Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Forumi i ShkodraOnline.com :: Gjuha - Linguistika
 
<< Previous thread | Next thread >>
Gjuha Shqype prej Albanologve ma te ransishem Shqiptar dhe te huj
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Fri Oct 17 2008, 11:29am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Eqrem Çabej: Romantizmi e modernizmi



Eqrem Çabej, albanologu i famshëm e gjuhëtari më i madh shqiptar deri më sot, studimet e veta të para i lidhte me çështje të letërsisë. Dy studimet e tij për letërsinë shqipe, Për gjenezën e literaturës shqipe dhe Romantizmi në Europë lindore e juglindore dhe në literaturën shqiptare, të lexuara së bashku,

Nga Sabri Hamiti
Premte, 17 Tetor 2008 09:06:00


Eqrem Çabej është studjues i thelluar i gjenezës së literaturës shqipe dhe fillestar i studimit të strukturës së literaturës shqipe (poetikës së saj). Ai ka krijuar kurorën teorike të romantizmit shqiptar dhe nismën teorike të letërsisë moderne shqipe
Paranteza I

Eqrem Çabej, albanologu i famshëm e gjuhëtari më i madh shqiptar deri më sot, studimet e veta të para i lidhte me çështje të letërsisë. Dy studimet e tij për letërsinë shqipe, Për gjenezën e literaturës shqipe dhe Romantizmi në Europë lindore e juglindore dhe në literaturën shqiptare, të lexuara së bashku, përbëjnë pikëpamjet e tij për këtë letërsi, që nuk do të ndryshojnë më. Prandaj, edhe sot, kush merret me sistematizimin e pikëpamjeve letrare të Çabejt do të rikthehet gjithnjë te këto studime.

Studimet letrare të Çabejt për disa decenie patën mbetur në harresë apo së paku në hije të studimeve të tij gjuhësore. Çabej i hershëm u rimor më fuqishëm vetëm në vitet ’70-të të shekullit njëzet, kur ai u shfaq në Prishtinë në ligjërimet për albanologjinë në mesin e studentëve e të studiuesve të letërsisë; atëherë kur u botua vepra e tij e plotë te Rilindja e Prishtinës.

Ibrahim Rugova, sistematizuesi më i plotë i kritikës letrare shqipe deri më sot, metodën kërkuese të Eqrem Çabejt në studimet letrare e quan “kulturohistorike” e “filologjike”. Po edhe ky cilësim e ka prehistorinë e vet në Prishtinë a gjetiu. Është koha kur shkrimet kritike të autorit tonë u shpaluan rishtazi, duke u diskutuar pro edhe kundër.

Vetë jam marrë me leximin kritik të shkrimeve të Çabejt në tri deceniet e fundit të shekullit të kaluar. Herën e parë për të shqyrtuar studimet e librat e tij për letërsinë, duke bërë paraqitje e vlerësim. Herën e dytë për të përvijuar konceptet e tij themelore letrare. Herën e tretë për të nënvijuar metodën e tij, duke pasur parasysh edhe personën e tij kulturore e letrare.

Ky i tashmi është takimi i katërt me studimet e tij letrare, me dëshirën të mos jetë i fundit.

Romantizmi

Romantizmi në Evropë lindore e juglindore dhe në literaturën shqiptare, i shkruar më 1945 e i botuar vetëm më 1994 është studimi më sistematik letrar i Çabejt, e, njëherësh, kurora teorike e romantizmit shqiptar. Autori këtu merret me rrënjët, origjinën, karakteristikat letrare e filozofinë e këtij formacioni letrar në Europë për të arritur te karakterizimet dalluese: në Europë romantizmi është vetëm “një epokë letrare”, në Europën Juglindore është “një përlindje letrare”, kurse në vendet si Shqipëria romantizmi paraqet themelimin e letërsisë (shkrimtarisë) kombëtare. Te të fundit, paraqet sipërtheksim të idesë nacionale, rilindje kulturore e kombëtare, ngritje të kultit të lirisë, forcim të identitetit nacional, krijim të gjuhës kombëtare dhe të shtetit kombëtar.

Në pjesën III të këtij studimi Çabej merret me romantizmin shqiptar, duke nënvizuar edhe një herë në fillim që “Përpara historisë së literaturës shqiptare duhet shkruar historia e Shqipërisë” (93). Duke i qëndruar besnik kësaj teorie, autori në trajtën e përmbledhur jep historinë e shqiptarëve (stërnipëve të fiseve ilire), duke ndjekur komunikimet e tyre kulturore historike në ngjitje në kohë: me grekët, romakët, Bizantin, sllavët, osmanët.

Kjo histori nacionale e kulturore evidenton marrjet e dhëniet nga Lindja e nga Perëndimi, prandaj edhe përfundimi për shqiptarët e kulturën e tyre në mes të Lindjes e të Perëndimit. Kjo gjendje i gjen shqiptarët edhe në kohën e lindjes së kombeve dhe në kohën e lindjes së letërsisë nacionale, me të cilën takohet periudha e Romantizmit.

Poetët romantikë shqiptarë Çabej i sheh si krijues të veprave të artit dhe si atdhetarë e edukatorë të kombit. Duke pasur parasysh trashëgimitë kulturore autori romantizmin shqiptar e sheh si romantizëm evropian e si romantizëm ballkanik, duke identifikuar përfaqësuesit e mëdhenj të këtyre pamjeve Jeronim de Radën dhe Naim Frashërin.

De Rada ka trashëgim një kulturë shqiptare - bizantine paraturke. Karakteristikat romantike të poezisë së tij janë: mbështetja në poezinë popullore, thellimi në të kaluarën kombëtare, lavdërimi i Mesjetës, këndimi i shpirtit të gruas, subjektiviteti, pesimizmi, natyra thellësisht religjioze, ndjenja e natyrës ... dhe një interesim për Orientin.

Për sa i takon formës, poezia e De Radës i ngjan këngës popullore arbëreshe në ritëm, në frymë epiko-lirike; ka karakter autobiografik dhe një ndërtim me pamje që lidhen në mënyrë asociative, pa një strukturim të kombinuar logjik.

Pjesa e vepërisë së De Radës lidhet me figurën e tij nacionale në botimet e në diskutimet për gjuhën e për kombin.

“Poezia italo-shqiptare është lëndë ballkanike e derdhur në formë romane, autorët e saj janë të drejtuar në themel nga Perëndimi. Në kundërshtim me këtë Naimi është poet ballkanik i thjeshtë dhe si i këtillë është një natyrë gjysmë-orientale” (105) shkruan Çabej, për të precizuar që ndikimet perëndimore e ndikimet lindore janë bashkuar te Naimi. Fryma romantike (e vonuar) mbërrin te Naimi përmes romantizmit frëng që ishte përhapur në Lindje (Greqi e Turqi). Kështu ai karakterizohet si romantik i Evropës Juglindore, duke kultivuar idenë e lirisë si nacionalizëm modern. Më tutje, Çabej e karakterizon si edukator “sepse veprat e tij më shumë se qëllimit estetik i shërbenin një qëllimi etik” (107)

Karakteristika formale të poezisë së Naimit evidentohen: mosmbështetja në letërsinë popullore, mbështetja në kulturën klasike e lindore, lirizmi, gjatësia dhe pafuqia epike. Bagëti e Bujqësi trajtohet si vepra më e plotë poetikisht. Orienti për Naimin nuk është një kërkim romantik në të panjohurën, por ambient i jetës së tij kulturore e shpirtërore, prej këndej dy veprat e tij Fletore e Bektashinjet e Qerbelaja, shprehin dualizmin etik e fetar lindor: e mira/e keqja; drita/terri, që marrin personifikimet historike: Skënderbe/Muradi, apo fetare: Alia/Mavia. Çabej përfundon që Naimi është pjellë e kombit të tij, është gjak nga gjaku ynë, duke përgjithësuar që te populli shqiptar ndjenja etnike ka qenë gjithmonë më e madhe se ndjenja religjioze.

Në studimin e vet për romantizmin, Eqrem Çabej krijon kurorën e teorisë së vet për letërsinë nacionale shqiptare, të cilën vetëm sa e kishte nisur, paralajmëruar, në fundin e studimit për Gjenezën e kësaj literature. Ai, pra, Romantizmin në letërsinë shqipe nuk e trajton si formacion të njësuar stilistik, as si epokë letrare, por më tepër si epokë kulturore nacionale.

Në këtë vështrim edhe studimi i tij, përkundër shenjave të vlerësimit artistik, më tepër thellohet në krijimin e shtratit kulturor e historik, për të paralajmëruar një krijimtari tjetër në letërsinë shqipe në të ardhmen. I bindur në premisat e metodës së vet kulturo-historike, ai këtë e shpie deri në konsekuencat e fundit edhe kur kjo metodë e përgjithësimit nuk i lë vend që të merret me cilësimet e vlerësimet letrare të veprave të veçanta të autorëve të njohur të kësaj periudhe të letërsisë shqipe, të përkufizuar si periudhë e krijimit të letërsisë nacionale.

Paranteza II

Çabej, ndonëse krijon kurorën teorike të romantizmit, nuk mbetet këtu, me që nuk ka pushuar dëshira e tij kërkimtare për të kërkuar (apo krijuar), një skicë të historisë së letërsisë shqipe. Dhe përpara i shfaqet i zbuluar “Asdreni që formon kalimin nga brezi i kaluar në poezinë moderne shqiptare”.

Pra, brezi i kaluar janë: Jeronim de Rada e Naim Frashëri e brezi i ardhshëm është poezia moderne shqiptare. Asdreni është kalimi. Pra, cili është ky kalim si inicim e si rezultat?

Çabej saktëson që ky kalim ka tendencën që poezia të shngarkohet nga detyrimet nacionale për t’u bërë më tepër vepër arti. Ai këtë përpiqet ta dëshmojë nëpërmjet karakterizimit të poezisë së Asdrenit që shkon kah përsosmëria formale. Përshkruhen veprat lirike të Asdrenit: Rreze djelli, Ëndrra e lotë e Psallme murgu, që kanë strukturë formale poetike, për të përfunduar për autorin “ay është mjeshtër i formës”.

Ajo, që theksohet në mënyrë të veçantë është “njësi dhe kontinuitet organik midis tyre”, veprave të Asdrenit. Ky është një paralajmërim i krijimit të sistemit poetik edhe në letërsinë shqipe, sistem që mban shenjën e një autori, si hyrje në individualitetin poetik, që është prap një shenjë e poezisë moderne në Europë, që nga Bodleri e këndej, jo vetëm për “kthimin e përkuljen e shpirtit në vetvete”, por edhe për krijimin e formës së përsosur poetike.

Prandaj, zhvillimin e këtyre cilësive në poezinë shqipe Çabej do t’i shohë te një rrymë tjetër letrare, modernizmin dhe te një poet i brezit tjetër, Lasgush Poradeci.

Modernizmi

Teksti i parë i Eqrem Çabejt për letërsinë është Mbi poezinë e Lasgush Poradecit i botuar më 1929. Në këtë artikull shfaqen pikëpamje që do të plotësohen e zhvillohen në shkrime të mëvonshme. Autori dallon dy periudha në literaturën e Shqipërisë së re.

Periudha e parë përmbledh vjershëtarë me ide kryesore lirimin e atdheut, me trashëgimi të ngadalshme të klasicizmit e me shfaqje direkte dhe me religjiozitetin e variantit të krishterë e islam. Këto karakteristika të periudhës lidhen me Jeronim de Radën e Naimin, pra periudhën romantike.

“Periudha e dytë është ajo në të cilën ideja kombëtare i lë udhën idesë njerëzore”. Kjo periudhë e dytë do të quhet periudha moderne e poezisë shqiptare, që nismën e ka në poezinë e Asdrenit, po vazhdimin në poezinë e Lasgush Poradecit. Duke e parë Poradecin si prijatarin e modernizmit ai kujdeset që formacionin e ri të letërsisë ta saktësojë duke përkujtuar letërsinë europiane dhe autorin e zgjedhur shqiptar.

“Lasgush Poradeci na hap portën e një jete të re në poezinë shqiptare” thotë Çabej, ashtu si Bodleri në Francë. Autori ynë karakterizohet: me stil të ri, origjinalitet, stil të munduar; pra ky është stili modern i Lasgushit. Më tutje poezia e tij karakterizohet nga: thellësia; mendimet e thella; ndjenjat labirintike; idetë më të larta. Edhe më tutje, vjershat e Lasgushit nuk janë vetëm lirika; janë drama; tragjedi të vogla me aktet e zhvillimit nëpër të cilat kalon shpirti i munduar i poetit.

Origjinaliteti, stili i ri individual, mendimet e thella e forma e re e vjershës, që evidentohen duke përshkruar poezinë e Lasgush Poradecit, në fakt bëjnë karakterizimin e modernizmit letrar. Për ta bërë më të kapshme idenë Çabej Lasgushin e vë në vallen e poetëve modernë evropianë duke e bërë të krahasueshëm me ta: me gjermanët Rilke e Stefan George, me francezët Bodler, Verlen, Malarme, Rembo, Valeri, me italianët D’Anuncio e Paskoli, me rusin Jesenin. Duke i parë të gjithë këta produkt të kohës moderne, bir i së cilës është edhe Lasgush Poradeci.

Në krye të herës Çabej thotë që askush nuk ishte marrë estetikisht me poezinë e Poradecit, për të veneruar që shqiptarët pëlqejnë vjershat e tij idilike, por shumë pak i shijojnë thellësitë moderne të tij. Kjo ngjet për shkak të cektësisë së shijes shqiptare të kohës. Ndërsa sa i përket gjendjes shpirtërore të poetit kritiku shton: “A është sëmundja shkaku i vuajtjeve të tija, apo vuajtjet e tija të para qenë shkaket e sëmundjes, këto janë probleme tepër të koklavitura”.

Janë këto dy venerime të jashtëzakonshme për modernizmin shqiptar dhe poetin Lasgush Poradecin, që do të diskutohen për decenie në letërsinë shqipe. I pari për një mosmarrëveshje të artit modern individual me shijen e ambientit kolektiv; i dyti për kompleksitetin krijues të Lasgushit, që kritiku i ri po e çonte padisktueshëm kah shtrati i psikanalizës, bashkë me poezinë e tij.

Vlera e tekstit të Çabejt për Lasgushin nuk pushon me karakterizimin e shpejtë e të saktë të poetit modern, po më tepër për shpalljen e periudhës moderne të letërsisë shqipe, që po përmbyllte dy periudhat e tjera, pararëndëse, të shkrimtarëve të vjetër biblikë në krye me Budin e të shkrimtarëve romantikë në krye me Jeronim de Radën e Naim Frashërin.

Në këtë vështrim skica e tij për një histori të letërsisë shqipe duket e mbaruar.

Politika e Poetika

Prodhimi letrar i një populli nuk mund të kuptohet pa njohjen e historisë së tij; E rëndësishme në pikëpamje të historisë së kulturës na paraqitet pyetja nëse Shqipëria duhet konsideruar si një njësi apo si një mozaik (113); Po njësia është Njësi etnike e kulturohistorike e rrjedhur nga njësia gjeografike (113); Një studimi historik të literaturës shqipe do t’ishte e udhës t’i printe një përshkrim i poezisë popullore. (117);

Në këto rrjeshte duam të trajtojmë tashti një skicë të literaturës shqipe. (133); Kemi, pas mendimit tim, një aksiomatikë të dyfishtë brenda literaturave të popujve ballkanikë (133); Aksiomi i parë është një influencë e madhe e poezisë popullore në shkrimtari (133); Aksiomi i dytë ka qenë gjer sot ngjyra politike e shkrimtarisë (134); Nacion dhe politikë kanë qenë këtu gjer tani temë kryesore e krijimit letrar (134); Një ndarje e literaturës shqiptare pas pikëpamjesh sistematike ose kronologjiko-historike do t’ishte e metë e me të plasura (134); Është sidomos fisi, produkti etnik i gjendjes e i ndarjes së imtë gjeografike, ay që ka dhënë bazën e përhershme për mbrujtjen e personalitetit të shkrimtarëve.

Prandaj studimi letrar duhet të fillojë te kontributi i fisit, sepse ky përbën një komponente me rëndësi të literaturës shqipe (134); Më është mbushur mëndja prej vjetsh që një ndarje e drejtë e literaturës shqipe nuk duhet të dahej prej periudhash historike (134); Brenda literaturës shqipe un shoh të jenë formuar katër qarqe kulturore e letrare. Janë këto: Qarku katolik i Shqipërisë Veriore, Qarku italo-shqiptar, Qarku ortodoks i Shqipërisë Jugore, dhe së fundi Literatura kombëtare e shekullit XIX (135).

Këto janë qarqe parakombëtare, meqë më në fund derdhen të gjitha në lumin e përbashkët të literaturës nacionale të shekullit të XIX (135); Kështu ne shohim pra që pyetja jonë për një njësi shqiptare, në literaturën shqiptare na paraqitet e projektuar në kohë (135); Njësia letrare ka qenë e gjallë që në fillim, ajo rronte në personalitetin e në temperamentin e shkrimtarëve (135); Këtë rrugë zhvillimi të literaturës shqipe do ta trajtojmë në një pjesë të dytë (135).

Këto mendime të Çabejt që radhitëm këtu janë të shfaqura në trajtë formulimesh apriori apo aposteriori trajtimit të çështjeve të veçanta në studimin e tij Për gjenezën e literaturës shqipe. Kryefjalët e tyre: Historia, Gjeografia, Literatura, Fisi, Letërsia popullore, Nacion, Politikë, Qarku letrar, Qarku kulturor, Njësia kombëtare, Njësia letrare, Historia e letërsisë, Politika e shkrimtarisë, Letërsia kombëtare; janë nyja të kërkimit dhe nocione themelore të metodës së tij për të zgjidhur gjenezën e literaturës shqipe.

Një insistim i fortë në histori për të arritur në një rezultat në tipologji. Kjo ka bërë që teoria e tij kulturohistorike të përfundojë në tipologji ahistorike, gjë që ka ngjallur diskutime të zjarrta pohuese e mohuese, duke e parë herë historik të tepëruar e herë ahistorik. Çështja është që Çabej kërkonte rrënjët e shpirtit të trashëguar shqiptar, që manifestohet më së forti në literaturë. Prej këndej gjithë ky mund për të gjetur gjenezën e saj.

Çabej është i vetëdijshëm që evidencat letrare do ta çonin sërish në botën e diferencave dhe të transformimeve, prandaj studimin e vet e përfundon vetëm me premtimin e rrugës së zhvillimit të letërsisë shqipe, që do ta provonte në studime të mëvonshme. Pra, do të shihet që edhe në vazhdim ai nuk do të lëshohet kurrë në analiza letrare, por do të mbetet në nivelin e konstatimeve, mendimeve të përgjithshme e të përmbyllura, duke ruajtur substancialitetin e gjuhës e të mendimit të vet duke mos i ikur sistemit.

Aty ku Historia e Nacioni trajtohen si përcaktues të letërsisë nacionale domosdosmërisht më tepër flitet për politikë të shkrimtarisë sesa për poetikë të shkrimtarisë.

Eqrem Çabej është studjues i thelluar i gjenezës së literaturës shqipe dhe fillestar i studimit të strukturës së literaturës shqipe (poetikës së saj). Ai ka krijuar kurorën teorike të romantizmit shqiptar dhe nismën teorike të letërsisë moderne shqipe.

Kjo fjalë është mbajtur në konferencën shkencore në këto ditë në Tiranë për 100 vjetorin e lindjes së Eqrem Çabejt


Marre prej shekulli Online


[ Edited Sat Sep 11 2010, 07:24am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Dec 17 2008, 08:38am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Ma të mirët e albanologjisë



Për herë të parë organizohet konkursi për veprën më të mirë albanologjike. Iniciativa e Qendrës së Studimeve Albanologjike ka për qëllim paraqitjen e këtij kontributi jo vetëm në radhët e studiuesve por edhe tek një publik më i gjërë.

Yllka Lezo
Merkure, 17 Dhjetor 2008 08:57:00


Qendra e Studimeve Albanologjike organizon për herë të parë një konkurs për studimet më të mira në pesë vitet e fundit
Për herë të parë organizohet konkursi për veprën më të mirë albanologjike. Iniciativa e Qendrës së Studimeve Albanologjike ka për qëllim paraqitjen e këtij kontributi jo vetëm në radhët e studiuesve por edhe tek një publik më i gjërë.

Nga përzgjedhja e asaj që është botuar këto pesë vitet e fundit, do të paraqitet më 18-19 dhe 20 dhjetor në Hotel Tirana një panoramë e ngushtë e veprave dhe autorëve në fushat e letërsisë, gjuhësisë, historisë, arkeologjisë dhe etnologjisë. Janë 28 të tilla me autorë studiues të huaj dhe shqiptarë të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.

Veprat e këtyre profileve konkurrojnë për tre çmime: autori më i mirë shqiptar, autori më i mirë i huaj dhe vepra më mirë nga një grup autorësh.

Kriteri i vetëm i pranimit në këtë konkurs ishte aktualiteti i lëndës studimore, thënë ndryshe, që të jenë së paku botime të pesë viteve të fundit. Koordinatori i Qendrës së Studimeve Albanologjike, Prof.Dr Kolec Topalli, njëherësh koordinator përgjegjës për konkursin në fjalë, shpjegon se kjo ngjarje ka një strukturë të ndryshme nga ato që funksionojnë në të tilla konkurse.

Nuk ka një juri specialistësh që do të gjykojë dhe vlerësoje veprat. Janë vetë autorët pjesëmarrës që do të votojnë punët e njëri-tjetrit. Ai thotë se kjo skemë është vendosur për të evituar vlerësimet subjektive dhe “ndërhyrjet e miqve”.

Gjatë dy ditëve të konkursit do të paraqiten shtatë vepra për çdo fushë të cilat janë cilësuar si më të mirat nga institutet përkatëse, të antropologjisë, të arkeologjisë, të historisë dhe gjuhësisë.

Në sesionin e kërkimeve gjuhësore paraqiten vepra të studiuesve të njohur si “Studime krahasuese për shqipen” e autorit Eric Hamp, “Studies of Albanian and other Balkan Languages” nga Victor Friedman etj. Në fushën e kërkimeve letrare dhe kulturore “Mendimi letrar shqiptar 1939-1944” i autorit Enver Muhametaj, “Albanian literature: A short history” i Robert Elsie-t etj.

Çdo autor ka në dispozicion 40 minuta kohë për të prezantuar veprën. Prof. Topalli shpjegon se gjatë këtij minutazhi është përcaktuar që çdo autor të flasë rreth 20 minuta për studimin e tij. Pastaj është recenzenti ai që bën opononentin nëpërmjet një vështrimi kritik. Në fund u lihet vend edhe pyetjeve që mund të kenë të pranishmit mbi këtë veprën dhe autorin e saj.

Në ditën e tretë bëhet ndarja e çmimeve. Sipas prof. Topallit, një nga kushtet e konkursit është prezenca e vetë autorëve, pasi paraqitjen e studimit mund ta bëjë vetëm autori. Kjo ka anët pozitive dhe negative. Emra të njohur që kanë kontribuar me studimet e tyre si historianët Bernd Fischer dhe Noel Malcom, Robert Elsie, Eric Hamp etj, do të jenë të pranishëm gjatë “ditëve të garës albanologjike”.

Por ka edhe vepra të cilat që kanë humbur të drejtën e pjesëmarrjes për shkak se autorët e tyre nuk mund të jenë në Shqipëri. I tillë është rasti i veprës “Gjurmime filologjike për letërsinë e vjetër arbëreshe” i Mateo Mandala.

“Ky konkurs është fryt i riorganizimit të tërë punës shkencore. Në prill të 2008-ësu krijua Qendra e Studimeve Albanologjike. Ajo mori përsipër organizimin e punës në të gjitha institutet studimore, të gjuhësisë dhe letërsisë, të historisë, arkeologjisë dhe të kulturës popullor dhe arteve“,- shprehet koordinatori i QSA-së, Kolec Topalli.

Ai shton se ky konkurs synon të krijojë një traditë. Por meqenëse studimet albanologjike janë fryt i një pune kërkimore disavjeçare, atëherë mendohet që të mbahet një herë në tre vjet.
Marre prej gazets Shekulli Online


[ Edited Sat Sep 11 2010, 07:29am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Dec 19 2008, 08:32am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Teza mbi ilirishten? Hamp na gëzon




Në ditën e parë të konkursit për veprën më të mirë albanologjike u prezantua libri “Studime krahasuese për shqipen” i profesorit të Universitetit të Çikagos, Eric Pratt Hamp.


Yllka Lezo
Premte, 19 Dhjetor 2008 09:12:00

Albanologu amerikan Eric Hamp prezanton “Studime krahasuese për shqipen” në konkursin për veprën më të mirë albanologjike. Vepra mbron tezën se shqipja është pasardhëse e ilirishtes
Në ditën e parë të konkursit për veprën më të mirë albanologjike u prezantua libri “Studime krahasuese për shqipen” i profesorit të Universitetit të Çikagos, Eric Pratt Hamp.



Botimi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës është në kategorinë e kërkimeve gjuhësore ku jo gjithmonë mund të presësh të papritura shkencore. Vepra në fjalë, dhe sidomos referati gojor që mbajti Hamp, u vlerësuan nën zë dhe jo pa entusiazëm dje në Hotel Tirana. Ai argumenton origjinën ilirishte të shqipes.

Duke pasur parasysh përcaktimet jo të sakta qëjanë bërë mbi pozicionin e shqipes deri më sot ai kërkoi që të njihen këto gabime. Ajo që i serviret lexuesit në këtë botim është një studim i detajuar i gjuhës tonë në rrafsh krahasimtar, që përfshin gramatikën, studimet dialektore, historike, marrëdhëniet e saj me gjuhët fqinje, etj.

Profesori 88-vjeçar i pranishëm në paraqitjen e librit e konsideron gjuhësinë si mbretëreshën e shkencave humane.

Eric Hamp ka nisur ta studiojë shqipen që në vitet ’50 të shekullit të kaluar. Cilësohet si njohës i mirë i të ashtuquajturave të folme skajore, si dialekti i arbëreshëve të Greqisë dhe Italisë, të zonave skajore gege në Maqedoni dhe Mal të Zi.

Studimet i marrëdhënive të gjuhës shqipe me gjuhët e Ballkanit, dhe sidomos i raporteve me gjuhën rumune të cilat kanë rëndësi të posaçme në studimet e tij.

Prof. Rexhep Ismajli, referuesi i veprës së Hamp-it në këtë konkurs dhe përkthyes i një pjese të “Studime krahasuese për shqipen”, shprehet që albanologu amerikan është në linjën e paraardhësve që mbështesin tezën e shqipes prej ilirishtes. Për rëndësinë që kanë deklaratat e djeshme të Hamp-it, vazhdim i koncepteve që mbron në veprën e mësipërme, gjuhëtari shqiptar nga Kosova i jep në këtë intervistë notën maksimale.

Ku bazohet Prof. Hamp-i për të provuar se gjuha shqipe është pasardhëse e ilirishtes?

Tezat e tij të botuara në shumë periodikë ndërkombëtarë pohojnë se gjuha shqipe është pasardhëse e ilirishtes. Kjo e fundit sipas Prof. Hamp-it ka pasur një lidhje të ngushtë me gjuhën romake. Ju e dëgjuat krahasimin e shembujve që ai solli për fjalë si thika në shqip dhe sika në latinisht, ngjashmëritë në kuadër të grupit veri indoevropiane të gjuhëve indoevropiane dhe në aspektin ballkanik.

Pastaj në faza më të vona në lidhje me ilirishten dhe me bllokun e gjuhëve të vjetra ilire ku hyn edhe mesapishtja. Ai përmend disa fjalë për shembull si sibina kur krahason sibina në latinishte me thupër të shqipes. Ka edhe ndonjë fjalë tjetër të ngjashme. Hamp është një etimolog i klasit të parë në botë dhe natyrisht që kjo na gëzon sepse shohim që etimologji të tilla që ndonjëherë mund të jenë përmendur në albanologji sot marrin edhe vlerësimin e tij.

Ju i quajtët risi për albanologjinë deklaratat e tij të sotme?

Pas vitit 1966 e më pas ai kishte një dilemë lidhur me ilirishten sepse në këto 40 vjet për ilirishten ka pasur një tendencë sipas të cilës ilirishtja qenkësh një emërtim që nuk shpreh një gjuhë tamam. Natyrisht që profesor Hapm-i ka kontribute të jashtëzakonshme në studimin e raporteve të shqipes me mesapishten dhe tani po e rikonfirmon gjithë këtë duke e lidhur me ilirishten. Një vit më parë, në një artikull të tij ai u shpreh i sigurt se shqipja dhe mesapishtja janë të lidhura mes tyre.

Ndryshimi është se mesapishtja ka ardhur më herët në gadishullin e Ballkanit. Kjo do të thotë se paraardhësja e shqipes është ilirishtja, dhe është ajo që i ka pasur lidhjet e drejtpërdrejta me mesapishten. Çështja është pak komplekse por është shumë e rëndësishme në zhvillimin e shkencave albanistike në raport me qëndrimet që janë mbajtur disa herë në diskutimet evropiane.

A mund të merren si të vërteta shkencore fjalët e prof. Eric Hamp-it?

Prof. Hamp nuk thotë çdo gjë, ai shpreh vetëm ato për të cilat është i sigurt. Është e vërtetë që etimologjinë për sibinat nuk e ka publikuar më parë, por për prejardhjen e gjuhës shqipe ka deklaruar dhe ka shkruar shumë artikuj dhe studime.

Në një të ardhme do të ketë një botim shkencor që do të përfshijë këto teza?

Ekzistojnë mjaftë botime në lidhje me këto teza. Edhe vetë zoti Hamp kashumë shkrime, disa prej tyre janë përkthyer në librin “Studime krahasuese për shqipen”, ndërsa disa të tjerë janë shpërndarë në revista shkencore shumë të rralla dhe ky është një handikap për albanologjinë, dmth fakti që bibliotekat tona nuk kanë mundësi që t’i sigurojnë.

Me cilët nga paraardhësit është më afër me pikëpamjet që shfaq?

Ka shumë. Ka një histori që daton që në shekullin e 18, nga Johan Tunman dhe pastaj në botën e sotme pas Çabejit kemi Vaclav Cimochoëski etj. Të gjithë ata që janë marrë me albanologjinë në një farë mënyre janë në këto rrjedha të të menduarit. Prof. Hamp-i ka këtë avantazh që depërton shumë më thellë në interpretimet para indoevropiane dhe të gjitha këto lidhje i bën bashkë

Nesër është votimi për veprën më të mirë albanologjike, ju çfarë note simbolike do t’i jepnit veprës?

Më lartën.


Atmosfera

Atmosfera e ditës së parë të konkursit të albanologjisë ishte ndryshe nga tubimet shkencore të këtij lloji ku të pranishmit flenë ulur. Kishte një model oganizimi dhe referuesit duhet të respektonin minutazhin në dispozicion. Pas prezantimit, auditori ishte i lirë të pyeste, por askush nuk pyeti dhe nuk pati kuriozitet apo ndonjë paqartësi për veprat dhe autorët që do të votohen nesër.

U prezantuan vepra të albanologëve Eric Hamp, Victor Frideman, Kolec Topalli, Rexhep Ismajli etj.

I veçantë ishte prezantimi i Eric Hamp-it që ndonëse në moshë të thyer mbajti të mbërthyer auditorin me tezën “Gjuha shqipe pasardhëse e ilirishtes”. Një tjetër vepër interesante që u paraqit në sesionin e kërkimeve gjuhësore ishte “Studies on Albanian and other Balcan languages” i Victor Frideman-it. Një studim për formën habitore nëtrekëndëshin e gjuhëve shqip, maqedonisht dhe turqisht. Gjatë prezantimit Frideman solli nota komike, si të ishte aktor i vërtetë, me shembujt e mënyrës habitore në këto tri gjuhë.

Sot e kanë radhën kërkimet etnologjike, arkeologjike dhe historike. Premton që të ketë një diskutim interesant.


[ Edited Sat Sep 11 2010, 07:46am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Jan 10 2009, 10:11pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
“Shqipëria” sipas at Pazit



09/01/2009 Botohet e plotë vepra e albanologut italian Fulvio Kordinjano. Kordinjano një nga më të diskutuarit, pjesë e polemikave me Mjedën dhe Fishtën e disa shkrimtarë të tjerë të kohës

Kohët e fundit bibliotekës së albanologjisë të ardhur në shqip i është shtuar dhe libri “Shqipëria...” i personalitetit dhe studiuesit italian Fulvio Kordinjano. Ndoshta më shumë se kushdo ky autor ka pasur kontakte me vendin tonë, me ngjarje dhe situata që fatet tona historike na kanë servirur. Kordinjano, ky emër i shumëdiskutuar, ka një varg librash, veprash të mëdha apo shënimesh e studimesh që lidhen me Shqipërinë, çka e bën këtë albanolog jo vetëm ndër më të interesuarit ndaj temës shqiptare, por edhe një nga më të vëmendshmit, skrupulozët, njohësit e thellë të këtij areali apo teatri ku ka luajtur jeta e populli ynë. I sjellë nga shtëpia botuese “Almera”, e cila vetëm para një muaji hodhi në treg librin “Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare”, vepër e Gaetano Petrotës (e cilësuar nga kritika e shtypi si vepra më e plotë dhe më shumëdimensionale, skrupuloze dhe e thellë, që është shkruar rreth filologjisë, historisë së gjuhës e letërsisë, e personaliteteve të fushave si dhe ngjarjeve që lidhen direkt me to), libri “Shqipëria...” i Fulvio Kordinjanos është i ndarë në tri vëllime. I pari ka pak kohë që ka bërë xhiron e suksesshme të librarive dhe tani është në treg vëllimi i dytë. Në këtë vëllim lexuesi do të gjejë një gjeografi të gjerë ngjarjesh, që Domeniko Pazi i pati mbledhur që nga viti 1847 e deri më 1914-n (dhe që Kordinjano na i sjell të kuruara, të stilizuara e plotë ngjyra, të vendosura në kontekstin historik kur ato ngjarje kanë ndodhur). Kordinjano na krijon mundësinë ta shohim veprën e at Pazit edhe në një dritë tjetër. Kësaj here nga brenda, të shkruar nga vetë dora e protagonistit të librit, në letrat, relacionet, ditarët e dokumentet e tjera të trashëguara prej tij. Kemi të bëjmë, si të thuash, me një libër brenda librit, të ndërthurur në mënyrë të harmonishme. “Tani le ta lëmë të flasë misionari ynë...”; “Këtë më bukur e thotë vetë at Pazi...”, - shkruan jo pak herë Kordinjano. Shkrimet e at Pazit dëshmojnë një talent prej shkrimtari e një shije të hollë gjuhësore e letrare, të frymëzuar veç të tjerash nga dashuria për malësorin shqiptar dhe natyrën shqiptare. Përshkrimet e këtij prifti misionar me shpirt poeti të bukurisë së pashoqe të Alpeve tona, portretizimi i malësorëve, i botës së pasur shpirtërore, përshkrimi i jetës së përditshme, i riteve dhe i mikpritjes proverbiale të tyre janë ndër faqet më emocionuese e më mbresëlënëse të librit. Ato mbartin njëherësh vlera të papërsëritshme njohëse, edukuese dhe estetike. Nga ana tjetër, ato janë një dëshmi e drejtpërdrejtë dhe e mirëfilltë, gati-gati fotografike e Shqipërisë në kapërcyell të shekullit XIX. Librit i japin më shumë frymëmarrje e vërtetësi edhe dëshmitë e sjella nga arkivat e kohës, qëndrime të personaliteteve të larta të Vatikanit: papë, kardinalë dhe drejtues të Propagandës Fide. Nëse u shtojmë këtyre edhe hulumtimet e shumta e përfundimet bindëse të Kordinjanos, i cili ishte edhe vetë njohës shumë i mirë i Shqipërisë, i gjuhës shqipe, i kulturës dhe jetës së popullit shqiptar, atëherë pohimi ynë se kemi të bëjmë me një enciklopedi të rrallë të jetës shqiptare të kohës është më se i përligjur. Një enciklopedi autentike, e cila nuk duhet t’u mungojë jo vetëm tryezave të punës së studiuesve, mësuesve, studentëve, nxënësve, por edhe bibliotekave të lexuesve të moshave e profesioneve të ndryshme.

Të dy vëllimet e veprës së Kordinjanos “Shqipëria...” janë punë serioze e një përkthimi në një nivel shumë të lartë nga Iliriana Angoni. Besnikëria ndaj veprës, korrektësia ndaj materialeve të autorit, plastika dhe eleganca e gjuhës së përdorur nga përkthyesja e sjellin në kohë kënaqësinë e leximit të kësaj vepre të shkruar rreth para 70 vjetësh. Volumi gjuhësor i Angonit, nuancat kuptimore që ka thirrur në përkthim si dhe stili i të përkthyerit e bëjnë këtë botim një nga më seriozët të ardhur në shqip.

Shtëpia botuese “Almera” ka në politikat e saj të botimit një varg veprash serioze të albanologjisë. Përzgjedhja, puna skrupuloze, konsultimet e vazhdueshme, cilësia e autorëve dhe veprave të përzgjedhura i japin asaj jo vetëm tagrin e cilësisë së lartë me të cilën botohen këto vepra, por një pjesë e rëndësishme e profilit të kësaj shtëpie botuese do të jetë e lidhur me autorë dhe vepra që lidhen me Shqipërinë dhe personazhet e personalitetet apo ngjarjet kulmore të saj.

Bashkëpunimi i kësaj shtëpie botuese me shkrimtarin dhe publicistin Mark Simoni, ashtu si dhe te vepra voluminoze e Gaetano Petrotës apo në “Shqipëria...” të Fulvio Kordinjanos, si dhe në botimet e tjera në vazhdim, u japin botimeve seriozitet filologjik dhe përkujdesje profesionale.

Ndërkohë një vepër tjetër e shkruar nga Giuseppe Crispi, “Memorie historike - Skënderbeu” (e shkruar në vitin 1853), do të vijë së shpejti te lexuesi nga botuesja Miranda Gjyzeli, nën përkujdesjen e kurimin e Mark Simonit dhe e përkthyer prej Iliriana Angoni.

Mbi botimin e parë...

Vëllimi i parë i kësaj vepre është një nga veprat më të rëndësishme të albanologut të njohur italian Kordinjano, i cili pjesën më të madhe të punës së vet shkencore ia ka kushtuar Shqipërisë, gjuhës shqipe, kulturës, traditave etnografike e fetare të popullit shqiptar. Vepra “Shqipëria përmes veprës dhe shkrimeve të misionarit të madh italian at Domeniko Pazi” e dëshmon që në titull qëllimin dhe thelbin e përmbajtjes së saj. Jetëshkrimi, puna dhe paraqitja e veprimtarisë apostolike të priftit jezuit at Domeniko Pazi, përmes kërkimeve të autorit, dokumenteve, dëshmive të bashkëkohësve dhe shkrimeve të vetë misionarit. Duke ndjekur hap pas hapi jetën dhe veprimtarinë misionare të at Pazit në Shqipëri, ky libër i kapërcen kufijtë e qëllimit për të cilin është shkruar. Ai kthehet vetiu në një pasqyrë të shoqërisë shqiptare të kohës, në një enciklopedi të vërtetë e të rrallë të jetës së katundeve e të qyteteve të Veriut të Shqipërisë.


Marre prej Gazets Metropol Online


[ Edited Sat Sep 11 2010, 08:05am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Jan 16 2009, 12:34pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shqipja e vjetër: Ndikim i gjallë i një gjuhe të vdekur?



« : 26/07/08, 11:11 »


Historia e Adamit dhe Evës (majtas italisht, djathtas shqip) një nga materialet e studimit në projekt. Shqipja e vjetër ka ushtruar një ndikim të madh ndaj gjuhëve ballkanike. Kjo është teza kryesore e një projekti të dy linguistëve vjenezë, që po financohet nga Fondi austriak për Shkencën.
"Kërkojmë shitës me njohuri të gjuhës serbe, hungareze, rumune dhe gjermane!" - një afishe e zakonshme kjo në qytetin Vërshac të Vojvodinës në Serbi, në vitet 30-të të shekullit të kaluar. Asokohe njohja e gjuhëve të ndryshme ishte parakusht mbijetese. Linguisti vjenez Shtefan Shumaher (Stefan Schumacher) e sjell këtë si shembull për të treguar, se komunikimi gjuhësor mes fqinjëve në Ballkan, në kohërat e mëparshme ka qenë shumë i gjallë.

"Ne mendojmë se rrethana të ngjashme kanë sunduar edhe në të gjithë Ballkanin, pra që njerëzit kanë përdorur më shumë se një gjuhë brenda një dite për të komunikuar me të tjerët", thotë Shumaher në një intervistë me Deutsche Wellen. Për të mësuar më shumë se si shqipja ka ndikuar ndaj gjuhëve tjera të Ballkanit doktori i shkencave linguistike ka filluar në vitin 2006 një studim tre vjeçar për shqipen e vjetër, së bashku me kolegun e tij, albanologun Joachim Matzinger. "Joachim Matzinger dhe unë jemi marrë me shqipen prej shumë kohësh. Shumë shpejt kuptuam se kushdo që merret me këtë i bazon gjykimet për shqipen dhe historinë e saj tek gjuha e sotme moderne. Ne e dinim se qysh nga shekulli i 16-të e këtej ekziston një korpus i madh letrar, i cili duhet studiuar me themel", thotë Shumaher më tej.

Si bazë për këtë studim, shërbejnë kryesisht, shkrimet e shekullit të 15 dhe 16, studimi i të cilave në periudhën e komunizmit nuk arriti të bëhej i plotë, edhe për faktin se ato kishin përmbajtje fetare. Shumaher ka analizuar deri tani afro 60 për qind të Pjetër Bogdanit, ndërsa Matzinger po merret me Budin. Bartja e ndikimeve gjuhësore mendohet të ketë ndodhur përmes barinjve shtegtarë si dhe përmes latinishtes.

Ndikimi i shqipes i konsiderueshëm

Qysh tani ata kanë vënë re, se shqipja e vjetër, e cila mendohet të jetë të paktën 2500 vjeçare, ka pasur një ndikim të madh në zhvillimin e gjuhëve ballkanike. "Kjo vihet re qartë tek rumanishtja, e cila është shumë më ndryshe nga gjuhët e tjera romane dhe megjithatë ka disa veçori që janë tipike edhe për shqipen e sotme. Kështu për shembull që nyja bashkangjitet në fund të foljes, ndërkohë që të gjitha gjuhët e tjera romane e vënë atë në fillim, sqaron Shumaher.

Bardhyl Demiraj, profesor i albanologjisë në Universitetin e Mynihut, ka qenë referenti i parë i projektit dhe është i gëzuar që ky projekt po mbështetet edhe nga Fondi për Shkencën, institucioni qendror i Austrisë për financimin e studimeve bazë. "Shtefan Shumaher është një indoeuropianist i njohur, por ndërkohë po bën emër edhe në albanologji si edhe në disa fusha të tjera të shkencave historike e gjuhësore. Ai është një njohës shumë i mirë edhe i gjuhëve rrënoja të Evropës Qendrore dhe në veri të Ballkanit. Ndërkohë që Matzinger është më i ri, është një albanolog i mirëfilltë, i cili ka botuar mbi 25 artikuj", vlerëson Profesor Demiraj.

Studiuesit po përdorin jo vetëm një bazë të re materiale, por edhe metodat më të reja të indoevropianistikës, vlerëson Demiraj. Një rezultat i këtij projekti pritet të jetë një fjalor me foljet e shqipes së vjetër. Dy studiuesit austriakë pritet të japin një ndihmesë të çmuar në studimet albanologjike, duke i qendruar kështu besnikë traditës austriake në këtë lëmi, gurin e parë të së cilës e vuri po në Vjenë, profesor Norbert Jokl, rreth 100 vjet më parë.

Po, eshte e vertete. nga gjuha shqipe kane prejardhjen po thuaj te gjitha gjuhet e Europes. Anglishtja, Frengjishtja, Italishtja, Gjermanishtja, Spanjishtja e Baskeve kane shume fjale te shqipes se sotme. Ishte Etruskishtja, variant apo dialekt i Ilirishtes nga e cila kane prejardhjen latinishtja dhe greqishtja e lashte. Ishin trojanet ata qe e populluan te paret gjithe zonene e ishujve Britanike, sepse dhe emri Britani eshte emeri i nje nga prinjesat trojane qe ishin nje rrace me Iliret qe quhej PRITI qe do te thote na prij ti she ky qe ai qe e emeroi ate zone ne vitin 1289 pas luftes se TRojes e cila nuk qe lufte midis trojaneve dhe grekeve por qe lufta midis tojaneve dhe dardaneve pra brenda llojit te se njejtes rrace. Paridi populloi Francen ku themeloi Parisin ne te njejten kohe. popullsite pellazge ishin vendas ne Austri, Gjermani, Danimarke , Hollande, Suedi. Pra jane te gjithe keto aresye qe e spjegojne qartazi origjinen e gjuheve. Shqipja e vjeter qe eshte ilirishtja eshte baza e latinishtes dhe e greqishtes se lashte. Studjuesit tashme thone se greqishtja e lashte perafron me dialektin gegerisht sepse greket kur erdhen ne Ballkan nuk e shkruanin gjuhen e tyre. Ata moren fjalet shqip te gegerishtes dhe i shtuan prapashtesen -os-, es-, is karakteristike e gjuhes se tyre te sotme. Me e bukura eshte se greket e sotem nuk e kuptojne greqishten e lashte ate e dine studjues te gjuhes ilirishte e cila eshte percjellur pothuaj e pa prekur prej 25 shekujsh. Kjo eshte dhe nje nga aresyet qe shqiptaret i pervetesojne gjuhet e huaja me shpejt se kombet e tjera sot.Gjuha shqipe eshte celesi i gjuheve te tjera që përmenda.

Marre prej Ballkanweb.com


[ Edited Sat Sep 11 2010, 08:17am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Jan 27 2009, 01:26pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Ëndërrimtari që kishte një dashuri të hatashme ndaj gjuhës shqipe

21 Janar 2009
Baki Ymeri (Bukuresht)


Bukuresht, 15 janar 2009. Gjeniu i poezisë rumune mbetet sot e kësaj dite një yll i pashuar, një mendimtar i thellë, një mjeshtër i rrallë i fjalës artistike. Jetoi 39 vjet dhe u shua një vit pas shuarjes së Elena Gjikës (1889). Kushdo që lexon veprën e tij, krijon përshtypjen se kemi të bëjmë me një përgjegjësi e jashtëzakonshme që vjen nga brendia e qenjes njerëzore. Sipas Vehbi Balës, Eminesku ishte “një dallëndyshe që hyn nga një dritare dhe del nga tjetra: aq qe kalimi i tij i rrufeshëm, që do të qëndrojë në përjetësi pasi ylli është shuar”.. Fjala e tij është bërthamë e përjetësisë, katalizator i energjisë humane, momenti, evenimenti dhe sentimenti. Qindra manifestime emocionuese mbahen për çdo vjet me rastin e lindjes së tij (15 janar 1850), nëpër shkolla, qendra kulturore, klube letrare, anembanë vendit, gjatë këtij viti edhe në shtëpinë e tij, në Botoshan.

Disa autorë shqiptarë (V. Bala, R. Qosja, R. Ismajli, A. Plasari, L. Topciu, Elida Petoshati, Mirlinda Krifca, kanë shkruar me admirim mbi ndikimin që ka ushtruar Eminesku ndaj krijimtarisë lirike të Asdrenit dhe Lasgush Poradecit. Kur kanë shkruar për poetin më të madh rumun, jo vetëm shqiptarët, e kanë prekur edhe prejardhjen etnike të tij, disa duke hedhur tezën gjoja se paska qenë me prejardhje turke, do tjerë me prejardhje persane, gjermane, hebraike, polake, serbe, armene, bullgare, suedeze apo shqiptare, por asnjëri pa prurë argumente bindëse në këtë drejtim. Foqion Miçaçio që mbante korrespondencë me dr. Latif Berishën, autor i monografisë Folclor albanez, theksonte se “Emineskun e karakterizonte një sinqeritet dhe ndershmëri e jashtëzakonshëm, se ishte temperament i zjarrtë që ka shprehur ndjenja të zjarrta ndaj shqiptarëve dhe integritetit tokësor të Shqipërisë”. I këtillë, sipas Nik Pemës (ishdiplomat shqiptar) ishte edhe nipi i tij: Viktor Eminesku: “shqiptar me tërë kokën, temperament vullkanik”. Asdreni e admironte Emineskun për simpatinë e shquar që kishte ai për shqiptarët.
Eminesku ishte një stuhi e padukshme. Jon Sllaviçi kur e sheh në Vjenë, në bazë të fizionomisë, në bazë të tipareve të fytyrës, i duket si “albanezul nostru” (shqiptari ynë). Ioana Atanasov, profesoreshë e rumanishtes në Universitetin e Shkupit, thekson se “Eminesku kishte një dashuri të hatashme ndaj gjuhës shqipe”. Kritiku i madh letrar, Gheorghe Calinescu, përmend faktin se Eminesku e fliste edhe gjuhën shqipe, ndërsa Lazim Rexhepi (1920-1983), mërgimtar shqiptar që banonte në Piatra Neamc të Moldovës, autor i dorëshkrimit Romani i ditëve të mia, kishte dëgjuar se stërgjyshi i Emineskut kishte qenë shqiptar me prejardhje dibrane. Ion Roşu boton një monografi mbi prejardhjen e poetit: Legjenda dhe të vërteta në biografinë e M. Emineskut (Cartea Romaneasca, Bukuresht, 1989). Sa i përket prejardhjes shqiptare, sipas akad. Rexhep Ismajlit, “në këtë mit arrin të marrë pjesë edhe Mitrush Kuteli ynë, i cili lansoi hipotezën mbi origjinën shqiptare të poetit rumun. Sot, natyrisht, mbisundon mendimi se Eminesku ishte nga një familje rumune, e cila mund të kishte përzjerje të ndryshme gjaku më përpara, nëse këto gjëra kanë ndonjë rëndësi”. Eqerem Petoshati (ishdiplomat i Shqipërisë në Bukuresht), pohonte se Eminesku edhepse posedonte temperament shqiptar, konsiderohet si vlera më hyjnore e Rumanisë, të cilën askush nuk ka të drejtë ta përvetsojë”. Më kot mundohen serbët ta përvetësojnë poetin më të madh rumun, derisa s’u kanë dhënë rumunëve të Timokut kurrfarë të drejtash shkollare e fetare, e të mos bëjmë fjalë për pavarësi apo autonomi kulturore.

“Mua ma mer mendja se gjuha më fleksibile në botë është gjuha shqipe”

Poezia e Emineskut është e shenjtë dhe e bukur, e vështirë për shqipërim si pasojë e rimës, por po qe se e lexon në original, ajo sjell harmoni në jetën tënde. Sipas Nasi Lerës, “ajo është një poezi zemre të sinqertë që personifikon shpirtin e popullit të tij”. Përkthyesit më të njohur të Emineskut në gjuhën shqipe janë Gj. Bubani, L. Poradeci, M. Kuteli, I. Kadare, V. Bala, R. Ismajli, D. Bubani, A. Plasari, P. Jorgoni, L. Topçiu, K. Kyçyku. Në Tiranë janë mbajtur disa mbrëmje poetike kushtuar këtij poeti të famshëm. Duke shfletuar Simfoninë veneciane të autorit Oktav Minar, zonja Ekaterina Oprea nga Brëila e Naum Veqilharxhit, u befasua kur kuptoi të vërtetën se mbreti i poezisë rumune ka patur një admirim të hatashëm ndaj gjuhës shqipe. Romani i Oktav Minarit, faktikisht është Romani i një dashurie të madhe: Eminesku-Veronika. U shkrua në fillim të shek. të shkuar dhe u ribotua në Bukuresht, në vitin 1991. Mendimet e autorit të romanit të një dashurie të madhe, lidhur me admirimin e Emineskut ndaj Veronikës dhe respektin e tij ndaj gjuhë shqipe, të shtynë të mendosh se gjenialiteti i tij shkon deri në zemrën gjeografike të shqiptarizmit:

“E tërë bota kaloi në sallon për të drekuar. Pas dreke, sipas zakonit të shtëpisë, meqë ishte verë, ëmbëlsirat dhe kafetë servoheshin në sallon, ku fillonin bisedat mbi artin dhe letërsinë. Eminesku me disponim të mirë, i kundërshtonte të gjithë. Negruzi dhe Gane-ja ia krisën një diskutimi filologjik. Ata kërkonin të fiksojnë sipas do normash, cila është gjuha më e bukur dhe më tërheqëse në botë. Gane mendonte se ky nderim i përket gjuhës frenge, e cila i ka përvetësuar përmes letërsisë sallonet e intelektualitetit universal, duke qenë e zgjedhur si gjuhë diplomatike.. Negruzi, përkundrazi, theksonte se frëngjishtja është një gjuhë sallonesh, por gjermanishtja më mirë mund ta gatuajë një mendim filozofik. Majoresku, duke u përzjerë në diskutim, mundohej t’i rregullojë, punët sipas vendit të vet, si gjithmonë, duke treguar se në çka qëndron hijeshia dhe superioriteti i një gjuhe nga pikëshikimi filologjik dhe estetik. I papërmbajtur, Eminesku çohet nga skaji i sallonit ku rrinte i tërhequr, afrohet te miqtë dhe u thot:

- Unë mendoj se gjuha më fleksibile në botë, mund të jetë gjuha shqipe. Një qeshje e përgjithshme e shoqëroi qëndrimin e Emineskut, çfdonjëri duke menduar se ai bën shaka. Por, poeti gjithnjë e më i përflakur, filloi t’u demonstrojë të gjithëve superioritetin, duke recituar pa ndërprerje, vargje popullore nga gjuha shqipe. Bashkëtryezarët u zbavitën madhërisht me argumentet e Emineskut, sidomos zonjat e përgëzuan, duke i përqafuar bindjet dhe duke e detyruar kështu, të vazhdojë më tej, ngase pat krijuar një kënaqësi dhe këndellje, shumë të dashur.” (Octav Minar, Simfonie veneţiană, roman, Editura PLOSCAU, Bukuresht, 1991, fq. 54-55).


Marre prej Gazets Balli i Mombit Online


[ Edited Wed Aug 19 2009, 02:56pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
West****
Tue Jan 27 2009, 02:20pm

Registered Member #2098
Joined: Mon Jul 14 2008, 12:46am

Posts: 1827
Fakte shume te mira Z Lec
Personalisht jam habitur me perkthysin e ekipit shqiptar ne lojnat olimpike ne te viti 2008 , nji kinez qe fliste gjuhen shqipe shume qarte e pra nuk eshte nji gjuhe e kollajte per tu mesuar.
Back to top
L - N
Tue Feb 10 2009, 12:11pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Pelegrinazh në misteret e Shqipes



Ledi Shamku-Shkreli | 10/02/2009

Hyrje në historinë e gjuhës shqipe i Eqrem Çabejt, për herë të parë i jepet i plotë lexuesve. Një tekst themeltar i një gjuhëtari univers të cilit ende nuk ia kemi zbuluar të gjitha misteret e tij, do me thënë misteret tona

"Historia e gjuhëve është historia e popujve që i flasin e i kanë folur". Kjo është fjalia me të cilën Çabej nis tekstin e vet Hyrje në historinë e gjuhës shqipe.

Fjali e fortë, ndaj më shumë se një thënie ajo duket si një besojmë. Këtu pohimi histori e gjuhëve si histori e popujve ka të njëjtën vlerë për nistarin sikurse portulani për anijet që përshkojnë brigje të panjohura, pohim që sot na jep dorë të kuptojmë pandashëm qoftë rrugëtimin historik të gjindjes sonë, e qoftë shpirtin e kësaj gjindje - gjuhën shqipe.

E të kuptojmë gjithashtu, si të kemi kthyer fletën e fundit të këtij libri që ndërtohet i gjithi mbi këtë besojmë, se të dyja këto rrugëtime historike, të lidhura në mënyrë organike si recto dhe verso e papirusit historik të Shqiptarëve, janë në fakt një histori-pa-mbarim.

Papirusi, pra nuk ka cak; ai vijon pambarimisht të zgjatet e t'u bëjë vend zbulesave, fakteve, evolucionit dhe zhvillimeve të reja të bashkëjetesës së Shqiptarëve mes vedi dhe me të tjerët rrotull tyre.

Duke u nisur nga ky objekt i dyfishtë historik, Çabej me këtë tekst themelor kapërceu një hendek të madh studimor në fushë të albanistikës. Nëse objekti do të kish qenë njëdrejtimësh, pra ose histori gjuhe ose histori populli, rezultati do të kish qenë i gjymtë.
mbushej (siç është verifikuar në mjaft studime të tjera), në rastin e parë nga teknicizma të tepërta gjuhësore që rëndom e shtyjnë debatin në rrugë pa krye, ndërsa në rastin e dytë në vërshime mitesh e fantazish, të cilat edhe mund ta ndihin shkencën, por nuk mund ta zëvendësojnë atë.


Peng i gjysmës së parë mbetën gjithë ata punëtorë të shqipes, të cilët u nisën të hetonin në laboratoret e fonetikës historike, të morfologjisë apo të etimologjisë, fondin tonë gjuhor të dëshmuar me shkrim, pra atë fond që i takonte periudhës historike.


Shembullin tipik të kësaj ngecje në rrjetë mund ta vërehet tek pohimi i Auguste Dozonit, i cili në hymje të fjalorit të vet shkruante se "gjuha shqipe, që ndan Shqiptarët nga pjesa tjetër e botës, dukej sikur kishte me na dhanë çelsin e prejardhjes së tyre e të zbulonte prej nga ata vijnë. Por kjo gjuhë, mozaik i çuditshëm copash që duken sikur janë mbledhë anë e për anë, nuk ofron në dukje të parë tjetër posë një enigme tekanjose e të padeshifrueshme".



Mandej Meyeri, Pederseni, Jokli, Tagliavini e të tjerë, të cilët kishin formim të rreptë gjuhësor e indoeuropeist u munduan ta zhdrivillojnë këtë enigmë, por ngase iu referuan vetëm shtegut të historisë (së gjuhës shqipe), rezultatet e punës së tyre vërtet përmirësuan shumë treguesit e fondit autokton të gjuhës sonë, por nuk mundën të zdritin vijimisht edhe historinë e qytetërimit të Shqiptarëve në etapat e saj. Ç'është tek e fundit historia?


Një term që në përmbajtjen e vet kuptimore don të thotë "kërkim, hulumtim", e që si i tillë u pat përdorë nga Herodoti për të treguar kërkimet që ai kish ndërmarrë rreth fakteve që përshkruante.


Mijëvjeçarë larg Herodotit, kjo shkencë u përkufizua në fund si shtjellim i ndeshtrashave njerëzore sipas vijimësisë kronologjike dhe ndërthurjes së shkaqeve me pasojat. Kuptohet kësisoj se besojma nistore e Çabejt buron pikërisht nga ky konceptim modern i shkencës së historisë. Po përse vallë ai ia doli, ndryshe nga indoeuropeistët e lartpërmendur, të përzgjedhë objektin e dyfishtë?

Kjo spjegohet vetëm duke i rënë në gjurmë fazave nistore të kontributit të këtij dijetari. Çabej e nisi punën si etnolinguist. Vlen të përmendet me këtë rast punimi i tij i parë mirëfilli shkencor, Studime italo-shqiptare, të cilin ai nuk e kreu në bibliotekat e Vjenës, por zgjodhi të shkojë e të ngulet aty ndë Horë t'Arbëreshvet, në truallin etnik, kulturor e historik që e ushqente këtë gjuhë.

N'atë gjuhë kjo bashkësi e shquar edukonte pinjojt me urtinë e proverbave e me mahitë e gojdhanave, uronte të sapomartuarit me gazmendin e këngëve dhe vajtonte po ashtu të vdekurit me gulçet e ligjeve.

Kontributi shkencor i Çabejt zen fill pra pikërisht nën këtë shenjë përkushtimi të dyfishtë për gjuhën dhe etninë e vet; dhe këtu vështirë se mund të ndahet misionari ynë i shqipes nga humanistët e hershëm si Buzuku e Bardhi që patën si shtysë "n'së dashtunit botës sanë" dhe për "me ndimuem së pa fatësë dorës Arbeneshe".

Këtu pra, dijetari ynë u nda në shenjë nga kolegët e vet, duke bërë që korpusi çabejan për shqipen të mos konsiderohet si arkivë e gjuhësisë, por si pasuri kombëtare, madje e gjithë sojit arbënor. Veprimtaria gjuhësore s'mund të jetë tjetër veçse një shembëlltyrë e krejt veprimtarisë njerëzore, ndaj dhe gjuhësia jonë historike sot mundet ta themelojë një teori të përgjithshme të institucioneve tona njerëzore.

Ky ngjan të jetë kumti i mprehtë i gjithë veprës; e në qoftë njimend kështu, atëherë ne shqiptarët kemi shumë punë për të bërë, për disa breza rresht, duke e mbajtë gjithnjë hapur këtë vademecum në tryezat e punës, siç mbajnë nxënësit një ksombël ku jepen zgjidhje problemash analoge.

Hyrje në historinë e gjuhës shqipe u vjen shqipfolësve në një moment historik tejet të volitshëm, kur ritrupëzimi i kulturës sonë në familjen e kulturave europiane është tashmë një proces i pakthyeshëm, pas një shmangieje të shtrënguar mëse pesëshekullore.

Me një qasje krejt ndryshe nga këndvështrimi i lartpërmendur i Dozonit, pas të cilit "gjuha shqipe ndan Shqiptarët nga pjesa tjetër e botës", Çabej na dëfton se historia e gjuhëve dhe kulturave të popujve është një histori integrimesh, jo dasish. Pra gjuha e tyre ndonëse enigmatike i bashkon shqiptarët me fqinjët e tyre të afërt e të largët.

Çdo grup etnik bart një gjuhë të vetën e kur ai hyn në marrëdhënie me të tjera grupe, lidhen miqësi, bashkime, shkëmbime apo ndodhin përplasje që mund të shpien në bdarjen apo zgjerimin e vetë grupit.

Ajo çka ndodh me popujt, ndodh më pas me gjuhët. E nëse ndeshtrashat historike rrëfehen nga kronikat, të cilat gjithqysh hartohen nga individë, ndeshtrashat gjuhësore "nënshkruhen" nga bashkësitë prej miliona folësish, për t'u dëshmuar mandej përmes mijëra fjalësh e thëniesh.

Ndaj dhe të bësh arkeologjinë e një gjuhe mbetet punë pa grat nëse ajo nuk shërben për përtrimjen e vazhdueshme të historisë së bashkëjetesës mes popujve.

Kështu pra, Çabej ja kushton krejt pjesën e parë të këtij libri marrëdhënieve ndëretnike rindërtuar edhe përmes dëshmive gjuhësore, para se të kalojë në pjesën e dytë, e cila u kushtohet huazimeve në gjuhën shqipe.

"Marrëdhëniet baltike-shqiptare; marrëdhëniet greke-shqiptare; marrëdhëniet shqiptare-armene, marrëdhëniet kelte-shqiptare; lidhjet ilire-shqiptare ne gjuhë; lidhjet trake-shqiptare" - e kështu duke kaluar nga një nënkre tek tjetri, lexuesi gjendet befas brenda një makine të kohës, që e drejton atë drejt visesh e shekujsh që më parë i janë dukur krejt të errët e të pakapërcyeshëm.

Ndërsa tash i jepet mundësia të jetë pelegrin në kah të kundërt me rrugëtimin e përbashkët të të parëvet të tij sikurse Dantja në Komedinë hyjnore.

Në këtë rrugëtim Çabej është një Virgjil për sekushin që e lexon, shkencëtari shndrrohet në udhërrëfyes. Lexuesi nuk e ka të vështirë të integrohet me përditshmëninë e tij, pasi binarët mbi të cilët udhëton me këtë studim janë ato të të vërtetave shkencore e jo të miteve, të cilat në punë të historisë së gjuhës kanë gëluar e sot po gëlojnë madje me tepri.

Pas pelegrinazhit historik të kreut të parë, bëhet e thjeshtë të kuptuarit e të dhënave gjuhësore që rreshtohen në kreun e dytë e në fakt përfaqësojnë gjurmët e këtyre tremijë vjet bashkëjetese.

"Huazimet greke, latine, italiane, frënge, sllave, turke, përpjesëtimi i elementit të huaj në gjuhën shqipe ndaj elementit autokton", e mandej, për t'i kthyer temës së integrimit, vijohet me elementet e shqipes në gjuhët e tjera të Ballkanit dmth me huazimet shqipe në greqishten e re, në gjuhët sllave, në turqishten e në rumanishten.

Gjithë sërenditja konkrete e fakteve gjuhësore të pjesës së dytë, përmbyllet mjeshtërisht nga një panoramë e thukët shkencore e mbi stadin e gjuhësisë ballkanike dhe e kontributeve të saj. Edhe kjo temë, krejt në harmoni me gjithë të mëparshmet në tekst, ndërtohet si pjesë mirëfilli krahasimtare.

Veç kësaj ajo nuk e vuan aspak atë të metë nga e cila preken jo rrallë shkrime që synojnë përshkrimin e një fushe të dijes përmes emra shkencëtarësh e kontributesh përkatëse, por që shpesh janë aq hermetike e të thata sa ngjajnë më fort si skedarë memecë bibliotekash a si bibliografi në fund të librit Krejt ndryshe nga lista kësodore, edhe kjo pjesë e punimit i ngjan një shregulle ku kalamenden bashkë gojëdhana, proverbe e lokucione të ngjashme popujsh të ndryshëm.

Sa për ilustrim, citojmë një fragment të kësaj pjesë ku Çabej shkruan se "disa nga frazat ballkanike e kanë burimin në besimet popullore e në përralla. Kështu shqip kalë jeshil 'një gjë e pamundur' (ti do kalë jeshil), rumanisht cai verzi, greqishte e re prásina áloga, ka dalë nga kuajt e gjelbër që ndeshen nëpër përralla, si te Përrallat greke e shqiptare të Hahnit".

E kjo shrregull vërejmë se luhatet sa nga Orienti aq nga Oksidenti, sa nga paganizmi aq nga religjonet monoteiste. Lexuesi shqiptar nuk ndjehet më fillikat në mes të ishullit-zhguall-breshke si të ketë mësuar nga këto fletë se "gojëdhana e murosjes së një gruaje të gjallë në këmbë të një ure ose në një kala, me qëllim që ndërtesa e re të mbajë është e përhapur në Ballkan e jashtë Ballkanit.

Kjo gojëdhënë është lokalizuar në një kala në Shkodër, në Porto Palermo e gjetkë, e në një urë në Dibër, në Berat (Goricë). Mandej ndër Serbë e Boshnjakë te Kalaja e Shkodrës, në Greqi te ura e Nartës, në Rumani te manastiri Arges. Petar Skoku ka vënë në pah se muratorët aromunë kanë ndihmuar në përhapjen e kësaj legjende nëpër viset e Ballkanit".

Mbërrihet kështu në pjesën e tretë dhe të fundit të këtij teksti "Shqipja e re (e sotme)", e cila nis me një cekasë mbi etnonimin e shqiptarëve, vijon me hartografinë e përhapjes së gjuhës shqipe ndër koloni e diaspora jashtë Shqipërisë, e më pas skicohen dialektet truallsore të shqipes për t'u përmbyllur me shqipen si gjuhë e shkruar.

Te kjo nyjë e fundit vlen të ndalemi një hop. Krejt në mbyllje të punimit, në dy faqet e fundit Çabej përshkruan shqip e pa u ndërmlytë stadin e shqipes së sotme dhe thotë se tash së fundi shqipja "më nj'anë ka përparuar, më anë tjetër ka shkuar prapa; më nj'anë ka pasur një lulëzim, më anë tjetër është stërkequr.

Ky zhvillim negativ karakterizohet me largimin e gjuhës së shkruar nga gjuha e popullit. Në këtë kuptim mund të thomi se sot ka gjer diku dy gjuhë ndër ne: më nj'anë gjuha e shkruar e intelektualëve, më anë tjetër gjuha e thjeshtë e popullit [...] Midis gjuhës ekzakte të shkrimit dhe gjuhës së gjallë të popullit ne duhet të mbajmë një rrugë të mesme.

Sa kohë që duam që shqipja jonë as të mos mbetet një gjuhë e pasme (e prapambetur), as të mos bëhet një gjuhë artificiale". Këtu mbyllet libri por një tjetër uturimë nis e vrungullon në kryet e kujt e ka njësuar shqipen me qenien e vet transhendetale, të gjithkujt që e di se çdo bashkësi që prodhon gjuhë, e dorëzon njiherit veten në duart e gjuhës që ka prodhuar.

"Sot ka gjer diku dy gjuhë ndër ne" - shkruante Çabej. Ky konstatim i thënë kaq shkurt e shqip, i vetëm në llojin e vet n'ato kohë kur në Shqipëri kish rënë perdja e hekurt e diktaturës mbi dije e kulturë, të kujton përcaktimin që dhanë gjuhëtarët Brugmann e Meillet mbi shkakun e bdarjes së latinishtes.

Ata vunë re se latinishtja iu mbajt deri në fund një modeli ortodoks (konservator) të formës së shkruar, i cili nuk evoluoi më tok me folësit e saj.

E ndërsa forma zyrtare mbeti e ngulët, të folmet vulgare vijuan rrugëtimet e veta, deri ditën që ndërmjet atyre dhe latinishtes u gjend në mes një hon. Nuk është pra aspak rastësi që misionari i dijes sonë albanologjike e mbyll këtu, me këtë fjali. Pra ky libër çelet me një besojmë e mbyllet me një detyrë. Apo ndoshta me një amanet?

Mund të shkruhet hollë e më hollë për këtë tekst, por ajo që ka rëndësi është të kuptohet po kaq hollësisht mesazhi i atij që e shkroi.

Një mesazh i lirë lyp mendje të lira. E gjithqysh, në mbyllje të këtij rravgimi mbi Hyrje në historinë e gjuhës shqipe që për herë të parë u jepet i plotë lexuesve, mund të thuhet plot gojë se Çabej është një univers të cilit ende nuk ia kemi zbuluar të gjitha misteret e tij, do me thënë misteret tona

marre prej Gazets shekulli Online


[ Edited Sat Sep 11 2010, 08:33am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
lissandro
Wed Apr 22 2009, 07:13pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
LEC NELI me qe esht tem perkatse per gjuhen Shqipe adin ti apo ndokush tjeter se prej sa fjalesh perbahet gjuha shqipe interesant un nuk edi per vedi per gjuhen Angleze e di qe perbahet nga 1 miljon komplet si gjuh kurse per gjuhen shqipe nuk edi .

kush e din ta ndaj me ne ket njohori .
flm

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
L - N
Fri Apr 24 2009, 09:05am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
lissandro ka shkruar:

LEC NELI me qe esht tem perkatse per gjuhen Shqipe adin ti apo ndokush tjeter se prej sa fjalesh perbahet gjuha shqipe interesant un nuk edi per vedi per gjuhen Angleze e di qe perbahet nga 1 miljon komplet si gjuh kurse per gjuhen shqipe nuk edi .

kush e din ta ndaj me ne ket njohori .
flm



Ne radh t'pare zotni i neruem lissandro me duhet me sqaru se per sa i perket gjuhs shqype un nuk e kam profesion e flas (Jap menimin tem) me hamenje prej asaj qe mlejon logjika jeme e bazume prej njatyne shkrimeve qi kam mrri me lexu me kalimin e kohs deri tash.



Kur bahet fjale me fole cdo gja rreth gjuhs Shqype zotni i neruem lissandro kushdo has ne veshtirsi, sepse asht dicka qe sot pranohet hapun prej studjusve te gjuhve Europiane apo linguistikve se gjuha Shqype nuk asht studju ala persmarit prej gjuhtarve te njoftun Europian apo Botnore, lene njihere pa shku se analiza e gjetja e fakteve te gjuhs Shqype na Shqyptart si komb ala s'kena fjalor gjithperfshims pamvarsisht se asht viti 2009, ala vazhdojm me pas fjalorin e (xhaxhi Enverit ne standartin e gjuhs shqype te 1972) qe asht jashtzakonisht i vogel e i papranueshem sepse ka perjashtu komplet fjalt e Shqypnis t'Eperme (Gegnis) e prej ksaj kena edhe gjuhen letrare sot, nejse se gjuha asht tjeter por gjithsesi mu tash me vjen marre me thane por kjo asht e vertet se na Shqyptart si njerz e si komb ala s'kena fjalor Shqyp krejt-perfshims e si asht e mujtun me dit sa fjal ka (Jena ala komb pa komb ai kena ken gjithmone qysh ne koh te Gjergj Kastirotit). Nejse ishalla me kalimin e kohs tash po mrrijm me qit vete na shqyptart naj gjuhtar me kredenciale Europiane e botnore qi ne bashkpunim me tjert me analizu e me studju me themel gjuhen Shqype me teza te sakta se masanej besoj se do te jet e mujtun me fillu me gjet saktsisht cdo detal te gjuhs Shqype.


[ Edited Fri Apr 24 2009, 09:07am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Jul 17 2009, 05:09pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shqipëria, nga pellazgët tek postdiktatura

» Vendosur: 17/07/2009 - 08:22

ALMA MILE

Për gjashtë vjet me radhë ka qëmtuar nëpër biblioteka, ka shfletuar mijëra fletë e ka shfrytëzuar qindra burime."Ngadhënjim mbi mijëvjeçarët-Shqiptarët një komb i pavdekshëm", nuk është thjesht një libër për Shqipërinë dhe shqiptarët. Përmasat e tij janë enciklopedike. Nëse do të mësosh më shumë për gjeografinë, demografinë, historinë, gjuhën, zakonet, studiuesi dhe përkthyesi Arion Hysenbegas ofron një lëndë të pasur në rreth 780 faqe. Duke jetuar jashtë vendit (prej 9 vjetësh jeton në Kanada), Hysenbegas e ka skalitur edhe më ndjenjën e atdhedashurisë dhe parë nga ky këndvështrim, dëshira e tij e madhe është që ta paraqesë Shqipërinë si një nga vendet më të lashta në Evropë shqiptarët e gjuhën shqipe, por logjika e ftohtë e matematikanit e shtyn të bazohet saktë dhe vetëm në fakte. Dhe deduksionet e tij vijnë si rezultat i një morie të dhënash dhe burimesh që ka shfrytëzuar. Librin e ka ndërtuar mbi bazën e tre shtyllave kryesore, apo kryekapitujve, që janë prejardhja, gjuha dhe zakonet, të cilët ndahen më tej në nënkapituj.

Kapitulli i parë, "Një kalim i shpejtë përmes historisë", tregon historinë e popullit shqiptar, që nga parahistoria më e hershme, epoka e gurit, për të vijuar në periudhat e mëvonshme, gjithmonë duke u mbështetur në dokumente bindëse, si zbulime arkeologjike e shkrime të autorëve antikë, duke u mbështetur në përfundime të arritura nga studime të diturish të kohërave të mëvonshme, në studime albanologësh të shquar të djeshëm e të sotëm. E ka tepër për zemër të vërtetojë se ilirët e më pas shqiptarët janë një popull pellazgjik dhe për këtë shfrytëzon vepra dhe dëshmi të autorëve të lashtë grekë e romakë, si Homeri, Hesiodi, Herodoti, Thukuditi, Aristoteli, Tit Livi, Straboni, Plini, Plutarku, Eskili, Sofokliu, Euripidi, etj., për të ardhur në emra të njohur të historiografisë botërore, të periudhave më të vonshme dhe bashkëkohore. Ndonëse periudhës antike i jep një rëndësi më të madhe, në nënkapitujt e mëtejshëm flet për Shqipërinë nën sundimin osman, pavarësinë, luftërat botërore dhe periudha komuniste dhe postkomuniste.

Kapitulli i dytë, "Dy fjalë mbi gjuhën shqipe", është një analizë shkrimesh të autorëve antikë, që nga Homeri, veprat e hershme, por edhe burimet arkeologjike, toponomastike, antroponimike, numizmatike. Këtë kapitull ai e hap me një përfundim të prof H. H. Robert D' Angely sipas të cilit "Duke folur për gjuhët primitive, ne kemi shpjeguar se gjuha pellazge, ose shqipe, është aq e lashtë sa vetë raca e bardhë". Duke shfrytëzuar një mori burimesh dhe studimesh të studiuesve të huaj i mëshon idesë se "Gjuha shqipe është një thesar i pashfrytëzuar ende, një thesar që duhet njohur nga njerëzit e shkencës, është çelësi i gjuhëve të hershme, që sot kuptohen me vështirësi (shpesh për intuite, duke bërë aluzione, duke ushqyer hamendje, duke formuluar hipoteza, duke përfituar nga shkrime paralele) ose nuk kuptohen fare". Madje përpiqet të zbërthejë shumë emra perëndish greke, apo mbretërish e prijësish legjendarë, që sipas tij marrin kuptim vetëm në gjuhën shqipe si Priami, Paridi, Zeusi, Hera, Athinaja, Demetra, etj.

Libri enciklopedik vijon me kapitullin "Mbi kulturën popullore shqiptare dhe vlerat shpirtërore të trashëguara te shqiptarët".
Në të paraqiten etnovlera të ruajtura në folklorin shqiptar, në gjithë krijimtarinë e gjerë popullore shqiptare, në gojëdhënat, legjendat, përrallat, fjalët e urta, urimet, mallkimet, përbetimet, poezinë epike e lirike, këngët, vallet, lodrat popullore, në artet figurative popullore, në zakonet, doket, mendësitë e trashëguara dhe veçoritë e karakterit të shqiptarit, në botëkuptimin fetar të shqiptarit të së gjitha kohërave.

Libri

Titulli: "Ngadhënjim mbi mijëvjeçarët-Shqiptarët një komb i pavdekshëm"
Autori: Arion Hysenbegas
Numri i faqeve: 784
Çmimi: 2 mijë lekë

© Gazeta Panorama


[ Edited Sat Sep 11 2010, 08:37am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Aug 19 2009, 03:02pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
I treti i shqipes dhe fjalori i tij latinisht-shqip

Anila Omari | 19/08/2009

Bardhyl Demiraj sjell Dictionarium-i te Frang Bardhit në një botim kritik të veprës ku një gjuhë popullore e papërpunuar si shqipja arrin të ballafaqohet me gjuhën më të ngritur letrare të kohës. Më në fund lexuesi shqipfolës mund të lexojë për herë të parë rrjedhshëm dhe në sistemin e sotëm alfabetik tekstin origjinal të Frang Bardhit

Pas një mungese të gjatë në publik, autorët e vjetër të shqipes vitet e fundit po dalin nga harresa e po shohin rishtas dritën e botimit, nëpërmjet ribotimeve të tipit filologjik tekstual, tashmë nga studiues shqiptarë, të cilët kanë marrë në dorë me kompetencë studimet filologjike në fushë të shqipes. I pari që hapi rrugën në fushën e botimeve filologjike të teksteve të vjetra shqipe ishte Eqrem Çabej me botimin e tij kritik shembullor të "Mesharit" të Gjon Buzukut në vitin 1968, i ndjekur me distancë të madhe kohore nga albanologu danez Gunnar Svane, i cili botoi veprat e Pjetër Budit bashkë me konkordancën elektronike në 12 vëllime në vitet 1985-86. Më pas u desh përsëri një kohë e gjatë derisa filologjia e teksteve të vjetra në hapësirën shqiptare të rizgjohej, me botimin kritik të veprës së Pjetër Bogdanit "Cuneus Prophetarum" prej nesh në vitin 2005.

Botimi më i ri filologjik-tekstual që plotëson mozaikun e katër autorëve më të vjetër të shqipes është "Fjalori latinisht-shqip" i Frang Bardhit, i vitit 1635, autori i tretë në radhë pas Gjon Buzukut (1555) e Pjetër Budit (1618, 1621), i përgatitur nga prof. Bardhyl Demiraj, prej disa vitesh titullar i degës së albanologjisë pranë Universitetit të Mynihut. Pas një periudhe studimesh në fushën e gjuhësisë historike-krahasuese e të etimologjisë së shqipes, prof. Demiraj tashmë i është kushtuar me zell e profesionalizëm filologjisë së teksteve të vjetra shqipe, një fushë që kërkon njohuri të gjera nga degë të ndryshme të shkencave humanitare, përveç kompetencave të plota në fushën e gjuhësisë. Serinë e botimeve të teksteve të vjetra shqipe ai e hapi me botimin kritik të "Doktrinës së Kërshten" të Gjon Nikollë Kazazit të vitit 1743, botim i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Prishtinë, 2006, i pari ribotim i kësaj vepre, i pajisur me një studim të gjerë për jetën dhe veprën e Kazazit mbi bazën e të dhënave burimore të nxjerra nga kërkimet vetjake në arkivat e Propagandës së Fesë dhe të Vatikanit, me një studim për tekstin e veprës dhe grafinë e tij, me dy riprodhime të tekstit: atë fotografik dhe riprodhimin diplomatik të zgjeruar, me botimin kritik të tekstit të shoqëruar me shënime shpjeguese të hollësishme dhe me konkordancat leksikore ose fjalësin e përbërë nga lemat bazë të ndjekura nga të gjitha fjalëformat sa herë hasen në tekst, me kontekstet përkatëse.

Me botimin kritik të "Dictionarium latino-epiroticum" të Frang Bardhit Bardhyl Demiraj shënon një hap tjetër të rëndësishëm në këtë fushë, për të vazhduar me përgatitjen e botimeve të teksteve të tjera, më të reja në kohë, por me vlerë të madhe për dokumentimin e fazave të ndryshme të zhvillimit të shqipes.

Botimi fillon me një Parathënie para lexuesit ose "Të primitë përpara letërarit" të autorit, shkruar në një shqipe eksperimentale që përpiqet të imitojë gjuhën e autorëve të vjetër, ku paraqiten arsyet e ndërmarrjes së një pune të tillë. Më pas ndjek hyrja e ribotimit të parë anastatik nga Mario Roques, dy shtojca nga vetë autori i botimit kritik dhe pastaj vjen puna kryesore e veprës, që janë dy riprodhimet e tekstit (fotografik dhe diplomatik) si dhe botimi kritik i tekstit shqip, pajisur me aparat kritik, shënime e konkordancat leksikore dhe me indeksin e fjalëve shqipe.
Atë që dimë deri sot për jetën dhe veprimtarinë intelektuale-fetare të Frang Bardhit e kemi nga studimi i thelluar i botuesit të parë të Fjalorit të tij, filologut të shquar francez Mario Roques, njëri ndër hulumtuesit e parë të teksteve të vjetra shqipe. Ai pati mbledhur material jetësor e bibliografik në arkiva dhe biblioteka dhe e paraqiti atë të sistemuar në hyrjen e botimit anastatik që i bëri Fjalorit të Bardhit në vitin 1932. Meqë të dhënat për Frang Bardhin nuk kanë mundur të pasurohen me zbulime dokumentesh të reja, kjo hyrje, të cilën e pati përkthyer në shqip studiuesi Villy Kamsi në Buletinin e Institutit të Shkodrës (1964), është ribotuar në botimin kritik të Fjalorit që kemi tashmë në dorë.

Në këtë hyrje gjejmë të dhëna të rëndësishme për historinë, sidomos kishtare, gjeografinë, përbërjen etnike dhe fetare të popullsisë së krahinës së Sapës ose Zadrimës ku ka vepruar Bardhi, për familjen e Bardhejve dhe klerikët e lartë që ka nxjerrë ajo, për jetën dhe veprën e Frang Bardhit dhe në veçanti më gjerësisht për Fjalorin e tij latinisht-shqip: historikun, përmbajtjen, sistemin grafik.

Studimin e Mario Roques-ut e ndjekin dy shtojca të botuesit-filolog Demiraj, e para mbi disa vërejtje shtesë për grafinë e tekstit, ku vihet në dukje më një anë vijimësia e traditës shkrimore me alfabetin e autorëve të vjetër të Veriut katolik apo të ashtuquajturin alfabet të Propagandës, meqë veprat u botuan nga Kongregacioni i Propagandës së Fesë me qendër në Romë, dhe më anë tjetër ndonjë risi e këtij alfabeti në fjalorin e Bardhit. Si një nga këto risi, në të vërtetë sporadike, mund të përmendim shkronjën ‹æ› të përdorur për të dhënë tingullin [ë] të shqipes. Kjo grafemë haset vetëm në dy raste, por paraqet interes për përkimin e saj me grafemën e njëjtë që përdori arbëreshi Lekë Matranga dyzet vjet më parë (1592), me po atë vlerë funksionale, pra për zanoren [ë]. Kodin alfabetik të Frang Bardhit mund ta shohim të përmbledhur në mënyrë të qartë e të sistematizuar në një tabelë, për lehtësi leximi të krahasuar me alfabetin e sotëm të Manastirit dhe me vlerat tingullore përkatëse sipas alfabetit fonetik ndërkombëtar, ilustruar edhe me shembuj nga teksti. Zbërthimi i këtij kodi dhe përcaktimi i vlerave të sakta fonetike funksionale të tingujve të tij e ka ndihmuar autorin në botimin kritik të tekstit shqip për zëvendësimin e alfabetit të origjinalit me atë të shqipes së sotme letrare.
Shtojca e dytë përmban vërejtje mbi botimin kritik të tekstit shqip. Aty përshkruhet edhe puna e bërë për metodat e ndryshme të riprodhimit të tekstit...

Botimi kritik nuk e prek aspak gjuhën e tekstit, por synon vetëm të riprodhojë tekstin origjinal me sistemin e sotëm grafik e drejtshkrimor për të lehtësuar leximin e tij. Ndërhyrjet normalizuese janë minimale dhe kanë të bëjnë më tepër me variacionet grafike të origjinalit. Ndërsa variantet e lira që i përkasin së folmes së autorit, në kushtet e një gjuhe letrare ende të panjësuar, janë ruajtur pa u ndryshuar në botimin kritik. Të gjitha ndërhyrjet janë argumentuar në "Vërejtjet" e autorit dhe secila prej tyre është dokumentuar në aparatin kritik në fund të faqes. Për zbërthimin dhe shpjegimin e rasteve të veçanta që dalin nga rregulli i zakonshëm shkrimor i autorit, siç janë variantet e lira ligjërimore, ose për shpjegime të natyrave të ndryshme filologjike, fonetiko-morfologjike, dialektore etj. botimi kritik është pajisur me rubrikën "Shënime" në fund të riprodhimeve të tekstit. Atje gjejmë shpjegime interesante për shumë dukuri të gjuhës së autorit, edhe në kontekstin e autorëve të tjerë të vjetër të shqipes, si dhe komente për zbërthimin e leximeve të vështira.

Një ndihmesë të veçantë dhe shumë të çmuar për leksikografinë shqipe përbëjnë "Konkordancat leksikore" të tekstit shqip të Frang Bardhit, domethënë fjalori vetëm shqip i tij i përpunuar elektronikisht dhe i renditur alfabetikisht. Jepet në fillim fjala lemë me përcaktimin e kategorive gramatikore dhe nën të të gjitha fjalëformat e saj sa herë dalin në tekst me vendndodhjen përkatëse dhe me përgjegjësen latinisht në kllapa. Pra kemi të bëjmë me inversin e fjalorit latinisht-shqip të Bardhit. Një punë të ngjashme, por vetëm si tregues alfabetik të fjalëve shqip të Fjalorit të Bardhit, e kishte bërë në vitet '30 botuesi i parë i tij Mario Roques duke përgatitur me të një vëllim të dytë të botimit, punë që për fat të keq nuk arriti të dalë në dritë.

Nga përqasja e fjalëve shqipe me gjegjëset latine të fjalëformave të veçanta na del një pasqyrë e aftësive shprehëse të shqipes së shekullit XVII, një gjuhë që, megjithëse mjaft e vjetër, vetëm prej pak kohe kishte filluar lëvrimin me shkrim të saj dhe paraqitej shumë e varfër për të përballuar konceptet e përpunuara të një gjuhe të shkruar prej shumë shekujsh si latinishtja e të ngritur në nivelet më të larta të përpunimit si gjuhë ndërkombëtare e qytetërimit evropian për sferat e kulturës, të shkencës dhe të fesë. Një leksemë foljore e shqipes si ndritunë është e detyruar të përballojë kuptimin e nëntë leksemave të ndryshme të latinishtes, si illustrare, internitere, nitere, pellucere, perlucere, praelucere, stellare, sublucere. Nuancat kuptimore jepen nëpërmjet perifrazimit në togfjalësh, si ndër ta me ndritunë për "perlucere", me ndritunë ndër të tjerat kafshë për "internitere" ose me ndritunë porsi yll për "stellare".

Megjithatë është i rëndësishëm fakti që një gjuhë popullore e papërpunuar si shqipja arrin të ballafaqohet me gjuhën më të ngritur letrare të kohës. Me gjithë të metat që ka dhe që janë vënë në dukje nga studiuesit, Dictionarium-i i F. Bardhit ka rëndësi të jashtëzakonshme për studimet albanologjike si dëshmi e rrallë e një faze të caktuar të shqipes së vjetër dhe si e para vepër leksikografike në historinë e gjuhësisë shqiptare.

Në një konkordancë elektronike zakonisht nuk jepet kuptimi i fjalës, por ai del nëpërmjet kontekstit të fjalëformave në fjali apo togfjalësh. Megjithatë në një farë mënyrë kuptimet e lemave të fjalorit jepen duke dhënë përgjegjëset e tyre në shqipen e sotme përmes një "Indeksi të fjalëve shqipe" në fund të punimit. Ky indeks niset nga trajta e lemave në shqipen e sotme letrare të cilave u vihet përbri trajta gjegjëse e gjuhës së Bardhit. Aty ku këto trajta nuk ekzistojnë në shqipen e sotme ose nuk pasqyrohen nëpër fjalorë lema shënohet me një rreth për ta dalluar. Nga ky ballafaqim i trajtave të sotme me ato të shqipes së shekullit XVII shohim se si ka evoluar gjuha jonë gjatë shekujve. Lexuesi mund të nxjerrë vetë edhe përfundime etimologjike për rrugën e zhvillimit të fjalëve të veçanta, siç është fjala lemzë që te Bardhi del lefmëzë, duke bërë të dallohet më qartë prejardhja e saj nga folja leh / lef. Një fjalë moderne si biskotë e marrë nga italishtja, në shqipen e vjetër popullore shqiptohej bërskot, ose trajta e sotme ankoj në shqipen e vjetër tingëllonte nëkoj. Nga krahasimi me latinishten nganjëherë gjejmë edhe kuptimin e saktë të fjalës shqipe. Kështu leksemës shqipe fatos i përgjigjet lat. "fortunatus", pra "fatlum", dhe ky duhet të jetë edhe kuptimi fillestar i kësaj fjale, siç duket edhe nga prejardhja e saj fjalëformuese prej fat me prapashtesën -os. Më vonë, p.sh. te Pjetër Bogdani gjejmë kuptime të tjera të kësaj fjale, si "athleta", "celebre", "valente" dmth. "atlet", "i famshëm", "trim", por kuptimi i parë del te Frang Bardhi.

Mund të shohim se si në shekullin XVII ka filluar depërtimi i turqizmave që do të vinë duke u shtuar në shekujt e mëvonshëm. Te Bardhi gjenden mjaft të tilla, si aferim, aksham, allah, bajrak, bajraktar, çaush, çisme, davëxhī "grindavec, lat. litigator", davī "grindje, zënkë", dert, deve, elçī "lajmëtar, i dërguar, lat. legatus", hain, hakshī "kuzhinier, akçi, lat. cocus", hambar, haraç, hesap, hiç, horriat, ibrik, kallauz, kamare, kazan, kurban, lojlek "lejlek", maskara, mireqep "bojë shkrimi, lat. atramentum", nozullë "ushqime udhëtimi, it. vettovaglia", okë, pazar, perçe, qemal "lat. praeco,-nis, lajmëtar, tellall", qendī "iqindi, mbasdite", qervasare "lat. taberna, dyqan i vogël, pijetore" nga turq. kervansaray, qyrshī "qyrkxhi", rajé, sanxhak, tepsi, tesqere, xhambaz, dylber "ylber", ylefé "rrogë", zagar, senxhir etj.

Më në fund lexuesi shqipfolës mund të lexojë për herë të parë rrjedhshëm dhe në sistemin e sotëm alfabetik tekstin origjinal të Frang Bardhit, parathënien e tij ku u drejtohet shqiptarëve bashkëkohës për qëllimin përse e ka shkruar këtë libër, dëshirën për t'i ardhur në ndihmë gjuhës shqipe që po prishet e po përzjehet sa më shumë kalon koha, por sidomos dëshirën për të ndihmuar klerikët që nuk njohin latinishten e nuk kuptojnë atë që lexojnë kur thonë meshë. Këtë plagë të përhershme paditurie të popullit, që ndjehej sidomos te priftërinjtë, janë përpjekur ta luftojnë klerikët tanë më të vetëdijshëm që patën fatin të shkollohen në kolegjet e perëndimit, siç ishte Frang Bardhi dhe shkrimtarët pas tij Budi, Bogdani, Gjon Kazazi e të tjerë. Padijen e priftërinjve ata e shihnin edhe si shkak të rrudhjes së besimit të të parëve nën trysninë e fesë së re që solli pushtuesi osman. Prandaj me librat e tyre synonin përhapjen e dijes, që do të thoshte edhe forcim i fesë së krishterë, si pengesë për konvertimet në islam që kishin filluar në masë.
Një burim i çmuar për antropologët kulturorë janë proverbat e fjalët e urta të shqiptarëve që ka mbledhur Frang Bardhi dhe ia ka shtuar fjalorit të tij, bashkë me shprehje të ndryshme urimi, dëshire ose nxitjeje.

Botimi i fundit kritik i "Dictionarium latino-epiroticum" të Frang Bardhit do t'u vlejë jo vetëm studiuesve të gjuhës shqipe e të albanologjisë për studime nga këndvështrime të ndryshme ndërdisiplinore, por edhe lexuesve të thjeshtë, që mund të shijojnë nga afër dhe me lehtësi gjuhën e vjetër shqipe të fillimit të shekullit XVII.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Oct 19 2009, 09:35am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Milan Shuflaj, Pasioni i albanologut në 980 letra






(Dërguar më: 18/10/09) Dr. Musa Ahmeti Dr. Etleva Lala

Letërkëmbimi i albanologut kroat, Milan von Sufflay është i shpërndarë në shumë arkiva e biblioteka të Evropës. Një pjesë e vogël ruhet në Amerikë e Australi dhe disa letra të tjera të shkruara nga ai në koleksione private të disa personaliteteve të njohura kroate në Zagreb, Osjek e Dubrovnik.
Deri me sot, me sa jemi të informuar ne, nuk është bërë një përpjekje për ta mbledhur, sistemuar e botuar këtë letërkëmbim më vlera të veçanta për albanologjinë në përgjithësi dhe në veçanti për historinë mesjetare shqiptare.
Letërkëmbimi i Milan Sufflay-t që ne njohim deri me sot, është i shkruar në gjermanisht, hungarisht, latinisht, italisht, frëngjisht, greqisht, anglisht, spanjisht, rumanisht, rusisht dhe kroatisht. Ne nuk kemi asnjë informacion që ndonjë letër të jetë shkruar në gjuhën shqipe.
Në këtë letërkëmbim mjaft të vëllimshëm (ne disponojmë më shumë se 980 letra) dominon çështja e studimit të mesjetës shqiptare, por, nuk mungojnë as tema tjera të natyrave të ndryshme, qofshin ato me karakter ekonomik, politik, social dhe deri edhe letra intime.
Duke dëshiruar të japim kontributin tonë në fushën e studimeve mesjetare, ne kemi përzgjedhur një pjesë të këtij letërkëmbimi që ka të bëj kryesisht me studimet albanologjike të Milan Sufflay-t, i cili ruhet në Arkivin Shtetëror të Zagrebit, në Bibliotekën Kombëtare Hungareze “Szechenyi” të Budapestit, në Arkivin e Aragonës në Barcelonë, në Arkivin Historik të Dubrovnikut, në Arkivin e Qytetit të Venedikut dhe Arkivin Qendror Shtetëror të Tiranës, ku na janë të njohura të gjitha letrat që ruhen aty, por, që qëllimisht nuk janë përfshirë në ekspozitën e përgatitur nga autorët në vitin 2002, që u hap në Tiranë me dokumente, dorëshkrime e gjëra të tjera të Milan v. Sufflay-t.
Së bashku me përkthimet nga origjinali, ne sjellim edhe faksimilet e letrave, ku një pjesë e mirë janë autografe, ndërsa pjesa tjetër janë të daktilografuara, por në fund mbajnë firmën e Milan Sufflay-t si dhe pothuajse rregullisht edhe shënime të shkruara me dorë po nga vetë Sufflay në margina apo në mes rreshtash.
Në përgjithësi, letërkëmbimi i Milan von Sufflay-t është ndarë në dy kategori:
a) letra që ai u ka dërguar personaliteteve, institucioneve, zyrave të ndryshme shtetërore (kryesisht shqiptare), arkivave e bibliotekave dhe ndonjë krejt private anëtarëve të familjes së tij të ngushtë, motrave, etj, pra letrat e shkruara nga ai.
b) letërkëmbimi i të tjerëve për Sufflay-n, që nuk është i pakët dhe aty ndeshim emra të nderuar të shkencëtarëve të fushave të ndryshme (jo vetëm të historisë), të cilët shkruajnë me respekt dhe nderim të veçantë, duke çmuar punën dhe veprimtarinë e tij shkencore.
Letra e parë...
Letra që botojmë kësaj radhe është njëra nga ato që shkruan vetë Sufflay dhe ka për destinacion Tiranën, përkatësisht mikun e tij të çmuar, Lumo Skendon.
Qëllimisht kemi bërë këtë zgjedhje, pra, do botojmë letërkëmbimin e Milan von Sufflay-t duke ndjekur kriterin tematik, për të saktësuar disa nga momentet kyçe, mjaft të diskutuara dhe ende të pandriçuara që kanë të bëjnë me botimin e kolanës burimologjike, edhe sot e kësaj dite e pazëvendësueshme për albanologjinë dhe historinë tonë kombëtare, Acta et diplomata res Albaniae Mediae Aetatis Illustrantia, e cila u botua në “vetëm dy vëllime” në vitet 1913-1918 (u ribotuan nën përkujdesin tonë më 2002), e cila ishte planifikuar të botohet në 6 vëllime, e jo në 4 siç shkruhet nga studiuesit e historianët shqiptarë. Në këtë letër, Sufflay, me pedanterinë e tij të njohur, shkruar hapur dhe pa asnjë kompleks për të gjithë problematikën me të cilën duhet të përballet për vazhdimin e botimit të kolanës burimologjike Acta et diplomata res Albaniae Mediae Aetatis Illustrantia, dhe njëkohësisht shpreh kënaqësinë që “Qeveria Shqiptare vendosi të vazhdojë botimin Acta et diplomata res Albaniae Mediae Aetatis Illustrantia duke siguruar mjete financiare” dhe njëherazi ndihet shumë i vlerësuar për besimin që tregon Qeveria Shqiptare, me rastin e emërimit të tij si autor i botimit të kësaj vepre burimologjike, si dhe të “Historisë së Shqipërisë” e cila do të ndeshet në letrat vijuese.
Përfundimisht saktësohet, se Sufflay nuk e kishte përgatitur fare vëllimin e tretë të Acta et diplomata res Albaniae Mediae Aetatis Illustrantia, siç pohohet me këmbëngulje edhe sot (është fjala për vitin 1929) e kësaj dite. Nga letra që botojmë, thuhet se “nga viti 1918 e deri më sot nuk kishte punuar asgjë rreth vazhdimit të botimit të veprës AA” dhe se një pjesë të dokumentacionit që ai dispononte nga Arkivi i Aragonës në Barcelonë, ia kishte huazuar akademikut serb Jovan Radoniq, i cili pas vdekjes së Sufflay-t, në vitin 1942, e boton në Beograd.

Copyright 2007 Gazeta Shqiptare


[ Edited Sat Sep 11 2010, 08:44am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Feb 08 2010, 02:07pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Edukimi letrar dhe vetëdija kombëtare


Ledi Shamku-Shkreli | 08/02/2010

Botohet për herë të parë "Elemente të gjuhësisë dhe të literaturës shqipe" që Eqrem Çabej hartoi 27-vjeçar dhe që Ministria e Arsimit të asaj kohe e hodhi në qarkullim për nxënësit e shkollave të mesme dhe për mësuesit më 1936.

Sociolinguistja Ledi Shamku-Shkreli, përgatitësja e këtij botimit anastatik pohon se sërish kemi të bëjmë me një vepër moderne. Pse?

Shqyptar vllá! ç'dobí âsht qi t'thuesh - une due giuhen t'ême - n'mos u vûfsh me e xânë e me ja thithë me shije bukuriën?
Shtjefen Gjeçov


Jetojmë në kohë mirfilli pragmatike. Dhe s'ka si të jetë ndryshe; sot, gjithkush që rron mbi faqe të dheut, është bir i shekullit t'ri (XX).

I atij shekulli që lindi i tillë, pragmatik, e filozofia e të cilit na erdhi përmes dijetarëve laikë si Peirce e James, a përmes etnish si Blondel e Le Roy, pas të cilëve pragmatizmi në vetvete nuk është as dhunti e as e metë, por thjesht tipar i qenësishëm i epokës së re.

Po t'i referohemi përkufizimit të këtij termi, do shohim se bëhet fjalë për atë mënyrë të menduari, ku një ide nuk matet për nga e vërteta e saj abstrakte, por nga aftësia që ka për t'u shndërruar në shtysë të një veprimi praktik e konkret.

Lindja e një mënyre të re mendimi dhe jetese lypet vetiu nga trualli social, politik e kulturor që gatitet ta presë, ta ushqejë e ta përhapë atë si risi.

Kështu edhe lindjen e mendimit pragmatik, qe vetë koha që e kërkoi. E kërkoi në Europë, e poashtu edhe në Shqipërinë e fillimshekullit të Njëzetë. Njerëzimi po gatitej të ndërmerrte ngarendjen e madhe të zhvillimit të gjithanshëm që do të sillte ai qindvjetësh: ngarendje në art, në shkencë, në komunikim, në kulturë e në shkollim.



Lëvizjet për Rizgjim Kombëtar të fundshekullit XIX kishin situr në një farë mase vlerat e kahmotshme, të qenësishme e të patjetërsueshme për çdo komb, sakur Lufta e Madhe kish përcaktuar edhe fizionomitë e shteteve moderne.

Dhe Shqipëria kishte më në fund shtetin e saj, i cili duhej të ish dalëzotës i edukimit të shoqërisë shqiptare me vlera të qëndrueshme kombëtare si edhe me vlera të reja që zhvillimi sillte me vete. Për t'u kryer ky edukim i dyfishtë (evolucionist) kërkohej që gjithë këto vlera t'i nënshtroheshin filozofisë dhe metodës pragmatike në përhapjen e tyre masive.

Për çfarë pra duhej mbledhur trashëgimia jonë gjuhësore, nëse nuk sendërtohej njëherësh edhe rruga e formimit të një gjuhe të përbashkët letrare, ku kjo trashëgimi të derdhej prore? Për çfarë duhej mësuar nëpër shkolla historia e gjuhës dhe e shkronjave shqipe, nëse kjo përpjekje nuk synonte formimin e vetëdijes tek çdo individ, qoftë të përkatësisë së tij gjuhësore, qoftë të bashkëjetesës mijëvjeçare të etnisë së tij me etnitë e tjera që flisnin gjuhë simotra?

Për çfarë i duhej mëshuar rolit të edukimit letrar në programet shkollore, nëse studimi i letërsisë bëhej thjesht në emër të kënaqësisë estetike, pa synuar plotnimin e edukimit gjuhësor të nxënësve, përsa dihet që gjuha amtare është mjet realitet-formues dhe mur mbajtës i ndërgjegjes kolektive?

Për çfarë u duhej zgjeruar shqiptarëve fushëpamja e mjeteve gjuhësore që ofronte lavrimi i shqipes, nëse kjo fushëpamje nuk edukonte me lirinë e zgjedhjes së fjalës, dhe nuk ndihmonte kësisoj në kohezionin mbarëkombëtar?

Dhe së fundmi, për çfarë i duhej mëshuar kaq shumë edukimit me gjuhë e letërsi shqipe, poqese ai nuk i aftësonte shqiptarët rioshë që përmes tij të kuptonin thelbin dhe shpirtin e kombit, e mandej ta përtrinin vijimisht atë, pa e tjetërsuar?

Këto pyetje nuk i bënte në fakt kurrkush. Ato qenë thjesht përgjigje a më saktë vullnete; e kjo bashkësi vullnetesh, që bori me bindje petkun e gjeratëhershëm romantik e i vuri vetes synime të qarta pragmatike, shenjoi fillimin e stadit modern të tutelës institucionale shqiptare ndaj kulturës. Në këtë vizion, mund të thuhet plot gojë se teksti shkollor i përgatitur nga Çabej, Elemente të gjuhësisë e të literaturës shqipe, botuar më 1936-n, është pa mëdyzje një tekst mirëfilli pragmatik.

Ai qe modern për kohën, e madje, duke këqyrur filozofinë me të cilën hartohen tekstet e tanishme të edukimit gjuhësor e letrar, është mjaft modern edhe sot e gjithë ditën. Tipari thelbësor i modernìsë së këtij teksti është filozofia e re (në fakt pragmatike), me të cilën hartuesi don të përmbushë misionin e moçëm që ka edukimi me gjuhën amtare dhe me letërsinë e përftuar prej saj.

Në Hyrjen e thukët të këtij teksti, Çabej shkruan: "literatura shqipe është pjesë integrante e literaturavet të Ballkanit, dhe qëndron në gjithë atë kohë në kufi të Perëndimit me Lindjen [...] Ajo është shprehja më e vërtetë e shpirtit shqiptar, shprehje estetike dhe shprehje etnike".

Ky formulim dykrahësh që e konsideron produktin letrar të bashkësisë shqipfolëse si element që e bashkon dhe njiherit e mëvetëson kulturën tonë ndaj simotrave të saj është tipar i qenësishëm i çdo edukimi kulturor progresist.

Çabej qe njimend progresist, gjithkund e gjithëheret! Ndaj ai e trupëzoi këtë tipar në misionin edukues që zgjodhi për tekstin shkollor: në mëkambjen e vetëdijes historike të gjindjes sonë, e cila ka formësuar, po, cilësí vetjake, porse pa rrojtë aspak e ndryme në getot e historisë.

Gjithë struktura e tekstit, përzgjedhja e pjesëve letrare, renditja e tyre tok me shënimet filologjiko-gjuhësore për secilën pjesë, gjithçka, i shërben këtij misioni. Kësisoj ky tekst të mahnit jo vetëm me plotninë e lëndës letrare që ofron, por edhe me raportet e goditura që kanë mes tyre pjesët e përzgjedhura.

Në 177 faqe aktive (që mbeten si të jenë hequr shtjellimet e Parathënies dhe Hyrjes) vërejmë se letërsia popullore, për të cilën Çabej shkruan se "rëndësia e saj edhé nuk është ndjerë mirë ndër ne", zë plot 28 faqe, pra 15% të lëndës.

Dija e sotme mbi letërsinë dëshmon edhe diçka më shumë se vlefshmëria e këtij përfaqësimi: studimet bashkëkohore tregojnë se edhe masa e përfaqësimit të letërsisë popullore është ajo e duhura. E njimend, R. Barthes pasi përcakton dy llojet e kulturave sociale, kulturën e shoqërive kryesisht analfabete dhe atë të shoqërive masivisht të shkolluara, shtjellon edhe mënyrën e përcjelljes së kujtesës historike në secilën syresh.

Sipas Barthes-it, tek e para letërsia pa autor përmbush dhe misionin e edukimit historik, ndërsa tek e dyta ajo ka vetëm funksion estetik, pasi kujtesa historike tejçohet me të tjera mjete.

Por, cili ishte stadi i shkollimit të shoqërisë shqiptare kur u hartua ky tekst? Me zhdavaritjen e territ osman, shkollat shqipe kishin veçse dy dekada që funksiononin lirisht, ndaj kuptohet vetiu se edukimi letrar duhej të ndihte fort edhe edukimin e kujtesës së trandur historike. Kjo situatë arsimimi besojmë të ketë përcaktuar edhe masën kuantitative të lartpërmendur me të cilën u përfaqësua krijimtaria folklorike.

Vijojmë më tej me analizën e raporteve mes përfaqësimeve letrare dhe Çabej na mahnit sërish. Letërsia arbëreshe e ajo arvanitase zenë plot 81 faqe nga 177 që u tha më lart.

Nga buron kjo përzgjedhje? Afërmendsh nga vetëdija e qartë që ka hartuesi se arbëreshët dhanë një kontribut jetik që kultura kombëtare të mos shkrandej e të mos tjetërsohej thellë e pakthyeshmërisht. Sot rëndom thuhet se kultura jonë identitare mori hov shumë vonë, duke harruar se, gjatë shekujve të sundimit osman, një pjesë e rëndësishme e kësaj kulture mbijetoi dhe u kultivua kryesisht në diasporën arbëreshe. Fenomen ballkanik ky.

Mbijetoi gati-gati si ajo kulturë identitare e komuniteteve serbe në Hungari apo atyre greke në ishujt e mbrojtur nga Venediku. Roli i arbëreshëve është njimend i jashtëzakonshëm.

Ata jo vetëm ruajtën identitetin vetanak, por i dhanë vazhdimisht edhe limfë e oksigjen këtij vendit tonë, kryesisht përmes prurjeve nga Kolegjet Ilirike dhe Aksionit Bazilian. I dhanë poashtu përmes shkrimeve letrare, historike e gjuhësore. Kjo prurje intelektuale me lëndë identitare gjeti në Shqipëri një popull të etur, shtyrë përdhunshëm në skajin e një qëndrese natyrale dhe instiktive ndaj asimilimit. Do të qe vërtet e vorfën kultura jonë, nëse krahas Buzukut, Budit, Bardhit, Bogdanit, Prend Doçit, Mjedjes, Gjeçovit, Kristoforidhit, Frashërit, e Çajupit, Fishtës, Nolit, Konicës e të tjerëve nuk do renditeshin edhe Matranga, Brankati, Kullurioti, Keta, Filja, Variboba, Santori, Petrota, Dara e De Rada, Serembe e Skirò, Ribeku dhe gjithë kush rroi ku flitej "gluh' e zemërës". Kombi do t'ish njimend i vorfën pa arbëreshët, porse bijtë tanë sot vijojnë me qenë të vobektë në dijen për ta, pasi tekstet shkollore, sa u takon arbëreshëvet, janë ende larg këtij teksti.

"Harresa" ndaj domethënies dhe rolit t'arbëreshëve u ushqye kryesisht gjatë viteve të socializmit, pasi tej retorikës pseudonostalgjike për "gjakun tinë të shprishur", regjimin e sikletoste kjo urë jona, e fundit urë e mbetur me Perëndimin.

Ky tekst vijon të mbetet modern edhe prej këso raportesh përfaqësie, që nuk duhen kuptuar thjesht si "punë letërsie", por si çështje e vetëdijes sonë kombëtare! Këto janë pikat tona të referimit, me të cilat edhe afrohemi me kulturat rrotull nesh, po edhe mëvetësohemi prej tyre; e këto nuk janë thjesht vlera estetike, por më së shumti janë vlerat tona shpirtnore. Pika shekullore referimi, të cilat, kur historia e lyp, janë as më shumë e as më pak, por sinoret e padukshme të kombit.

Thonë se dikur Stalini, në përpjekje për t'ua zëvendësuar polakëve pikat e kahershme të referimit, u ndje i pafuqishëm përballë peshës së vetëdijes kolektive që përcillte kjo gjindje. I dëshpëruar e krejt i turbullt, deshi atbotë të dinte sa ish në numër ushtria e Papës së Romës.

Të këtilla vlera thirri për dëshmitar edhe Fishta, kur deklamonte: "Shqipnia shprehje gjeografike?! Po zotnij, ajo asht nji shprehje, por shprehje letrare!".

Thamë pak më sipër se për ta përmbushur këtë mision të moçëm e të pandryshuar - formësimin e vetëdijes kombëtare përmes edukimit gjuhësor e letrar - Çabej zgjedh një filozofi moderne.

Ai nuk është aspak romantik, e madje, siç i takon një shkencëtari, ai as nuk komenton apo mban kurrfarë qëndrimi vetjak. Madje këtë parim e shpalon qysh në Hyrje, me qëllim që "të mundij kënduesi të formojë një gjykim të vet mbi shkrimtarët".

Kësisoj Çabej, krejt ndryshe nga ç'gjejmë në tekstet tona të sotme të edukimit letrar, nuk ndërhyn në lirinë e arsyetimit të nxënësve, por ndihmon në formimin e vetëdijes së tyre (Éscarpit). Ndihmon me larushinë e përzgjedhjen dhe renditjen e pjesëve, sikundër edhe me shtjellimet filologjike, etimologjike e gramatologjike në fund të faqeve.

Kësisoj edukimi kulturor, e veçanërisht ai letrar, bëhet shprehje e një procesi dinamik, përmes të cilit dëshmohet si kombi lufton për veten, e në këtë mënyrë projekton vetveten në kohët e reja.

Te ky proces, që vështron nga e ardhmja, Çabej zgjedh të rikrijojë me anamorfozë shpirtin e lashtë të kombit në të tashmen; ndaj nuk mjaftohet me përpilimin shterp të së shkuarës që cek data a thjesht kujton emrat e heronjve të saj. Mësojmë prej tij se nuk ka dobi ngërthimi i një populli tek e shkuara, por këndellja e tharmit etnik që mpiks bukën e ardhmënisë së kombit.

Për ta jetësuar këtë mision Çabej duket se beson fort te roli i shkollës si vend ku kujtesa historike ndërkallet në të tashmen, duke u bërë fillimisht pjesë e vetëdijes së individëve. Çabej këtu na dëfton se gjithë këtë shtegtim që nis nga individi dhe shtyhet drejt një përmase kolektive, shkolla mund ta asistojë e madje ta përmbushë kryesisht përmes selitjes gjuhësore e letrare.

Ky tekst është përftesë e dijes po edhe e pasionit të një njëzeteshtatë-vjeçari. U hartua më 1934-35 e botua në vjetin 1936. E ribotojmë sot për herë të parë, të shtymë nga dëshira e përtrimjes së misionit të Çabejt për formimin e vetëdijes breznore përmes rizgjimit të interesit ndaj gjuhës e kulturës sonë.

Ky qe misioni i tij, me të cilin, jo pa qëllim, zgjodhi të mbyllte edhe Hyrjen e këtij teksti duke shkruar: "në se libri do të mundij të kontribuojë pak në zgjimin e interesit për gjuhën dhe për literaturën t'onë artistike dhe popullore, dëshira e autorit do të jetë plotësisht e përmbushur".

Përmbledhje


Gjithë struktura e tekstit, përzgjedhja e pjesëve letrare, renditja e tyre tok me shënimet filologjiko-gjuhësore për secilën pjesë, gjithçka, i shërben këtij misioni. Kësisoj ky tekst të mahnit jo vetëm me plotninë e lëndës letrare që ofron, por edhe me raportet e goditura që kanë mes tyre pjesët e përzgjedhura.


Një libër shkolle


E quante Eqrem Çabej këtë tekst të "gjuhësisë e i literaturës s'onë" për nxënësin e shkollës së mesme dhe për mësuesin. "Elemente të gjuhësisë dhe të literaturës shqipe" i hartuar nga Dr. Çabej asokohe 27-vjeçar, pa së fundi dritën e botimit anastatik për herë të parë. Shtëpia botuese "Çabej" sapo e ka hedhur në qarkullim, si pjesë të kolanës së botimeve gjuhësore-filologjike Excipere".


Në vitin 1936, kur u botua ky "libër dore", Eqrem Çabej ishte përgjegjës për arsimin e mesëm në Ministrinë e Arsimit në Tiranë. Vetëm dy vjet më parë qe kthyer nga Austria, ku ishte arsimuar qysh në moshën 12-vjeçare, fill mbas mbarimit të shkollës fillore në Gjirokastër.

Pas diplomimit e mbrojtjes së doktoratës në Vjenë, më 1933, kthehet në atdhe më 1934 nis punë në arsim: fillimisht në gjimnazin e Shkodrës, më pas
në Elbasan, Tiranë, Gjirokastër e sërish në Tiranë. Lëndët që jep në këto shkolla të mesme janë gjuha shqipe e letërsia.

Për nevojat e mësimdhënies i duhet të hartojë tekstin e këtyre
lëndëve: shkolla shqipe është ende në fillimet e saj dhe mungesa e teksteve e ndjeshme. Hartimi dhe botimi i tekstit që keni në dorë është sa fryt i pasionit aq dhe pasqyrë e nevojës së shkollës shqiptare në vitet '30.

Ky botim është puna e parë e një sëre ndërmarrë prej Çabejt në vitet e veprimtarisë së tij arsimore në shkollat e mesme anembanë Shqipërisë në vitet '30. Veç teksteve, ai harton dhe programet e oraret e mësimeve për shkollat e mesme klasike, shkencore e normale.

Kjo punë u ndërpre në vitin 1940, kur pushtuesi fashist italian e largon nga detyra e drejtorit dhe mësuesit të gjuhës e letërsisë në gjimnazin e Tiranës, si njeri patriot që u prishte punë me rininë gjimnaziste.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP
trokit ketu


[ Edited Sat Sep 11 2010, 09:13am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Sep 11 2010, 07:23am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
NJË ALBANOLOG QË NUK E NJIHNI



09/09/2010
Ylli Polovina
Në mbrëmjen e njërës prej ditëve më të fundit të gushtit ndodhi takimi tjetër me të. Pati mbërritur në Tiranë prej Romës, ku jeton që prej vitit 1987. Pas dyzetë e tetë orësh mori rrugën për në Prishtinë, në një kuvend studiuesish të identitetit shqiptar, veprimtari përvjetore e universiteteve shtetërore të dy vendeve. Pastaj një të shtunë u rikthye në Tiranë për të ikur drejt kryeqytetit italian në një orë të herët të së hënës. Biseda jonë u krye në mbrëmjen e kësaj të shtune. Kur u ndamë qe ora njëzetë e një dhe bashkëkombësi studiues tha se do të shkonte në një nga dyqanet me punime artistike për të blerë diçka. Gjetëm një kioskë në qendër. E pyeti shitësen se çfarë kishte më karakteristike, sepse do t’i bënte dhuratë një miku të huaj. Ajo nisi t’i tregojë menynë e objekteve të shumta që kishte. Në fillim tha se tek ajo gjendeshin punime artistike të shumta të shqiponjës. Ai shqiptoi një “Bukur!”, veç shtoi “Po të tjera?”. Shitësja, e cila ndihej shend e verë që në atë orë të vonë kishte para saj një klient të zgjedhur, vijoi se nuk i mungonin objekte fine me pamje qytetesh, po ashtu kukulla të hijshme me kostume popullore nga krahina të ndryshme, madje kishte edhe emblema me shpata. Në të gjitha propozimet studiuesi miratonte herë thjesht për mirësjellje dhe herë gjendej vërtet në prag të marrjes së vendimit për ta bërë zgjedhjen. Megjithatë, kur tjetra u duk se i paraqiti të gjitha punimet artistike me motiv kombëtar, ai dalloi në skaj të syprinës së jashtme të kioskës, ku edhe nuk binte shumë dritë, një bust të madh të Skënderbeut. Shitëses i shkëlqyen sytë, i lëshuan vërtet xixëllima. Ai kushtonte shtrenjtë. Ishte shumë më i madh se për t’u vendosur në një zyrë apo dhomë. Qe vërtet për sallon. “Sa kushton?”, e pyeti studiuesi. Përgjigjja i erdhi me çmimin dhe një ofertë uljeje. “Ka buste edhe më të vegjël”, i thamë bashkëkombësit. Mund të harxhonte edhe më pak, menduam. “Jo, jo, këtë do të marr!”, nguli këmbë tjetri dhe bëri gati kartëmonedhat. Shitësja e ngazëllyer nxori një çantë të madhe plastmasi të fortë, me madhësinë e një thesi, dhe e futi bustin brenda. Studiuesi e mori me kujdes në duar, por ne megjithatë u bëmë merak. Ai ka shtat shumë të brishtë dhe pesha që tashmë mbante deri te një stacion autobusi urban, i cili nuk ishte afër, qe e rëndë. Por nuk pranoi ndihmë. E kapi bustin e mbështjellë prej mezi dhe e shtrëngoi në kraharor. Në çapat e fundit, tek po ndaheshim, na e tregoi për cilin mik të huaj e kishte blerë atë dhuratë. Qe një diplomat italian i profilit të kulturës, i cili aktualisht punon në një vend të botës arabe dhe ka në proces transferimin me një mandat të ri në një shtet shumë të madh të globit.




Bashkëkombësi për të cilin e kemi fjalën quhet Edmond Çali. Duke qenë se ai është natyrë shumë e heshtur dhe si të gjithë studiuesit që mbyllen brenda mjediseve shkencore nuk i interesojnë fort teknikat apo manovrat e publicitetit, po informojmë se deri dy vite më parë qe për më shumë se një dekadë folës i emisionit shqip të radios publike italiane “Rai”. Shtojmë: ishte edhe formuluesi e përzgjedhësi i lajmeve të atij seksioni. Ai është edhe përkthyesi zyrtar i qeverisë italiane në të gjitha rastet e takimeve të saj me delegacione të kabineteve tona qeveritare dhe të Kosovës.

Edmond Çali është edhe lektor, pra pedagog, në katedrën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe në Universitetin Oriental në Napolit, një nga pararojat e albanologjisë jo vetëm në Itali, por edhe në botë. Ka drejtues një arbëresh të madh, një dijetar të palodhur dhe me zemër të madhe e të ndjeshme, Italo Fortino. Edmond Çali është edhe përkthyes i dy librave për Kosovën. Të parin e bashkëpërktheu në italisht me një kolege kur lufta çlirimtare dhe ndërhyrja e NATO-s qenë në kulmim. Punonin paralelisht për kapituj të ndryshëm ajo në Tiranë dhe ai në Romë, duke bërë që botimi të dilte në kohë rekord dhe kështu të ndikonte pozitivisht në opinionin vendas. Librin e dytë për Kosovën Edmond Çali e ka përkthyer prej gjuhës italiane në shqip. Ka autor ish-kryeministrin italian në periudhën e ndërhyrjes ndërkombëtare kundër Sllobodan Millosheviçit, Masimo D’Alemën.

Ai është po ashtu krijues poezish, madje edhe ka fituar përtej detit dy çmime. Një përmbledhje të vargjeve të tij më të mira këtë fund verë i publikoi në dy gjuhë. Shtëpia botuese është italiane.

Edmond Çali po ashtu është autor i mjaft studimeve, veçanërisht në fushën e letërsisë. Doktoraturën e mbrojti me një punim mbi treqind e pesëdhjetë faqe për krijimtarinë e Ismail Kadaresë, Kasëm Trebeshinës dhe Zef Pllumit. Kjo analizë është një befasi. Të tre këta autorë të cilët janë shumë të ndryshëm në përmasat e individualitetit dhe të forcës artistike, të jetës profesionale dhe fateve private, si edhe mjaft të larmishëm në shkallën e njohjes brenda dhe jashtë vendit, pra këta tre që për mjaft e mjaft arsye duken se rrinë lart, por mjaft larg njëri-tjetrit, ai i ka “bashkuar”.

Kur i thamë se si ia pati dalë që të “pajtonte” Kasëm Trebeshinën me Kadarenë, një polemikë që herë pas here lëndohet prej ndonjë vrull ndeshjeje, sidomos nëpërmjet të tretëve, u përgjigj fare qetë: “Ata i ka pajtuar letërsia, jo unë”.
Doemos nuk e kishte fjalën për një proces të pajtimit mes dy personave. Kjo le të mos ndodhë kurrë, nuk ka fare rëndësi. Studiuesi donte të thoshte se letërsia është një hapësirë shumë e madhe, pa asnjë kufi, gati kozmike. Në të nuk ka dikush që të jetë zot apo padron. Prej asaj përmase që nuk ka një horizont ku të perëndosh, asnjë nuk mund të përjashtohet, as të shkelet me këmbë, as të fyhet, as të linçohet, as të harrohet. Në këtë të fundit asnjë nuk ka mbifuqi, sikur edhe një milion diktatorë të mblidhen bashkë.

Prandaj Edmond Çali ka kryer me një inteligjencë dhe profesionalizëm të rrallë një sipërmarrje bashkimi të tyre: frymën e mospajtimit me diktaturën, me pak fjalë me të keqen. Studimi shkencor i tij e ka vëzhguar trevëllimëshin memorialistik monumental të Zef Pllumit si kundërshtim i totalitarizmit i kryer prej një katoliku të bindur dhe të vendosur, krijimtarinë e gjerë ende të njohur jo plotësisht të Kasëm Trebeshinës si veprimtari politikisht e mirëfilli disidente, atë gjeniale, të ndërlikuar, plot kompromise dhe braktisje të tërthorta e të hapëta të metodës së realizmit socialist, të Ismail Kadaresë, si një harmoni, si një trinitet, si një bashkësi.

Edmond Çali një të hënë iku drejt vendit ku jeton e punon i inkurajuar vetëm nga shpirti i tij i lirë dhe i palidhur në Tiranë dhe Romë prej asnjë konjukture dite, tepër fin dhe delikat për të fryrë bulçitë e një patrioti klubi as këtu dhe as atje, albanolog i pazhurmshëm, madje deri në pazë, por megjithatë ngulëkëmbës për të dhënë diçka me vlerë në plotësimin e tablosë studimore vende-vende ende me arna të identitetit kombëtar.

Imazhi i tij me bustin e madh të Skënderbeut që me mundim e mbajti në krahë në Tiranë dhe që pas një dite bashkë me të mori rrugën e qiellit drejt Gadishullit Apenin për të shkuar te një diplomat italian, mik i tij dhe i Shqipërisë, e bëri mundonjëse një ide të fillimit që ky shkrim të mos bëhej. Sipas rregullit klasik, këto radhë janë thjesht një “portret”. Ne këtej e dimë që vëmendjen kryesore të lexuesve e rrëmbejnë, sipas një mjeshtërie të vjetër, tema të tjera. Për një zakon po aq të vjetër të opinionit publik janë përherë mjaft të lakmuara përplasjet, sherret, mospajtimet, të qëndruarit sa më larg njëri-tjetrit, mosmarrëveshja, pamarrëveshja, hiçmarrëveshja.
Kurse ai ka magjinë t’i bëjë njerëzit dhe dukuritë kombëtare që studion të rrinë afër. Secilin në të drejtën e vet, në hapësirën e vet jetike, por afër.


©2010 Gazeta SHQIP
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3975 sec, 0.0794 of that for queries. DB queries: 49. Memory Usage: 3,238kB