edhe tokat kosovare... Bota i pa dhe i degjoi ulerimat! Dhimbjet dhe lotet e Kosoves ende nuk jane thare, edhe pse liria e saj ka nisur te leshoje rrenje. Nen petkun e nje politikani modern, te buzeqeshur, plot sjellje politeske, Jeremic, i studiuar ne Shtetet e Bashkuara, ka nje merite ne te gjithe procesin e pavaresimit te Kosoves, ai ishte kunder saj. Ndryshe nuk pritej, por Jeremic i brumosur si nje nacionalist serb shkoi pertej kundershtive, me nje diplomaci dhelparake, qe ne traditen tone mund te cilesohej si "nje semundje e bute" trokiti ne portat e te gjithe politikaneve te botes si ndonje hije fantazme e coroditur, u lutej dhe pergjerohej duke u perjargur: ''Ju lutem mos pranoni pavaresine e Kosoves" Meqe gjithcka shkon mbrapsht, kur prisnim te shpaguante Serbia per baterdine ne Kosove, per ate baterdi u tentua te dekorohej me detyren e kryeministrit te Serbise Vuk Jeremic...Edhe pse u rrezua kjo teze, perseri Kosova ndjen zemerim. Nuk mund te cmohet nje disfatist, qe ka punuar vetem dhe kunder saj. E te mendosh se njerezia ne bote shpresojne ne drejtesi dhe mbaresi...!!! * Shkrimtar dhe publicist Marre prej Gazets Koha Jone Online [ Edited Mon Jan 11 2010, 02:51pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
belgium |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1142 Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19amPosts: 12123 | o ty dalt sllobodani ne anderr ma lec neli! se marove me dhan lajme per serbin, si z xune mend iher e serbia po ban paqen me kosoven ti hala te ura ma zotni?? aske mez qame u marr ti aaa, vec me serbi ik ma i he rne beograd se ta po ndrron opinion fill e ta po fillon masanej me fol pe rserbi si me fol per shkodren ahhahahahaha le nam ma shoku lec neli debatiku i xhaxhit enver! | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | belgium ka shkruar: o ty dalt sllobodani ne anderr ma lec neli! se marove me dhan lajme per serbin, si z xune mend iher e serbia po ban paqen me kosoven ti hala te ura ma zotni?? aske mez qame u marr ti aaa, vec me serbi ik ma i he rne beograd se ta po ndrron opinion fill e ta po fillon masanej me fol pe rserbi si me fol per shkodren ahhahahahaha le nam ma shoku lec neli debatiku i xhaxhit enver! O Belgium po pse pergjigjesh si me te pa thirr ne emen ty mor zotni me dhan menimin tan ne kyt teme, se nuk e kam dite se e ke emnin Serbi se nuk kisha shkru gja per ty ja, megjithse ala se di, se kush ka vu polic trafikut ktu, me na diftu se ka me shku e ca me shkru. Gjithsesi se kuptoj se pse, prap se prap je tu mu drejtu personalisht ne emen kur e din mire se nuk kam qefe kurrsesi me diskutu me ty per kurgja sidomos per Serbi e Shqiptarizem kaqi i kena konsumu tash 1+ vjet kto tema, besoj se kena pas nji marrveshje mos me ju perzi njani tjetrit ne diskutime dhe se kuptoj se pse je tu mu drejtu personalisht kur ti vet e ke lyp mos me tu perzi. Nejse pak rensi ka se ty s'te marr vesh kurrsesi ja, edhe as nuk jam i deshprum me te kuptu ja se i kena konsumu diskutimet bashk ka here. T'kisha kshillu Belgium mos mu perzi ne diskutime te mijat ne qoft se nuk te pelqejn njashtu si nuk te perzihem ne tujat. Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
belgium |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1142 Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19amPosts: 12123 | Lec Neli ka shkruar: belgium ka shkruar: o ty dalt sllobodani ne anderr ma lec neli! se marove me dhan lajme per serbin, si z xune mend iher e serbia po ban paqen me kosoven ti hala te ura ma zotni?? aske mez qame u marr ti aaa, vec me serbi ik ma i he rne beograd se ta po ndrron opinion fill e ta po fillon masanej me fol pe rserbi si me fol per shkodren ahhahahahaha le nam ma shoku lec neli debatiku i xhaxhit enver! O Belgium po pse pergjigjesh si me te pa thirr ne emen ty mor zotni me dhan menimin tan ne kyt teme, se nuk e kam dite se e ke emnin Serbi se nuk kisha shkru gja per ty ja, megjithse ala se di, se kush ka vu polic trafikut ktu, me na diftu se ka me shku e ca me shkru. Gjithsesi se kuptoj se pse, prap se prap je tu mu drejtu personalisht ne emen kur e din mire se nuk kam qefe kurrsesi me diskutu me ty per kurgja sidomos per Serbi e Shqiptarizem kaqi i kena konsumu tash 1+ vjet kto tema, besoj se kena pas nji marrveshje mos me ju perzi njani tjetrit ne diskutime dhe se kuptoj se pse je tu mu drejtu personalisht kur ti vet e ke lyp mos me tu perzi. Nejse pak rensi ka se ty s'te marr vesh kurrsesi ja, edhe as nuk jam i deshprum me te kuptu ja se i kena konsumu diskutimet bashk ka here. T'kisha kshillu Belgium mos mu perzi ne diskutime te mijat ne qoft se nuk te pelqejn njashtu si nuk te perzihem ne tujat. PO HARRON ROBI MA LEC,? SE KISHA FORT MENDJEN TEK TI DHE KOT RASH VIKTIM NE KET LAJM JO PER GJA SE MU SME SHQETSON ASPAK CA DO TE SHKRUSH TI ....VEC AT DIT ISHA NE HUMOR DHE MU DUK PAK QESHARAKE JO PER IRONI..GJITHSESI ME FAL E MENDOJ DISKUTIM TE MBYLLUN KET HER..SHNET | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Tadiç pohon sërish se u ka kërkuar falje shqiptarëve Banjallukë - Ndonëse asnjëherë nuk ka kërkuar falje për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës, presidenti i Serbisë, Boris Tadiç edhe dje ka përsëritur një të pavërtetë të madhe se gjoja e ka bërë një gjë të tillë. “Po e bëj këtë sërish, sepse besoj që jo vetëm në kohën e festave fetare duhet kërkuar falje nga njëri-tjetri, për krimet të cilat i ka bërë në të kaluarën dikush në emrin tonë nacional. Do të isha i lumtur po qe se një kërkimfalje e tillë do t'i dërgohej edhe popullit serb", ka thënë Tadiç dje në Banjallukë, pasi ka deklaruar se tashmë u ka kërkuar falje qytetarëve të Kroacisë, por edhe boshnjakëve dhe shqiptarëve për shkak të krimeve të cilat në emër të Serbisë i kanë bërë "disa" pjesëtarë të popullit serb. Sipas Tadiçit, me qindra mijëra krime të bëra në Kroaci, Bosnje Hercegovinë dhe në Kosovë janë kryer vetëm nga "disa pjesëtarë" të popullit serbë. Presidenti serb edhe vitin e kaluar në Kolumbia Universitet në Nju Jork ka thënë se u ka kërkuar falje shqiptarëve. Por e vërteta është se ai kurrë nuk u ka kërkuar falje shqiptarëve, andaj duket cinik dhe i pamoralshëm një pohim i tillë. 2010-01-11 13:07 Copyright 2009 © GazetaStart.com trokit ketu Kërcënimi dhe falja e serbëve s’shkojnë së bashku 13-01-2010 / Nga Faton Abdullahu Askush në Kosovë nuk u çudit dhe as që u ngrit në lajm, ajo që presidenti serb Tadiq paska thënë diku, pas vizitës së tij në Kosovë se, ai ju paska kërkuar falje shqiptarëve të Kosovës për “krimet që disa në emër të populli serb i paskan bërë kundër tyre” Mirëpo e gjithë Kosova do të çuditej dhe kjo do të ishte vërtetë lajm për faqe të parë të gazetave, sikur këtë vërtetë ta kishte bërë Tadiqi me rastin e vizitës së tij në Kosovë për krishtlindjet ortodokse. Është punë e tij pse ka vendosur presidenti serb të thotë, apo më saktë të gënjej, se u paska kërkuar falje shqiptarëve, por presidenti i tashëm apo nesër ndonjë president tjetër, do të duhej pashmangshëm tu kërkoj falje shqiptarëve të Kosovës, për krimet që paramilitarët serb, policia dhe ushtria serbe, kanë bërë kundër popullatës civile të pafajshme. E mira e së mirës do të ishte që të kërkohet falje në kuptimin e plotë të kësaj fjale e jo kjo të bëhet sa për ta larë gojën. Sot edhe sikur ta bënte Tadiqi këtë, kjo nuk do të kishte kuptim, sepse do të bëhej me sherr dhe për ndonjë konsum tjetër politik e jo vërtetë për ta pranuar gabimin apo më saktë për ta pranuar krimin e bërë ndaj shqiptarëve. Nuk është e lehtë të kërkohet falje në asnjë raport njerëzor, aq më pak në raportet ndërmjet dy kombeve me histori të shpeshtën konfliktuoze, por është njerëzore të pranohet gabimi nëse ai është bërë, aq sa është edhe njerëzore të falet. Për të dyja këto, kërkohen vlera të caktuara humane. Për të kërkuar falje, lypset një stad i caktuar i vetëdijes nacionale, një shkallë e caktuar e pjekurisë morale dhe civilizuese. Një të tillë Serbia sot nuk e ka. Në një të tillë Serbia ende nuk ka arritur. Por edhe për të falur nuk është e lehtë, më e ndjeshmja në këtë rast është siguria se, falja do të thotë edhe fund i mundësisë së përsëritjes së krimit. Kërkesa për falje dhe falja do të ishin kuptimplote vetëm nëse bëhen bashkë me pajtimin. Sot shqiptarët nuk e kanë plotësisht këtë siguri. Edhe sikur ata të thonë se po e falin Serbinë, kjo nuk do të ishte e sinqertë. Nuk do të ishte e sinqertë sepse sot Serbia dhe Kosova nuk janë pajtuar. Shtruarja e problemit kështu na sjell tek politika, konkretisht tek ajo se çfarë kanë ndërmend dhe çfarë bëjnë konkretisht këto dy kombe apo më saktë qeveritë dhe përfaqësuesit politik të tyre. Dhënia e përgjigjes në këtë pyetje na sjellë tek përfundimi pragmatik se çdo kërkesë falje apo falje aktualisht ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të ishte e pasinqertë dhe me sherr të madh. A ka vend për të konstatuar kështu? Plotësisht. Si mund të pritet nga presidenti aktual i Serbisë Tadiq të jetë i sinqertë në kërkesë për falje, kur ai tash sa kohë e kohëve të fundit me intensitet të shtuar, do që vullnetin politik të shumicës dërmuese të qytetarëve të Kosovës, vullnetin e deklaruar lirshëm e demokratikishtë të jetësuar me 17 shkurt ta revokoj, ta kthej prapa, ta shkel. Tadiqi me politikën e tij ndaj Kosovës tash sa kohë po ndërton gijotina rreth Kosovës, me shpresën që kur të vije momenti ta pres dhe ndëshkoj këtë vullnet. Nëse ai sot nuk po e bënë këtë, nuk po e bënë vetëm sepse nuk po mundet. Ky nuk quhet pajtimtar as demokrat, por armik i Kosovës. Nisur nga ajo se çfarë flet dhe çfarë thotë Tadiqi për Kosovën, duket qartë se në momentin që ai mund ta bëjë këtë do ta bëjë të njëjtën që e ka bërë Milosheviqi. Sepse asnjë forca, asnjë pa përjashtim, nuk mund ta zhbëjë vullnetin e shqiptarëve pa përdorimin e dhunës. Prandaj përderisa ekziston kjo qasje e Serbisë ndaj vullnetit politik të qytetarëve të Kosovës, nuk ka kurrfarë kuptimi as edhe të përmendet falja që mund të vije nga Beogradi zyrtarë. Përkundrazi nga Beogradi sot pandalshëm po vije kërcënimi për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ky kërcenim është serioz dhe ai o rritet vazhdimisht. Kërcënimi dhe falja nuk mund të shkojnë bashkë. Falja duhet të vijë bashkë me pajtimin e pajtim ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve do të thotë vetëm atëherë kur Beogradi e bënë zyrtarisht njohjen e pavarësisë së Kosovës. Deri tek ajo ditë ne duhet të ballafaqohemi me kërcënimin që vije nga Serbia e Tadiqit. Marre prej Gazeta 55 Online trokit ketu [ Edited Wed Jan 13 2010, 03:14pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Jugosllavizmi për “nacionalizëm me fytyrë europiane” 13-01-2010 / Nga Qemal Sakajeva Serbia, si fqinje, është shtet pushtues. Si pushtuese, zbaton politikë zhbërëse. Dhe, si zhbërëse, për t’u mbrojtur, sajon barazinë e krimit. Por, nacionalizmi i ashpër i saj, i vendosur para gjykimit botëror kritikues, për shkak të krimeve masive e të përsëritura ndaj disa popujve fqinj, ka përshtatur dy taktika përballimi: ndërtimin e simetrisë së krimit dhe jugosllavizimin e politikës. Atë që Beogradi e konsideron krim të shqiptarëve, bashkë me ta edhe një komplot ndërkombëtar siç e kanë cilësuar zyrtarë të tij, quajnë shpalljen e Pavarësisë. Me rrjedhjen e kohës, ofensivën diplomatike dhe lobimin agresiv, është arritur në ndërkombëtarizimin e disa termave keqardhëse si, Serbia vepron kësoj sepse e humbi Kosovën; Serbia nuk është e detyruar të njoh Kosovën; Serbisë i hiqen vizat pavarësisht se sulmon parreshtur shtetin e ri; zgjedhjet serbe në Kosovë as lejohen e as pengohen, diçka si ngjyra portokalli e semaforëve. Dhe, pasi u vendos ekuilibri, Kosovës pavarësi - Serbisë tolerim, Beogradi i shërben perëndimit demokraci të pakryer, siç ishte, ajo çfarë tha, presidentit Boris Tadiç, që nga Banja Lluka, se u paska kërkuar, në mënyrë të përsëritur, falje “edhe shqiptarëve për shkak të krimeve të cilat në emër të Sërbisë i kanë bërë disa pjesëtarë të popullit serb”, dhe se, “po e bëj këtë sërish, sepse besoj jo vetëm në kohën e festave fetare duhet dërguar falje njëri-tjetrit për shkak të krimeve të cilat në emrin tonë nacional dikush ka bërë në të kaluarën. Do të isha i lumtur po qe se një kërkesë faljeje e tillë do t’i dërgohej edhe popullit serb”. Ky është kulmi i llogaritur i barazisë së krimit. Pa shqiptuar kurrëfarë lloj faljeje, ai u drejtohet shqiptarëve që t’u kërkojnë falje serbëve, ndërsa Serbia e trazon e provokon Kosovë edhe sot e gjithë ditën. Nacionalizmi serb, i përgjakur edhe në sytë e botës, pas kësaj përpjekjeje deri diku të suksesshme, po futet në këllëfin e jugosllavizmit. Kjo Serbi që e ngjizi jugosllavizmin, i dha shpirt, e forcoi, ishte po vet që e vdiq dhe e varrosi. Gjatë atij fundi nuk besohej se këtë xhaketë të vjetër, nacionalizmi serb do ta merrte nga plehërat e historisë për ta paraqitur për politikë perëndimore dhe rajonale të tij. Ashtu, siç pushteti i Serbisë së Millosheviçit grabiti armatën - fuqinë e madhe të luftës të ish - Jugosllavisë, drejtuesit e më pasëm të saj rrëmbyen pa zhurmë jugosllavizmin për lojë politike perëndimore, të një shteti gjeografikisht në qendër, për t’u bërë lider politik në gadishull. Ata po rikthejnë pjesëmarrjen në Lëvizjen e Vendeve të Panagazhuara, duke kërkuar që mbledhja e radhës të bëhet në Beograd. Me shtete të po asaj organizate detyruan OKB për të kaluar kërkesën në Gjyqin Ndërkombëtar të Hagës kundër Kosovës. Në po të njëjtin gjyq, sapo e ka paditur edhe Kroacinë, me akuzën për genocid kundër serbëve, gjatë viteve 1991-1995. Bosnjë- Hërcegovinën e mban në një paqendrueshmëri kritike. Maqedonisë nuk ia njeh kishën dhe tallet tek i ofron ndërmjetësim për mosnjohjen e emrit nga Greqia. Malin e Zi e kërcënon prerë për të mos hapur ambasadën e vet në Prishtinë. Kosovën as e ka ndërmend ta njohë, ndërsa e mban të ndarë veriun e saj, paguan shuma marramendëse deri në 42 milionë euro për shërbimin e vet, në pushtetin paralel. Ajo kryen zgjedhje nëpër enklava sa herë ato zhvillohen në Serbi dhe presidenti Tadiç shkon nëpër manastiret e shtetit që nuk e njeh si të jetë territor serb. Ai e ka shqiptuar hapur që, Serbia është dhe do të mbetet shteti qendror dhe më i rëndësishtëm i Ballkanit, i mbështetur nga faktori rus, duke besuar që do të jetë “jugosllavia e vogël”, e favorizuara dhe sfiduese e Brukselit: BE, nuk na duhet Europa pa Kosovën pjesë të Serbisë! Drejtuesve politikë në Serbi, që po përpiqen të bëjnë një përmbyjse, me barazimin e krimit dhe veshjen e kostumit të jugosllavizmit, i duhen thënë një pyetje dhe shqiptuar një pohim: Serbia, kur u ka kërkuar falje shqiptarëve? Asnjëherë! Bota e llahtarisur prej Serbisë, ende nuk ka dëgjuar kurrë një falje serbe drejtuar shqiptarëve! Kosova nuk ka se si të mos neveritet nga kërkesa e Tadiç, që shqiptarët t’u kërkojnë falje serbëve. Ata nuk mund të mashtrohen nga jugosllavizimi, politikë të cilën shqiptarët e njohin fort mirë bashkë me serbizmin. Ata e dinë se Beogradi, që të dyja, edhe faljen e pathënë dhe jugosllavizmin e thirrur, i ka mënyra të politikëbërjes, vetëm për tymnajë perëndimore, si mënyrë për mbajtjen e Kosovës nën trysninë e një Serbie megallomane, ëndërrimtare për t’u bërë prapë federatë. Megjithëse komuniste e diktatoriale, Jugosllavia qe cilësuar “socializmi me fytyrë njerëzore”, por shpejt u vertetua se qe më gjaksor edhe se sa socializmi ortodoks rus. Nacionalizmi brutal serb po përshtat jugosllavizmin për t’u paraqitur si “nacionalizëm me fytyrë europiane”. Marre pej Gazeta 55 Online trokit ketu [ Edited Wed Aug 04 2010, 06:12am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Tadiç: Do braktis betimin e Josipoviçit nëse është Sejdiu Beograd – Presidenti serb Boris Tadiç ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në betimin e presidentit të ri kroat Ivo Josipoviç, nëse aty do të jetë i pranishëm edhe presidenti kosovar Fatmir Sejdiu. Sipas logjikës së Tadiçit, nëse ai do të merrte pjesë në një ceremoni së bashku me Sejdiun, do të thoshte njohje indirekte të pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë. Presidenti serb ka thënë se është i gatshëm të marrë pjesë në ceremoni rajonale me Kosovën, vetëm nëse kjo e fundit referohet si Misioni i Përkohshëm i OKB-së në Kosovë. Ivo Josipoviç fitoi zgjedhjet presidenciale të Kroacisë këtë javë, dhe pritet të zëvendësojë në shkurt Stipe Mesiçin. Tadiç tha dje se marrëdhëniet e Serbisë me Kroacinë janë përkeqësuar gjatë muajve të fundit për shkak të atyre që ai i quajti veprime provokative të presidentit Mesiç. Kroacia ka akuzuar serbët se kanë kryer gjenocid gjatë luftës në Ballkan, në fillim të viteve 1990. Kroacia ka argumentuar gjithashtu para Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë se Kosova kishte të drejtën ligjore të shkëputej nga Serbia. 2010-01-15 10:29 Copyright 2009 © GazetaStart.com trokit ketu Doris Pak: Serbia është përgjegjës për gjendjen e Kosovës Beograd – Beogradi është përgjegjës për problemet në Kosovë, pasi ia ka vështirësuar punën shtetit më të ri të Evropës, është shprehur eurodeputetja gjermane Doris Pak. "Serbisë i duhet të kuptojë se patjetër duhet të ketë marrëdhënie të mira, pavarësisht se cili shtet është apo jo prezent në Kosovë. Duhet bërë çmos që kriza në Kosovë të tejkalohet, sepse atje jetojnë edhe serbët, kështu që Beogradi duhet të mendojë edhe për përmirësimin e pozitës së tyre", ka deklaruar Pak për gazetën serbe "Danas". Sipas saj, Beogradi zyrtar nuk po e ndihmon fqinjin e tij, por po mbështet disa elementë në veri të Kosovës për të krijuar destabilitet. 2010-01-15 09:50 Copyright 2009 © GazetaStart.com trokit ketu [ Edited Fri Jan 15 2010, 11:02am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Ku gjenden bazat e nacionalizmit ne Serbi? E Diele, 17 Janar 2010 Pas paraqitjes se kandidatures se Serbise per anetaresim ne BE, shume vende perendimore kane paralajmeruar se Serbia ende eshte teper e ngarkuar me nacionalizem. Koha e sundimit te Sllobodan Miloshevicit do te mbetet ne Serbi e njohur si periudha e nacionalizmit me te rende, i cili sipas shume vleresimeve, ka qene edhe gjeneratori kryesor i konflikteve te armatosura ne hapesirat e ish-Jugosllavise. Per kete periudhe jane shkruar shume libra dhe studime, por debati ende nuk ka perfunduar. Dhjete vjet pas Miloshevicit, Serbia ka paraqitur kandidaturen per anetaresim ne BE, ka nje president dhe qeveri demokratike dhe jane hequr vizat per udhetime ne vendet e zones se Shengenit, por vleresohet se Serbia ende nuk eshte cliruar nga nacionalizmi. Mbeturinat e nacionalizmit radikal nga vitet 90-te ekzistojne ende ne Serbi, pohon Andrej Nosov, nga Iniciativa e te Rinjve per te Drejtat e Njeriut. Megjithate, nacionalizmi me nuk eshte fuqia kryesore nxitese e dukurive negative. "Nacionalizmi eshte i pranishem dhe eshte pjese e opinionit te gjere. Ne shoqeri ende kemi disa trajta te politikes nacionaliste, sic jane per shembull ksenofobia dhe mosdenimi i elitave politike apo perfaqesuesve te institucioneve. Me pare mund te thuhet se po jetojme ne mbeturinat e nje politike nacionaliste, se sa qe nacionalizmi sot eshte ideja kryesore qe e udheheq jeten politike ne Serbi". Serbia eshte futur ne nje faze tjeter Analiza e shkalles se nacionalizmit dhe influenca e tij ne shoqeri shtjellohet ne te gjitha raportet vjetore te Komitetit te Helsinkit per te drejtat e njeriut ne Serbi. Kryetarja e tij Sonja Biserko, pohon se nacionalizmi e ka arritur piken kulmore ne kohen e qeverise se Vojisllav Koshtunices. Pas zgjedhjeve te vitit 2008, Serbia eshte futur ne nje faze tjeter: "Qe nuk do te thote se nacionalizem me nuk ka, por ne siperfaqe po deperton nje orientim tjeter i qytetareve. Shteti per here te pare po perpiqet qe te vendose nje rend ne kaosin e pergjithshem dhe te tejkaloje gjendjen e dhunes qe kemi jetuar nje kohe shume te gjate, qe ishte rezultat i politikes se Miloshevicit. Dy - tri vitet e fundit ka pasur perparime ne reformen e ushtrise dhe policise, ndersa arra me e forte ka mbetur gjendja ne organet juridike, ku ende ekziston nje rezistence e fuqishme ndaj reformave". Biserko pohon se kriza e pergjithshme ekonomike ka bere qe Serbia te largohet nga nacionalizmi, sepse e ka kuptuar poziten e saj. Rezistenca ende ekziston, por afrimi i Serbise me BE-ne ka shtuar besimin e qytetareve ndaj bashkesise nderkombetare. "Kjo ka kendelle jo vetem qytetaret por edhe eliten, e cila mban pergjegjesine per kete gjendje. Eshte deshmuar se BE-ja i ofron Serbise zgjidhje konkrete dhe solidaritet. Ky shans duhet te shfrytezohet, sepse para qeverise gjenden shume elemente obstruktive te pjeses konservatore te shoqerise". Paragjykime te shumta ndaj shqiptareve, romeve dhe homoseksualeve Distanca etnike ne Serbi manifestohet cdo dite permes incidenteve te ndryshme, pohon Andrej Nosov. "Dua t'ju kujtoj studimet qe jane bere ne universitete, ku te rinjte dhe studentet kane paragjykime te shumta ndaj shqiptareve, romeve apo homoseksualeve. Kjo me nuk lidhet vetem me perkatesine kombetare, por ekziston nje lloj ksenofobie qe deshmon per gjendjen e pergjithshme te sistemit dhe vlerave ne shoqerine serbe." Shumekush i var shpresat tek gjeneratat e reja, por nuk duhet harruar se pikerisht ata jane aktoret e shume trendeve negative. Dhuna ne manifestimet sportive, kercenimet ndaj mediave, pjesemarrja ne aktivitetet e organizatave te djathta, raporti adhurues ndaj krimineleve te luftes... jane vetem disa nga treguesit qe deshmojne se gjenerata e re ka nevoje per nje vemendje te posacme. Andrej Nosov rikujton se Serbia ka humbur shume gjenerata te reja dhe se promovimi i vlerave evropiane ndonje here duket si pune e kote. Ne Perendim ekziston pershtypja se ne Serbi ende ka nje shkalle teper te larte nacionalizmi, qe veshtireson edhe raportet me vendet fqinje. Nosov pohon se baza e nacionalizmin ende gjendet tek disa parti politike. Nderkohe qe ky fenomen gjen mbeshtetje edhe tek kisha, Akademia e Shkencave dhe Arteve dhe disa institucione qe e shohin Serbine si viktimen e vetme te ish - Jugosllavise. DW © 1991 - 2009 Koha Jone trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Sejdiu nuk fton homologun serb ne takimin e Presidenteve E Marte, 29 Dhjetor 2009 Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, ka deklaruar dje se presidenti i Serbise, Boris Tadic, nuk do te ftohet ne mini-samitin e shefave te shteteve te vendeve fqinje te Kosoves, i cili pritet te mbahet ne fillim te vitit te ardhshem. "Nuk do ta ftoj ne takimin e kolegeve te rajonit. Sigurisht qe do te kete raste te tjera, por nuk do ta ftoj sa per loje. Si ta ftoj njeriun, i cili me tere energjine deklarohet kunder pavaresise se Kosoves dhe ben gjithcka qe ta pengoje njohjen e metejme", ka thene Sejdiu. Ai ka thene se qendrimi parimor i institucioneve dhe i udheheqesve te Kosoves eshte qe te kete marredhenie te mira me Serbine. "Ne jemi te gatshem qysh sot, por jo sa per loje", ka deklaruar presidenti kosovar. Sejdiu ka shprehur bindjen se do te vije koha kur presidenti i Serbise do te ftohet te vije ne Kosove, por edhe presidenti i Kosoves do te ftohet ta vizitoje Serbine. "Ne jemi gjithmone te gatshem te investojme ne marredheniet e mira nderfqinjesore, por kurre, kurre dhe, perseris fuqishem, kurre qe te bisedohet per temat, te cilat ata duan t'i vene ne agjenden e bisedimeve, sic jane: perseritja e negociatave apo ceshtja e statusit te Kosoves", ka thene presidenti Sejdiu. Duke folur mbi paralajmerimet per mbajtjen e mini-samitit te presidenteve te Kosoves, Shqiperise, Maqedonise dhe Malit te Zi, Sejdiu ka thene se kjo nisme ka ekzistuar qysh me pare dhe se nuk ka pasur percaktim konkret te dates, por ka shtuar se presidentet e ketyre shteteve jane dakorduar qe samiti te mbahet ne Kosove, ne tremujorin e pare te vitit te ardhshem. ARSYEJA "Nuk do ta ftoj ne takimin e kolegeve te rajonit. Sigurisht qe do te kete raste te tjera, por nuk do ta ftoj sa per loje. Si ta ftoj njeriun, i cili me tere energjine deklarohet kunder pavaresise se Kosoves dhe ben gjithcka qe ta pengoje njohjen e metejme", ka thene dje Sejdiu. © 1991 - 2009 Koha Jone trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Jeremiç fton shtetet afrikane të mos njohin Kosovën Adis Abeda - Serbia i bën apel shteteve afrikane të mbështesin përpjekjen e saj për të bllokuar njohjen e pavarësisë së Kosovës. “Kam ardhur sot këtu që t’ju ftoj t’i mbani parimet tuaja të rezervuara për çështjen e Kosovës”, deklaroi ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, në hapje të samitit vjetor të Unionit Afrikan në kryeqytetin e Etiopisë, Adis Abeba. Jeremiç u tha liderëve afrikanë se pavarësia e Kosovës do të përbënte “kërcënim serioz” për kontinentin e tyre me aq shumë grupe rebele dhe luftëra civile. “Imagjinoni sa shtete të këtij kontinenti të madh do të prekeshin nga legjitimimi i ndarjes së detyrueshme”, tha ministri serb. “Kufijtë e çdo shteti multietnik do të kërcënoheshin, duke prodhuar jostabilitet në të gjitha pjesët e Afrikës”, tha kryediplomati serb, Jeremiç. 2010-01-28 14:27 Copyright 2009 © GazetaStart.com trokit ketu Ministrit Hyseni nuk i lejohet hyrja në Etiopi Autoritetet etiopiane nuk kanë lejuar ministrin e Jashtëm të Kosovës, Skender Hyseni dhe anëtarët e tjerë të delegacionit kosovar, që të marrin pjesë në samitin e Unionit Afrikan që po zhvillohet në Adis Abeda. Agjencia serbe e lajmeve FoNet shkruan se, ministrit Hyseni dhe anëtarëve të tjerë të delegacionit nga Kosova nuk iu është dhënë viza me kërkesë të Serbisë. Ministri i Jashtëm i saj, Vuk Jeremiç, i ka shprehur falënderimet homologut etiopian, Sejum Mesfinit. Etiopia ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. /koha/start/ 2010-01-28 15:40 Copyright 2009 © GazetaStart.com trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Rusia: Serbia nëse hyn në NATO pranon Kosovën Beograd - Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandër Konuzin deklaron se Serbia me anëtarësimin e saj në NATO do të pranonte indirekt pavarësinë e Kosovës, pasi kjo organizatë është e pranishme përmes misionit të saj të KFOR-it në Kosovë. "NATO ka qëndrim të caktuar për Kosovën dhe nëse i bashkëngjiteni organizatës, e cila konsideron se Kosova është shtet i pavarur, kjo do të thotë se ju ndani të njëjtin qëndrim", ka deklaruar Konuzin në një intervitë për “Ekonomiest Magazin”. Për më tepër, diplomati rus thekson se Serbia duhet të vendosë vetë nëse do të bëhet anëtare e NATO-s, dhe në këtë mënyrë nuk janë të nevojshme ndërhyrjet nga jashtë. Sipas tij, Serbia duhet të organizojë një referendum për hyrjen në Aleancën Veriatlantike. "NATO deklaron se situata në Kosovë është e stabilizuar, dhe është duke reduktuar praninë e KFOR-it, ndërsa ekzistimi i këtyre forcave nuk janë në pajtim me Rezolutën 1244”, tha Konuzin. 2010-02-05 09:06 Copyright 2009 © GazetaStart.com trokit ketu Jeremiç: Nuk do të ndërmarrim asnjë hap për në NATO Beograd – Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç deklaron se Beogradi nuk do të ndërmarrë asnjë hap për anëtarësimin në NATO, por nuk përjashton bashkëpunimin me Aleancën. Në një intervistë për të përditshmen serbe ''Veçernje Novosti'', ai shtoi se aktualisht Serbia nuk po mendon për një anëtarësim të mundshëm në Aleancë. ''Sidoqoftë, Serbia do të bashkëpunojë me NATO-n dhe të gjitha organizmat e tjera në Ballkanin Perëndimor për ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit'', deklaroi ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, i cili ishte i pranishëm në konferencën për sigurinë, që u zhvillua në qytetin gjerman të Mynihut. 2010-02-08 12:53 Copyright 2009 © GazetaStart.com trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Verona, Kosova 'përplas' ministrin shqiptar të Ekonomisë dhe atë serb Radio Europa e Lire | 12/02/2010 VERONA- Ministri serb i Tregtisë ka braktisur takimin e Forumit Ekonomik të Veronës në shenjë proteste ndaj homologut të tij nga Shqipëria. Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Dritan Prifti e gjatë fjalës së tij e cilësoi Kosovën si një shtet tërheqës për investitorët e huaj. Por kjo ka sjellë reagimin e homologut serb, i cili nuk e ka pranuar cilësimin e Kosovës si shtet dhe para braktisjes së takimit ka ndërprerë fjalën e homologut të tij nga Tirana. Milosavljevic ka shpjeguar protestën e tij pasi "po flitej për të ashtuquajturin shtet të Kosovës, i cili nuk ekziston në asnjë ligj ndërkombëtar." Prifti është pjesë e Forumit Ekonomik të Veronës, në një vizitë që shoqëron kryeministrin, Sali Berisha. Sot vijon dita e dytë e vizitës, ku në axhendë përpos takimeve të tjera është edhe pritja nga kryeministri italian Silvio Berluskoni. © 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
belgium |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1142 Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19amPosts: 12123 | Serbia sot m e nji fjal te shkurt asht tuj kerku vemendjen e humbur dhe e din boll mire se kosova ka ik prej saj prandaj keto jan rregulla politike nderkombetare dhe serbia si gjithmon den pjesen e saj ne torten e madhe gja qe shum shpejt po i pregatitet ne gjirin e bashkesis evropiane ...e shqiptart te kakarisin tash se tregunen vedin se cilet jan...jan si ajo fjala e mencur me hanger shum e me ba mutin e madh, s eserbia po ecen dhe zhvillohet si gjithmone me ndihmen dhe doren e forte Frnceze dhe at Austriake. [ Edited Thu Sep 30 2010, 01:56pm ] | ||
Back to top | | ||
☼sunshine |
| ||
(¯`·._.รยภรђเภє._.·´¯)![]() ![]() Registered Member #2555 Joined: Tue Jan 13 2009, 02:25pmPosts: 11539 | belgium ka shkruar: Serbia sot m e nji fjal te shkurt asht tuj kerku vemendjen e humbur dhe e din boll mire se kosova ka ik prej saj prandaj keto jan rregulla politike nderkombetare dhe serbia si gjithmon den pjesen e saj ne torten e madhe gja qe shum shpejt po i pregatitet ne gjirin e bashkesis evropiane ...e shqiptart te kakarisin tash se tregunen vedin se cilet jan...jan si ajo fjala e mencur me hanger shum e me ba mutin e madh. ahahahahahahahahahah sa bukur e ke myll me kyt fjalin e fundit haahahahah ![]() [ Edited Thu Sep 30 2010, 02:00pm ] * * * O nate e qete... qe xhiron bosh... kur degjon frymemarrjen time.. mos mendo.. te luash muziken tende te vetmis... une veshtroj qiellin.. duke prit mengjesin.. te vallzoj...me diellin... ![]() ![]() | ||
Back to top | | ||
belgium |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1142 Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19amPosts: 12123 | ♥sunshine♥ ka shkruar: belgium ka shkruar: Serbia sot m e nji fjal te shkurt asht tuj kerku vemendjen e humbur dhe e din boll mire se kosova ka ik prej saj prandaj keto jan rregulla politike nderkombetare dhe serbia si gjithmon den pjesen e saj ne torten e madhe gja qe shum shpejt po i pregatitet ne gjirin e bashkesis evropiane ...e shqiptart te kakarisin tash se tregunen vedin se cilet jan...jan si ajo fjala e mencur me hanger shum e me ba mutin e madh. ahahahahahahahahahah sa bukur e ke myll me kyt fjalin e fundit haahahahah ![]() po kjo asht e verteta zonje /zonjush e nderume se shikjo realitetin sot ne shkoder cdo gja vjen nga made in serbia si prsh:mielli serb, biskota nga serbia, vaj gjelle serbia,mish po nga kjo republik e cdo gja e mire pra punojn edhe se kajn ken ne lufte ato zhvillohen e ne rrijm tuj kakaris shqipnia e madhe ne sjena te zot me i dhan buk vetem shkodres e jo ma tan trojeve tjera.habitem me faktin pse ato ne trojet jahst shqipnis nuk e kerkojn ket bashkim??? por vetem ne teori e kerkojn se ne praktik skajn beth jo ..... sot duhet me pranu botnisht s eSERBIA asht tuj u kandidu si partneri ekonomik m a i rancishem e ma i fort i rajonit per interesat e shqipnis ajo po konsiderohet zona industriale eballkanit e ne dona me i ba ball kesaj republike gjigande... [ Edited Thu Sep 30 2010, 02:12pm ] | ||
Back to top | | ||
guest |
| ||
![]() Registered Member #1283 Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35amPosts: 4466 | prej ne teori kalon ne praktik si ka ndodh perpara. mos u merzit se do t'i vin rradha te gjithave deri te shkoj gjithca ne vend te vet. po ne cilin vend ke lexu apo nigju se austria mbeshtet serbin. me ket e verteton se sa ne brendsi te realitetit je. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Serbve apo Shkjave/Shkive qysh se kane shkele peninsulen Illyricum s'ju ka pa kush hajrin, vetem dhimje e vdekje i kane pru peninsules tone. Fatkeqsisht edhe sot me pase gja ne dore te njajten gja bajn por shyqyr qi si perfill ma kush me perjashtim te vllazenve Rus prej ka vine. Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
Powered by e107 Forum System