Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Shkodranët nëpër Botë dhe ne Trojet Shqiptare :: Shkodranët rreth Globit
 
<< Previous thread | Next thread >>
Shqipetaret ne Itali dhe fama e tyre
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
dj-bledi
Sun Oct 12 2008, 09:05pm

Registered Member #1907
Joined: Sat May 24 2008, 11:20pm

Posts: 1701
Ketu mundeni me paraqite ato Shqipetare me emer si...Elsa Lila,Kledi,Iliri,Anbeta,Leoni etj...Dhe per çfare njifen..Mund te postoni foto,video,text,qe i perkasyn k'tyne artista keshtu po i quaj,qe na rrisin vleren ne kete vend qe na ka urry kaq shume qe deri para pak koheve na njifte si popull,vetem per poshtersira.Kjo nuk do te thote qe kane ndryshu prej ktyne mendje persa i perket Shqipetarve,por duhet ti themi faleminderit qe jane degju per mire per talentin e tyne.Une nuk po e zgjas ma.Uroj qe te kete sa ma shume postime persa i perket ksaj teme..


Elsa Lila-Valeria

Kledi e Anbeta

Kledi e Anbeta

Kledi e Leon

Elsa Lila - Il sensso della vita

Ilir e Anbeta

Olti e Ilir Shaqiri

Leon e Anbeta






Back to top
Lenita
Sun Oct 12 2008, 09:09pm
Nese nuk e shpreh dot me fjal se sa te dashuroj fajin e ka natyra qe nuk i dha zemres goj

Registered Member #2119
Joined: Thu Jul 17 2008, 07:30pm

Posts: 1101









Back to top
dj-bledi
Sun Oct 12 2008, 09:35pm

Registered Member #1907
Joined: Sat May 24 2008, 11:20pm

Posts: 1701
“Panairi i Dancit”, pjesëmarrës Kledi Kadiu dhe Anbeta Toromani


Thursday, 14 February 2008

Evenimenti më i madh në rang botëror, i cili i dedikohet botës së dancit dhe vallëzimit “Panairi i Dancit” do të organizohet në datën 21 deri në 24 shkurt në Itali. Në këtë aktivitet të rëndësishëm do të jenë të pranishëm për t’u mësuar të ftuarve kërcimin dhe teknika të ndryshme emrat më të spikatur të dancit italian e atij evropian. Në radhën e parë të këtyre të ftuarve specialë nuk ka se si të mungojë artisti shqiptar Kledi Kadiu. Madje nga mediat italiane bëhet e ditur se balerini i njohur shqiptar do të shoqërohet nga balerina tjetër e njohur në Itali Anbeta Toromani.Atmosfera pritet të jetë tepër e veçantë, me kërcime, party, muzikë, të ftuar specialë, gara, si dhe përfaqësues të shquar të teatrove të operave më në zë të Italisë, të cilët marrin pjesë për herë të parë në këtë eveniment. Ndër këta teatro do të jenë “L’Opera di Roma”, “L’Arena di Verona”, “Il Teatro Massimo di Palermo” dhe “Il San Carlo di Napoli”. Nga mediat italiane bëhet e ditur se veç pjesëmarrjes së jashtëzakonshme të Kledi Kadiut e Anbeta Toromanit, do të jetë i pranishëm në jurinë e konkursit ‘Expression 2008’ Steve La Chance, Raffaele Paganini, Vladimir Derevianko etj. Të ftuar të tjerë që vijnë direkt nga kultura moderne do të jenë Juliana Moreira e Sloggi. E jo vetëm kaq, festës i shtohet një panel tjetër më vete, i cili do t’i dedikohet magjisë së “Disney Channel”, duke mësuar të apasionuarit të kërcejnë ekskluzivisht koreografitë e “High School Musical 2”, që është dhe filmi kult i një gjenerate të tërë adoleshentësh në të gjithë botën. Ndërkaq kanë përfunduar përgatitjet edhe për edicionin e dytë të “Musical Day”, që është konkursi më i madh kombëtar në Itali për sa i përket botës së muzikalit. Por “Panairi i Dancit” në Itali do të krijojë edhe hapësira të tjera me panele të ndryshme kërcimi. Për të gjithë ata që brenda tyre kanë më tepër dëshirë për ritmin dhe kërcimin energjik sesa për pjesët romantike, atëherë nuk duhet humbur “Street Fighters... vvho’s the best hip hop dancer!?”. Ky spektakël i vallëzimit dhe i kërcimit në Itali është një nga më të ndjekurit edhe në ekranet e televizioneve italiane, i cili në llojin e tij sjell jo vetëm talentet më të mirë të botës së dancit, por ai performon gjithashtu edhe numrat koreografikë më të bukur që vijnë nga emra të njohur të botës spektakleve. Në këto katër ditë të zhvillimit të tij të gjithë ata që kanë dëshirë që të jenë mes emrave të njohur të botës së vallëzimit dhe dancit do të kenë mundësi që të mësojnë nga krijimtaria e talenteve botërorë. Pra, për disa ditë me radhë magjia e vallëzimit do të jetë në hapësirën e një “Panairi Danci”. Duket se karriera artistike e artistëve shqiptarë në shtetin fqinj ku ata janë edhe pjesëmarrës në këtë aktivitet ka arritur kulmin e suksesit, pasi tashmë emrat e tyre janë rreshtuar përkrah emrave më të talentuar të artit botëror.

Shkeputur nga gazeta:SOT(emri i gazetes)
Back to top
dj-bledi
Sun Oct 12 2008, 09:40pm

Registered Member #1907
Joined: Sat May 24 2008, 11:20pm

Posts: 1701
Elsa Lila shpërthen në “Moulin Rouge”


Elsa Lila, ylli i muzikës shqiptare nuk rresht së na befasuari. Pasi tregoi që ishte një showgirl e vërtetë në fundvitin që sapo lamë pas, si prezantuese e Festivalit në RTSH, komentet dhe komplimentet për të cilën do të ishin të pafundme, ka vendosur të godasë sërish. E këtë herë do ta bëjë me Moulin Rouge. Vepër të cilën, ajo do ta sjellë përmes një muzikali që ka menduar ta sjellë si premierë në Tiranë gjatë muajit prill. Është kjo surpriza e radhës prej saj. Një spektakël ku ajo ka nisur të mendojë mjaft seriozisht. Jeta e kabaresë me kërcime dhe spektakël e ka joshur këngëtaren e njohur shqiptare, për t’ia servirur atë publikut të saj.
“Edhe pse një muzikal i tillë mund të jetë i vështirë, gjithçka do të vijë live”, - është shprehur ajo. Ndërkohë, Lila kërkon që çdo gjë të jetë e përsosur, që nga teknika, fonia, që ndoshta do t’i sjellë edhe nga jashtë Shqipërisë për t’ia arritur qëllimit të saj, të sjellë një spektakël që do të lërë gjurmë. E Elsa e bën shumë mirë këtë. Natyra e saj e vërtetoi më së miri gjatë festivalit, ku ajo në rolin e prezantueses këndoi, bëri humor dhe i dha një frymë krejt tjetër atij.
Të jetosh me “Moulin Rouge”
Gjendet në Francë. E aspak rastësisht, apartamenti në të cilin jeton është shumë pranë rrugës ku gjendet një nga lokalet më të famshme të Parisit, një kabare tradicionale e krijuar në vitin 1889 nga Josep Oller, Moulin Rouge… Është i qëllimshëm çdo veprim i saj. Pikërisht për të njohur më mirë jetën e kabaresë, për të qenë sa më brenda rolit të saj, ajo ka zgjedhur të mësojë çdo gjë me detaj për të. Të jetojë dhe të marrë frymë në Parisin ku shumë vite më parë do të merrte jetë miti “Moulin Rouge”.
Albumi në frëngjisht
Është duke përgatitur një album për tregun francez në gjuhën frënge. “Mbas 6 vitesh kërkimi për t’u ingranuar në jetën artistike italiane, arrita në një moment lodhjeje për mosrespektin, për mënyrën e punës dhe muzikës që qarkullon në Itali. Franca m’u duk një vend i përshtatshëm për karakterin tim, për mënyrën time të të kënduarit dhe të muzikës që unë kam dëshirë të bëj, sepse ka mbetur një nga vendet e vetme në Europë, ku ende i vlerësojnë artistët dhe muzikën e vërtetë. Në Francë, me ligj radiot janë të detyruara të transmetojnë 80% muzikë franceze dhe kjo do të thotë që mbështesin projektet në gjuhën e tyre, kështu që ka arsye pse ky album bëhet në frëngjisht”, - e ka komentuar albumin e saj në frëngjisht Elsa, ndërsa ishte në Tiranë. Ndërkohë që pjesë e tij do të jetë edhe e famshmja “Margjela” e Prenk Jakovës në frëngjisht, version me të cilin Elsa bëri show në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Kabareja “Moulin Rouge”
Kabareja “Moulin Rouge” është e vendosur në lagjen me “drita të kuqe” të Parisit “Paris red-light district”, pranë Montmartre. Edhe pas dyqind vjetësh, “Moulin Rouge” është një destinacion popullor për gjithë turistët, që ofron muzikë dance dhe njihet si një nga lokalet më të frekuentuara të Parisit. Suksesi i saj ishte i menjëhershëm, dhe kjo për shkak të repertorit të kërcimit dhe spektaklit që ishte një revolucion për atë kohë. Në shumë bare të Francës, pankarta e Moulin Rouge përdoret si dekor. Moulin Rouge gjithashtu ka qenë subjekt frymëzimi për shumë piktorë, mes të cilëve edhe post-impresionistin Toulouse Lautrec. Moulin Rouge është edhe titulli i librit të shkruar prej Pierre La Mure, i cili u realizua film në vitin 1952. E jehona e këtij emri vazhdon. Në vitin 2001, Moulin Rouge u realizua sërish në film, ku interpreton Nicole Kidman. Tani është radha të shohim versionin Elsa Lila me të…


Burimi: Gazeta Shqiptare
Back to top
zjermi
Tue Oct 14 2008, 01:36am

Registered Member #1293
Joined: Mon Oct 01 2007, 04:38am

Posts: 2976
po pse ke harru edhe igli taren dhe erjon bogdanin

ti o pellum simbol i paqes,
nder shekuj popujt t'kane rrespektu
ndalo pak ti n'shkodren teme
nje mesazhe urim prej meje me ju dergu.
dje prej jush une jam nda
ne vend t'huej per me lulzu
nje premtim prindve ju kam ba
sa te jem gjalle me i nderu!
(marre nga ZEST)

Back to top
dj-bledi
Tue Oct 14 2008, 09:13pm

Registered Member #1907
Joined: Sat May 24 2008, 11:20pm

Posts: 1701
zjermi ju kam lane vend edhe ju ma naq.Po pse nuk shkruve ti per to..mundet me shkru çdo kush ktu..nuk mu kujtune per momentin...se i kisha vu une..
Back to top
♥Vαηα♥
Fri Oct 17 2008, 03:35pm
ѕĦkσ∂яαиє_ƒσяєvєя

Registered Member #1051
Joined: Thu Aug 09 2007, 04:08pm

Posts: 1794
bledi ma naq sa shum paske ba coppy paste ma naq shum mir vec te lumt doraa

ѕĦkσ∂яαиє_ƒσяєvєя !!!

trokit ketu




Back to top
☆_CorOnA_☆
Mon Nov 10 2008, 04:20pm
♠ •° ∂ι gισяиσ тι ρєиѕσ ∂ι иσттє тι ѕσgиσ •°♠

Registered Member #2419
Joined: Fri Oct 31 2008, 01:26pm

Posts: 1274
Klajdi, ballerino ad amici

__


[ Edited Mon Nov 10 2008, 04:21pm ]






████─████─████─████─█──███──█─ ────█
█────█──█─█────█──█─█─█───█─█─ ────█
████─████─████─█────█─█████─█─ ────█
───█─█────█────█──█─█─█───█─█
████─█────████─████─█─█───█─██ ██──█-

Back to top
parrucjane
Fri Nov 14 2008, 02:09pm

Registered Member #2442
Joined: Sun Nov 09 2008, 09:09pm

Posts: 6
viva gli albanesi







Back to top
LEONS
Mon Nov 30 2009, 08:47pm

Registered Member #2969
Joined: Sun May 10 2009, 04:23pm

Posts: 1887
Oni .postieri i programit CE POSTA PER TE qe drejtohen nga Maria De Filippi



Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2222 sec, 0.0680 of that for queries. DB queries: 48. Memory Usage: 2,770kB