Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Shkodra dhe Politika
 
<< Previous thread | Next thread >>
Hapja e dosjeve ???
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Wed Oct 22 2008, 03:01pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Gjermania: Dosjet e sigurimsave duhet të hapen, Klosi: VIP-at i zhdukën në Kërrabë

Lubonja: Prokurori që dekoroi Topi, në gjyqin tim

(Vendosur: 22/10/08)

Dosje të personazheve të rëndësishëm janë “asgjësuar” gjatë trazirave të vitit 1997. Këtë e bëri të ditur dje ish-drejtori i Shërbimit Informativ Kombëtar në periudhën 1997-2002, Fatos Klosi. Duke folur në konferencën me temë “Kapërcimi i së kaluarës, zgjidhja e çështjes së dosjeve të sigurimit të shtetit në Gjermani dhe Shqipëri”, Klosi tha se pas ndarjes së SHIK-ut nga Ministria e Brendshme, shërbimi mori një pjesë të arkivit. “Në fazën e parë pas ndarjes, SHIK nuk kishte ambiente për arkivin dhe e la atë atje ku kish qenë, te depot e thesarit në Kërrabë, te shkolla e qenve dhe në ministri. Kur SHIK-u mori godinat e reja, e mblodhi pjesën e tij të arkivit tek Arkiva e Re, pranë godinave të tij. Gjatë trazirave të vitit 1997, të dy arkivat në Kërrabë dhe te shkolla e qenve u plaçkitën, prandaj kurrkush nuk mund të thotë se çfarë mori vetë SHIK-u nga arkivat e sigurimit”, theksoi Klosi. Sipas tij “nga ana tjetër, unë kam pasur disa raste që ish-oficerë të sigurimit më kanë folur për dosje të rëndësishme që i kanë hapur apo mbajtur ata dhe që nuk gjendeshin në arkivin, që ne trashëguam në vitin 1997. Kjo na krijon opinionin se deri në atë kohë, dosjet ishin seleksionuar dhe disa dosje personazhesh të rëndësishme, subjekte apo bashkëpunëtorë, ishin asgjësuar. Si shembull mund të sjell dosjen e drejtimit jugosllav, e cila ishte cunguar dhe materialet mungonin. Me pak fjalë, duke pasur parasysh gjithë këto peripeci të arkivave të sigurimit, duhet të pranojmë që materialet e sigurimit në arkivat e SHIK-ut, nuk janë të plota. Tani në to, pjesa më e sigurt është regjistri i bashkëpunëtorëve dhe një pjesë e kartelave të tyre”. Duke folur për mënyrën se si ishte i organizuar Sigurimi i Shtetit, Klosi tha se baza e tij ishin oficeri i shërbimit (punëtori operativ) dhe bashkëpunëtori. Dosja kryesore ishte ajo e aktivitetit armiqësor që në bazë të Kodit Penal ishte e dënueshme, si dhe dosja e drejtimit që përfshin problemet në bazë rrethi apo vendi. Sipas tij, para se të përfshiheshin në aktivitetin e një shërbimi, bashkëpunëtorët studioheshin për të konkluduar në se janë të përshtatshëm për detyrat që do të kryejnë. Për këtë hapet një dosje studimore personale e bashkëpunëtorit. “Më pas, në këtë dosje pasqyrohen vetëm vlerësimet lidhur me punën e tij. Së bashku me dosjen personale hapet dhe një kartelë ku shkruhen shumë pak të dhëna kryesore për të, si emri, pseudonimi, lidhjet shoqërore, motivet e tërheqjes në bashkëpunim dhe prapa saj shënohen oficerët që e kanë mbajtur në lidhje”, shpjegon më tej Klosi. Një kategori tjetër dosjesh është ajo e punës së bashkëpunëtorit, ku pasqyrohen të gjitha detyrat që i janë dhënë, vija e sjelljes dhe përgjigjet e dhëna prej tij për këto detyra. “Dihet se numrin më të madh të subjekteve të Sigurimit e përbënin ata që lidheshin me dy figura krimi: agjitacion-propagandë dhe tentativë arratisje. Këta subjekte jetonin kryesisht në ato shtresa shoqërore që quheshin kontingjente, që ishin të persekutuarit nga diktatura, të pakënaqurit, keqbërësit e dënuar etj. Kuptohet se për ti ndjekur nga afër subjektet, edhe bashkëpunëtorët do të zgjidheshin kryesisht nga këto shtresa dhe kur nuk donin të bashkëpunonin, detyroheshin”, theksoi më tej Klosi. Duke folur për ligjin e miratuar në vitin 1995, Klosi tha se ligji penalizonte, duke mos u lejuar të merrnin detyra në administratën shtetërore, përveç bashkëpunëtorëve edhe oficerët e sigurimit dhe funksionarë të lartë të partisë dhe shtetit diktatorial. Por disa prej të penalizuarve që iu ndalua e drejta për të kandiduar në zgjedhjet e vitit 1996 u ankuan në gjykatë dhe fituan çështjen, çka sipas Klosit dëshmoi se ligji kishte kontradikta të brendshme. Sipas ish-shefit të SHIK-ut, vetëm 14 % e dosjeve u iniciuan nga sigurimi i shtetit. “Në vend të një projektligji mbi pastërtinë e figurave, duhet të kërkohet një pr.ligj për eksesin e publikut në arkivat e regjimit totalitar komunist”, theksoi më tej Klosi. a.sh

“Klosi shkarkoi 80% të stafit kur mori postin”

Ish-punonjësi i SHIK në vitet 1992-1997, Astrit Kodra, akuzoi dje ish-shefin e këtij institucioni, Fatos Klosin, se shkarkoi 80 për qind të punonjësve dhe riktheu në punë ish-sigurimsat. “Zoti Klosi nuk duhet të ishte në këtë tryezë sot. Të më falni zoti Klosi. Ai është i pabesueshëm në ato që thotë. Klosi erdhi në këtë post nga politika. Sapo erdhi në krye të SHIK-ut, Klosi hoqi nga puna 80 për qind të punonjësve dhe solli në punë ish- sigurimsat e kohës së diktaturës, ndërkohë që rikthimi i tyre në punë ishte i ndaluar me ligj. Gjithashtu mund të them që nuk kanë qenë 3000 punonjës të sigurimit por rreth 120 mijë. Nga gjithë kjo plejadë e sigurimsave, nuk kemi parë që të dënohet asnjë”, u shpreh ish-punonjësi i SHIK-ut. Ndërkohë, pas komentit të tij, moderatorja gjermane, gazetarja Patricia Schafer, i dha fjalën ish-shefit të SHIK për të replikuar, por ky i fundit nuk pranoi.

Batutat Klosi-Allçi

Në konferencën e djeshme nuk kanë munguar as replikat mes ish-shefit të SHIK-ut, Fatos Klosi e njërit prej përfaqësuesve të shoqatës së ish-të dënuarve politikë, Adem Allci.
Fatos Klosi: Sot që diskutohet, janë marrë disa iniciativa dhe janë në diskutim disa pr.ligje për t’u kthyer sërish te penalizmi i funksionarëve të shtetit komunist, deri te bashkëpunëtorët e sigurimit. Ju lutem mund të mbani pak qetësi deri sa të mbaroj.
Adem Allci: Çfarë qetësie të mbajmë, ke 10 minuta që po flet, nuk do flasësh gjithë ditën.
Fatos Klosi: Këtu nuk jemi në parlament.
Adem Allçi: Çfarë parlamenti mo, ne jemi më lart se parlamenti.
Fatos Klosi: Ky është mendimi juaj, unë nuk kam këtë mendim.
Adem Allçi: Nuk do flasësh vetëm ti. Mbaro.
Patricia Schafer (moderatorja): Ju lutem mos flisni nga vendi. Do ketë diskutime.
Gjatë diskutimeve
Adem Allci: I bëj thirrje Klosit të kërkojë dënimin e krimeve të komunizmit. 26 deputetë u vranë në atë kohë. Vetëm Gjykata e Hagës u vjen hakës. Klosi uli sytë. Kanë vjedhur floririn e Kërrabës. Ne kërkojmë integrimin e të dënuarve, këta kanë çuar fëmijët në shkolla në Amerikë.

Borchardt: Modeli ynë, për t’u diskutuar

Ambasadori gjerman në Tiranë tha dje se vendi i tij ofron një model për hapjen e dosjeve, por kurrsesi ai nuk mund të merret si shembull. Sipas Borchardt, çdo vend është sovran dhe mund të zgjedhë vetë mënyrën se si do t’i hapë dosjet. “Çdo shoqëri vendos vetë për t’u marrë me të shkuarën e saj. Kjo është e drejtë sovrane. Gjermania nuk mund të merret si shembull. Por ne kemi mundësi dhe dëshirojmë që modelin tonë ta shtrojmë për diskutim, duke menduar se ndoshta kështu mund të japim kontributin tonë në një frymë partneriteti për t’i dhënë jetë këtij diskutimi në Shqipëri”, tha në konferencën e djeshme të organizuar nga fondacioni “Friedrich Ebert”, ambasadori gjerman. Duke iu referuar modelit gjerman, Borchardt tha se, “përgjithësisht ligji dhe autoriteti i ngritur në mbështetje të tij kanë dhënë një kontribut tepër vendimtar për trajtimin shoqëror të këtij kapitulli të historisë gjermane. Vendimtare këtu ka qenë në një masë të lartë besueshmëria në popull që gëzonin drejtuesit respektivë të këtij autoriteti të ngritur për trajtimin e dosjeve të Stasi-t”.

“Si i hapëm 112 km dosje të policisë sekrete të STAS-it”

ADI SHKEMBI

Gjermania sjell në Shqipëri modelin e saj të hapjes së dosjeve të sigurimit. Në një konferencë të organizuar nga fondacioni “Friedrich Ebert”, e ngarkuara federale për dosjet e sigurimit të shtetit të ish-republikës demokratike të Gjermanisë, Marianne Birthler, ka prezantuar para përfaqësuesve të klasës politike, por edhe ish të përndjekurve dhe të dënuarve të sistemit komunist, modelin me të cilin u operua për hapjen e dosjeve të Stas-it, policisë sekrete të Gjermanisë Lindore. Sipas saj, ky proces është iniciuar pikërisht nga qytetarët e Gjermanisë Lindore, të cilët menjëherë pas rënies së murit të Berlinit kërkuan hapjen e arkivave. “Ne u munduam të ruanim dosjet. Dhoma e Deputetëve në vitin 1990 vendosi hapjen e tyre. Parlamenti miratoi ligjin me të cilin punohet edhe sot. Njerëzit, të cilët ishin përndjekur e persekutuar kishin të drejtë të shikonin dosjet e tyre. Në ligj duhej krijuar siguria që dosjet të mos keqpërdoreshin. Ne kemi një ligj që të hapen dosjet, por edhe të mbrojmë njerëzit nga përdorimi i tyre”, tregon Birthler. Duke e përkthyer të gjithë këtë proces në shifra, ajo thotë se nëse të gjitha dosjet e Stas-it do të shtroheshin në rrugë, ato do të zinin 112 km, ndërkohë që ka thasë të tërë me materiale të prishura nga Stas-i. “Unë ju thashë që në epiqendër është ajo që njerëzit, të cilët dëshirojnë, kanë të drejtë të shohin dosjen e tyre. Sigurisht që ka pasur politikanë që na thoshin nuk lejohet ta bëni këtë, sepse në qoftë se njerëzit do i lexojnë kush i ka tradhtuar, atëherë do të kemi hakmarrje, do të kemi vrasje dhe grindje. Por ne e shohim sot se nuk ka ndodhur asgjë nga këto”, tregon më tej Birthler. Për të provuar interesimin e lartë të gjermanëve për të parë dosjet, ajo tregon se vetëm në vitin 2007 ka pasur 100 mijë kërkesa të tilla. E ngarkuara federale për dosjet e sigurimit tregon se ky proces shërben edhe për punëdhë-nësit, të cilët duan të dinë nëse punëmarrësit e tyre kanë pasur një të shkuar të përbashkët me policinë sekrete të Gjermanisë Lindore. Në fillim të viteve ‘90, sipas Birthler, pati një kërkesë nga shumë prindër që fëmijët e tyre të mos merrnin mësim nga arsimtarë, të cilët kanë bashkëpunuar më parë me shërbimin sekret. “U bë verifikimi dhe thuajse gjysma e tyre u pushua nga puna, por kishte edhe arsimtarë që kishin dosje, por nuk ishin marrë me spiunazh”, tregon më tej Birthler. Thirrjeve të vazhdueshme të konferencës së djeshme nga ana e të përndjekurve politikë për hapje dosjesh, Birthler tha se kjo tregon se në Shqipëri ka njerëz që ende nuk e kanë provuar sensin se në vend mund të funksionojë drejtësia. Por ajo tha se edhe në Gjermani ka dosje ende të pahapura, oficerë të Stas-it që marrin pensione të majme dhe ish të persekutuar që ende nuk janë dëmshpërblyer.
Dosjet e Stas-it
Çdo person ka të drejtë të kërkojë informacionin që ruhet në dosjet e Stas-it. Këtë të drejtë e kanë dhe pjesëtarët e familjeve të qytetarëve të Gjermanisë Lindore, të cilët nuk jetojnë më. Për të parë dosjen duhet të bëhet një kërkesë në institucionin përkatës. Një formular kërkese mund të nxirret nga faqja e internetit, por mund të gjenden edhe në zyrat qendrore ose degët e saj. Njoftimi paraprak nëse Stas-i ka spiunuar personin që bën kërkesën, zgjat 4 deri në 12 vjet. Institucioni e fshin informacionin për viktimat e treta të spiunimit para se të lëshojë dosjen. Emrat dhe pseudonimet e bashkëpunëtorëve kryesorë dhe jozyrtarë të Stas-it bëhen të ditura. Institucioni ruan në arshivat e tij dokumentet e Ministrisë për Sigurimin e Shtetit në Republikën Demokratike të Gjermanisë dhe i vë ato në dispozicion për qëllime të ndryshme, sipas rregullave ligjore të rrepta personave privatë, institucioneve dhe publikut. Institucioni nuk lejon vetëm shikimin e dosjeve, por bën edhe kërkime për historinë e Ministrisë së Sigurimit të Shtetit. Drejtuesi i këtij institucioni është i pavarur në ushtrimin e detyrës. Që nga viti 1991 ka pasur të paktën 6 milionë kërkesa për të parë dosjet. Gjithashtu nga kjo periudhë ka pasur 1.7 milionë kërkesa për verifikimin e bashkëpunëtorëve të shërbimit publik.

“Dosjen të jenë të hapura për të gjithë”

Marianne Birthler, e ngarkuara federale për dosjet e sigurimit të shtetit të ish-Republikës Demokratike të Gjermanisë, flet për këtë proces edhe në Shqipëri. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, ajo thotë se Shqipëria është vonë për hapjen e dosjeve, por shton se ky proces është vonuar edhe në vendet e tjera të Evropës Lindore. Sipas saj, procesi i hapjes së dosjeve është shumë i rëndësishëm për viktimat e sigurimit të shtetit. E pyetur nëse duhet të ketë hapje të të gjitha dosjeve, apo për figurat publike, Birthler thotë se, “dosjet për ish-bashkëpunëtorët e sigurimit duhet të jenë të mundura për të gjithë, edhe për përpunimin e historisë”.
Shqipëria ka pasur një ligj të hapjes së dosjeve në vitin 1995, që përfundoi së ekzistuari në vitin 2001. Ndërkohë këtë vit është rikthyer debati i hapjes së dosjeve. A është Shqipëria vonë në këtë proces?
Unë mendoj se nuk mund të thuhet se është shumë vonë. Është vonë, por jo shumë vonë. Mund të thuhet se ky proces në pjesën më të madhe të vendeve me diktaturë ka ndodhur në përgjithësi vonë. Në Gjermani procesi i hapjes së dosjeve nuk ka qenë thjesht një proces lustrimi. Procesi i hapjes së dosjeve ka qenë shumë i rëndësishëm për viktimat e ish-sigurimit të shtetit. Pra, këta njerëz duhet të kenë akses në dosjet e tyre, por njëkohësisht duhet të krijohet akses edhe për shkencëtarët, për gazetarët, nëse ata duan të kenë më tepër informacion.
A duhet të hapen të gjitha dosjet, apo duhet të kufizohet ky proces vetëm te personat publikë?
Në qoftë se ka pasur njerëz të cilët janë mbajtur nën vëzhgim, atëherë duhet të merret edhe mirëkuptimi i këtyre njerëzve për të hapur dosjet. Por dosjet për ish-bashkëpunëtorët e sigurimit duhet të jenë të mundura për të gjithë, edhe për përpunimin e historisë. a.sh

Lubonja: Prokurori që dekoroi Topi, në gjyqin tim

Analisti i njohur Fatos Lubonja, tha në konferencën e djeshme për zgjidhjen e çështjes së dosjeve, se megjithëse është folur shumë për këtë temë, ende nuk ka të dhëna zyrtare se sa dosje janë zhdukur. “Më shqetëson fakti se nëse do të kishte diçka konkrete, si ka mundësi që flitet kaq shumë për zhdukjen e dosjeve dhe nuk del një autoritet që të verifikojë se sa dosje janë zhdukur, sa janë. Askush nuk e di kush i ka zhdukur”, theksoi Lubonja. Një problem tjetër, sipas tij, është ngritja e një autoriteti të besueshëm, që do të marrë në dorë këtë proces. Sipas analistit, i cili ka qenë një ndër vuajtësit e regjimit të kaluar, një gjë e tillë duket e pamundur. “A jemi ne në gjendje të nxjerrim një autoritet të paanshëm që mund ta bëjë këtë punë? Dyshoj që jo. Edhe rasti i prokurorit të Përgjithshëm, ku para pak muajsh shkarkuam ish-kryeprokurorin dhe vumë një të ri dhe tani e akuzojmë për mbajtje ane, tregon një gjë të tillë”, shtoi më tej Lubonja. Sipas tij, “s’kam parë një iniciativë parlamentare për gjetjen e varreve të të zhdukurve. Para pak kohësh një prokuror i kohës së regjimit, që është edhe i gjyqit tim u dekorua nga presidenti për kontribut në drejtësi”.



Marre prej Gazets Panorama Online


[ Edited Wed Feb 10 2010, 02:24pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Oct 22 2008, 03:40pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Biberaj: Hapja e dosjeve te Sigurimit te Shtetit, detyrim politik dhe moral

E Merkure, 22 Tetor 2008


Hapja e dosjeve te ish-Sigurimit te Shtetit dhe te bashkepunetoreve te tij, u konsiderua dje nga deputeti i PD Aleksander Biberaj, njekohesisht zv/president i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, nje detyrim politik dhe moral i klases politike, jo vetem ndaj shoqerise shqiptare, por dhe ndaj historise se vendit tone. I pranishem ne konferencen "Kapercimi i te kaluares -Zgjidha e ceshtjes se dosjeve te Sigurimit te Shtetit ne Gjermani dhe Shqiperi'", zhvilluar nga ambasada gjermane dhe fondacioni "Friedrich Ebert" ne hotel "Tirana International", nen drejtimin e Marianne Birthler, deputeti Biberaj tha se miratimi i projektligit "Per pastertine e figurave te funksionareve te larte te administrates publike dhe te zgjedhurve", eshte nje detyrim moral ndaj shtreses se ish - te persekutuarve politike. Te cilet vuajten per dekada me radhe tmerrin e diktatures me te eger ne Evropen Jug-Lindore. Ai nenvizoi tha se fryma e projektligjit eshte ne perputhje te plote me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, me legjislacionin shqiptar, si dhe me Rezoluten e Kuvendit te Shqiperise "Per denimin e krimeve te kryera nga regjimi komunist ne Shqiperi". Gjithashtu, fryma e projektligjit eshte ne perputhje te plote me rezolutat e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, si dhe me rezolutat e miratuara nga institucione te tjera nderkombetare.


[ Edited Wed Feb 10 2010, 02:25pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
ShkodraniUSA
Mon Oct 27 2008, 10:04pm
Registered Member #1861
Joined: Tue May 06 2008, 07:40pm

Posts: 36
Persa qe ne krye te shtetit shqiptar te jete ish kasta e byrose politike dhe kalecet e tyre ne Shqiperi nuk do te kete drejtesi e jo ma te hapen dosjet. Shumica e dosjeve te atyre qe do merreshin me politike u shkaterruan ne vitin 1991, me urdher te Ramiz Alise, duke perfshire ketu dosjet e Fatosis Nanos dhe Sali Berishes te cilet u emeruan unanimisht nga Ramiz Alia per te drejtuar dy kampet politike ne Shqiperine e paskomunizmit. Pjesa tjeter u asgjesuan gjate kohes qe shoku Berisha ishte President i Shqiperise dhe ato qe mbeten pa u ekzaminuar u asgjesuan nga ish sigurimsat ne vitin 1997. Jo pa qellim zyrtaret e tanishem te PD dhe te djathtes kerkojne me ngulm hapjen e dosjeve, sepse dosjet e tyre i kane asgjesuar dhe sigurisht qe nuk do te kete arkiva ndaj tyre. Kjo nuk eshte gje tjeter pervecse nje loje e ndyre politike e te dy kampeve te politikes.
Nga kontrolli qe ju be dosjeve te ish sigurimit ne vitet 1991, 1997 dhe se fundmi ne 2005 rezultoj se shumica e dosjeve qe kishin te benin me bashkepunetoret e UDB'se dhe sigurimsat zemerhelm ishin sakatuar, dmth ishin seleksionuar. Kjo do te thote qe dikujt qe i rezultonte emri aty si antishqiptar, tani nuk i rezulton me, ngaqe u eliminua pikerisht prej ketyre kucedrave te komunizmit.
Te gjitha keto shpjegohen me faktin qe Shqiperia dhe qeveria shqiptare eshte nder te vetmet nder vendet ish komuniste qe nuk ka denuar me vendim qeverie apo me vendim te parlamentit, krimet dhe monstruozitetin e kryer ndaj kombit shqiptar gjate gati 50 viteve. A nuk ju duket paksa cinike dhe e rastesishme kjo gje dhe ky fakt. Keta nuk duan qe te denohen krimet e komunizmit, sepse nqse nuk jane keta personalisht pjesemarres ne krime, jane pasardhes te drejteperdrejte te atyre qe i kryen keto krime.
Do ju jap vetem disa shembuj. Rasti i ish zv. Kryeministrit Olldashi, si familjar i nje prej xhelateve me te tmerrshem te komunizmit. Rasti i ish Kryetarit te gjykates Kushtetuese, sh. Rustem Gjata, qe per afro 35 vjet ka denuar me qindra Shkodran e Shkodrane te pafajshem, per krimin e vetem te te qenit kundershtar i atij sistemi gjakatar. Vijon rasti i sh. Fehmi Avdiut, pasardhesit se sh. Gjata, si nje nder xhelatet e aparatit te sigurimit komunist, qe ne afro 30 vjet qe ishte ne sherbim te kriminelve te kuq, ka denuar me vdekje, burgim te perjetshem me qindra e mijera shqiptare te pafajshem. Keto jane edhe arsyet qe ne Shqiperi nuk do kete hapje dosjesh ne nje te ardhme te afert, por vetem debate ne prag zgjedhjesh.
Back to top
belgium
Thu Jan 29 2009, 09:41am

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
ShkodraniUSA ka shkruar:

Persa qe ne krye te shtetit shqiptar te jete ish kasta e byrose politike dhe kalecet e tyre ne Shqiperi nuk do te kete drejtesi e jo ma te hapen dosjet. Shumica e dosjeve te atyre qe do merreshin me politike u shkaterruan ne vitin 1991, me urdher te Ramiz Alise, duke perfshire ketu dosjet e Fatosis Nanos dhe Sali Berishes te cilet u emeruan unanimisht nga Ramiz Alia per te drejtuar dy kampet politike ne Shqiperine e paskomunizmit. Pjesa tjeter u asgjesuan gjate kohes qe shoku Berisha ishte President i Shqiperise dhe ato qe mbeten pa u ekzaminuar u asgjesuan nga ish sigurimsat ne vitin 1997. Jo pa qellim zyrtaret e tanishem te PD dhe te djathtes kerkojne me ngulm hapjen e dosjeve, sepse dosjet e tyre i kane asgjesuar dhe sigurisht qe nuk do te kete arkiva ndaj tyre. Kjo nuk eshte gje tjeter pervecse nje loje e ndyre politike e te dy kampeve te politikes.
Nga kontrolli qe ju be dosjeve te ish sigurimit ne vitet 1991, 1997 dhe se fundmi ne 2005 rezultoj se shumica e dosjeve qe kishin te benin me bashkepunetoret e UDB'se dhe sigurimsat zemerhelm ishin sakatuar, dmth ishin seleksionuar. Kjo do te thote qe dikujt qe i rezultonte emri aty si antishqiptar, tani nuk i rezulton me, ngaqe u eliminua pikerisht prej ketyre kucedrave te komunizmit.
Te gjitha keto shpjegohen me faktin qe Shqiperia dhe qeveria shqiptare eshte nder te vetmet nder vendet ish komuniste qe nuk ka denuar me vendim qeverie apo me vendim te parlamentit, krimet dhe monstruozitetin e kryer ndaj kombit shqiptar gjate gati 50 viteve. A nuk ju duket paksa cinike dhe e rastesishme kjo gje dhe ky fakt. Keta nuk duan qe te denohen krimet e komunizmit, sepse nqse nuk jane keta personalisht pjesemarres ne krime, jane pasardhes te drejteperdrejte te atyre qe i kryen keto krime.
Do ju jap vetem disa shembuj. Rasti i ish zv. Kryeministrit Olldashi, si familjar i nje prej xhelateve me te tmerrshem te komunizmit. Rasti i ish Kryetarit te gjykates Kushtetuese, sh. Rustem Gjata, qe per afro 35 vjet ka denuar me qindra Shkodran e Shkodrane te pafajshem, per krimin e vetem te te qenit kundershtar i atij sistemi gjakatar. Vijon rasti i sh. Fehmi Avdiut, pasardhesit se sh. Gjata, si nje nder xhelatet e aparatit te sigurimit komunist, qe ne afro 30 vjet qe ishte ne sherbim te kriminelve te kuq, ka denuar me vdekje, burgim te perjetshem me qindra e mijera shqiptare te pafajshem. Keto jane edhe arsyet qe ne Shqiperi nuk do kete hapje dosjesh ne nje te ardhme te afert, por vetem debate ne prag zgjedhjesh.


Back to top
Zlatani
Fri Feb 06 2009, 06:22pm

Registered Member #1742
Joined: Tue Mar 25 2008, 12:23am

Posts: 1145
Dakord me hapjen e dosjeve! Ne te gjith vendet tjera ish komuniste jane hap! dhe ne shqipri pse jo........

Burrat e vertet
NUK THONE kurr
ME FAL

Back to top
guest
Fri Feb 06 2009, 07:41pm
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
me vonese jan t'i hap, po ma mir vone se kurr. te vertetat sado te hidhura me ken duhet te msohen, dhe mos te lejohen njerz qe i kan ly durt me gjak dikur te ken sot pushtet.


Back to top
Shqiptar.
Sun Feb 08 2009, 03:36pm
Registered Member #2181
Joined: Tue Jul 29 2008, 03:17pm

Posts: 445
LENE MOR KYT MUHABET SE KTA JAN MASHTRUSA E RRENCAK KASTAN VOTOJN KSHU LIGJESH SA ME NA MARR VOTAT SE TAMAN E TAMAN DUHET MU HAP TANA PA PERJASHTIM MEGJITHSE I KAN VJELLL TETAN KTA PUSHTA DOSJET E TYNE TASH 20 VJET E ASHT KOT ME I HAP, POR NJATA XHELATA QE KAN PI GJAK JO QI NUK DUHET ME ILANE MA NEPER POSTE POR ASHT MIRE ME I VAR TETAN PISAT NJI KA NJI , DOJN EDHE ME POSHTNU PRAP ME PARET TONA LENE NJIHER SE GJYSA E DEPUTETVE JAN I NJATI BRUM, PO MIRE E KENA KUR LAME SALEN PRODHIMIN E TYNE ME BA FRESK KTYNE BASTARDHAVE E ME I MROJT TASH 17 VJET

NUK KA LIRI PO NUK E PASTRUME SISTEMIN PREJ XHELATVE E KASAPAVE
Back to top
L - N
Wed Feb 18 2009, 01:27pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
A do të hapen dosjet e të kapurve nga shërbimet e huaja sekrete?
Written by Gazeta SOT

Wednesday, 18 February 2009 12:09
Nga Izet SHEHU
Hartimi në mënyrë të përsosur i Katovicës nga Ramiz Alia dhe shpura e tij ka si zanafillë përgatitjen e një kontigjenti të rinjsh, të rekrutuar nga demonët e Sigurimit të Shtetit dhe të shpërndarë në sektorë të ndryshëm të veprimtarive sociale dhe ekonomike të vendit.
Këta të rinj, kryesisht me vese shoqërore të spikatura dhe prirje karrieriste perverse, e përqafuan me zell këtë program. Mos të harrojmë se në vitet 1989-1990 e gjer në mars të vitit 1991 ky kontigjent u aktivizua në formacione pro e kundër ndryshimeve të mëdha. Disa prej tyre, në mos shumica, të indoktrinuar gjer në palcë, s’qenë në gjendje të kuptonin thelbin e këtij ndryshimi, por një gjë u ishte ngulitur në tru: komunistët kurrë nuk e lëshonin realisht pushtetin, fiktivisht po. Ndaj dhe u hodhën pa rezervë në këtë Lëvizje. Disa me komunistët e disa me neokomunistët. Komunistët në qershor, me një të rënë të gongut, u konvertuan në socialistë. Pra, nga të kuq në rozë. Ndërsa grupi tjetër nga të kuq në blu. Këtu, për hir të vërtetës, të grumbulluar edhe pronarët e ligjshëm e ish- të përndjekurit politik, por këta u përdorën si garniturë, sa për t’u hedhur hi syve të huajve dhe për të përmirësuar imazhin e tyre në popull. Që në fillim, u bënë përpjekje për t’i eliminuar dosjet e sigurimit, pra, dosjet e bashkëpunëtorëve. U hapën fjalë se natën në bodrumet e Ministrisë së Brendshme po bëhej eliminimi i tyre. Nga Degët e Brendshme bëhej transportimi i dosjeve drejt qendrës. Në ikje e sipër, nga pakujdesia apo nga djallëzia u gjetën ndër raftet e shkalafitur lista me emra dhe pseudonimet përkatëse. Kryesisht ndër to gjendej emri i ndonjë informatori ekonomik apo i ndonjë të përndjekuri politik me qëllim keqdashës. Ka të ngjarë që disa nga këto lista të jenë shkruar nxitimthi nga operativë që endeshin në korridoret e Ministrisë së Brendshme apo të Degëve të saj ndër rrethe. Sipas ish- Kryeministrit, Aleksandër Meksi, në shkrimin “Emrat e fshirë në dosjet e Sigurimit” po citojmë: “Sipas një urdhri të qeverisë u inventarizuan si dosjet, ashtu edhe regjistrat, por në regjistrat e agjenturës ishin fshirë 542 emra për interesa të mbrapshta, në mënyra të ndryshme (gërvishtje, zhgaravitje, me bojë të bardhë).
Nga shkrimet e lexuara për bëmat famëkeqe të Sigurimit dhe për dosjet e bashkëpunëtorëve të tyre, kam konsoliduar bindjen se, sado që ndër vite, që nga 1991 e deri më sot, janë munduar individë të veçantë apo të organizuar për t’i eliminuar, fshirë apo shkarravitur ato, nuk ia kanë arritur qëllimit. Rrallë, rrallë për ndonjë demon të fuqishëm, por edhe për të, diku ka mbetur gjurma e ndonjë thoi. Nuk po flas për ata që kanë bërë pjesë në agjenturat e huaja, sepse, diku-diku, në ndonjë raft të mykur ato flenë gjumin e akullt. Në mos sot, nesër ato do të dalin në dritë: Çdo gjë e hedhur në det, një ditë do të dalë në breg. Pse nuk janë hapur dosjet e Sigurimit të Shtetit komunist tek ne?
Sipas mendimit tim, ata që e kanë në dorë hapjen e tyre, jo se e kanë hallin tek katrahura që shkakton hapja e tyre, por me to luajnë për t’i mbajtur nën kthetra të thyerit. I kanë përdorur si çekiç. Po hape gojën, t’i nxorëm lakrat në shesh. Sust! E këta e kanë mbyllur gojën. Për të tjerët, që s’janë thyer. Është përdorur mekanizmi i shpifjes. Të thyerit i mbajnë ndër poste kyçe. Të pathyerve, që e kanë ruajtur me dinjitet figurën e tyre edhe në ato kushte tejet të egra, nëse s’i përkrah, mos sajo shpifje për ta, sepse ke bërë njëmijë herë krim, je më kriminel se krimineli. Dosjet një ditë do të hapen. Duan apo s’duan elefantët e politikës. Nëse s’i hapin ata, do t’i hapin të tjerët. Bashkë me ligjin e hapjes së dosjeve, të hartohet edhe ligji i ndëshkimit për shpifësit, qofshin këta kryeministra, ministra, deputetë. T’u thyhen hundët atyre që kanë 17 vjet që shpifin. Në përgjithësi, shpifësit janë të ndotur në karakter. I ndoturi të ndot. I daluri nga gjirizi për një kohë të gjatë kundërmon me erën e tij. Dosjet e agjentëve do të hapen. Me siguri do të hapen. Pa hapjen e tyre për të gjithë ata që janë marrë dhe merren me politikë, Shqipëria s’do të jetë e qetë, s’do të ketë moral, s’do të ketë ecje normale si vendet e tjera demokratike, por do të jetë e marrë peng, e varfër dhe e helmatisur nga merimangat e zeza. Do të jetë e asfiksuar nga ajri i kuq. Ndaj ato domosdoshmërisht duhen hapur, në radhë të parë për agjentët e lidhur me policitë sekrete të vendeve të huaja (sidomos serbë e grekë) e, në radhë të dytë për bashkëpunëtorët e sigurimit komunist shqiptar. Ndryshe, s’do të kemi demokraci, s’do të integrohemi. Këtë e thekson dukshëm Rezoluta e Këshillit të Evropës. Me hapjen e dosjeve bëhet panik mbi pjesën e inkriminuar të popullit. Po me hapjen e dosjeve të agjentëve, që u kanë shërbyer të huajve kush trembet, populli apo ato që u udhëhoqën duke e zvarritur këtë tranzicion?

Marre prej Gazets sot Online


[ Edited Wed Feb 10 2010, 02:26pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Feb 18 2009, 03:27pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Berisha e ktheu ligjin e spiunëve në pazar përjashtimesh me socialistët

Lustracioni, kryeministri përjashtoi sekretarët e parë, ministrat dhe sekretarët e organizatave bazë

Agjensia e Lajmeve "SOT"

Edhe dita e djeshme ka qenë ditë intensive nga ana e mazhorancës në vijim të sensibilizimit të opinionit ndërkombëtar përsa i përket domosdoshmërisë së ligjit të lustracionit. Liderët e partive të djathta kanë qenë në unison kundër vendimit të marrë nga Gjykata Kushtetuese për pezullimin e ligjit të dosjeve. Kryeministri i vendit ka vazhduar teorinë e persekucionit dhe persekutorëve, ku këta të fundit duhet të marrin dënimin për krimet monstruoze që kanë kryer gjatë së kaluarës së tyre. Ligji i lustracionit i miratuar nga mazhoranca në fakt ka qenë një ligj i destinuar për të dështuar dhe qëllimisht u miratua në momentet e fundit pa u konsultuar me palët dhe me Këshillin e Europës. Ky ligj u kthye në një pazar të rëndomtë duke përjashtuar personat që nuk i interesonin Berishës të prekeshin nga ky ligj dhe duke përjashtuar persona të cilët i interesonin qëllimeve diabolike të kryeministrit të vendit.
Në mënyrë të qëllimshme u përjashtuan sekretarët e parë nga ky ligj, për të mos të futur Gramoz Ruçin në listën e njerëzve që prekeshin nga ligji dhe duke futur persona të cilët në shkallë hierarkike ishin në nivele shumë më të ulëta përfaqësimi në kupolën e krimit shtetëror të diktaturës. Nëse ka pasur persona të cilët kanë qenë në krye të luftës së klasave dhe të persekutimeve të armikut të klasës kanë qenë dhe sekretarët e organizatave bazë të partisë. Organizatat bazë të partisë kanë shërbyer si hapi fillestar për dënimin e elementëve antiparti për ti kaluar më pas në duart e hetuesisë. Kanë qenë këto organizata dhe sekretarët e tyre që kanë dhënë viston për dënimet ndaj elementëve të rrezikshëm që rrezikonin regjimin komunist. Vetë deputeti demokrat Biberaj në një intervistë të dhënë para ca kohësh ka deklaruar se ka qenë pro ligji të lustracionit që përfshinte edhe organizatat bazë apo sekretarët e partive të këtyre organizatave. “Kam qenë dakord të hapen dosjet për përfaqësuesit e medias, duhet bërë transparencë nuk kam qenë dakord të përjashtohet partia për të zbrit tek persekutorët e vërtetë. Po të kujtojmë historinë e pushkatimit të Hysen Blloshmit. Kam parë procesverbalin dhe vendimet janë marrë në zyrën e sekretarit të partisë së asaj kohe, ndërkohë që ka pasur dhe zëra që nuk kanë qenë dakord.
Struktura e Partisë së Punës së Shqipërisë duhet të ishte e penalizuar”, ka thënë Biberaj në këtë prononcim. Pra siç e kemi paralajmëruar edhe në shkrimet pararendëse në gazetë, kryeministri Berisha asnjëherë nuk tregoi interesin dhe seriozitetin për të kaluar një ligj që dënonte krimet e komunizmit. Ai nëpërmjet ligjit aktual bëri Pazar me ministrat e diktaturës, ku përjashtoi Gjinushin dhe Ruçin, bëri Pazar me komitetin qendror të Rinisë dhe Partisë dhe së fundi mbylli sytë para krimeve që kanë bërë vetë sekretarët e partisë së organizatave. Kryeministri Berisha e ktheu këtë ligj në një balonë të çarë që i frynte era nga të katër anët. Ku ligji i dosjeve, në vend të një ligji përfshirës të elementëve realë që ndihmuan diktaturën dhe komponentëve që u shndërruan në persekutorët realë, e shndërroi këtë ligj në një rrjetë të ccarë që dolën që nga sekretarët e organizatave bazë deri te sekretarët e parë të cilët në vitet ’92 i kapte ligji i gjenocidit i krijuar nga Sali Berisha. Ligji i lustracionit u krijua si alibi për Sali Berishën për të fituar kredon e humbur para shtresës së të përndjekurve dhe pronarëve, të cilët në tre vjet e gjysmë i gënjeu me premtime boshe por që nuk i realizoi kurrë.

Trekëmbëshi anti-lustracion që e mban ende të varur poetin disident Havzi Nela

17-02-2009 / Ramiz Lushaj

1. Dita e mërkurë e 10 gushtit 1988 në qytetin e Kukësit ngjante me një shtetrrethim: postblloqe e patrulla me policë e civilë nëpër rrugë... Në mëngjez herët, sapo morëm gazetën lokale në shtypshkronjë, policia na ndaloi veturën në rrugë e pas formaliteteve të rastit, na drejtoi me gisht e mburrje mbi 300 metra më larg, për tek katër rrugët, te agjensia e udhëtarve, vendi më i populluar i qytetit. Aty, pak orë më parë, ishte kryer akti tragjik mesjetar i marrjes së frymës njerëzore nga terrori shtetëror komunist: varja në trekëmbësh nazisto-komunist e poetit Havzi Nela, i vetmi poet i varur në Shqipëri dhe i fundmi ekzekutim komunist i një disidenti në të gjithë Europën Lindore.

Ende edhe sot më shfaqet ajo skenë tragjike: Mbi trekëmbësh qëndronte e varur një parullë e dizenjuar mjeshtërisht në karton: “Havzi Nela (me ngjyrë laramane) armik (me të zeza) i Partisë e Popullit (me të kuqe)”. Poshtë saj, si në gjallje, tundej e tundej me litar në qafë e trup në ajër poeti atdhetar. I kishte dy sytë të dalë e dukej sikur vështronte. Nga buzët kishte rrjedha gjaku të pandalun e dukej sikur fliste. Kishte një palë pantollona të përdorur me dok të hollë kinez. Këmisha e tij e hollë, e zbërthyer keqas, i valëvitej e valëvitej dhe gjoksi i dalë i jepte atë pamjen e martirit. Mbante, në atë çast, një opingë prej llastiku në këmbën e djathtë... Ekzekutorët e krimit me uniformë e civilë kujdeseshin për parullën e trekëmbshin dhe, në etjen e tyre për gjak, talleshin me viktimën: me ngritje-ulje të litarit, shtrëngim të rripit të pantallonave, me njërën opingë luanin futboll...(!). Edhe të vdekur nuk e linte të qetë hakmarrja komuniste, urrejtja biologjike e patologjike e diktaturës enveriane kundër kundërshtarëve politikë...

Edhe javën tjetër, si zakonisht, shkova në Kukës. Qyteti ende kishte për kryefjalë poetin Havzi Nela. Si dy muaj më parë, në qershor, që përflitej papushim për qëndrimin e tij sfidant në gjyqin politik, përseri, edhe në gusht, përflitej gjithandej në të gjitha variantet e dimensionet: Në mënyrë të organizuar e të detyruar institucione e ndërmarrje bënë “pelegrinazh politik” tek vendvarja e disidentit, biles kishte dështuar edhe një grua shtatzënë nga skena makabre e nxënësit e shkollave tmerroheshin netëve prej imazhit të ekzekutimit barbar. Poeti, i mbetur jetim që fëmijë, i rritur, burrëruar e sfilitur për 20 vjet burgjeve e internimeve, me gruan e dënuar 10 vjet në burg e 5 vjet në internime, pa fëmijë, me pasuri të sekuestruar, kishte lënë amanet, kohë pas kohe, fletoret e çmuara me krijimtarinë e tij disidente, dhe, para dënimit çnjerëzor, edhe disa porosi, ku veçojë njëren prej tyre: “Kam 910 lekë e kërkoj t’ia jepni Nanës”... Në orën 11 të asaj dite ia kishin prerë litarin në trekëmbësh e trupin e pajetë ia kanë hedhë në një makinë të pambulueme duke e shetitur në mënyrë demonstrative nëpër qytet...

Edhe pak ditë, më 24 shkurt 2009, poeti disident feston 75-vjetorin e lindjes, por, edhe në vitet e demokracisë, ende po mbetet ”i varur në litar”(!).

Ende litari i trekëndshit skelik të terrorit komunist të 10 gushtit 1988 qëndron në tre këmbë të trekëndshit të keqformësuar politik e diplomatik kundër ligjit të lustracionit.

2. Këmba e parë: e majta shqiptare në opozitë, që i bie daulles kundër ligjit të lustracionit. Kuka e daulles është vetë Edi Rama, Kryetari i Partisë Socialiste dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, djali i anëtarit të KQ të PPSH dhe nipi i Spiro Kolekës, anëtarit të Byrosë Politike të KQ të PPSH, të dy të akuzuar për firmëtarë të dënimeve të ashpra të luftës së klasave në Shqipëri. I ati, Kristaq Rama, i zgjedhur edhe anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPSSH, më 2 gusht të vitit 1988, firmoi për varjen në litar të poetit disident Havzi Nela.

E jashtëzakonshmja për shqiptarët e ndërkombëtarët qëndron tek faktet: Një artist, “Skulptor i Popullit” firmon për marrjen e frymës në mënyrën më barbare një poeti (!). Artisti që gdhendte me daltë kryevepra monumentale si Monumenti “Nënë Shqipëri” firmos për një kryekrim duke e lënë një nënë kukësiane të moshuar pa djalin e saj të rritur jetim, të kallur në burgje e internime, që para varjes la një amanet: “Kam 910 lekë e kërkoj t’ia jepni Nanës”. E la vejushë gruan e poetit: pa fëmijë, pa shtëpi, pa katandi, e cila, deri më sot, apelon për ndëshkimin e kriminelëve vrastarë të burrit të saj. Ky artist i la dy vepra në Kukës, pranë e larg njëra-tjetrës: Monumentin “Shote Galica” me vështrimin nga Kosova dhe “Trekëmbshin Havzi Nela”, që u var pse fliste për Demokracinë Amerikane, që hyjnëzonte në vargje Kosovën Sovrane...

E jashtëzakonshmja e të jashtëzakonshmes qëndron tek fakti aktual: Sot, i biri, Edi Rama, merr shtysë e revansh kundër ligjit të lustracionit, duke ecur në të njëjten linjë me ta atin. Në vitin 1988 i ati firmoi nisur nga germat e Kushtetutës iedologjike të kohës për t’ia marrë frymën poetit demokrat Havzi Nela, ndërsa i biri i keqpërdorë germat e Kushtetutës kundër lustracionit për t’ia marrë frymën demokracisë.

Thupra e daulles është vet Ramiz Alia, trashëgimtari politik i Enver Hoxhës, Sekretari i Parë i KQ të PPSH, Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPSSH, udhëheqësi shpirtëror i të majtës komuniste, që më 2 gusht 1998, dekretoi varjen në litar të poetit disident Havzi Nela, pamvarësisht faktit se nga 15 antarë të presidiumit ishin vetëm 7 prej tyre, duke e llogaritur edhe një grua, Emine Gurin, që e dha “votën për varje” me telefon (!). Ky si ky, me të tillë terror komunist të vazhdimësisë enveriane donte të mbante karrigen e tij, rimori edhe një mandatim tjetër si kryetar i Këshillit Presidencial (22 shkurt-30 prill 1991) dhe postin si President i Republikës së Shqipërisë (1991-prill-1992). Historia po përseritet tani me daullen e sulmit, me kukën e Edi Ramës e thuprën e Ramiz Alisë, edhe kundër ligjit të lustracionit. Ish-Kryetari i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, Fehmi Abdiu, në vitin 1988, ka dënuar me varje në litar poetin disident Havzi Nela. Në vitet e demokracisë u zgjodh në dy mandate Kryetar i Gjykatës Kushtetuese e tani është antar i saj. Çështja shtrohet hapur: A ka forcë morali e arsyetim juridik Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë ligjin e lustracionit, nisur edhe nga ky precedentë apo të tjerë që ka në rradhët e saj(!). A mundet që përsëri, edhe pas 20 vjetësh, anëtari i Gjykatës së Lartë, Fehmi Abdiu, prapë “ta mbajë të varur” Havzi Nelën në 75-vjetorin e lindjes së disidentit (!). Çështja duhet shtruar edhe ashtu siç shfaqet: Kujt, qoftë nga e majta apo nga ndërkombëtarët, iu intereson mbajtja e këtyre “pengjeve” në kupolat e larta të shtetit shqiptar, si në Parlament, në Gjykatën Kushtetuese, në Prokurorinë e Përgjithshme, etj.?! Çështja është e qartë: Askush nuk mund të blejë të kalurën. Atëherë, kush nga e majta e nga disa ndërkombëtërë, interesohet të na mbajnë “peng” të ardhmen, të mbajnë ende të varur poetin disident Havzi Nela?!

3. Këmba e dytë: disa politikanë, diplomatë e deputetë në disa shtete e organizma ndërkombëtare euro-atlantike. Çështja është e ditur: Në të gjithë historinë komuniste të Eurpoës Lindore, të paktën nga fundi i viteve ’60, pas pushtimit sovjetik të Çekosllovakisë e deri në rënien e “Murit të Berlinit” asnjë nga ndërkombëtarët që flasin për ligjin e lustracionit, nuk mund të sjellin një shembull të vetëm si ky i poetit disident Havzi Nela. Atëherë shtrohet pyetja: Ligji i lustracionit kërkohet të jetë “lustër” e të tejzgjatet tranzicioni shqiptar, të mos integrohemi realisht ndërveti brenda shtetit shqiptar, apo të shkojmë drejt integrimeve europiane edhe me poetin disident Havzi Nela “të varur në litar”?! Në maj të vitit 1991, në një konferencë në Paris, 42 parti demokratike të Europës, në rezolutën e tyre e cilësuan Enver Hoxhën “Hitlerin e pasluftës”.

A i dënoi Europa e Bota krimet e Hitlerit? Po. Atëherë, ne, Shqiptarët, në shtetin tonë demokratik, a nuk paskemi të drejtë të dënojmë krimet e Enverit. 14 rezoluta ndodhen në “Rekordet e Kongresit Amerikan” që i dënojnë krimet e Enver Hoxhës e kërkojnë përmbysjen e regjimit të tij. Edhe vetë Hrushovi i pjellës së komunizmit e ka kritikuar në një fjalim të tij diktatorin Enver Hoxha për krimet e tij, si në rastin kur dënoi me pushkatim me fëmijë në bark në dhjetor të vitit 1956 bashkëpunëtoren e kundërshtaren e tij, Liri Gegën. As nazistët e Hitlerit nuk u sollën me bolshevikun Dimitrov të Bullgarisë në vitin 1933, sic ka vepruar Enver Hoxha e Ramiz Alia gjatë komunizmit në RPSSH, nga pushkatimi i 21 vjecares partizane Ramize Gjebrea me akuzën “ për dashuri” në fillimet e komunizmit e deri tek varja e poetit Havzi Nela në agoninë e komunizmit.

Në historinë europiane, pas mundjes së Hitlerit, në dekadat e “Luftës së Ftohtë” ka pasë dy Gjermani, në dy shtete: RFGJ e RDPGJ. Ndërsa, në Shqipëri, me pushtimin komunist të diktatorit Enver Hoxha, ka pasë disa shtete: “Shteti i Bllokut”, në Tiranë, që ende mbron njerëzit e vet të së shkuares komuniste nga prekjet prej ligjit të lustracionit, dhe “Shteti i Popullit”, që bënte jetën e vet të vështirë. Ishte “Shteti i Emigrantëve Politikë”, që jetonte edhe në vendet euro-atlantike dhe “Shteti i Telave me Gjemba” i quajtur “RPSSH” (vetëm tela me gjëmba për klonin e kufirit e burgjet importoheshin 18 mijë tonë në vit). Ishte “Shteti i të Përndjekurëve Politikë”, që ekzistonte edhe në kampet e internimit edhe në çdo “shtëpi të prekur” nga lufta e klasave, që nuk mund të bënin as vizita familiare e as martesa me shtetet e tjera brenda RPSSH. Ishte “Shteti i Kavalishencave” për udhëheqjen komuniste në Durrës, Dajt, Drilon, Vlorë, etj. dhe “Shteti i Burgjeve”, në Burrel, Spaç, Qafë-Bari, etj.

Pas shembjes së Murit të Berlinit u bashkuan të dy Gjermanitë në një të vetme, u integruan në mes të tyre, kanë arritë nivele të larta zhvillimi të gjithanshëm. Ne, në Shqipëri, pas shëmbjes së Murit të Berlinit, na u desh të “shembnim” muret e “shteteve” të krijuara nga Enveriada komuniste gjatë komunizmit në Shqipëri, që vetë Europa e ka cilësuar “Komunizëm i Epokës së Gurit”. Ne, në Shqipëri, tani duam të integrohemi brenda vetit edhe me ligjin e lustracionit, por e kemi tepër më të vështirë se në Gjermani. Kjo për faktin se në Gjermaninë Lindore, gjatë sundimit komunist, u dënuan me vdekje vetëm 250 vetë, ndërsa, në vendin tonë, për 48 vjet të komunizmit, numërohen mbi 6 mijë vetë, përndryshe: vetëm gra e vajza shqiptare me dënime kapitale për jetën e tejkalojnë këtë shifër tragjike. Në çdo 70 mijë vetë në Gjermaninë Lindore një është dënuar me vdekje, ndërsa në Shqipëri ky raport shkon 1 në mbi 600 vetë (!). Para disa ditësh, Polonia, vend antar i Bashkimit Europian, NATO-s, Këshillit të Europës, OSBE-së, po ecën në linjën e ligjit të lustracionit duke marrë edhe sanksione sociale ndaj atyre që kanë një të kaluar të errët në periudhën e komunizmit, ndërsa në Shqipëri këto masa janë kaq të zbutura saqë kërkohet vetëm të mos jenë ende në funksione të larta.

Rezoluta e Këshillit të Europës zbret deri në ato nivele që ligji i lustracionit të “kapin” edhe një “roje burgu”, në rast se gjindet fajtor, ndërsa në Shqipëri ka kaq shumë jehonë e presione që të mos lëvizet një prokurorë në Prokurorinë e Përgjithshme, një gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, etj. E dinë këta ndërkombëtarë që flasin për ligjin e lustracionit se pse u dënua 20 vjet poeti disident Havzi Nela? Për parimet universale të lirisë, për idealet e demokracisë, që u mohuan nga ideologjia komuniste, që u përgjakën nga diktatura e Enver Hoxhës, që shqiptarët ishin skllevër të rregjimit komunist. E dinë Ambasdadori i Prezëncës së OSBE-së në Tiranë, teksa flet për ligjin e lustracionit, cfarë shkruantë poeti disident Havzi Nela: “Fryma e Helsinkut u derdh porsi era,/Na përkdhel zemrat, celi si pranvera/Këtu në votrat tona futi gaz e shpresë,/Na zgjoi afsh e vrull, ndoshta nuk do vdesë/”.

4. Këmba e tretë: mbahet nga mëkatarët e të shkuarës komuniste, që përfitojnë nga mungesa e ligjit të lustracionit dhe duan ta pengojnë zbatimin e tij. Në këtë përballje demokratike të ditës shihet se kush ka vlerë të lartë: fytyra apo maska. Në rast se vlerërohet fytyra integrohemi drejt Europës. Ka ardhur koha që maskat të marrin damkën e merituar prej vetëvetes e prej demokracisë shqiptare. Havzi Nela, poeti zemërzjarrtë ligjëronte burgjeve: ”Thoni: Dritë kërkoi/E vetë Dritë nuk pa me sy/Thoni: Për njerëzinë këndoi/E për vete mbajti zi/”, në vitin 1993, e nxorrën nga një gropë shtylle betoni, të hedhur ashtu në këmbë, në breg të liqenit të Fierzës, dhe e futën në arkivol duke e rivarrosur me nderime të traditës shqiptare në fshatin e lindjes. Mbi krimin shtetëror politik ndaj tij, mbi varrin e vjetër e të ri të tij, firmëtarët genocidistë të ekzekutimit të tij me varje në litar u kacavjerrën triumfalisht shkallëve të karierës në nivele tejet të larta. Fehmi Abdiu u zgjodh në dy mandate Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. Fatmira Laskaj, Kryetare e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive të politikanëve e zyrtarëve shqiptarë. Disidenti epope, Havzi Nela (i dekoruar ”Martir i Demokracisë” nga Presidenti Sali Berisha, në 5 vjetorin e ekzekutimit, më 1993), donte të vetmin nderim: ”Mbi vorr tim me gurë e ferra/Një tufë lule me ma lëshue/”, por shpirti, idealet e vepra e tij nuk mund të pranojnë që ende të qëndrojnë i “varur” në trekëmbësh edhe pas 20 viteve të ekzekutimit të tij barbar, në kohën e demokracisë. Fakti i parë: Më 7 maj 2003, Kukësi, vendlindja e tij, i nisë një propozim Presidentit Alfred Moisiu për ta nderuar Havzi Nelën (pas vdekjes) me Urdhrin ”Nderi i Kombit”, por e përçmon disidentin e panënshtruar dhe e dekoron me përulje në vitin 2004 ish-kryetarin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, Fehmi Abdiun, që firmosi për varjen në litar të poetit zemërzjarrtë e qëndrestarit të flaktë. Kjo dekoratë duhet lexuar në të dy anët e saj: motivacioni flet për kontribute e merita të shquara në drejtësi, ndërkohë që ka kryer edhe këtë akt kriminal ndaj poetit dhe i jepet pak ditë para 70 vjetorit të lindjes së poetit e pas përkujtimit të 15 vjetorit të varjes tragjike të tij(!). Fakti i dytë: Më 4 tetor 2007, përsëri, vendlindja e poetit disident, Kukësi, i kërkon Presidentit Topi ta dekorojë me Urdhrin ”Nderi i Kombit”, por, edhe ky, vepron si paraardhësi i tij, e dekoron me hymne, në korrik 2008, me Urdhrin “Naim Frashëri të Artë”, ish-gjykatësen Fatmira Laskaj, një nga tre firmëtarët e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Kjo dekoratë i jepet në 20 vjetorin e hedhjes së firmës së saj për dënimin me varje në litar të martirit Havzi Nela. Presidenti Topi, për ligjin e lustracionit, zgjedh ”heshtjen” si për dekretimin dhe për komentet, çka nuk i takon për shumë arsye e arsyetime, por ”zgjohet” për të dekoruar e dekretuar persekutorët e poetit Havzi Nela, biles dekoron edhe nga 200 komunistët e parë të vitit 1941, të themelimit të PKSH, çka nuk e nderon për vet gjeneralitetet e atributet e tij.

Të thuash se këta dy presidentë, Moisiu e Topi, nuk e njohin poetin tonë kombëtar Naim Frashërin, nuk e pranoj, të më thonë se nuk e njohin poetin disident Havzi Nela, nuk e besoj, por të arrijnë që gjyqtarët persekutorë Fehmi Abdiu e Fatmira Laskaj, që dënuan me varje në litar një poet, t’i dekorojnë me Urdhrin “Naim Frashëri të Artë” ky është një paradoks presidencial, një njollë turpi kombëtar. Ky fakt, ky akt, i befason jo vetëm ata ndërkombëtarë që spirraven për ligjin e lustracionit, por edhe një plak analfabet në liqenin e Prespës apo në këmbë të malit Jezercë, por edhe një fëmijë që sapo e ka mësuar Abetaren në Dropull apo në një qytet në Bregdet. Poeti disident Havzi Nela arrestohet më 15 qershor 1988, në ora 5.30 të mëngjesit, ndërsa në mesditën e kësaj dite nisë hetuesia ndaj tij dhe për 7 ditë Dosja e tij me “Çështjen Penale Nr.60” shkon në Gjykatën e Rrethit të Kukësit. Dy ditë para gjykimit, kryetari Agim Hoxha, për këtë cështje, në Dosjen 13532/A, në faqen 2, paragjykon dënimin: “Duke parë cështjen në kompleks, interesin e partisë në rreth, si dhe përhapjen e veprimtarisë armiqësore në rrethin e Kukësit duhet t’i jepet dënim kapital. Që t’i shërbehet më mirë parandalimit të veprimtarisë armiqësore në rrethin e Kukësit, duhet të jepet si mënyrë ekzekutimi: vendim me vdekje e varje, ku mund të ekzpozohet i dënuari” (!) Mbi këtë dosje të Havzi Nelës, të montuar, paragjykuar e përshpejtuar, kanë hedhë firmat e tyre Fehmi Abdiu, Fatmira Laskaj,...Kristaq Rama e deri tek Ramiz Alia(!), ku Abdiu thekson se “s’kam asgjë që të më brejnë ndërgjegjen” 910 maj 2002), etj. etj.

Shkrimtari Ismail Kadare, kandidat për Cmimin Nobël, në vitin e kaluar, në 20-vjetorin e varjes tragjike të poetit disident Havzi Nela, jep mesazhin, se kjo është “...një këmbanë që ënde bie për shoqërinë shqiptare. Të mos e dëgjosh këtë këmbanë do të thotë të vazhdosh të shkelësh me këmbë Lirinë e Shqipërisë"

Marre prej Gazets 55 Online


Mbyllet komedia Berisha-Rama me ligjin e spiunëve

Agjensia e Lajmeve "SOT"

Dosja “Sheshori”, dhe spiuni “Tigri”, fakti që kryeministri tallet me ligjin e spiunëve
Me vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese duket se kryeministri i vendit ka larë duart përpara shtresës së të persekutuarve. Ky vendim i jep kredo morale kryeministrit që të dalë i larë para asaj pjese të shqiptarëve që kanë kërkuar prej vitesh dënimin e krimeve të komunizmit. Vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese duket se është më shumë një aleancë politike midis mazhorancës dhe minorancës, ku kjo e fundit i jep kredon mazhorancës për tu justifikuar para shtresës së tyre. Minoranca socialiste nëpërmjet këtij kontestimi të ligjit fiton kredon para shtresës së saj që përbëhet nga armata e spiunëve, sigurimsave, hetuesve dhe gjykatësve të cilët kanë vrarë dhe prerë në kohën e regjimit komunist. Sali Berisha pasi e mbajti peng për tre vjet e gjysmë këtë ligj tani në mbyllje të mandatit justifikoi veten duke e miratuar këtë ligj në limitet e mbylljes së mandatit duke krijuar një premisë për dështimin përfundimtar të këtij ligji. Tashmë loja e dosjeve duket se ka marrë fund. Ky ligj përfundoi në një komedi midis demokratëve dhe socialistëve, ku të dyja palët ishin të interesuara për të mos ta miratuar. Kryeministri Berisha ka treguar qartë se po luan komedi me një ligj që nuk do të miratohej kurrë me aprovimin e tij.
Tashmë dosjet e spiunëve brenda PD janë të plota dhe kryeministri i vendit i ka në dispozicion por në fakt ai s’ka qenë kurrë i interesuar të veprojë për të spastruar PD dhe administratën e tij nga njerëz me të kaluar nga radhët e sigurimit të shtetit. Mjafton të përmendim spiunin me pseudonimin “Tigri”, i cili është drejtor drejtorie në kryeministri dhe kryeministri Berisha e ka një nga njerëzit e tij më besnikë, për të kuptuar se sa dëshirë ka kryeministri ynë të zbatojë këtë ligj. Kryeministri Berisha është akuzuar si njeri që dëshmuar për të futur në burg Hysen Sheshorin, fakt që ai e mohon. Ndërkohë që dosja e Hysen Sheshorit është zhdukur nga arkivat e gjykatave. Nëse Berisha është vetë spiun i sigurimit të shtetit, e ka të qartë që dosja e tij është diku, fakt që e ka pohuar vetë në një intervistë të dhënë për VOA. Berisha ka deklaruar se pavarësisht se socialistët kanë djegur dosjet, këto dosje do të dalin nga procesverbalet e dënimeve të dhëna nga gjykatat. Pra, nëse dosja Sheshori është zhdukur, ajo mund të dalë diku.
Pavarësisht dosjes “Sheshori”, Berisha duket se nuk ka interes të miratojë këtë ligj dhe reagimi i djeshëm i tij ishte tragjikomedia dhe fatkeqësia e mijëra shqiptarëve që do të vazhdojnë të kenë mbi kokë të njëjtët njerëz që i dënuan dhe persekutuan gjatë viteve të diktaturës komuniste.


[ Edited Wed Feb 10 2010, 02:30pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
lissandro
Wed Feb 18 2009, 03:45pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
Normalisht si ka me e miratu ket ligj Sali Berisha kur ndoshta vet ai ka ken ne ate loj ose po qe se nuk ka ken ndoshta keta spijunet kan matrial per berishen qe e damkos ate si person dhe nga kjo Berishes nuk i intereson qe te miratojn ket ligj .

te kjo qeveri nuk kam shpres se asht aq demokratike dhe e drejt por e korruptume .

shpresoj se vetem kur te bahet brezi ri me e marr ne dor
do ket taman demokraci .

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
babo
Wed Feb 18 2009, 04:09pm


Registered Member #587
Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pm

Posts: 11127
vetem show i Berishes

Ja! Nje kitarre degjohet,
e tingujt ndan si fllad,
ngadale kjo vasha zgjohet
t'degjoje at' serenate,
e Shkodra ra n' pushim
c'ka bahet rrugeve s'din

trokit ketu

Back to top
L - N
Wed Feb 18 2009, 04:11pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
lissandro ka shkruar:

Normalisht si ka me e miratu ket ligj Sali Berisha kur ndoshta vet ai ka ken ne ate loj ose po qe se nuk ka ken ndoshta keta spijunet kan matrial per berishen qe e damkos ate si person dhe nga kjo Berishes nuk i intereson qe te miratojn ket ligj .

te kjo qeveri nuk kam shpres se asht aq demokratike dhe e drejt por e korruptume .

shpresoj se vetem kur te bahet brezi ri me e marr ne dor
do ket taman demokraci .



O zotni lissandro pervec se na smuren me fjal te bukura e me mashtrime, tetan me duken isoj mu vec se kan nrru emnat, tetan pjella e Xhaxhi Enverit vetem se tash bajn si demokrat e shpetimtart e demokracis, masanej tetan ja pane piken hajrit popullit tone tu e vjell e tu e mashtru me percamje, populli shkret vazhdon me met ven numro i pa shpres e i percam ne 100 copa, se ishtu ju duhet ktyne krymave per me mijetu per vedi.

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
lissandro
Wed Feb 18 2009, 04:15pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
Lec e vetmja shpres qe kam dhe mendoj se do pshtoj Populli shqiptar asht kur te vehet ne qeveri brezi i ri qe nuk ka pas te baj me komuniz hiq .se vetm ata kan ide taman demokratike dhe nuk jan te brymosor me idet dhe korrupsjonin komunist .

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
L - N
Wed Feb 18 2009, 04:28pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
lissandro ka shkruar:

Lec e vetmja shpres qe kam dhe mendoj se do pshtoj Populli shqiptar asht kur te vehet ne qeveri brezi i ri qe nuk ka pas te baj me komuniz hiq .se vetm ata kan ide taman demokratike dhe nuk jan te brymosor me idet dhe korrupsjonin komunist .



Pa mor lissandro ne teori duket si pshtim brezi i ri, por fatkeqsisht edhe brezi i ri nuk ka ku me shku pa u niku prej brezave te vjeter, s'ka ku me shku fmija pa u niku prej babs e gjyshit, axhs apo tezes, un kam nigju te ri qe jan pothujse te rritun neper rrug te Europs tu thane se Enver Hoxha e ka pshtu kombin pamvarsisht se ka ba te kunerten e ka shkatrru komplet e duhen edhe 2-3 breza mas ktij mas me mujt me nryshu nikimin e tij, (duhet me ken egzemplare mos mu niku), nejse noshta mas nja 2-3 brezave kena me pas munsin e mire mu zhvillu me liri e jo me vazhdimin e rrealizmin komunist qe ka pushtu politiken, median e deri diku edhe biznesin shqiptare se tan asht nertu ne baz te piramids e aparatit shtetnor te Xhaxhi Enverit. Fara keqe e injoranc e percamjes e me cdo kusht me majt qeverin e me cdo kusht mu pasunu, na kapa pushtu ne komunizem e vazhdon me na pas nen pushtim sot, por sot me nji nryshim sot ose bajn si biznesmen, ose intelektual ose bajn si politikan e demokrat qe mezi presin me na pshtu(desha me than mezi presin me pshtu xhepin e te ardhmen e tyne)

[ Edited Wed Feb 18 2009, 04:31pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Feb 20 2009, 10:58am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Të përndjekurit padisin Kushtetuesen

Aktpadia drejt Strasburgut: Vendimi i standardit të Sigurimit të Shtetit

Erjon Ajazi

Ish të përndjekurit politikë padisin Gjykatën Kushtetuese në Strasburg. Pezullimi i ligjit të lustracionit ka vënë në lëvizje ish të dënuarit e regjimit komunist për të përgatitur padinë që do të ngrihet në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut. Lajmi është konfirmuar nga Shoqata e ish të Përndjekurve Politikë, e cila kundërshton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ligjit të lustracionit. Përplasja e qeverisë, politikës dhe institucioneve për ligjin e "Dosjeve", pritet të mbërrijë kështu edhe në instancat më të larta të ndërkombëtarëve, në Strasburg. "Jemi thellësisht të zhgënjyer dhe të irrituar nga vendimi i marrë nga Gjykata Kushtetuese. Pas këtij vendimi, ne mbetemi vendi i vetëm i Evropës që nuk është ndarë nga krimet e komunizmit", u shpreh dje Bedri Blloshmi, në emër të Shoqatës së ish të Përndjekurve Politikë. Ai bëri me dije se të përndjekurit do t‘i drejtohen Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg, për të kërkuar të drejtat e tyre legjitime, "të cenuara nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese që pezulloi ligjin e lustracionit". Të persekutuarit e regjimit komunist renditen në këtë mënyrë kundër vendimit të gjykatës më të lartë në Shqipëri e cila pezulloi ligjin që pengon ish-zyrtarët që i kanë shërbyer komunizmit të vazhdojnë profesionin 18 vjet pas rënies së diktaturës. Përfaqësuesi i Shoqatës së të Përndjekurve, Bedri Blloshmi, sqaroi se padia ndaj Kushtetueses është duke u hartuar nga një grup avokatësh, ndër më të njohurit në vend. Sipas tij, "me të drejtat legjitime të ish të përndjekurve nuk mund të tallet më as Fehmi Abdiu dhe as Partia Socialiste, trashëgimtarja e Partisë së Punës". Në fjalën e tij, Blloshmi, i cili është vëllai i poetit të pushkatuar nga regjimi komunist, Vilson Blloshmi, bëri me dije se gjatë këtyre 18 viteve, ajo pjesë e popullsisë e cila ka qenë e përndjekur nga regjimi komunist ka pritur reagimin e institucioneve të shtetit për të kontribuar në vendosjen e paqes sociale në vend dhe për të kuruar plagët e së shkuarës, duke mos i lënë vend revanshit dhe vazhdimit të diskriminimit të të drejtave. Ish të persekutuarit pohojnë se i njohin persekutorët e tyre dhe i dinë krimet që kanë kryer. "Jemi ende gjallë dhe asnjë vendim i standardeve të sigurimit të shtetit nuk do të na ndalë të bëjmë zbardhjen e krimeve të tyre. I njohim persekutorët", nënvizoi Blloshmi. Sipas tij, "gjyqtarët kriminelë që duhet të ishin para drejtësisë për krimet e kryera ndaj njerëzve të pafajshëm, nuk e kanë vendin në Gjykatën Kushtetuese". Shoqata e të Përndjekurve këmbëngul që prokurorët që kanë dhënë pretenca me pushkatim, varje në litar, burgosje politike apo internime, nuk kanë vend në institucionet e shtetit të së drejtës. "Ne nuk do të tërhiqemi nga përballja jonë me mbeturinat e atij sistemi, sikurse nuk jemi tërhequr për asnjë moment edhe kur diktatura na vriste, burgoste dhe internonte", vijon më tej deklarata e ish të përndjekurve politikë. Në këtë drejtim, ish të përndjekurit shprehen se do të përshkallëzojnë qëndrimet e tyre në një protestë paqësore, e cila do të organizohet gjatë javës së ardhshme, para Gjykatës Kushtetuese. Të përndjekurit e paralajmërojnë protestën e tyre kundër vendimeve klasore të atyre që i lejojnë vetes të drejtën të gjykojnë sërish sot, 18 vjet pas rrëzimit të diktaturës dhe kundër vendimeve çnjerëzore që kanë dhënë gjatë atij regjimi.



Marre prej Gazeta Shqiptare Online


[ Edited Wed Feb 10 2010, 02:37pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Feb 20 2009, 12:13pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Dosjet, politika, gjyqësori dhe referendumi

GJERGJI KOJA

18/02/2009 Zbatimi i ligjit të lustracionit u pezullua me një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Vendimi, që ngjalli jo pak reagime, duket se ka një rrjedhë logjike për vetë proceset që ka kaluar Shqipëria në 19 vjetët e vendosjes së demokracisë. Megjithëse vendi i fundit në aspektin e aplikimit të një ligji për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit, sërish ne nuk mundëm të përfitonim nga praktikat e vendeve ish-komuniste. Ne nuk ditëm të përfitonim, pasi kurrë në këta 19 vjet nuk vendosëm disa balanca të qarta mes brezit të parë apo të dytë të komunistëve dhe brezave të ish-të përndjekurve politikë, apo viktimave të komunizmit. Realiteti këtu flet qartë: pasardhësit e njerëzve me pushtet në diktaturë, apo njerëz të lidhur me sistemin diktatorial ditën jo vetëm të mbijetojnë, por fituan terren me një shpejtësi marramendëse në çdo fushë. Ata treguan se nuk kishin kompleksin e fajit, nuk kishin ndërgjegje. Ata u dekoruan, u emëruan në poste kyçe, kishin dhe kanë përfaqësues në Parlament, qeveri, institucione të rëndësishme, u vunë në drejtim të medieve, me pak fjalë ata kapën shtetin. Ndërsa kundërshtarët e hershëm të kësaj kategorie, ish-të përndjekurit politikë apo pasardhësit e tyre, vazhdojnë të vuajnë në kurriz gabimet e njëpasnjëshme, që kanë një të përbashkët të madhe: mungesën e dinjitetit dhe ndërgjegjësimit të klasës politike 19-vjeçare në këtë vend. Sot ish-të përndjekurit, në pjesën dërrmuese të tyre, vazhdojnë të jenë të përndjekur, të persekutuar, të nëpërkëmbur dhe të papërfaqësuar. Kjo kategori sot vazhdon të vuajë mosintegrimin real në shoqëri, megjithëse askush nga politikëbërësit në këtë vend nuk e thotë me zë të lartë. Përkundrazi, edhe në këta 19 vjet aq shumë është injektuar dezinformimi, saqë, edhe sikur dikush nga kjo shtresë të bëjë një hap përpara, shitet sikur po zaptohet shteti.

Prej disa kohësh media po furnizohet me lajme që Policia e Shtetit, apo institucione të sigurisë kombëtare po mbushen me militantë partiakë. Ndoshta kjo është e vërtetë, por askush në këtë vend nuk po artikulon qoftë edhe një herë të vetme se sa persona që u kanë shërbyer organeve të Sigurimit të Shtetit apo Ministrisë së Brendshme të kohës së diktaturës sot janë në poste drejtuese, ndoshta shumë më të rëndësishme sesa ato që kishin para vitit 1990. Sa prej tyre janë rikthyer në dikastere, edhe pse një ligj i vitit 1995 dhe më vonë ai i 1997-s e ndalonte këtë gjë? Por sot askush nga ata që kanë të drejtën e firmës në emërime nuk merr guximin të pyesë apo të mbledhë të dhëna mbi persona që emërohen dhe gradohen. Mundësitë për të gjetur faktet dhe provat janë, por ajo që mungon është vullneti. Dhe kjo mungesë vullneti sot shfrytëzohet më së miri nga opozita e majtë, e cila, siç duket, e njeh shumë mirë mentalitetin e mazhorancës së “djathtë” shqiptare. Skema është shumë e lexueshme: pas çdo deklarate për emërime militantësh në polici, vjen një deklaratë e vakët e Ministrisë së Brendshme, e cila përgënjeshtron atë çka thuhet. Dhe në të gjithë këtë situatë (herë-herë qesharake) ishët e sigurimit apo ishët e Ministrisë së Brendshme të kohës së diktaturës vazhdojnë qetësisht të mbajnë postet dhe gradat, vazhdojnë të komandojnë, madje me komoditetin që u është krijuar të bëjnë karshillëkun e radhës. Ata ndihen komodë, pasi njerëzit që hedhin firmat kanë frikë të pranojnë gabimin, i cili trashet çdo ditë që kalon dhe në fund kthehet në faj.

Gjyqësori dhe prokuroria mbeten një tjetër hallkë e kapur nga ishët e diktaturës dhe sot e djathta na ndihet e habitur se po i rrëzohet një ligj për hapjen e dosjeve. Edhe në këtë sistem trumbetimi dhe tymnaja që është ngritur ka qenë për gjyqtarët e kurseve 6-mujore të vitit 1992 apo 1993, por askush nuk është marrë seriozisht me gjyqtarët apo prokurorët që kanë mbaruar edhe shkollën e ish-Sigurimit të Shtetit, apo të tjerë që kanë firmosur vendime me varje, pushkatime, internime deri në fund të viteve të diktaturës. Madje, askush nuk merret edhe me dënimet që janë dhënë pas ndryshimit të ligjit se shkelja e kufirit nuk ishte tradhti ndaj atdheut. Këta gjyqtarë dhe prokurorë janë votuar dhe pranuar edhe nga kjo mazhorancë e djathtë, e cila, siç duket, tani po “vuan” zbatimin e një ligji. Por sot është vonë, pasi deri dje askush nuk ishte shqetësuar për formimin e njerëzve që japin drejtësi, që formulojnë akuza, që gjykojnë çështje edhe të ish-të përndjekurve politikë, edhe pse dikur mund të kenë qenë pjesë e grupeve që i kanë shkatërruar. Dhe sot zëri ngrihet dhe na thuhet se po cenohet pavarësia e drejtësisë, meqë nesër nga zbatimi i ligjit të lustracionit do të na largohen disa ishë, që janë mësuar të ndryshojnë ngjyrën njëlloj si kameleoni.


Mospasja e një balance në përfaqësimin politik mes dy kategorive të shoqërisë sonë është një tjetër moment jo shumë komod për zbatimin e ligjit të dosjeve. Dje dhe sot përfaqësuesit e ish-të përndjekurve politikë (dhe këtu kam parasysh përfaqësuesit realë) numërohen me gishta qoftë në Parlament, qoftë në ekzekutiv apo institucione të tjera qendrore. Ata kanë qenë dhe janë aq të paktë, saqë edhe kur ndërmarrin nisma në mbrojtje të shtresës së tyre, u duhet të shtrijnë dorën te pasardhësit e brezit të dytë të komunistëve. Dhe rasti i kontestimit të ligjit të dosjeve sa nga faktorët e brendshëm politikë apo organizatat joqeveritare, ashtu edhe nga faktori ndërkombëtar, tregojnë qartë raportet e krijuara. Nëse pasardhësit e komunistëve nuk kursejnë të harxhojnë topa të tëra letrash për t’ia përcjellë faktorit ndërkombëtar si gogol ligjin e dosjeve, brezi i dytë apo pasardhësit e ish-të përndjekurve politikë s’kanë kohë të bëjnë të kundërtën, pasi atyre u duhet të rendin nga një zyrë në tjetrën për të mbledhur ca dokumente për të përfituar dëmshpërblimin, ose në rastin më të mirë nuk ndihen, pasi kanë frikë se ndonjë reformë e çuditshme mund t’i nxjerrë të papunë. Dhe në fund na del se ambasadorët e njohin Kushtetutën shqiptare me pikë e me presje. Se u djeg shumë që në vendin që pret të anëtarësohet në NATO mund të shkelen të drejtat e njerëzve që deri dje nuk pyetnin për të drejta, apo se procesi nuk mund të zbatohet kështu, se bie në kundërshtim me standardet. Po me cilat standarde? Asnjë prej vendeve apo strukturave shtetërore të tyre nuk do të pranonte që në krye të kishte njerëz që u kanë shërbyer diktaturave. Dhe këtë e bëjnë në emër të parimeve dhe standardeve, pasi realisht janë të tilla.


Të hapen apo të mos hapen dosjet? Duket se kjo është pyetja që mundon politikën, edhe pse publikisht të gjithë thonë se duhen hapur. Dhe në tërë këtë mesele ata që realisht nuk duan hapjen, çuditërisht gjejnë kamerdaren e shpëtimit te standardet që duhen respektuar, edhe pse për ta fjala “standard” është aq e largët, sa është distanca mes Tokës dhe Diellit. Dhe duket se i gjithë procesi për pastrimin moral të shoqërisë ka mbetur në dorën e ca standardeve që artikulohen brenda sallave të mbyllura të Parlamentit, gjykatave apo selive. Askush nuk merr guximin që të nxjerrë debatin dhe vendimmarrjen në një publik më të gjerë, le të themi në një referendum popullor. Praktikat kanë treguar se për çështje sensitive ata që shprehen janë qytetarët, të cilët realisht duhet të përcaktojnë një standard që qëndron mbi të gjitha: vendosjen e moralit. Dhe atëherë kur i takon sovranit të flasë, të tjerët duhet të heshtin, pasi heshtja mund të konsiderohet edhe si vetëpastrim.

Marre prej Gazets Metropol Online


[ Edited Wed Feb 10 2010, 02:39pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
belgium
Sat Feb 21 2009, 04:46pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
Shum vone asht tash me hap dosiet , asht baraz me kthy shqipnin edhe 20vjet mrapa ku ka ken.....tash asht koha me hap dosie te reja per korrupsionin qe berisha dhe nano kan ba ne shqiperi per gjate ketyre 20vjetve!me ket marifet q eberisha don me ba , ka hallin e vet per mas me e kap lapsi edhe ket here.....
Back to top
Shqiptar.
Sat Feb 21 2009, 07:05pm
Registered Member #2181
Joined: Tue Jul 29 2008, 03:17pm

Posts: 445
Nuk menoj se asht vone me hape dosjet sepse tane ish katilat e byros politike te ish PPSH ose Partis Puns Shqiptare jane tan biznesment sot ose Ogliarkt e ri Shqiptare qe jane tu gllabru pasunit Shqiptare si tokat e tane fonded prej qeverive e bashkive, kta katila jane tan politikant sot, jane tane bosat e medias si Top Chanel-News24-Shekulli etj, tan kta katila jane avokatat e gjygjtart qe kane zaptu sistemin e drejtsit e ju thoni mos me hap dosjet, po nuk duhet vetem me hape disa por duhet me i hape tana pa perjashtim ja disa pa e disa ja.
Back to top
L - N
Fri May 29 2009, 12:12pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Hipokrizia me ligjin e dosjeve

Nga Mero Baze

Ligji aq shumë i debatuar për pastërtinë e figurave, i bllokuar në Gjykatë Kushtetuese, është hedhur së pari në kosh nga vetë hartuesit e tij. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vendosur në listën e kandidatëve për deputetë figura, për të cilat ka bërë vetë deklarata të qarta, nga pozicioni i ish-presidentit, që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Në këto kushte më duhet të përshkruaj dy prej këtyre rasteve.

Një kandidat për deputet i listës për Korçën, i cili ka qenë një ish-zyrtar i lartë në mandatin e parë të PD dhe në qeverinë e zotit Fino, anëtar i kabinetit, ka pasur një konflikt të fortë me Berishën menjëherë pas vitit 1997. Në përpjekje për ta kuptuar konfliktin e tij me Berishën, humba një kohë të gjatë të mësoja se çfarë kishte ndodhur. Në vitin 1999 ky zotëri më kërkoi ta ndihmoja përmes shtypit, por dhe përmes ndikimit pranë Berishës që të përfshihej në listën e Këshillit Kombëtar të PD. Premtimi i tij ishte se ai do të ishte një luftëtar kundër Genc Pollos, Ferdinand Xhaferrit dhe grupit të mbështetësve të tyre. Për shkak të bezdisë që të ngjallte këmbëngulja e tij, m’u desh t’ia përcjell këtë kërkesë Sali Berishës. Sapo ia thashë, ai u egërsua papritur dhe më tha se zotëria në fjalë ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, edhe pse ka qenë në burg politik. Këtë më tha me kompetencën e ish-presidentit që i ishte dashur të verifikonte figurën e tij. Më pas më tregoi se si në mes të krizës shtetërore të vitit 1997, kur ishte formuar kabineti i Bashkim Finos dhe Berisha po përpiqej të gjente një pasardhës të pranueshëm për në krye të SHIK, socialistët i propozuan përmes Finos pikërisht emrin e këtij personi që ishte praktikisht ministër i tij. Berisha e shpjegoi këtë me faktin se, duke qenë se ishte bashkëpunëtor Sigurimi, ai ishte ende peng i socialistëve dhe ata deshën ta përdorin kundër tij. Kjo, sipas tij, ishte arsye e fortë që ai të mos ta pranonte kurrë në parti atë person. Tashmë, fare papritur e ka pranuar dhe e ka vënë kandidat për deputet në qarkun e Korçës.

Rasti i dytë është po ashtu me një kandidat të PD në Lezhë, në vend të sigurt për deputet. Më është dashur po ashtu në vitin 2005 ta propozoj për anëtar të KOP së bashku me Apollon Baçen, por Berisha ma refuzoi emrin e tij duke më thënë se ka qenë bashkëpunëtor. Në vend të tij u pranua emri i Agron Tufës, një bashkëpunëtori tjetër të gazetës “TemA”. Tashmë, edhe pse shumë njerëz mund ta kuptojnë për kë bëhet fjalë, s’po ia përmend emrin për etikë, por s’mund të rri pa kërkuar prej kryeministrit që ka hartuar ligjin e dosjeve ta zbatojë atë i pari, edhe pse ai gjendet i bllokuar në gjykatë. Në listën prej 140 deputetësh mund të ketë dhe të tjerë të tillë, për të cilët ne nuk kemi informacion zyrtar. Por tallja me ligjin e dosjeve dhe përdorimi i tij në mënyrë selektive vetëm ndaj kundërshtarëve të kryeministrit është një fyerje e madhe për ata që kanë vuajtur nga regjimi komunist dhe që duan realisht dënimin e së kaluarës. Debati për hapjen e dosjeve dhe pastrimin e institucioneve prej tyre u keqpërdor deri në fund, duke u bërë i pazbatueshëm dhe represiv vetëm nga pikëpamja verbale, sa të trembte ca gjykatës dhe prokurorë që i kanë shërbyer diktaturës me të njëjtin zell që po i shërbejnë sot Berishës duke i mbyllur gjithë çështjet e mëdha të korrupsionit.

Zoti Berisha kishte parashikuar që ligji i pastërtisë së figurave t’u ndërpriste mandatin deputetëve spiunë, ndërsa sot ai po fut me vetëdije ish-bashkëpunëtorë Sigurimi në Kuvend. Dy rastet që përmenda më lart janë së paku dëshmi nga kontaktet e mia personale me zotin Berisha dhe unë s’jam i sigurt, nëse ai ka gënjyer atëherë apo po gënjen tani. Di të them se ai nuk ka një raport të vërtetë dhe të sinqertë me të shkuarën komuniste të këtij vendi dhe vazhdon ta përdorë dhe ta mjelë komunizmin njësoj siç e ka përdorur para 20 vitesh, kur ishte pjesë e atij sistemi.

Dënimi i krimeve të komunizmit dhe pastërtia e figurave në politikë duhet të reflektoheshin së pari te lista e PD, e cila mori një iniciativë të vonuar ligjore për këtë çështje. Por, siç shihet që nga larg, ajo nxin e tëra nga njerëz, të cilët ai i ka marrë peng për shkak të së shkuarës së tyre dhe jo të ardhmes që do t’i japin politikës shqiptare.

© Copyright 2007 tema.al.


[ Edited Wed Feb 10 2010, 02:40pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
belgium
Fri May 29 2009, 12:28pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
I-Gegjan ka shkruar:

Nuk menoj se asht vone me hape dosjet sepse tane ish katilat e byros politike te ish PPSH ose Partis Puns Shqiptare jane tan biznesment sot ose Ogliarkt e ri Shqiptare qe jane tu gllabru pasunit Shqiptare si tokat e tane fonded prej qeverive e bashkive, kta katila jane tan politikant sot, jane tane bosat e medias si Top Chanel-News24-Shekulli etj, tan kta katila jane avokatat e gjygjtart qe kane zaptu sistemin e drejtsit e ju thoni mos me hap dosjet, po nuk duhet vetem me hape disa por duhet me i hape tana pa perjashtim ja disa pa e disa ja.


pOR KUR TI VET THU S EKETO KATILA JAN NE PUSHTET SI DO ARRIHE TME U HAP KETO DOSIE KUNDER VETES TYRE???E TJETRA MENDOJ SE SIKUR NJI QEVERI ENJI SISTTEM SKA KURR DREJT ME AKUZU SISTEMIN E KALUM SE POLITIKAT DHE SITUATA AT KOH SKAN KEN SI SOT....TJETER ERE KA KEN AT KOH MURI I BERLINIT ISHTE PA RA DHE VET GJERMANT SKAN BA HETIME KUNDER SISTEMIT NE ISH GJERMANIN KOMUNISTE....POR VETEM KAN MBYLL AT KAPITULL NJI HER E PERGJITHMON DHE SOT GJERMANIA PO PUNON ENDERTOHET E PO DREJTON BOTEN,KU NE SHQIPTART KENA BOLL SHEMBULL KONKRET ME MARR PREJ GJERMANIS E DUHET ME I LAN FJALT E TEPERTA E PUNE ASPAK SE PARLAMENTI SHQIPTAR S ASHT KUVEND I VERTET PE RKOMBIN DHE INTERESAT ESAJA POR VETEM PER POLITIKEN E QELBUN DEMOKRATIKE DHE SOCIALISTE.
DOSIE DUHE TME HAP KUNDER KORRUPSIONIT QE U ZHVILLU PERGJAT TRANZICIONIT,SEPSE SHQIPERIN E SHKATRRUNEN MA SHUM NE DEMOKRACI S ESA ISHTE DIKUR NE MJERIM DHE VARFERI.
Back to top
L - N
Wed Feb 10 2010, 03:00pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
"Dosjet", PD apel per referendum

Rozeta Rapushi
E Merkure, 10 Shkurt 2010

Deputete te Partise Demokratike, thane dje se krimet e komunizmit duhet te denohen sa me pare te jete e mundur si dhe propozuan qe 29 Nentori, te jete dita e perkujtimit te viktimave te komunizmit ne Shqiperi. Nje grup deputetesh te grupit parlamentar demokrat, vizituan dje zonen e Qesarakut ne Malin e Dajtit, ku disa dite me pare u gjeten eshtrat e 19 trupave, qe mendohen se i perkasin viktimave te nje kalvari pushkatimesh, te kryer gjate sistemit diktatorial komunist. Deputetja Mesila Doda tha se jane te pranishem ne kete vend, pikerisht per te kujtuar krimet makabre te regjimit komunist, qe denohet nga te gjithe. "Njerezit qe kane dhene vendime, njerezit qe kane vrare, njerezit qe kane ekzekutuar, sot nuk mund te vazhdojne me te qendrojne ne drejtime, nuk mund te vazhdojne te jene ne krye te qeverise, ky regjim duhet te marre fund njehere e mire",-tha deputetja e PD-se. Deputetja Doda, tha se "PD eshte e vendosur t'i shkoje deri ne fund iniciatives per nje referendum popullor, per miratimin e ligjit per pastertine e figures se zyrtareve te larte". Nderkohe qe duke shkuar me tej deputeti i PD-se, Gent Strazimiri propozoi qe te caktohet edhe nje dite, per te kujtuar viktimat e komunizmit. "Mendoj qe ju detyrohemi atyre, qe nje dite ne vit te mendojme per ta dhe t'u themi femijeve tane perse kjo nuk duhet perseritur. Mengjesi i pare i kesaj periudhe makabre ka qene 29 Nentori i vitit 1944. Me 29 nentor ne, me ligj jemi te detyruar te bejme pushim. Ndoshta kjo duhet te ishte dita qe ne duhet te mendonim dhe per keto varre qe po i gjejme akoma sot pas 60 vitesh, te shperndare neper Shqiperi. Besoj qe 29 Nentori do te ishte dita e duhur per te perkujtuar viktimat e komunizmit ne Shqiperi",-tha Strazimiri. Sipas tij, ne qofte se ne sot nuk fshihemi pas shprehjeve te tilla absurde si ashtu ishte koha, ishte regjimi, regjimi dhe koha kishin njerez. "Njerezit i vrane keta, ata njerez sot nuk mund te vazhdojne ende te aplikojne ate qe sot ne Shqiperi quhet demokraci, perndryshe nese nuk denojme keto varre masive, nese nuk denojme ata qe vrane te pafajshmit, per liri dhe demokraci, rrezikojme qe ne Evrope te dalim ashtu sic nuk jemi", vijoi Strazimiri. Ndersa Eduard Halimi, u shpreh se shoqeria shqiptare nuk do te mund te jete ne paqe, nese ekzekutoret nuk do te largohen teresisht nga jeta publike. Sipas Halimit, deputetet e PD-se, shkuan dje ne zonen ku u gjet varreza kolektive, per t'i thene persekutoreve, ekzekutoreve edhe te atyre qe kane vrare naten ne kete varr masiv dhe kane qare diten me "lot krokodili" se, mazhoranca do t'i shkoje deri ne fund, per te cuar perpara amanetin e ketyre shpirtrave te lire. "Ne do te shkojme deri ne fund me cdo mjet, me cdo force per te cuar perpara amanetin e ketyre shpirtrave te lire dhe misionin e partise demokratike qe keta njerez te mos kene kurre akses ne jeten publike dhe te largohen nje here e pergjithmone nga jeta publike",-tha Halimi.

Mesila Doda

"Ne jemi ketu nje grup deputetesh te Partise Demokratike pikerisht per te rikujtuar keto krime makabre te atij regjimi. Sot askush nuk mund te fshihet e te thote, qe keshtu ishin ligjet, keshtu ishte koha. Ky eshte nje regjim, i cili duhet te denohet nga ne dhe nga te gjithe brezat qe vine. Njerezit qe kane dhene vendime, njerezit qe kane vrare, njerezit qe kane ekzekutuar, sot nuk mund te vazhdojne me te qendrojne ne drejtime, nuk mund te vazhdojne te jene ne krye te qeverise, ky regjim duhet te marre fund njehere e mire".

Gent Strazimiri

"Njerezit i vrane keta, ata njerez s'mund te vazhdojne ende te aplikojne ate qe sot ne Shqiperi quhet demokraci, perndryshe nese s'denojme keto varre masive, nese s'denojme ata qe vrane te pafajshmit, per liri e demokraci, rrezikojme qe ne Evrope te dalim ashtu sic s'jemi. Me 29 nentor ne me ligj jemi te detyruar te bejme pushim. Ndoshta kjo duhej te ishte dita qe ne duhet te mendonim dhe per keto varre qe po i gjejme sot pas 60 vitesh. Besoj qe 29 Nentori do te ishte dita e duhur per te perkujtuar viktimat e komunizmit ne Shqiperi".

© 1991 - 2009 Koha Jone
trokit ketu

Ishalla s'jane vetem fjale fjale dhe vetem fjale, ashtu si ka ndoll tash 19 vjet, uroj e shpresoj qe perfunimisht te bahet nji rreferendum per hapjen e plote te dosjeve. E vertata duhet mu dite e ka ardh koha qi populli jon me dite e mu nergjegjsu per tana krimet dhe poshtersinat qi jan ba kuner tij per 50 vjet sllavo-komunizem. Koha per teorina e premtima ka maru sepse ka ardh koha vetem me vepru




Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3269 sec, 0.0668 of that for queries. DB queries: 60. Memory Usage: 3,279kB