Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Shkodranët nëpër Botë dhe ne Trojet Shqiptare :: Shkodranët rreth Globit
 
<< Previous thread | Next thread >>
Lajme Interresante rresh Shqiptarve ne Amelike-Australi-Canada
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Wed Oct 22 2008, 03:26pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Dy shqiptarët marrin titullin “Hero i qytetit” në Nju-Jork
BEIQR SINA
21/10/2008 Ngjarja: 13 korrik 2008, flaka e madhe në pallatin 200-vjeçar në Manhatan

NEW YORK CITY: Dy punëtorët shqiptarë të një pallati në Manhatan, Nju-Jork, që të dy emigrantë, njëri nga Elbasani dhe tjetri nga shqiptarët e Malit të Zi, Endri Brahimaj dhe Izet Neljkoviç, pasi morën muajin e kaluar titullin e nderit "Hero i qytetit", u nderuan këto ditë edhe me çmimin më të lartë që ndan bashkia e Nju-Jorkut në fund të vitit: çmimin "Building Service Workers of the Year" ("Punëtori më i mirë i vitit "). Kjo për arsye se ata më 13 korrik 2008 kanë bërë një gjest tepër njerëzor: ndërsa po digjej një ndërtesë 200-vjeçare në pjesën perëndimore të qytetit, ata hidhen mes flakëve për t’u shpëtuar jetën banorëve dhe të një gruaje rreth të 40-ave, e gjendur e vetme në mes zjarrit.

Ceremonia e dorëzimit të çmimit "Punëtori i vitit" u zhvillua në Manhatan dhe u drejtua nga legjenda e gazetarisë njujorkeze Gabe Pressman dhe Jimmy Breslin. Ceremonia u sponsorizua nga sindikata e punëtorëve “Local 32-BJ” dhe u mbështet nga disa kompani njujorkeze, si: Service Employees International Union (SEIU), Tishman Speyer, The Durst Organization, Vornado Realty Trust, Ogden Cap Properties, Cooper Square Realty and Stellar Management. Ndërsa u nderuan me këtë rast edhe 15 punëtorët e vitit në Nju-Jork: Endri Brahimaj dhe Izet Neljkovic, James Gibbons, Carlos Pellecier,Pat Burns, Manuel Santana,Juan Cruz, John Simion, Alonzo Toney,Sean Tonti,Safeta Djesevic, Ursula Szewc,Frank Bellido, Curtis Hill, Moises Guimet, Bernard Speranza.

Endri Brahimaj, 19 vjeç, nga Elbasani, emigroi në Amerikë së bashku me familjen e tij para 12 vjetve. Ata u vendosën në një lagje të Nju-Jorkut, e banuar më së shumti nga emigrantët shqiptarë. Ata janë banorët e lagjes “Ridgewood”, Quins (Queens). Djali shqiptar, që tashmë është bërë shembull i qytetarisë së Nju-Jorkut, pas pune vazhdon studimet në fushën e menaxhimit të biznesit.

Izet Neljkovic, 44 vjeç, erdhi për një jetë më të mirë në Amerikë, duke lënë pas një nga viset shqiptare në Mal të Zi, Plavë e Guci. Erdhi këtu dhe u vendos në lagjen “Astoria” në Quins (Queens) së bashku me gruan dhe djalin, i cili është tani 17 vjeç, dhe vajzën 7 vjeçe. Që të dy emigrantët shqiptarë më 13 korrik 2008, megjithëse punonin në një ndërtesë tjetër, e cila ndodhej karshi pallatit që mori flakë, u përleshën me flakët për të shpëtuar jetën e banorëve të pallatit tjetër, ku më në rrezik u tha se kishte qenë një grua, që duhej ndihmuar pasi kishte mbetur e rrethuar e tëra nga flakët.

Me të parë zjarrin në pallatin karshi, të dy emigrantët shqiptarë vrapuan dhe hynë në pallatin që po shkrumbohej nga flakët. U bien të gjitha zileve dhe fillojnë duke u bërë thirrje njerëzve të dalin jashtë sa më shpejt, se zjarri po kaplonte ndërtesën. Një banore e kësaj ndërtese që shpëtoi nga flakët është edhe Judith Rice, e cila në çastin që ndodhi ngjarja ishte duke pirë kafen dhe duke dëgjuar radion. Ndërkaq ka dëgjuar një zhurmë të madhe, por nuk të mendonte se jeta e saj ishte vënë seriozisht në rrezik.

Gjatë operacionit për shpëtimin e njerëzve dhe shuarjes së zjarrit u mësua se 8 zjarrfikës dhe punonjës të emergjencës u lënduan dhe u shtruan në spitalin më të afërt “St. Lukes-Roosevelt Hospital”. “Zjarri filloi nga çatia dhe e përfshiu krejt ndërtesën, - thanë hetuesit e kësaj çështjeje, - duke dëmtuar më shumë se 75 për qind të ndërtesës.”

Gruaja (Judith Rice), një 40-vjeçare me profesion producente, e cila e ka jetën e saj tash fal ndërhyrjes së guximshme të dy shqiptarëve Izet Nelkovic dhe Endri Brahimaj, ka thënë se u gjenda në një moment tepër të rrezikshëm për jetën time, pasi nuk dija asgjë se isha krejtësisht e pambrojtur dhe e rrethuar nga flaka e tymi që po më afroheshin te dera.

Pas ndërhyrjes së dy shqiptarëve dhe nxjerrjes së gjithë banorëve në rrugë, në vendngjarje ia mbërritën forcat e policisë, shërbimi i emergjencës dhe skuadrat e zjarrfikësve të qytetit, duke shpëtua së pari qytetarët. Ata shumë shpjet arritën të vinin nën kontroll situatën, duke shmangur kështu një katastrofë më të madhe në orët e para të mëngjesit, kur i gjithë pallati pothuajse ishte në gjumë. Ngjarja e përshkua gjerësisht pothuajse nga të gjitha gazetat, radiot dhe televizionet lokale të qytetit, të cilat gjatë gjithë ditës transmetuan raporte të drejtpërdrejta nga vendngjarja. Kjo ngjarje nga shtypi është përshkruar si rasti i parë në historinë e Nju-Jorkut kur një qytetar i saj arrin e futet pa qenë detyrë e tij mes flakëve për të shpëtuar jetën e të tjerëve duke rrezikuar jetën e tij. Dhe këtë e bënë dy emigrantët shqiptarë Endri Brahimaj dhe Izet Neljkoviç, të cilët kryen një akt të lart qytetarie, kur njeriu vë veten në rrezik dhe shpëton jetën e të tjerëve.

Gjesti i tyre ka prekur thellë e çuditur qytetarët njujorkezë, të cilët gjatë intervistave të tyre i quajnë dy emigrantët shqiptarë "shpëtimtarët e jetës". Ngjarja duket se e ka rritur edhe më shumë reputacionin e mirë të shqiptarëve në Nju-Jork. Për këtë arsye Bashkia e Nju-Jorkut u dha dy shqiptarëve Ednri Brahimaj dhe Izet Neljkoviç titullin e nderit "Hero i qytetit" si dhe çmimin më të lartë që ndan bashkia në fund të çdo viti: çmimin "Building Service Workers of the Year" ("Punëtori më i mirë i vitit").


Marre prej Gazets Metropol Online


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
zjermi
Wed Oct 22 2008, 06:54pm

Registered Member #1293
Joined: Mon Oct 01 2007, 04:38am

Posts: 2976
bravo gjest shume fisnik

ti o pellum simbol i paqes,
nder shekuj popujt t'kane rrespektu
ndalo pak ti n'shkodren teme
nje mesazhe urim prej meje me ju dergu.
dje prej jush une jam nda
ne vend t'huej per me lulzu
nje premtim prindve ju kam ba
sa te jem gjalle me i nderu!
(marre nga ZEST)

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1739 sec, 0.0589 of that for queries. DB queries: 35. Memory Usage: 2,514kB