Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Forumi i ShkodraOnline.com :: Gjuha - Linguistika |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Gjuha Shqipe |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | "Debatet dhe mitingjet për Alfabetin shqyp" Shqyp Shqip ( 31/10/08) Historia e alfabetit të gjuhës shqipe ka qenë një rrugë e gjatë, e vështirë, plot me të papritura për të ardhur në ditën fatlume të nëntorit të vitit 1908, kur në Kongresin e Manastirit u zgjidh përfundimisht problemi i shkronjave të gjuhës shqipe. Kështu e nis bisedën Prof. Dr. Tomorr Osmani, përgjegjës i sektorit shkencor të Albanologjisë pranë Universitetit "Luigj Gurakuqi" në Shkodër, në prag të 100 vjetorit të Kongresit të Manastirit. Në 14-22 nëntor ky përvjetor do të kremtohet nga të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit. Grupi organizator, i ngritur enkas për këtë qëllim, mes të cilëve dhe prof Osmani, ka kohë që është duke u përgatitur për këtë ngjarje të shënuar të kombit tonë. Njohës i mirë i këtij kongresi dhe autor i një libri mbi këtë temë, prof. Osmani thotë se ishte vullneti, dëshira, pasioni dhe mbi të gjitha patriotizmi i shqiptarëve që për rreth tre shekuj e gjysmë luftuan pa marrë parasysh rrjedhojat politike dhe ekonomike që mund të kishin duke iu kundërvënë ideologjisë së pushtuesit edhe për çështjet kulturore. "Në atë periudhë të gjatë dhe të errët, shqiptarët u përplasën me dallgë të fuqishme që donin të pengonin zgjidhjen e problemit të vetëm, alfabetit të njësuar të gjuhës shqipe", cilëson ai. Duke evidentuar hapat e parë të kësaj nisme, Osmani tregon se si dëshmi të parë të shkrimit shqip njohim "Formulën e pagëzimit" të vitit 1462, që la Pal Engjëlli, kryepeshkop i Durrësit dhe mik i Skënderbeut, "një burrë i pajisur me zotësi të rralla në të folur, me dituri", siç e portretizonte humanisti ynë Marin Barleti. Ashtu siç dhe kanë vërejtur studiues të tjerë, kjo traditë vijon z.Osmani, duhet të jetë më e vjetër se shekulli i XV. Kërkimet dhe hulumtimet mund të na çojnë më në thellësi të viteve, ndoshta 2-3 shekuj më parë. "Ndoshta fati na do dhe biem në një traditë më të hershme të shkrimit të gjuhës sonë nga ajo që njihet deri më sot", shprehet prof. dr. Osmani, ndërsa nënvizon rrugën e gjatë, të vështirë, të mundimshme, plot vuajtje e sakrifica të Buzukut, Budit, Bardhit e Bogdanit që i prinë alfabetit të gjuhës shqipe. Profesor Osmani ndalet në vitin 1879, në komisionin e kryesuar nga Sami Frashëri, ku bënin pjesë dhe Pashko Vasa, Hoxha Tahsini, Jani Vreto, të cilët kanë meritën në punën për zgjidhjen përfundimtare të alfabetit të përbashkët të shqipes, i cili në vetvete kishte 36 fonema që duhet t'i përgjigjen 36 shkronja, si dhe përcaktoi edhe renditjen e shkronjave që i kemi edhe sot. Mbi bazën e këtij alfabeti, angazhimi, dëshira dhe këmbëngulja e shqiptarëve kudo që ishin nëpër botë për të pasur një gjuhë të tyre sa vinte e shtohej, për të ardhur tek 27 gushti i vitit 1908, që në sajë të iniciativës së klubit shqiptar "Bashkimi" në Manastir, i drejtuar nga Fehim Zavalani, u vendos të thirrej një Kongres në 14 nëntor të vitit 1908. Kongresi Punimet e këtij kongresi që zgjatën 8 ditë, u ndoqën nga 50 përfaqësues të 26 qyteteve, shoqërive dhe klube, prej të cilëve vetëm 32 kishin të drejtë vote. Kryetar i Kongresit të Manastirit u zgjodh Mit'hat Frashëri, nënkryetarë Luigj Gurakuqi dhe Gjergj Qiriazi, ndërsa sekretarë Hilë Mosi, Thoma Avrami e Nysret Vrioni. Në dy ditët e para të këtij kongresi u diskutua se në cilin alfabet duhet të mbështetej alfabeti ynë, ku përhapjen më të madhe e kishin ai i Stambollit, i shoqërisë "Bashkimi" dhe i shoqërisë "Agimi" të Shkodrës. Duke iu referuar ditës së tretë, Osmani shton se "në këtë ditë u zgjodh një komision prej 11 vetësh që do të merrej me hartimin e alfabetit të shqipes, ku kryetar u zgjodh Gjergj Fishta, një personalitet i kulturës shqiptare, poet i talentuar, erudit, që shquhej për forcën e fjalës, mendjen e mprehtë dhe logjikën e fortë". Komisioni pranoi njëzëri se alfabeti i shqipes duhet të kishte si bazë alfabetin latin, mungesat e të cilit do të plotësoheshin me anë të dyshkronjëshave. Gjatë punimeve të tij, nuk u morën parasysh preferencat e anëtarëve për ndonjë shkronjë të veçantë, por njëzëri u miratua shenja për çdo tingull-fonemë të shqipes, duke ruajtur raportin e përcaktuar në alfabetin e shoqërisë së Stambollit se shqipja kishte 36 fonema. Sipas studimit që i ka bërë në vazhdimësi Kongresit të Manastirit, prof. dr, Tomorr Osmani "kryetari i komisionit, Gjergj Fishta, shpjegoi pse u pranuan dy alfabete dhe jo një. Alfabeti i Stambollit ishte i mjaftueshëm për t'iu përgjigjur nevojave të kombit. Por, që të shtypeshin libra jashtë Shqipërisë dhe për të dërguar telegrame jashtë vendit duhej një alfabet me shkronja latine, praktikë që e ndeshim edhe në gjuhë të tjera, si në gjermanisht, etj. Delegatët e kongresit e vlerësuan këtë vendim, duke e quajtur atë si një fitore të madhe që arriti të bashkojë shqiptarët dhe të ndikojë në përhapjen e gjuhës shqipe dhe të arsimit kombëtar. Por, sipas Osmanit, ndonëse Kongresi miratoi dy alfabete, ai i mbështetur në atë latin që një tingull-fonemë mund të paraqitej edhe me anë të dyshkronjëshave, fitoi si më i përshtashmi për natyrën e gjuhës sonë, i lehtë dhe i thjeshtë në të shkruar. Me të mund të shtypeshin libra në çdo vend të Europës që përdornin këtë system shkrimor. Por, jo gjithçka shkoi mirë pas Kongresit të Manastirit, thotë Osmani. U organizuan mitingje dhe antimitingje në mbrojtje ose kundër alfabetit të sotëm. Turqit e rinj u përpoqën ta pengonin përqafimin e alfabetit latin për shqiptarët, por ishte tepër vonë. Të gjithë shqiptarët e mbrojtën alfabetin e sotëm, si shkencor, i thjeshtë dhe praktik. 100 vjet vërtetuan efikasitetin e tij, duk mbetur kështu sistemi i vetëm shkrimor i shqipes", cilëson z. Osmani. Kongresi i Manastirit, vlerëson ai, ishte një tubim me vlera të veçanta gjuhësore dhe historike, që u karakterizua për atdhetarizëm, tolerancë, mirëkuptim, që i dha një shtysë zhvillimeve politike, kulturore dhe arsimore dhe ndërgjegjësoi më tej popullin tonë drejt pavarësisë së Shqipërisë. Marre prej Gazeta Shqiptare Online [ Edited Mon Aug 30 2010, 07:10am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Ndihmesa e Mid’hat Frashërit, kryetar i Kongresit të Manastirit, për alfabetin dhe çështjen kombëtar Nga Uran Butka Në fillimet e shekullit të 20-të Mid’hat Frashëri bëhet formulues, zëdhënës dhe misionar i shqiptarizmit, që kish lindur si lëvizje ideore dhe shpirtërore qysh në kohën e Rilindjes. “Shqiptarizma filloi të bëhej një farë feje, një besim, jo individual, por një fe e përbashkët, një fe e vetme, ose më më mirë akoma feja vetë: njerëz që s’e kishin parë kurrë shoku-shokun, gjenin një lithkë dhe një vëllazërim në besimin e ri, zbulonin se ishin vëllezër…”- shkruante Mid’hat Frashëri. Që kjo lëvizje të lëshonte rrënjë, të ngjizej e të bëhej dominante, duhej kohë, duheshin përpjekje të mëdha të të gjithë shqiptarëve. Mid’hati iu përvesh kësaj pune madhore, sidomos kur u krijuan kushtet legale me shpalljen e Konstitucionit të vitit 1908. “Regjimi që u proklamua me aq bujë në korrik të motit 1908, - shkruante M.Frashëri, - e pruri çështjën shqiptare në një shkallë më akute, e bëri më të gjallë problemin e kombit tonë: a duhej një luftë e çelur kundër dominatorit të huaj, një shkëputje e krejtë, pa të dalë ku të dalë, apo duhej një përpjekje e brendshme për një fuqi intrenseke për koherencën e molekulave që i quajmë individë? Pyetja qe e tmerrshme. Alternativa e parë kishte tërheqjen e aventurës, e një luftimi të rreptë ashtu siç ka dashur kurdoherë arbëreshi. Alternativa e dytë ishte mbase më pjellore, por edhe më e rëndë; pemët e saj do të ishin më të të durueshme, por edhe lypte një paqe-bese provizore. E para lypte zhurmë dhe bujë, e dyta donte kohë, vullnet, organizim, disiplinë, edukatë kombëtare, një patriotizmë inteligjente, një politikë të matur me fuqi mbi veten tonë” - shkruante Lumo Skendo më 1908. Mid’hati zgjodhi udhën e dytë. Atë të formimit kulturor dhe ndërgjegjësimit kombëtar, të indipendencës mendore dhe morale të shqiptarëve, nëpërmjet shtigjeve që mundësonte ajo kohë: a) Çelja e klubeve kulturorë b) Çelja e shkollave shqipe në tërë hapësirën shqiptare c) njësimi i alfabetit dhe i një gjuhe të shkruar të përbashkët, shtypja e librave, gazetave etj. në gjuhën shqipe dhe përhapja e tyre tek çdo shqiptar, pra mbijetesën, mbrothësimin dhe dalëzotjen nëpërmjet diturisë e qytetarisë. Më 14 korrik 1908, në numrin e parë të gazetës “Liria” Mid’hat Frashëri u drejtohet gjithë shqiptarëve me kërkesa të tilla. “Ta përdorim mirë këtë liri”- këshillon ai . M.Frashëri është kundër lirisë primitive apo të lirisë së gënjeshtërt. “S’jemi mëmëdhetarë të gënjeshtërt që të themi se shqiptari duhet të rrojë edhe paskëtaj kështu, me atë liri të egër e të rrezikshme. S’është lumturija me të rrojtur si dhitë në majë të malit, s’është rrojtje ajo gjithënjë në frikë e në zihje, gjithënjë me pushkë në dorë dhe me vdekje ndër dhëmbë…” Nuk është e rastit që Mid’hat Frashëri e nisi botimin e gazetës “Lirija” më 14 korrik, ditën e përvjetorit të sulmit mbi Bastijë, pra, të Revolucionit borgjez Francez të vitit 1789, që përmbysi autokracinë feudale dhe hapi epokën e lirisë. “Shekulli i nëntëmbëdhjetë, me tronditjen e Revolucionit të Francës, pa zgjimin dhe rritjen e idesë së solidaritetit ndërmjet individëve të një race, të një gjuhe, të një kombi”- shkruante ai. Nuk është e rastit, gjithashtu, që ai e pagëzoi gazetën së tij politiko-kulturore me emrin “Lirija”, e cila i solli shërbime të mëdha lëvizjes kombëtare dhe kulturës shqiptare. Nëpërmes faqeve të gazetës thjeshtë shqiptare “Lirija”, L.Skëndo bëhet flamurtar dhe zëdhënës i lirisë dhe i të drejtave njerëzore e kombëtare të shqiptarëve. Ç’është lirija? – pyet ai. Dhe është një nga të parët filozofë shqiptarë që e përkufizon kështu thelbin e lirisë qysh në fillim të shekullit të kaluar: “Lirija është që të mos të të trazojë njëri ty dhe ti të mos trazosh të tjerët.” Ç’është robërija? – pyet ai. - Është kur s’ke siguri shpirti, kur s’të lënë të rrosh, kur s’të lënë të fitosh, kur s’të lënë të mësosh dhe të hapësh mendjen, kur s’të lënë të flasësh, kur s’të lënë të lexosh e shkruash shqip, kur të ndalojnë shkollat, kur s’ke ku të ankohesh e të mbrohesh, kur s’ka as ligj e as gjykatë, kur je nën mëshirën e pushtetarëve…Lirija është një mjet, është një derë, nga e cila hyjmë në fushë të gjerë të përparimit e të qytetërimit..” Mid’hati u zgjodh atë kohë, (korrik 1908) kryetar i Shoqërisë së Shqiptarëve të Selanikut, shoqëri e cila hapi një klub dhe një shkollë shqipe. Klube dhe shkolla shqipe u çelën në Elbasan, Vlorë, Filat, Manastir, Shkup, Kolonjë, Korçë , Gjirokastër etj. “Motet 1908-1909 ishin për ne një periodë formimi... Dy vjet ishin mjaft për të prurë një zgjim në zemrat e punët dhe për të kanalizuar qëllimet” - shkruante M. Frashëri. Gjithë përpjekja e tij në këtë kohë u bë: mësimi e dituria - nëpërmjet gjuhës shqipe, për ringjalljen shpirtërore dhe puna e paprerë për ringjalljen ekonomike në Shqipëri. “Dyfekët, thikat dhe jataganët thyejini! Ato armë tani bëjini pluar, bëjini çekanë, se tani do rrojtur me djersë të balit si njerës që na ka bërë Zoti.”- shkruante ai në gazetën “Lirija”, korrik 1908. Zhvillimi i shpejtë i lëvizjes kombëtare dhe kulturore, shtroi nevojën e ngutshme për njësimin e alfabetit, të një gjuhe letrare të përbashkët dhe qendërsimin e gjithë veprimtarive arsimore e kulturore. Në nëntor të vitit 1908, me nismën e klubit kulturor “Bashkimi”me kryetar Fehim Zavalanin, u mblodh Kongresi Kombëtar i Manastirit, ku morën pjesë 50 delegatë, nga të cilët 32 me të drejtë vote, përfaqsues të shquar nga klube e shoqëri të ndryshme patriotike e kulturore, brenda e jashtë vendit. Kryeçështja e Kongresit të Manastirit, ishte njësimi i alfabetit të gjuhës shqipe. Edhe konceptimi, edhe diskutimi, edhe trajtimi i kësaj çështjeje nevralgjike, u panë jo si një problem thjesht gjuhësor, por si një nevojë e kahershme kombëtare që kërkonte doemos zgjidhje. “T’i japim një mbarim kësaj të madheje nevojë për bashkim të të gjithë shqiptarëve me një ABE”. Kjo ishte edhe diviza e kuvendit. Kjo ishte edhe diviza e Mid’hat Frashërit. Përcaktimi i një alfabeti tërësisht latin dhe më i përshtatshëm për botimet në gjuhën shqipe, i një abeceje për të gjithë shqiptarët, ishte rezultat i një procesi të gjatë dhe të mundimshëm rilindës që përfundoi me alfabetin e Manastirit. Padyshim, të gjithë delegatët e në mënyrë të dukshme figurat e spikatura te çështjes sone kombëtare e të kulturës shqiptare dhanë ndihmesën e tyre të shquar në formulimin e kërkesave kombëtare dhe njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe, por ndihmesa e Mid’hat Frashërit, jo vetëm si kryetar i Kongresit, si formuluesi kryesor i problemeve kombëtare, por edhe si anëtar efektiv i Komisisë së ABE-së, është i dyfishtë. Ky kontribut i jashtëzakonshëm është mohuar apo denigruar nga historiografia komuniste për motive politike. Vetëm fakti që Midhat Frashëri ishte kryetar i Kongresit të Manastirit, Gjergj Fishta kryetar i Komisionit të alfabetit, bëri që në të gjitha botimet në Shqipëri për Kongresin e Manastirit të të ishin të cunguara, të deformuara dhe të censuruara. Madje emri i Mid’hatit si kryetar i kongresit, as që zihet fare në gojë. Po ashtu emri i Fishtës. Për këto arësye, nuk u botuan as procesverbalet e Kuvendit të Manastirit, ku delnin në pah emrat e roli i tyre për alfabetin e njësuar dhe çështjen kombëtare. Kryesia e kongresit u zgjodh me votim të fshehtë. Kryetar u zgjodh Mid’hat Frashëri, atëhere 28 vjeç, nënkryetarë Luigj Gurakuqi dhe Gjergj Qirjazi. Mid’hati , delegat i Klubit të Janinës dhe të Shoqërisë Shqiptare të Selanikut, nuk kishte mbritur ende në Manastir dhe ishte zgjedhur kryetar në mënyrë demokratike në mungesë të tij. Delegatët e pritën në stacionin hekurudhor dhe atje e uruan. Hil Mosi, i foli mirseardhjen, duke “lavduar Frashërin që kish nxjerrë njerës të vlefshëm”, ndërsa Mid’hati ia ktheu aty për aty nderimet Shkodrës për shërbimet e saj ndaj gjuhës shqipe, “në një kohë kur gjuha jonë ishte e ndaluar dhe kërkund gjetkë s’këndohesh shqip”. Në Komisionin e Alfabetit, pas debateve të gjata e të vështira, misët vendosën njëzëri që të përdoreshin të dy alfabetet, ai i Stambollit dhe tjetri, një abce e re me shkronja tërësisht latine, që do t’i qëndronte së ardhmes. Me përpjekjen e delegatëve e në mënyrë të dallueshme, me këmbënguljen e Ndre Mjedës e të Fishtës dhe me pëlqimin e Mid’hat Frashërit, u arrit ky konsensus historik. Kronisti dhe eruditi Lumo Skëndo dëshmon e vlerëson: “3 vjesht’e tretë, e hënë...Atë Fishta, me atë fuqi të fjalës që e ka vetiu, tha se, sadoqë është i dërguar pej shoqërisë “Bashkimi”, s’ka ardhur për të mbrojtur atë abece, por për të gjetur një mënyrë që të bashkohemi të tërë”. Ndërsa për Ndre Mjedën ai shënon: “Dom Mjeda, me urtësi të madhe foli dhe tregoi se shqiptarët qenkan të zotë që dhe të bashkohen dhe të punojnë së bashku, sikundër që i rrëfen kjo mbledhje e Manastirit” Mid’hat Frashëri dha ndihmesën e vet të vlefshme njësuese si anëtar i Komisionit të Alfabetit, por edhe vendimore si kryetar i Kongresit, për arritjen e këtij akti të madh. Në precesverbalin që ndodhet në Arkivin ë Shtetit, lexojmë: “Nëenersër nadje, para se të fillojshin mbledhjet e komisionit, ( Dom Ndreu, shën.im UB.) vojt te Mid’hat Frashëri e i paraqiti këta dy alfabete. Zotnija, mbas nji diskutimit të shkurtë, mbet i kënaqun e i tha qi t’ia paraqitte ai vetë Komisionit…” Nga ky dokument njoftohemi: “Në fund duel kryesonjësi, z.Mid’hat Frashëri, i cili diftoj, se mbas kaq të mbledhunave qi pat pleqësia, çështja e abe-tit muer funt në nji mënyrë qi do të mbesin jo veç të gjithë të kënaqun e për kët shkak u zgjodhën dy abe-të e të dy do të përdoren prej shqyptarëvet; njeni asht i Stambollit e tjetri nji abet thjesht latin, por qi i bazohet atij të Stambollit” Albanologu i shquar dr. Holger Pedersen e përshëndeti këtë zgjidhje: “Këtej e tutje do të jenë dy alfabete paralele dhe kjo ndryshon fort pakë nga një alfabet i vetëm. Ky është një përparim shumë i madh , për të cilin duhet uruar populli shqiptar” Mid’hat Frashëri është i pari dëshmues publik, qëmtues, studiues dhe botues i punimeve të Kongresit të Manastirit. Është merita e tij që botoi tek gazeta “Lirija” e motit 1908 programin e Kongresit të Manastirit “ashtu si qe poligrafisur dhe si ish shpërndarë tek delegatët” Po ashtu, Mid’hati botoi të plotë në këtë gazetë kronikën e përçdoditshme të punimeve të Kongresit dhe procesverbalin mbi bisedimet e debatet, si edhe vendimet e Kongresit të Manastirit . Mund të them se ky botim, 100 vjet më parë, është burimi më i pasur, më i plotë dhe më i paanshëm për Kongresin e Manastirit. Flakë për flakë Lumo Skëndo hulumtoi, analizoi dhe vlerësoi drejt e qartësisht pemët e Kongresit. Në analizën e thugët “Ç’fituam nga Kongresi i Manastirit”, 22 vjesht’e tretë studiuesi dhe filozofi L.Skëndo konkludon se pemët e Kongresit janë të shumta. “Qëllimi i parë i Kongresit ishte bashkimi i abece-ve... Ky bashkim është pema e parë e kongresit...Në kongres delegatët e tërë, me një urtësi të madhe, mejtuan jo dëshirat e veta dhe anësitë e veta, po të mirën e kombit...Tani, pra, themi se shkrimi i gjuhës sonë u rregullua, tani themi se abece-ja u njësua. Tani gjithë dëshira jonë do të jetë për të sjellë në dritë vepra të nevojshme, vepra për të përhapur mësimin dhe për të lulëzuar gjuhën...” Mid’hati profetizon se me njësimin e alfabetit, do të marrin fund “zihjet dhe grindjet për abece-të” dhe do të niste një epokë e re për shqiptarët, të cilët edhe me alfabetin e tyre latin, përcaktohen përfundimisht në Përëndim. Ndarja bizantine na nxinte faqen, shkruante ai në prag të Kongresit të Manastirit. “Gjer më sot në Shqipëri përdoren me shumicë abece: m’e përhapura është ajo e Stambollit...Veç kësaj abece-je, në Shkodër ka tri të tjera... Mos pandehet se veç këtyre abece-ve s’kish tjetër. Jo, mos u gënjeni. Se shqiptarët që kanë qenë kaq shterpë për vepra letrare, kanë qenë shumë pjellorë dhe shumë të zotë për të çpikur abece! ..Edhe kështu, dita me ditë, po na dilte nga një abetare, si kërpudhat pas shiut...Pra, nga ky shkak, librat, fletoret, gazetat dhe të tjera shkrime shqip, s’përhapeshin dot në Shqipëri, se nuk këndoheshin dot prej çdo njeriu...Kjo e ligë ish një mëkatë e madhe dhe një ndalim në përparimin e gjuhës. Pra, kongresi kishte për qëllim shërimin e kësaj plage, që na kishte pushtuar gjithë fuqinë.” Natyrisht, kjo gjë nuk do të bëhej menjëherë. Duke e pranuar idenë e një alfabeti të vetëm dhe përparësinë e alfabetit të përbërë krejtësisht me shkronja latine, Mid’hati pranoi tezën që të dy abecetë të përdoreshin edhe për një kohë, deri sa të mbetej një alfabet i njësuar. “Tani e paskëtaj, shkruan M.Frashëri, çdo shkronjës është i shtrënguar të përdorë një nga këta dy abece dhe jo të ngjisë një të re, se tani burimi i shpikjes shterroi.” Mendimtari rilindës M.Frashëri, nisur nga akti i njësimit të Alfabetit, të cilën e cilëson si një risi, ngrihet mbi këtë ngjarje dhe evidenton dukuri më të përgjithshme shoqërore, morale e politike, duke nxjerrë përfundime të rëndësishme në rafshin kombëtar e ndërkombëtar lidhur me qenien, identitetin dhe çështjen shqiptare në procesin formësimit qytetar, kulturor e kombëtar. “Njësimi i abc-ve është pemë e parë e kongresit, - thekson M.Frashëri. - Po ka edhe një pemë tjatrë që është mbase më e madhe dhe më e bukur. Edhe kjo është bashkimi i shqiptarëvet... Ish, pra, një ngjarje e re për ne kjo mbledhje ku pamë shqiptarë të ardhur nga veriu e nga jugu, nga lindja e nga perëndimi, ku pamë krah për krah gegë e toskë, të krishterë e muslimanë, hoxhë dhe priftërinj. Dhëntë, pra, zoti dhe ky kongres qoftë si themel i një bashkimi të përjetshëm, si agimi i një jete të re, i një jete urtësije dhe vëllazërije” - nënvizon Mid’hat Frashëri. Ndërsa e shkuara i shërben si një sfond dhe e tashmja si ballafaqim, pritmi është parësor për filozofin tonë. Mendja profetike e tij i drejtohet gjithnjë të ardhmes, një jete të re, jo si ëndërues, por si një një mundësi e brendshme shqiptare, si një realitet i pritshëm. M.Frashëri ishte i ndërgjegjshëm për nevojën e njohjes së Shqipërisë në botë dhe i ndërkombëtarizimit të çështjes shqiptare. Ai kërkoi të dëgjohet zëri i Shqipërisë, të ndreqet imazhi i saj në botë, sepse nuk njihet fare, apo njihet thuajse keq. Kongresi i Manastirit i tregoi botës ekzistencën dhe idenditetin e një kombi. “Mbledhja e Manastirit, sikundër na rrëfeu neve fuqinë tonë, ashtu edhe botës u tregoi qënien dhe rrojtjen e një kombi shqiptar. Bota që na pandehte se s’jemi të zotë për asnjë vepër qytetarije, ajo botë dhe ndër ta armiqtë tanë, kuptoi tani që shqiptarët s’qenkan ashtu si i pandehnin, s’qenkan aq “të egjër” sa thuhej. Ky kongres, kjo shenjë e parë që dhamë në qytetari, na shtoi nder përpara syve tanë dhe përpara syve të botës. Le të tregohemi, pra, gjithënjë të zotë që ta mbajmë dhe ta shtojmë këtë nder.” Edhe pas 100 vjetësh, janë aktuale këto ide progresiste dhe ravgime ekzistencialiste të Mid’hat Frashërit. “Po e shohim se tani fuqi e njeriut s’është më vetëm te fuqia e grushtit, si në kohë të shkuara, po te qytetaria. Armët e sotme s’janë sëpata dhe kopaçeja, po qytetaria, puna, dituritë, begatija”. Por idetë dhe vizioni i nesërm i Mid’hat Frashërit i kapërcenin këta kufinj, siç dëshmon vepra e tij tashmë e botuar. Ky kapërcim epokal u bë edhe gjatë Kongresit të Manastirit, në mbledhjet e fshehta të kryesuara nga Mid’hat Frashëri, në të cilat u diskutua dhe u miratua një program kombëtar me kërkesa politike, ekonomike, administrative dhe kulturore, që të çonin kah liria e plotë, shteti kombëtar dhe mëvehtësia. Kongresi i Manastirit i priu pavarësisë dhe një nga prijësit e saj ishte Mid’hat Frashëri, i cili mori pjesë aktive në lëvizjen për pavarësi; mori pjesë në Mbledhjen e Shkupit, qendër e vilajetit të Kosovës, më 14 tetor 1912, që vendosi për shpalljen e Pavarësisë dhe thirrjen e një kuvendi kombëtar mëvehtësues; ai u bë protagonist i shpalljes së Pavarësisë në Vlorë më 28 nëntor 1912 si përfaqsues i Gjakovës edhe delegat i Elbasanit dhe ministër në qeverinë e Ismail Qemalit. Menjëherë pas Kongresit të Manastirit, Mid’hati shtroi problemin e gjuhes letrare të përbashkët në revistën “Dituria” të motit 1909. “A do të kemi një të vetme gjuhë literare shqipe?”-pyet ai dhe i jep vetë përgjigje: “S’mund të mohohet ndryshimi i madh ndërmjet dy dialekteve, pa numëruar nëndialektet e tjerë... Për një komb të vogël dhe të dobët si ne, kjo ndarje dhe çarje është një e vështirë e madhe, një rrezik i vërtetë që s’mund ta shikojmë me gjak të ftohtë. Është, pra,nevojë e madhe që të kemi për shqipen tonë të shkruar një të vetëm gjuhë literare, e cila të nxëhet dhe të përdoret prej tërë kombit tonë.kemi një të vetme gjuhë letrare , e cila nxirret dhe përdoret prej tërë kombit tonë, se të gjithë kombet e qytetëruar një të vetme gjuhë literare kanë” “Shpirti i një kombi është gjuha” - shkruante M.Frashëri. “Lufta për gjuhën, është një formë tjetër e luftës për të rrojtur”. Gjuha e përbashkët letrare arrihet nëpërmjet librit dhe rrënjoset nëpërmjet shkollës, mendonte ai. Prandaj Mid’hat Farashëri më 14 mars 1909 nënshkruai thirrjen e Klubit të Selanikut drejtuar gjithë klubeve dhe shoqërive shqiptare për mbledhjen e Kongresit kulturor të Elbasanit dhe përcakton punët që do të sillen përpara kongresit: Themelimi i shkollave shqip; themelimi i një shkolle normale për mësues dhe i një universiteti në Shqipëri; hartimi i programit mësimor të shkollave; përcaktimi i një qendre për të rregulluar veprimtarinë e shkollave (Korça) dhe të një qendre për të udhëhequr veprimtarinë e klubeve {Klubi i Manastirit); kthimi i shkollave greke në shkolla shqipe; lidhja e klubeve me njëri-tjetrin dhe zgjedhja e një programi kombëtar të përgjithshëm. Këto projekte të Mid’hat Frasherit u bënë më pas vendime të Kongresit të Elbasanit (1909) Miratimi i këtij programi në Kongresin e Elbasanit dhe vënia në zbatim e tij, përbëjnë pa dyshim merita të mëdha të Mid’hat Frashërit në fillimet e jetës e të përpjekjes së tij kombëtare Marre prej Gazets Tema Online [ Edited Tue Sep 01 2009, 04:38pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj Arben LLALLA Më 14 deri 22 nëntor të vitit 1908 në qytetin e Manastirit u mbajt Kongresi i gjuhës shqipe. Ky Kongres ka zënë një vend të veçantë në historinë e kombit shqiptar dhe në veçanti në historinë e shqiptarëve të Maqedoni. Rruga e gjuhës shqipe për të ardhur deri në alfabetit e saj të njësuar ka qenë e vështirë. Lufta kundër gjuhës shqipe ka qenë e ashpër. Ky sulm ishte frontal dhe në të gjitha nivelet dhe drejtimet. Fanatikë fetarë ortodoksë dhe myslimanë injoronin gjuhën shqipe, filluan të ndryshonin emrat e fshatrave ku banonin shqiptarët. Osmanët i quanin shqiptarët të “pa fe” dhe të “paudhë”, priftërinjtë grekë e quanin gjuhën shqipe “gjuhë barbare”. Ligj kundër gjuhës shqipe Një ligj kundër gjuhës dhe kulturës shqipe ka lëshuar sulltani i Perandorisë osmane më 31.maj.1779, Abdul Hamiti II, ku përcaktohej saktë marrja në mbrojtje nga ana e turqve e kulturës dhe gjuhës greke, dhe se duhej luftuar gjuha shqipe. Ky dokument është nxjerrë nga arkivat greke dhe është botuar në gazetën “Thessaloniki” (14.korrik.1999). Për shekuj me radhë turqit qëllimisht dhe sistematikisht kishin përçarë popullsinë shqiptare në grupe rivalësh, armiqësive fetare dhe zëvendësimin e gjuhës amtare shqipe me gjuhë të huaja. Ndonëse trashëgimia e panumërt e poemave, baladave, përrallave dhe fjalëve të urta ishin përcjellë gojarisht brez pas brezi, qeveria turke i kishte ndaluar rreptësisht botimet në gjuhën shqipe. Kështu që shqiptarët shkolloheshin në shkollat fetare që ishin në gjuhën turke, greke, sllave, italiane, gjermane. Dhe ata që shkolloheshin nuk e dinin mirë gjuhën shqipen. Fëmijët myslimanë duhet të shkonin në shkollën e xhamisë, ku mësonin turqisht, fëmijët e krishterë duhet të mësonin greqisht. Kështu, në ato pak shkolla fillore në Shqipëri, asnjëra nuk përdorte gjuhën shqipe. Propagandistë të djallëzuar përpiqeshin të shkombëtarizonin brezat e ardhshme të rinisë shqiptare.Gjuha shqipe përdorej zakonisht në jetën e përditshme, prandaj arriti të përcillej nga brezi në brez. Në shekullin XIX interesimi i njerëzve për gjuhën shqipe u rrit shumë dhe brenda pak vitesh u botuan katër gramatika të mira shqipe. Njëra u botua në Firence nga Jeronin De Rada. Tjetra ishte gramatika e gjuhës shqipe në greqisht, e botuar më 1882 nga Kostandin Kristoforidhi. E treta ishte gramatika e Sami Frashërit, e botuar në Bukuresht më 1886, në shqip. Kurse më 1887, Pashko Vasa nga Shkodra botoi në Londër një gramatikë shqipe në gjuhën frënge. Vërshimi i letërsisë kombëtare shqipe në vend sigurisht që inatosi qeverinë turke dhe Kishën Ortodokse greke. Patriarku ortodoks grek lëshoi një mallkim mbi letërsinë shqipe dhe kërcënoi me shkishërim të gjithë ata besimtarë që do të guxonin të mësonin dhe lexonin në gjuhën shqipe. Sulltani urdhëroi të gjitha postat doganore që të mos lejohej asnjë libër në gjuhën shqipe të futej në Shqipëri. Dy armiqtë historikë kundër njëri-tjetrit, tani po bashkëpunonin me zell për përndjekjen dhe burgosjen e gjithkujt që kapej me libra të gjuhës shqipe. Qeveritarët turq me dhunë dhe prifti e hoxha me propagandë demagogjike u përpoqën të përçanin popullin shqiptar dhe ta linin në errësirë. Kështu kleri mysliman proturk në rrugë fetare, ndalonte besimtarët myslimanë të ndiqnin shkollat shqipe bashkë me të krishterët, me pretekstin absurd se “prishin besën”. Nga ana tjetër, priftërinj e dhespotë grekë thonin se vetëm greqishtja është gjuha e perëndisë, kurse shqipja është gjuhë “shejtani” dhe, në këtë mënyrë, përpiqeshin të ndalonin përhapjen e gjuhës shqipe në shkolla, xhami, kisha e kudo. Atdhetarët dhe persekutimet Por kundër këtyre forcave armike të gjuhës shqipe dhe interesave kombëtare, të turqve dhe grekëve, u ngritën atdhetarët shqiptarë. Ata u vunë në krye të masave popullore dhe i dhanë hov lëvizjes për gjuhën dhe shkollën shqipe. Prijësit e Rilindjes Kombëtare e kishin kuptuar mirë se rruga drejt pavarësisë shkonte drejt arsimit dhe shkollës shqipe. Hartimi i librave dhe çelja e shkollës shqipe u bë problemi më i ngushëm. Qëllimi ishte zgjimi i ndërgjegjies kombëtare dhe për të rritur vullnetin për të luftuar për pavarësinë pastaj. Vala antishqiptare ishte shtuar edhe më shumë rreth fqinjëve tanë mbas formimit dhe programit të “Lidhjes së Prizrenit”. Lidhja kishte si qëllim kryesor çeljen e shkollës shqipe, por me shkatërrimin e Lidhjes, puna e pionierëve të parë të arsimit shqiptar u bë dhe më i vështirë. Në Shkodër qytetarët mund të mësonin në shkollat e klerit katolik, të cilat në sy të qeveritarëve turq, paraqiteshin si shkolla fetare. Mësuesit shqiptarë u bënë pararoja e nacionalizmit shqiptar, atëherë qeveria turke mori frikë dhe, pa u mbështetur në asnjë ligj, mori masa të rrepta duke persekutuar arsimtarët shqiptarë. Në Shqipërinë e jugut përhapja e arsimit shqiptar kombëtar u pengua edhe nga influenca shkatërruese e propagandës greke. Pothuajse të gjithë ata që çelën shkolla shqipe në jug ishin të fesë ortodokse. Qeveria greke me anë të Patriakanës së Stambollit, “Fanarit” kishin siguruar të drejtën të hapte shkolla për kristianët. Për t’iu mësuar ortodoksëve të Shqipërisë vetëm gjuhën greke. Qeveria greke, me anën të shoqatave arsimore të ndryshme, çeli me qindra shkolla greke në Shqipërinë Jugore, për të futur ndjenjën greke në brezat e padjallëzuar shqiptarë. Shqiptarët e krishterë që nuk iu përulën politikës së Greqisë, u mallkuan dhe u luftuan me çdo mjet. Mbas shumë botimesh, fjalorësh, të cilët, shkollat myslimane kur bënin mësim në shqip i shkruanin me shkronja arabe, shkollat ortodokse greke përdornin në shqip shkronja greke. Dhe atdhetarët klerikë katolikë dëshironin që gjuha shqipe të shkruhej me shkronja latine. Drejt alfabetit Gjatë zhvillimit të letërsisë shqipe u hartuan disa alfabete të ndryshme. Një nga më të fundit ishte ai i krijuar në Stamboll. Megjithatë, mendimi i përgjithshëm ishte se shkronjat jolatine nuk ishin aspak të pranueshme për prodhimin e letërsisë shqipe dhe gjuhës kombëtare shqipe. Për këtë arsye, shoqëria aktive dhe idealiste “Bashkimi” në Manastir, thirri Kongresin e Parë të Përgjithshëm për diskutimin e një alfabeti të njësuar. Një alfabet i njësuar do të ishte fillimi i letërsisë mbarëshqiptare. Më 14 nëntor të 1908-s, në Manastir u mblodh “Kongresi i Manastirit” ose “Kongresi i Alfabetit”. Në këtë Kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mit’hat Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit. Mit’hat Frashëri ishte në atë kohë redaktor i dy revistave, që botoheshin në Selanik, “Liria” dhe “Dituria”. Sekretare e komisionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës së vashave në Korçë. Nënkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga Korça, si dhe 11 anëtarë të tjerë. Në atë Kongres merrnin pjesë shqiptarë të fesë myslimane, katolikë, ortodoksë, protestantë, të bashkuar si vëllezër, për një qëllim të madh kombëtar. Kumtesa e mbajtur nga prifti katolik Gjergj Fishta, preku të gjithë pjesëmarrësit. Kërkesa e nacionalistëve shqiptarë ishte që gjuha jonë shqipe të mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin, gjë që nënkupton mosnënshtrimin qoftë ndaj turqve, qoftë ndaj grekëve. Kongresi vendosi me votë unanime të lenë mënjanë alfabetin e Stambollit, dhe ta shkruanin gjuhën shqipe vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja. Gjithashtu, u vendos që pas dy vjetësh të mbahej një Kongres i dytë në Janinë, për të shqyrtuar problemet drejtshkrimore e letrare, si dhe për të bërë përpjekje për shkrirjen e dialekteve gegë dhe toskë në një gjuhë të njësuar shqipe. Duke qenë se para Kongresit të Manastirit, gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke, sllave, apo përshtatjet e tyre, vendosmëria e delegatëve për t’i kthyer sytë nga perëndimi ishte haptazi një shpallje kulturore e pavarësisë, që nuk kaloi pa u vënë re as nga qeveria turke e as nga kisha ortodokse greke dhe aleati i tyre sllav. Në Manastir u hap dhe shtypshkronja, e cila financohej nga një grup tregtarësh atdhetarë myslimanë shqiptarë. Shtypshkronja e Manastirit shpejt u bë e njohur në të gjithë Shqipërisë si shpërndarëse e librave dhe gazetave në gjuhën shqipe. Në këtë punishte ishin të punësuar 17 veta, të cilët punonin me një makinë të re elektrike, që vihej në lëvizje me dorë, për të shtypur gazetën e përjavshme “Bashkimi i Kombit” si dhe abetaret shqipe dhe tekstet shkollore. Çështja e gjuhës shqipe shpesh bëhej shkas shpërthimin e dhunës së fanatikëve që sulmonin pa mëshirë përparimin e gjuhës shqipe. Qeveria turke dhe kisha greke Më 1909-n, qeveria turke, në bashkëpunim me kishën greke dhe sllavët, mbylli të gjitha shkollat shqipe, dhe dha urdhër të prerë të shuhen në zjarr të gjuha librat, dokumentet dhe letërsia shqipe. Gjendja politike në vend në atë kohë ishte kritike për të marrë flakë nga çasti në çast. Për atdhetarët shqiptarë u bë më se nuk do t’i realizonin dot kurrë qëllimet e tyre të larta pa hapur më parë shkollat shqipe për formimin e rinisë. Deri në atë kohë rinia shqiptare kishte qenë objekt i propagandës së huaj në shkollat e hapura nga qeveria turke dhe nga kisha greke, që të dyja kundërshtarë fanatikë të, gjuhës shqipe dhe të çdo ndjenjë atdhetare. Megjithatë, gjatë punës për krijimin e sistemit të tyre shkollor, atdhetarët shqiptar u ndeshën me tri probleme të mëdha, pengesa nga autoritetet turke dhe greke, mungesa e të hollave dhe mungesa e mësuesve të kualifikuar. Shuma të vogla, por të dobishme të hollash ishin mbledhur aty-këtu brenda vendit, kurse ato më të mëdha kishin ardhur nga shoqëritë dhe klubet shqiptare në vendet e tjera. Mirëpo kishte fare pak mësues të kualifikuar të gjuhës shqipe. Kongresi i 1909-ës Për t’i bërë ballë kësaj sfide arsimore, Klubi i Selanikut thirri një tjetër Kongres në Elbasan, në zemër të Shqipërisë, nga data 20 deri 27 gusht të 1909-s. Në këtë Kongres tetëditor, që kishte synim zhvillimin e lëvizjes arsimore anembanë vendit, erdhën delegatë nga 28 shoqëri e klube shqiptare. Në Kongres u vendos që të themelohet “Shkolla Normale në Elbasan”, një shkollë gjashtëvjeçare për përgatitjen e mësuesve të rinj. Njerëz të mësuar në universitetet e huaja europiane u gjetën dhe u caktuan për të formuar stafin pedagogjik. Klubi i Manastirit u caktua si qendra për krijimin e një Federate të Klubeve Shqiptare në Shqipëri dhe në kurbet. Qëllimi i Klubeve ishte përhapja e gjuhës dhe arsimit shqip, pa u përzier me politikë. Klubi korçar “Përparimi” u caktua si qendra financiare, që do të adimistronte ndihmat dhe shtimin e shkollave të ditës dhe të natës. Përgjegjësia kryesore dhe prokupimi i madh ishte mbajtja e Shkollës Normale të Elbasanit. Kongresi i Elbasanit nxiti të gjithë shqiptarët të futnin gjuhën shqipe në shkollat e huaja, të përhapura anembanë Shqipërisë. Më 18 nëntor 1909 u bë thirrja haptazi, “Për mbajtjen e Shkollës Normale të Elbasanit duhen, para, para e më shumë para”. Nuk është e vështirë të përfytyrohet niveli i ulët i jetesës së njerëzve, që u bëhej një propozim i tillë! Mirëpo, me ose pa mjetet e përshtatshme, Shkolla Normale Elbasanit vazhdoi të përgatiste pionierët e arsimit për Shqipërinë që po rilindte. Drejtori i parë i Normales ishte Luigj Gurakuqi, që vite më vonë kjo shkollë u pagëzua me këtë emër. Shkolla Normale u hap më dhjetor të 1909-s, me 143 nxënës. Shpërthimi i shqiptarizmit i kaloi të gjitha parashikimet e armiqve të gjuhës shqipe. Gazeta, revista dhe arrestime Në atë kohë dolën në dritë rreth 90 gazeta dhe revista shqipe, që botoheshin në Shqipëri dhe në kolonitë shqiptare jashtë vendit. Xhonturqit të frikësuar nga ky shpërthim i shpejtë i arsimit shqip, reaguan ashpër, duke ndaluar shoqëritë, shkollat dhe botimet në shqip. Në Vlorë atdhetarët arrestoheshin dhe internoheshin, shkolla e Vlorës u mbyll, kurse drejtori i saj Loni Naçi u largua nga Shqipëria, nga frika e vrasjes. Në Gjirokastër pionieri i arsimit shqip kombëtar, Koto Hoxhi, u internua në kështjellën e Bosforit. Pandeli Sotiri, themelues i së parës shkollë shqipe në Korçë, u internua në Selanik. Xhonturqit i kishin vënë detyrë vetes për të rrjepur të gjallë të gjithë shqiptarët që punonin për përhapjen e gjuhës shqipe. Dalja në pah e gjuhës shqipe, me shkronja latine, provokoi myslimanët injorantë e konservatorë. Ata protestuan se shqipja, ashtu si turqishtja, duhen shkruar vetëm me shkronja arabe dhe se preferenca e atdhetarëve shqiptarë për shkronja latine perëndimore ishte një përçmim për fenë myslimane. Njërës të paditur dhe injorantë formuan me mbështetjen edhe të qeverisë së xhonturqëve në Stamboll shoqërinë “Mahfeli” me synimin për përçarjen e shqiptarëve dhe frenimin e arsimit në shqip. Në fund të vitit 1909, qeveria turke ndaloi përdorimin e gjuhës shqipe me shkronja kombëtare, në të gjitha shkollat anembanë vendit. Gjithashtu, nxori një dekret, sipas të cilit gjuha shqipe do të shkruhet vetëm me shkronja arabe. Shoqëria reaksionare “Mahfeti”, me mbështetjen e qeverisë turke, shtypi dhe shpërndau abetaret e para me shkronja arabe. Për këtë arsye, në shkurt të 1910-s, u mbajt në Elbasan një miting proteste, ku 7.000 njërës protestuan kundër përdorimit të shkronjave arabe për gjuhën shqipe. Kështu po atë muaj protestat vazhduan në Korçë, Berat, ku mbi 15.000 veta dogjën në qendër të qytetit abetaret shqiptare me shkronja arabe, të dërguara nga Stambolli. Telegrame të shumta nga shoqëritë shqiptare të Selanikut, Shkupit e Manastirit u shprehën në mbrojtje të alfabetit shqip. Kongresi i dytë i Manastirit Në mars të 1910-s u thirr Kongresi i dytë i Manastirit. Aty u vendos që të vazhdojë përdorimi i alfabetit kombëtar me shkronja latine dhe protestat kundër vendimit të padrejtë të qeverisë turke. Gazeta atdhetare “Shkreptina” e Kajros botoi një memorandum të hartuar nga kryengritësit që luftonin në malet e Shqipërisë. Në të theksohej se qëllimi i tyre nuk ishte për plaçkitur apo për të vrarë, por për të luftuar për lirinë e edukimit në gjuhën shqipe dhe me alfabetin kombëtar, lirinë për të hapur të gjitha shkollat shqipe të mbyllura nga qeveria turke dhe vënien në punë të shtypshkronjave, si dhe botimin e gazetave të ndaluara, lirimin e të burgosurve politikë. Dhe përfundonte me mesazhin. “E gjithë bota e qytetëruar dhe veçanërisht qeveria e Perandorisë otomane le ta dijë mirë se të gjithë shqiptarët, gegë e toskë, kristianë dhe myslimanë, nuk do ta pushojnë luftën për këto tri kërkesa, derisa qeveria të na i garantojë ato me siguri”. Edhe në këtë luftë turke, greke dhe sllave, shkolla shqipe doli fitimtare. Me pak mjete dhe mësues, por me dëshirën në shpirt për dituri shkollore shqiptare, midis pengimeve, sllave, greke dhe turke, shkolla shqipe fitoi nga veriu e deri në jug të Shqipërisë dhe përgatiti breza të rinj atdhedashës. Një zjarr i rrezikshëm Megjithëse ky revolucion kulturor ishte përfytyruar si një konfirmim jo i dhunshëm, shpejt ai ishte kthyer në një zjarr të rrezikshëm. Që shqiptarët trima si Isa Boletini dhe burri i zoti Ismail Bej Qemal Vlora, do të nxitonin hapat për të shpallur pavarësinë e Shqipërisë më 28 nëntor të 1912 në Vlorë. Mbas pak muajsh filloi Lufta Ballkanike dhe Manastiri e Shkupi, dy qytetet historikisht të banuara nga shumica popullsi shqiptare, u pushtuan nga serbët dhe kroatët. Të gjitha dyqanet dhe librat shqip u dogjën dhe shumica e atdhetarëve shqiptarë u therën nga serbët, disa u burgosën. Popullata myslimane shqiptare u detyrua të braktiste qytetin e Shkupit dhe të Manastirit, ata familje ortodokse shqiptare që mbetën aty, me kalimin e viteve dhe me dhunë u asimiluan duke humbur dinjitetin e tyre shqiptar. Marre prej Gazeta Shqiptare Online [ Edited Tue Sep 01 2009, 04:38pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Alfabeti shqip–miti dhe e vërteta Kongresi i Manastirit, që u mbajt më 14-22 nëntor 1908, përbënte ngjarjen më të madhe në gjithë historinë e deriatëhershme të gjuhës shqipe. Ai vuri rregull në laryshinë grafematike që karakterizonte shkrimin shqip dhe hapte horizonte për zhvillimin dhe kultivimin e gjuhës në të gjitha aspektet. Dr. Aristotel Spiro* Premte, 12 Dhjetor 2008 08:39:00 Kongresi i Manastirit, që u mbajt më 14-22 nëntor 1908, përbënte ngjarjen më të madhe në gjithë historinë e deriatëhershme të gjuhës shqipe. Ai vuri rregull në laryshinë grafematike që karakterizonte shkrimin shqip dhe hapte horizonte për zhvillimin dhe kultivimin e gjuhës në të gjitha aspektet. Ai u quajt ndryshe edhe Kongresi i Alfabetit. Por, a e justifikoi këtë emër? Pjesërisht po, ndërsa në një kuptim të rreptë shkencor nuk e justifikoi. Ai vendosi përdorimin e dy alfabeteve: Njërin mbështetur në shkronjat latine dhe një tjetër mbështetur gjithashtu në shkronjat latine, por të plotësuar me disa shkronja greke. Këtej rrjedh edhe ndryshimi midis tyre. Ndërsa tek njëri alfabet përdoreshin kombinime dyshkronjëshe për të pasqyruar një «tingull», tek tjetri nuk përdoreshin kombinime të tilla. Problemi do të quhej i zgjidhur, në qoftë se do të ishte miratuar një alfabet i vetëm. Organizatorët dhe delegatët e Kongresit i njihnin problemet që lidheshin me të shkruarit e shqipes. Ata synonin të jepnin një zgjidhje praktike gjalluese. Por tradita ishte kaq e fortë, saqë nuk mund të kalohej pa vështirësi të mëdha në një alfabet të vetëm. Parimi i pranuar nga të gjithë ishte kriteri i përkimit të një tingulli me një shkronjë. Kjo, besojmë, është arsyeja kryesore që alfabeti i propozuar nga Shoqëria e Stambollit u rezistoi kritikave. Kongresi i Manastirit duhej të zgjidhte në thelb debatin për alternativën midis zgjidhjes teorike dhe zgjidhjes praktike, midis versionit të Shoqërisë Stambollit (dhe Sofies) dhe versionit të Shoqërisë «Bashkimi» (dhe «Agimi»). Autoritetin më të madh në Kongres e kishte Shoqëria e Stambollit (ose Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip). Rreth saj ishin mbledhur emra të shquar të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, shumica e të cilëve e kishin prejardhjen nga jugu dhe kishin marrë një kulturë greke. Duke përdorur fillimisht alfabetin grek, Shoqëria e Stambollit, dhe sidomos Jani Vretoja, përveç të tjerash, tërthorazi i atribuonte shqipes atë prestigj të nënkuptueshëm që kishte edhe greqishtja. Përdorimi i dyshkronjëshave, parimisht, nuk u pëlqye nga shumica e pjesëmarrësve të Kongresit të Manastirit. Kongresi i Manastirit nuk arriti të miratonte përdorimin e një alfabeti të vetëm. Në këtë kuptim, ai nuk e zgjidhi përfundimisht çështjen e alfabetit. Por atë e zgjidhi koha. Gradualisht, alfabeti me shkronja greke u hoq nga përdorimi dhe u përdor vetëm alfabeti latin. Arsyet e mënjanimit të alfabetit të Shoqërisë së Stambollit janë të ndryshme. Ai mund të ishte më i pasur në grafema, por kishte karakter koherent, dhe veç kësaj nuk ishte ekonomik. Alfabeti i shoqërive «Bashkimi» dhe «Agimi» kishte më pak grafema, por kjo nuk tregonte varfëri; ai ishte më ekonomik dhe më i zhdërvjellët. Kongresi i Manastirit u mbajt më 1908-n, pikërisht katër vjet para shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë (1912). Ende nuk ishte formuar shteti shqiptar, autoriteti i të cilit mund të përdorej edhe në Kongres për të përfunduar në një zgjidhje të vetme. Në Kongresin e Manastirit u vendos që të mblidheshin edhe një herë pas tre vjetësh (më 10.02.1910) për të diskutuar përsëri për çështjen e alfabetit. Por ai kongres nuk u rimblodh kurrë. Jemi të prirur të mendojmë se, po të rimbahej një kongres, sidomos në kushtet e ekzistencës së shtetit shqiptar, do të merrej vendim vetëm për një alfabet, dhe ai do të ishte që në fillim alfabeti latin. Megjithëse alfabeti i propozuar nga shoqëria e Stambollit u mënjanua nga përdorimi, ai la gjurmët e veta tek alfabeti që përdorim sot dhe ndihmoi në krijimin e një keqkuptimi të madh historik. Të dy alfabetet e miratuara nga Kongresi i Manastirit kanë nga 36 shkronja. Në të vërtetë, vetëm alfabeti i Shoqërisë së Stambollit paraqitet si kryesor, pasi në të çdo foneme («tingulli») i korrespondon një grafemë («shkronjë»). Alfabeti i Shoqërisë së Stambollit ka tridhjetë e gjashtë grafema, ndërsa alfabeti i Shoqërisë «Bashkimi» ka më pak. Këtu nuk zbatohet parimi «një tingull-një shkronjë». Një pjesë e shkronjave tek alfabeti latin i Kongresit të Manastirit përbëhen nga dy grafema (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh). Në këtë kuptim, Kongresi i vendosi të dy alfabetet në një rol korrelativ, ku të dy alternonin rolin referent dhe rolin shpjegues. Kështu, dyshkronjëshat në alfabetin pastërtisht latin, luajnë një rol shpjegues, por emërtohen “shkronja” në një vështrim praktik, sepse shënojnë një «tingull». Nga kjo pikëpamje, alfabeti i Shoqërisë «Bashkimi» (dhe «Agimi») e përmbush plotësisht kriterin «një tingull-një shkronjë». Në këto rrethana duhet krijuar një bindje eufemike se nuk qëndron më poshtë se alfabeti i Shoqërisë së Stambollit (dhe Sofies), në të cilin çdo fonemë përkon me një grafemë dhe anasjelltas, çdo grafemë me një fonemë. Parë në këtë prizëm, mund të thuhet se Kongresi i Manastirit mori në shqyrtim në thelb çështjen e njësimit të sistemit shkrimor. Formalisht, çështja e alfabetit nuk u zgjidh në mënyrë të plotë, përderisa u pranuan dy alfabete. Koha nga Kongresi i Manastirit deri në fund të Luftës I Botërore (1918), kur mbeti në përdorim alfabeti thjesht latin, mund të quhet periudhë kalimtare, në të cilën u përdorën dy alfabete. Me kalimin e viteve, pasi alfabeti pastërtisht latin u pranua si i vetmi, domethënë pasi kaloi nga roli shpjegues në zgjedhjen e vetme, nuk pati asnjë deklarim zyrtar nga ndonjë autoritet përkatës për këtë çështje, nuk u mbajt më kurrë ndonjë kongres në lidhje me të. Prej sa shkronjash përbëhej më në fund alfabeti i shqipes? U pranua ajo listë e Kongresit të Manastirit me shkronjat latine dhe u interpretuan si shkronja të veçanta edhe dyshkronjëshat. Pra, së bashku me to, alfabeti shqip rezultonte me 36 shkronja. Alfabeti shqip, ku do të përfshiheshin edhe dyshkronjëshat, pasqyronte përmbledhtas gjithë inventarin fonetik të shqipes. Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (20-25 nëntor 1972) mund të ishte një rast i përshtatshëm për të diskutuar solemnisht edhe një herë për çështje të alfabetit shqip dhe për të ndrequr gabimin historik. Por ky rast nuk u shfrytëzua. Asnjë diskutim nuk u bë më për këtë problem. Rezerva për sistemin shkrimor të shqipes janë bërë, por ato janë përqendruar më shumë tek ana funksionale e tij, d.m.th., sa i aftë është ai për të pasqyruar në mënyrë adekuate ligjërimin shqip. Është vlerësuar zakonisht pozitivisht, por janë bërë vërejtje për raste problematike. Sot, pas një shekulli nga Kongresi i Manastirit, mendojmë se ka ardhur koha që e vërteta të vihet në vend. Të hiqen përfundimisht dyshkronjëshat nga lista e alfabetit dhe të mbeten vetëm grafemat. Alfabeti i një gjuhe përmbledh inventarin e grafemave dhe jo të fonemave të saj. Grafema përbën njësinë më të vogël të shkrimit, e cila karakterizohet nga integriteti dhe paraqitet si një tërësi e paanalizueshme. Asnjë alfabeti nuk i kërkohet të pasqyrojë gjithë sistemin fonetik të një gjuhe. Ai përmbledh inventarin e grafemave të një gjuhe. Ky është kuptimi i alfabetit në të gjitha gjuhët e kultivuara. Për të përshkruar sistemin grafematik të një gjuhe, nuk nisemi nga fonetika, por nga shenjat grafike që disponon ajo gjuhë. Po të qe ndryshe, në qoftë se f.v., do të llogariteshin si shkronja të veçanta të gjitha kombinimet e shenjave që pasqyron një fonemë, atëherë gjendja në ato gjuhë do të paraqitej ndryshe. Ashtu si çdo drejtshkrim nuk mund të ketë veçse karakter fonologjik (të mbështetet mbi parimin fonologjik), po ashtu edhe çdo alfabet duhet të ketë karakter grafematik (të mbështetet mbi parimin grafematik). Kjo është arsyeja që përbërja e alfabetit të shqipes duhet rregulluar. Veçse e bëjmë të qartë dhe e themi në mënyrë të prerë se diskutimin për përbërjen e alfabetit e ndajmë nga diskutimi për drejtshkrimin. Nuk vëmë, pra, në dyshim, sistemin shkrimor të shqipes. Kështu, inventari grafematik i shqipes përbëhet jo nga 36 «shkronja», por nga 27 grafema, të cilat janë: a, b, c, ç, d, e, ë, f, g, h, i, j, k, l, m, n, o, p, q, r, s, t, u, v, x, y, z. Ky është edhe alfabeti i saj. Të ashtuquajturit dyshkronjësha (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh) nuk mund të kenë vend në alfabet, pasi ata janë të analizueshëm në dy grafema të tjera. Ndër to, grafema e parë është themelore, ndërsa e dyta luan rolin e një shenje diakritike. Në këtë rol dalin grafemat h (4 herë) dhe j (2 herë), të cilat qëndrojnë pranë grafemës bosht dhe nuk lidhen me të me asnjëmjet lidhës (ligaturë). Në dy raste të tjera (tek ll-ja dhe rr-ja) rolin diakritik e luan dyfishimi. Për sa i përket ë-së dhe ç-së, e para me dendurinë më të lartë të përdorimit dhe e dyta me denduri të ulët, ato duhen përfshirë në alfabetin e shqipes, sepse, pavarësisht se përmbajnë shenja diakritike, janë të paanalizueshme në dy grafema. Në praktikën e sotme shkrimore është dukuri e rëndomtë që ë-ja, kur përdoret si shkronjë e madhe ose në funksion numërimi, të neutralizohet shpesh me e-në. Shkronja ç mund të neutralizohet me c-në vetëm kur përdoret në funksion numërimi. Sigurisht, ka edhe raste ligjërimore numërimesh, ku përfshihen përveç ç-së dhe ë-së edhe dyshkronjëshat, të cilat, megjithëse të justifikueshme, nuk mbeten të pakritikueshme. Numërimi si veprim i kalon caqet e një kuptimi të ngushtë gjuhësor, ai duhet të paraqitet i njësuar në një plan më të gjerë ndërkombëtar. Kjo parakupton përdorimin e shkronjave të alfabetit me funksionin e simboleve të numërimit. Në këtë rast përdorimi i shkronjave të një modeli alfabetik duhet të jetë i njësuar në plan ndërkombëtar, domethënë, kur si simbole numërimi përdoren shkronjat latine, ato duhet të kenë të njëjtën vlerë në të gjitha gjuhët që përdorin alfabetin latin. Edhe gjuhë të tjera, shumë ose pak të njohura, përdorin dyshkronjësha, por nuk i përfshijnë këto në inventarin e alfabetit të tyre. P.sh., në anglishte s-ja dhe h-ja shënojnë fonemën /š/ [], por nuk ka shkronjë të veçantë sh. Një tjetër problem që nuk mund të anashkalohet është ai i grafemës së huaj W, e cila praktikisht përdoret rëndom në stilin shkencor, por edhe në atë publicistik. Sot, 100 vjet pas Kongresit të Manastirit, kur kultura shqiptare ka arritur një nivel të pakrahasueshëm me të kaluarën, kur kontaktet kulturore me botën janë shtuar e thjeshtuar, kur anglishtja, frëngjishtja, gjermanishtja etj., po mësohen nga një masë e madhe njerëzish, mendoj se ka ardhur koha që asaj t’i njihet qytetaria në sistemin grafematik të shqipes. Të pranohet, pra, si fonemë e shqipes W-ja, me vërejtjen se ajo përdoret në fjalë të huazuara. Njohja e alfabetit të shqipes me këtë trajtë ndihmon për të kuptuar qartë sistemin e saj shkrimor, i cili paraqitet i thjeshtë, praktik dhe ekonomik. Ai sugjeron një pavarësi nga sistemi fonematik, që haset në të gjitha gjuhët e kultivuara dhe çliron gjuhësinë nga interpretimi filologjik i dukurive fonetike. Më në fund, do të ndihmojë që nxënësit ta kuptojnë më mirë realitetin gjuhësor të shqipes. Një nga pikat më të rëndësishme të studimit të sistemit shkrimor në gjuhën shqipe, merr rëndësi të veçantë sidomos për nxënësit e klasës së parë të shkollës fillore. Nuk duhet harruar se nxënësit e klasës së parë fillore mësojnë më së pari jo alfabetin, por shkrimin dhe leximin. Duke i njohur alfabetit të shqipes 27 grafema, aq sa ekzistojnë me të vërtetë, gjuha shqipe as varfërohet, as pasurohet. Ndreqet, megjithatë, një gabim historik, pas të cilit fshihej «fytyra» e saktë grafematike e gjuhës shqipe. * Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës /PhD / Head of the Department of Greek Language Marre prej Gazets shekulli Online [ Edited Tue Sep 01 2009, 04:39pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Zbulohet fjalori i rrallë i Mustafa Merlikes » Dërguar më: 30/12/2008 - 11:38 LEDI SHAMKU-SHKRELI Përplasa grushtin për tryezë kur mbarova së lexuari fjalësin e dy germave të vetme që na kanë mbërritë nga Fjalueri Kritik i Mustafa Krujës. “O Zot, - thashë me vete, - ku janë gjithë germat e tjera?”. Kemi sot vetëm ngjërimin e një produkti leksikografik të cilin shqipes i duhej ta kishte këtu e gjashtëdhjetë vjet të shkuara. Mustafa Kruja ja ofroi shì në kohën kur asaj i duhej, por Shqipja nuk e mori kurrë atë fjalor, e as një të ngjashëm me të. Sot, në shek. XXI, për gjuhën tonë po botohet për herë të parë një vepër leksikografike e tipit kritik, nga e cila mjerisht kemi vetëm dy germa. Kaq mundi të rindërtonte hartuesi i atij fjalori të plotë, terratisja e të cilit vijon të jetë mister për shumëkënd. Europa rrotull nesh i ka sendërgjuar e botuar fjalorët kritikë të gjuhëve përgjatë një procesi dyshekullor që pat mbaruar nga fundi i shekullit XIX. E ata shërbyen si lëndë e parë për politikat gjuhësore dhe didaktike. Në përgjithësi mund të thuhet se ka mbi një shekull që të tillë fjalorë nuk hartohen më. Sot botohen diksionerë kritikë për terminologji fushash të ngushta, siç janë ato të sociologjisë, jurisprudencës dhe teknologjive, dija mbi të cilat përditësohet kohë pas kohe, ndaj lypet edhe përditësimi i saktë i shenjuesve në raport me të shenjuarit që ata mbulojnë. Kështu, ndodhemi këtu, me një shekull vonesë, kur Shqipja ka nevojë ende për të parin fjalor kritik të saj, dhe kur kjo copëz e veprës që po botojmë është e para në llojin e vet. Në dashjen për ta thyer disi marrëdhënien e ftohtë që kanë përdoruesit e shqipes me fjalorët që u ofrohen, e që në fakt nuk vjen dhe aq prej indiferencës së tyre sesa prej tëhuajzimit që kanë shkaktuar fjalorët e sotëm, themi pikësëpari se ky punim i Krujës i përket sa gjuhësisë aq edhe letërsisë. Ai paraqitet në daçim edhe si produkt letrar i gjinisë tregimtare, pasi kush do, mund ta lexojë edhe si një përmbledhje dëftojcash mbi ndeshtrashat e fjalëve të Shqipes dhe metamorfozat e tyre. Sa i takon shkencës mbi gjuhën, ky visar fjalësh, e ç’është më e rëndësishmja, visar arsyetimesh mbi format e fjalëve, moshën, përhapjen gjeografike dhe vendndodhjen kontekstuale të secilës prej tyre, ofron sot atë çka shqipes i mungon më fort: zgjidhjen e binarit të dyfishtë, a për ta thënë me një shprehje të Devotos, u ofron përdoruesve të gjuhës amtare “biletën vajtje-ardhje” nga shqipja tek dialektet, nga dialektet tek shqipja, duke i ushtruar ata të zgjedhin sipas rastit e situatave të komunikimit. Le të këqyrim për s’afërmi se ç’është ky fjalor sipas konceptimit të hartuesit të tij, pasi na rezulton, veç tjerash, të jetë një pasqyrim i mirëfilltë edhe i historisë së kulturës shqiptare, dëshmuar përmes fjalëve dhe shprehjeve që sendërgjuan këtë kulturë, e që si gjithkund tjetër edhe bashkëjetuan, edhe u ndeshën. Mund të mendojnë se Kruja e ndërmori qoftë hartimin e qoftë rishkrimin e këtij fjalori, ngaqë një punë e tillë duhej, por priremi më fort të besojmë se ai e ndërmori ngaqë deshi. Lakmoi t’i jepte diçka të munguar “gjësë” që më fort ngjan se dashuroi. E paçka se vetiu, me “gjë” nënkuptojmë gjuhën, prapëseprapë është e pamundur të dallohet çfarë deshi më shumë Mustafa Kruja, gjuhën apo kombin e vet. E pamundur, ngaqë për ne shqiptarët gjuha nuk është ndarë kurrë nga kombi qysh në agshan të kohërave. Në nr e 11/1952 te Shêjzave, Karl Gurakuqi bën me dije se Fjalori që pat hartuar Kruja, e që ai vetë la gati për shtyp para se të mërgonte, kishte rreth 30.000 lema e mbi 2600 fletë të daktilografuara. Ndërsa daktiloshkrimi që trashëgojmë ne sot ka afro 260 fletë të këtilla, pra një të dhjetën e materialit zanafillor. Kemi të bëjmë këtu me një riprodhim me anë të kujtesës, nga ana e studiuesit të madh i cili, në përpjekjen e vet për rinxjerrjen e kësaj vepër monumentale, u gjet pa mjedisin e nevojshëm, pa bibliotekë të specializuar, dhe ç’është më e rënda, pa kohën e domosdoshme për t’ja rihyre edhe njëherë e i vetëm një ndërmarrjeje titanike sikurse ishte Fjalueri Kritik i Gjuhës Shqipe. Kruja e kish mëse të qartë dimensionin e kësaj ndërmarrje. Ai e kish kuptuar se nuk do ta mbaronte dot sërish këtë fjalor e megjithatë ja hyri punës për të bërë sa mundej. Shqipja kish nevojë, e shqiptarët po ashtu. Përpjekja fatale për të risjellë diçka nga puna tij dhjetravjeçare, dëshmon në një farë mënyre bjerrjen e besimit se Fjalori i tij, përfunduar në fillim të viteve të Dyzeta, mund të rigjehej, dhe nga ana tjetër, ngulmi për të dhënë ç’të mundte edhe në kushtet që u krijuan për të nga Paslufta, na shtyn të kuptojmë se Kruja, më fort se kushdo në elitën e diasporës së re arbënore, kish parandjerë se gjuhës shqipe i kanoseshin rreziqe te mëdha; Shqipja, sikurse pesë shekuj më parë, aty në momentin e rënies së Arbënisë në zgjedhën osmane, ndodhej në një kapërcyell të ri por të një natyre tjetër; në atë kapërcyell të cilin George Orwell e përshkroi aq realisht e ngjethshëm në Apendiksin e Tetëdhjetëkatrës së tij. E përshkroi taman kur Kruja vendosi rishkrimin. Nuk kemi nga Fjalueri, kurrgjë tjetër pos bocave të avancuara të germave A dhe B, por vlera e tij sot shpalohet e plotë, ngado që ta marrësh, si për nga lënda që ofron, e në mënyrë të veçantë për nga kumti shkencor (krejt i ri për ne) dhe njiherit aktual edhe në botë. Te kjo e dyta vlerë do të ndalojmë më imtisht në vijim. Kësisoj duket se dy germat që po paraqesim këtu, janë testamenti i mbramë i Mustafa Merlikës, burrit nga Kruja që shenjoi historinë e re të Shqipërisë, dhe tek e mbramja u shenjua dhe ai vetë duke u flijuar në naltoren e ndeshtrashave të atmes së tij. Kjo vepër i takon një rendi krejt të ri të leksikografisë shqipe, asaj të fjalorëve kritikë, ndaj lypej këtu, edhe më fort se gjetiu, konsulta e këshilli mes profesionistësh. Shkalla e lartë e profesionalizmit të Krujës kërkonte doemos njohës të t’njëjtit nivel profesional, porse, i gjendur në izolim të plotë nga komunikimi me dijetarë të këtushëm si Xhuvani, Ashta e Çabej, autorit tonë s’i mbetej tjetër veçse t’u drejtohej albanistëve që gjendeshin tej perdes së hekurt. Norbert Jokli asokohe kish vdekur, kështu pra e gjejmë mëse normale që recensën e këtij fjalori nisi ta bënte dora-dorës njëri ndër albanistët më në zë të kohës, Giuseppe Valentini alias At Zef Valentini, i cili e njihte Shqipërinë dhe zakonet e saj si asnjë i huaj tjetër. Valentini i bën një recensë të hollësishme fjalorit, tue fillue nga lema A, duke qenë i ndërgjegjshëm se ky do të ishte i pari fjalor kritik i gjuhës shqipe. Në fakt, sugjerimet e Valentinit janë kryesisht të natyrës filologjike. Ai jo vetëm që nuk i bën vërejtje të natyrës gjuhësore (e kush e njihte atbotë gjuhën e Shqiptarëve si Kruja!), por përkundrazi skicon një recension për ta nxitur Krujën t’i zgjerojë ende më tej analizat fjalore, e mundësisht në çdo zë të fjalësit. Pyetja e parë që ia beh në këso rasash është kur e ndërpreu Kruja punën me fjalorin. Kohën e ndërpremjes na e shenjon një letër e Krujës drejtuar Karl Gurakuqit, të cilën ky i fundit e përmend duke e cituar në një shkrim me rastin e motmotit të vdekjes së mikut të tij. Letra daton 20 shtator 1958, vetëm tre muaj para se Kruja të ndërronte jetë. Në të ai rendit plot 15 punime të vetat të pabotuara, dhe në renditjen e katërmbëdhjetë gjejmë “Sprovë për një Fjaluer kritik (vetëm A e B)”. Kjo letër posë tjerash mbyllet me fjalët: “Kaq, e mbas këtyne mos të presë mâ Shqipnija shkrime prej meje! Unë kam dekun tashmâ e asaj Zotynë i lashtë bijt tjerë”. Ndoshta gjendja shëndetsore e ajo shpirtnore bashkë ja kishin mpakë fuqitë këtij Sizifi shqiptar. Por kohën e ripunimit na e jep vetë Kruja kur shtjellon lemën “brishtnuer” e ku thotë se “vjeta e jonë 1953 s’âsht brishtnore, se numri 1953 nuk dahet katërsh”. E me këtë merr fund çdo hamendje lidhur me kohën e ripunimit të veprës. Parë sot në sintezë me të gjitha filozofitë përfaqësuese të atyre që kontribuan në selitjen e gjuhës së përbashkët, M. Kruja duket se ofron një filozofì tepër të plotë të këtij procesi, qe afërmendsh duhej të ishte edhe subjektiv (i udhëhequar nga politikat gjuhësore) po edhe objektiv (përfundim i vetvetishëm i lavrimit të shqipes). Këtë dualitet Kruja e ka gjithnjë parasysh dhe mundohet qysh së pari të caktojë masën e ndërhyrjeve të individit (gjuhëtarit, shkrimtarit, politikanit etj.) dhe masën që vendon bashkësia e përdoruesve në rrjedhë të kohës. Le ta shqyrtojmë këtë argument në paralelizëm me filozofitë gjuhësore të ligjërimeve simotra me shqipen. Duke u hedhur një sy përvojave planifikuese që kanë përcaktuar gjuhët e selitura rrotull nesh, vemë re se ato janë disa duarsh: Frengjishtja për shembull është udhëhequr më së shumti nga parimi etimologjik. Kjo vërtet i ka siguruar përmasë kohore dhe motnim frengjishtes, por nga ana tjetër e ka larguar shumë drejtshkrimin e saj nga drejtshqiptimi dhe, në ditët e sotme, kur dija është në stadin social të saj, pra alfabetizimi i popullatës është punë e kryer, një largesë e tillë sistemike rrit shumë koston e nxënies së drejtshkrimit e po ashtu edhe të drejtshqiptimit nga bashkësia frengjishtfolëse. Pesha e ekzagjeruar e etimologjisë në punë të frengjishtes letrare ka mëse një shekull që është përshfaqur si problem (shih Kursin e Saussure-it) dhe sot propozohet të ndërmerren ndërhyrje ekuilibruese me shtysë fonologjike (b.fj. Nathalie Cauche te “L’orthographe”). Në një tjetër grackë gjendet sot serbishtja, e cila fillimisht e për mjaft kohë iu referua kryekëput parimit fonologjik, vendim ky që buroi edhe për shkak të zgjedhjes grafematike cirilike, pas së cilës çdo tingull përfaqësohej nga një germë. Por varieteti që u konceptua në këtë mënyrë, nisi të japë shenja insufiçence kur asaj iu desh të përballej me nevojën terminologjike për shenjues të rinj në truall të regjistrit formal dhe të mendimit abstrakt. N’atë stad vendimet e pjesshme që u ndërmorën, dolën jashtë nga filozofia fonologjike, duke u bërë kësisoj shkas për teprì vullnetesh individualiste, në të cilat u desh të mbizotëronin vendimet morfo-gramatikëzuese, pasi ato etimologjizuese do t’i binin fort ndesh natyrës së përgjithshme të serbishtes letrare e asaj tradicionale. Një ndeshje e tillë filozofish të panjësuara e ndau këtë gjuhë në dy palë shtresa të larguara nga njera-tjetra: më nj’anë qëndrojnë fjalët e fondit historik, në të cilat ndjehet përditësimi i vijueshëm i kohëve dhe gjurma e përdorimit të folur, e m’anë tjetër qëndrojnë shenjuesit neologjikë të ndërtuar afërmendsh me rrugë individuale, të cilët janë ose thjesht huazime sipërfaqësisht të përshtatura, ose farkime të gramatikëzuara, krijuar si kompozite, mbi të cilat, sikundër vlerëson A. Meillet, parimi fonologjik nuk ka mundur të veprojë. Mund të vijohej sërish me shestime modelesh gjuhësore, por duke u mjaftuar me analizën e dy paradigmave të mësipërme që u kodifikuan duke ndjekur secila një parim bazë të përkundërt me tjetrin, vihet natyrshëm në përfundimin se fonologjia dhe etimologjia përcaktojnë në fakt edhe natyrën e një varieteti të normalizuar. Ç’përfaqësojnë në vetvete këto dy parime? Qëndrimi fonologjik ndaj gjuhës së përbashkët don të thotë që varieteti të përfaqësojë vullnetin pak a shumë të lirë të përdoruesve dhe realizimet e ligjërimeve të folura të tyre. Ndërsa qëndrimi etimologjik shpreh vullnetin e historianëve të gjuhës për të konservuar në këtë varietet protoformat gjuhore. Më tej akoma, parimi i parë përfaqëson kolektiven në gjuhësi, i dyti individualen. Kruja i ka mëse të qarta këto dy natyra përfaqësimi, ndaj duket se në hartimin dhe analizat e këtij fjalori ai nuk zgjedh as modelin frëng e as atë serb. Nga sa kemi analizuar, vemë re se Kruja aplikon gati gjithkund analogjinë e cila në gjuhë është faktor i modeluar prej kolektives dhe prej kritereve fonologjike. Porse i vetëdijshëm se analogjia rrezikon të shtyjë në skajet e përdorimit mjaft forma të cilat mandej përdorimi i bjerr, Kruja vendos ta aplikojë pikërisht mbi këto forma kriterin etimologjik duke gjetur mjeshtërisht rrugën e rihedhjes së tyre në qarkullim, pa i rënë ndesh sistemit të formuluar mbi baza fonologjike. Protoformat e etimologjizuara ai zgjedh t’i përdorë ose në fushë të terminologjisë, ose për të çliruar fjalët polisemike nga polivalenca e tyre semantike, që në fakt e tkurr fuqinë emërtuese të një gjuhe dhe ja ul mendimit saktësinë. Sa për një shembull mund të vërehen se si i ofron ai protoformat ndëlgoj dhe bultis (të parën për lat. intelligere dhe të dytën për fr. aprouver). Kësisoj ai mëton t’i çlirojë fjalët semantikisht të ngarkuara duke synuar të nxjerrë hiponime nga hiperonimet. Shkalla e sotme e dijes mbi gjuhën i jep plotësisht të drejtë kësaj zgjedhje të Krujës, pasi qoftë për terminologjinë, qoftë për hiponimet lypet që shenjuesit që ofrohen të jenë “të pastër”, pra kuptimisht të pangarkuar. Duke qenë protoforma, ato gëzojnë njëkohësisht dy veti: janë të përftuara nga marrëveshja historiko-sociale, pra të fonologjizuara dhe m’anë tjetër, bashkësia e përdoruesve për shkak të vjetërsisë e ka humbur kujtesën mbi to, pra janë semantikisht të pastra sikundër lypet. Ky është raporti që vendos mjeshtërisht Kruja mes kolektives dhe individuales në gjuhë, duke e ushqyer edhe ndërhyrjen individuale, aty ku mundet, me lëndë kolektive. Gjatë procesit të instalimit të menjëhershëm të diktaturës dhe mandej të totalitarizmit të vijuar, u atrofizuan në mënyrë progresive konceptet abstrakte tok me fjalët që i shenjonin këto koncepte. Madje edhe një burim i rëndësishëm konceptesh abstrakte sikundër filozofia (e cila bëhej si disiplinë studimi ndër shkolla), qe vetëm me natyrë materialiste. Bjerrjen e fjalëve që shenjonin koncepte abstrakte e ka ilustruar mjeshtërisht Orwell në Apendiksin e librit të tij “Tetëdhjetekatër”. Refleks pasues i bjerrjes së fuqisë abstraguese të Shqipes si pasojë e dhunës ideologjike në të, qe në një hap të dytë edhe varfërimi i shenjuesve konkretë. Në këtë fushë ka vërtet shumë punë për të bërë, pasi shqipfolësit sot gjenden ngushtë dhe nga mosnjohja detyrohen të shtijnë në përdorim veç një grusht fjalësh. Do ofruar sot pikërisht ajo saktësi semantike që japin lemat e Krujës, i cili ndoron mirë gjuhën e popullit, atë pandialektore, dhe kjo i jep siguri në klasifikimet hierarkike ose sasiore të shenjuesve të ndryshëm. Kështu ai dallon qartë, dhe mandej rendit sipas rëndësisë rrjedhjet e ujrave në: vijën, përroin, sheun, lumzën dhe lumin; ndërkohë që sot pavarësisht nga të shenjuarit e shumtë, shenjuesit janë reduktuar në dy syresh: përroi dhe lumi. Ky është edhe problemi më i madh i shqipes aktuale. Me fjalë të tjera gjuha shqipe ka në fond të saj vërtet shumë fjalë të moçme që dëshmojnë autenticitet, por repertori i fjalëve të përdorimit të sotëm është tejet i ri. Kjo pasi normalizimi i kësaj gjuhe që sot përdoret, ja ndërpreu asaj lidhjet me traditën. Varieteti që u përcaktua e u nguc si i përbashkët, nuk i ngjan aspak fytyrimit që jep Wittgensteini duke thënë se “gjuha jonë është si një qytet i moçëm: një labirint rrugicash, shtëpish të vjetra e të reja, shtesa pallatesh bërë në epoka të ndryshme, rrethuar nga brezi i lagjeve të reja periferike. Të përshkruash një gjuhë don të thotë të përshkruash një formë jete”. Sot është vërtet problem i ndërlikuar hedhja në përdorim e fondit gjuhor, pasi shumë fjalëve u është bjerrë vlera si pasojë e mosqarkullimit dhe stanjacionit të gjatë. Tek e fundit, kështu cilëson edhe Saussure: “fjalët janë si monedhat; vlera e tyre rritet vetëm nëse qarkullojnë”. Duke u ndalur te prurjet e reja, themi se çdo neologjizëm i shtënë në punë nga Kruja, është tipik e kudo që ta hasësh, edhe jashtë konteksit të këtij fjalori, mund ta dallosh fill gjurmën e autorit, të pandashme nga gjurma e kohës dhe bashkësisë. Kete mund ta shohim psh tek lema admiruem. Veç ruajtjes së përmasës kohore, bën përshtypje edhe skrupulltia semantike dhe e drejtpërdrejtë që kanë sugjerime të tilla. Një skrupulltì të tillë, sa i takon shenjimit të një koncepti përmes një fjale, e hasim te Saussure, i cili në shënimet e veta shkruan se “njohja e një fenomeni apo një veprimi të arsyes nënkupton paraprakisht përkufizimin e një termi të çfarëdoshëm; jo përkufizimin e rastësishëm që mund të japim përherë për një term relativ në lidhje me të tjera terma relative, duke u sorollatur përjetësisht në një rreth vicioz”. Këtij rrethi vicioz që e le gjithnjë të pazgjidhur çështjen gjuhësore, duhet t’i jetë druajtë Kruja, dhe kjo vetëdije ngjan se ka ushqyer dhe saktësinë e tij të vijuar. Përballja e shtetit të ri shqiptar me nevojën e papërmbushur për një mori institutesh e zyrash që do duhej të kishin emërtesa shqipe, shtyn gjithashtu Krujën të mbështetet në modele linguistike të sprovuara të vendeve të tjera, por t’i mbushë këto struktura me lëndë autoktone siç propozon psh kundrejt fjales maternitet qe e gjen te papershtatshme. Nga kjo pikëpamje, e cila më fort se me larminë e gjuhës, lidhet përsëdrejti me saktësinë saj, pra me saktësinë e mendimit, nuk mund të mos vërehet se sot dija jonë mbi gjuhën është katandisur vërtet mos-më-keq nga didaktët e saj si dhe nga shkrandja e energjive të panumërta për dekada të tëra në vorbulla metagjuhësore, ndërkohë që askush nuk na mësoi ne e nuk po i mëson fëmijët tanë me atë durim e dashuri (deri në fshikullim) me të cilën Kruja spjegon si më poshtë: bletë -ta: (sh. -të-t) bleta nuk âsht emën i secilës mjalcë (mjalcëz, mizë blete), por i të gjithave bashkë, âsht emën bashkuer si p.sh. bagtija; prandej âsht gabim me thânë: më zûni nji bletë, por nji mizë blete, nji mjalcë; nuk thohet krinë bletësh (si tufë dhênsh, dhishë), por krinë blete; jo zgjue bletësh (si vathë derrash), por zgjue blete; iku, duel bleta nga zgjoi, bleta na ep mjalët (mjaltët, mjaltin, mjaltën); Prirja e theksuar didaktike gjendet gjithkund në fjalorin e Krujës. Mjaft të vërehen një mori pjesëzash spjegimore që dalin nga konteksti i ngushtë i një fjalori kritik. Por mendojmë se në kushtet e një Shqipërie, në të cilën po formësohej s’parit herë gjuha e një administrate shtetërore me të gjitha efektet moderne, ky qëndrim prej mësuesi ishte i domosdoshëm. Është tashmë proverbiale revolta e Krujës kur ndesh në barbarizmat a fjalët e sajuara nga administrata edhe kur ekziston gjegjësja shqipe; në kësi rastesh ai shpërthen me shprehjen: “nji ndër sa shëmtime tjera qi i kanë falë gjuhës s’onë administrata kombtare prej thesarit të paditunisë së saj”. Lidhur me barbarizmat do nxjerrë në pah edhe fakti se Kruja është i vetëdijshëm për prirjen europianizuese të gjuhës shqipe si një rikthim në rrënjët e saj paraosmane, ndaj ai jo vetëm mban një qëndrim purist ndaj europianizmave të hyra me portë turke, si në rastin e abanozit, por është kundër krijimit të leksikut të ri me rrënjë turke apo zgjerimit kuptimor të fjalëve të vjetra turke. Kruja është kritik i rrallë e me një përpikmëri të lartë shkencore ndaj fjalorëve të deriatëhershëm të gjuhës shqipe, veçanësisht ndaj atij të Mannit, të cilin e veçon duke e çmuar si mbledhës të palodhur, por dyshon mbi burimet ushqyese të këtij fjalori, e sidomos kur burimet janë nga autorë të huaj. Kritikë të mirë ka vende-vende edhe ndaj Fjalorit të Bashkimit, saku thuajse aspak ndaj Kristoforidhit, për të cilin ndjehet se ruan një nderim të veçantë. Respekt i heshtur vërehet edhe për humanistin tonë të madh, Buzukun, format gjuhore dhe fjalët e të cilit Kruja duket se nuk i ve kurrë në dyshim. Sa i takon lëmit të historisë së fjalëve, e shohim të udhës të mos ndalemi gjatë tek shestimet etimologjike që bën Kruja, fort të çmueshme nga kjo pikëpamje, pasi besojmë se në këtë pikë ky Fjaluer mund të jetë objekt i një studimi të mirëfilltë. Por meqë jemi në lëmë të etimologjisë po përmendim se te ky fjalor Kruja hedh një sërë hipotezash, po edhe vërtetimesh për fjalë turke të marruna nga shqipja (psh fj. bunar), e mandej të përhapura me portë turke ndër gjuhë të tjera të Ballkanit. Kjo është një tezë ende e pashtjelluar sa duhet nga shkenca jonë dhe ka lidhje të drejtë me pohimin e E. Hampit se shqipja ka luajtur një rol shumë më të madh, nga sa i njihet, në formimin e gjuhëve ballkanike. Kruja mund të cilësohet pa droje si ai filozof i gjuhësisë së aplikuar që i kapërceu tutjetëhú sinorët e ngushtë të gjuhësisë shqiptare, duke mbetur përbotnisht pionier edhe i gjuhësisë moderne europiane. Qe vërtet pionieristike të ndërmendej gjenerativizmi thuaj tri dekada para se ai të formulohej si rrymë linguistike, e mandej të synohej aplikimi i tij fill e në simbiozë me strukturalizmin që sapo kish nisur të fitonte terren metodologjik në Europë. Në këtë kuadër vlen të kujtojmë edhe faktin se mendimi gjuhësor europian ka plot tri dekada që po përpiqet të verë në emërues metodologjik të përbashkët Chomskyn gjenerativist e natyror, Saussurin strukturalist e historiko-social dhe Derridánë post-strukturalist e dekonstruksionist. Selitja e qytetëruar e mendimit shqiptar, pa e larguar këtë mendim nga rrënjët e etnosit e të historisë së vet, besojmë të ketë qenë edhe sfida që Mustafa Kruja, e gjithë të ngjashmit me të, morën përsipër që prej agut të Rizgjimit Kombëtar. Dhe ata zgjodhën drejt ta fitonin sfidën e qytetërimit të mendimit përmes gjuhës, duke i shërbyer mugullimit të gjuhës shqipe, pra përmes plotësimit të mozaikut të shprishur gjuhësor. Përzgjedhja e këtij shtegu besojmë se shpjegon edhe pjerrjen e vetishme të Krujës - politikan e shtetar - për kah lami i gjuhësisë, e veçanërisht nga ai i leksikografisë e gramatologjisë. Mundime të tilla nuk kanë çmim dhe shpërblesa e tyre shkon në fakt in re ipsa, pra shkon në vetë rendin e filozofisë mbi shqipen e përbashkët. Sot trashëgojmë filozofinë gjuhësore të Krujës jo thjesht si dije, por si dorëzanì, si dritë e si shtysë për t’i kthyer gjuhës aktuale njomshtinë që i mungon. Kjo dorëzanì vlen më shumë se çdo lëvdatë dhe lyp mirënjohjen tonë. Nuk e kam fjalën thjesht për mirënjohjen e një rrethi të ngushtë gjuhëtarësh a letrarësh, por për atë ndjesi të thellë që duhet të ruajë në zemër për Mustafa Krujën çdo individ i bashkësisë shqipfolëse, e madje edhe ata që sot ende s’kanë lindur. Marre prej Gazets shqiptare Online [ Edited Tue Sep 01 2009, 04:40pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Përvjetori i Kongresit të Manastirit, “rrëfime” dokumentesh në Tiranë 10/01/2009 Edhe pse kanë kaluar më shumë se 100 vjet pas Kongresit të Manastirit, ende vazhdojnë të dalin herë pas here dëshmi të reja lidhur me gjuhën shqipe. Ndonëse jo të një rëndësie madhore, këto dëshmi janë shpesh interesante për atë që përcjellin dhe dokumentojnë. Të tilla janë fotografitë e disa shkollave shqipe të hapura në hapësirën shqiptare nga Isa Boletini dhe Haxhi Zeka. Të prezantuara mes një vargu fotografish e mbishkrimesh në ekspozitën tematike “100-vjetori i Kongresit të Manastirit”, ato e plotësojmë edhe më panoramën lidhur me këtë ngjarje historike dhe terrenin e parapërgatitur për njehsimin e alfabetit dhe të gjuhës shqipe. E çelur më parë në Prishtinë, ekspozita do të qëndrojë e hapur për më shumë se një javë në Muzeun Kombëtar në Tiranë e më pas është planifikuar të shëtisë në krejt hapësirën shqiptare, duke filluar me qytete si Elbasani, Vlora, Bajram Curri, Korça etj., por edhe në Maqedoni. “Ekspozita përmban materiale, dokumente e fotografi duke filluar nga Iliria, nga mesjeta shqiptare, periudha e Skënderbeut, Pashallëqet shqiptare e deri tek trajtimi i Kongresit të Manastirit në historiografinë tonë dhe në publicistikën shqiptare”, - thotë organizatori i kësaj ekspozite Mehmet Gjoshaj nga Muzeu i Kosovës, duke shtuar se bashkëngjitur me ekspozitën është përgatitur edhe një katalog i veçantë. Gjoshaj veçon se materialet e reja që paraqiten në këtë ekspozitë e që bëhen për herë të parë publike kanë të bëjnë kryesisht me Kosovën. “Deri vonë nuk është ditur se është hapur shkollë në gjuhën shqipe nga Isa Boletini. Ndonëse i pashkollë, ai e ndiente mungesën e shkollimit të popullit të tij në gjuhën amtare. Për këtë qëllim me shpenzimet e veta kishte hapur shkollën në Boletin, ndërsa më 1902 në fshatin Koshtovë. Po kështu mund të flasim edhe për shkollën e hapur nga Haxhi Zeka, një atdhetar i flaktë, patriot i njohur”, - vëren Gjoshaj. Shqipja - e shkruar që më 1332 Shumë gjuhëtarë, si Jokli, Çabej etj., ishin të mendimit se gjuha shqipe është shkruar edhe para formulës së pagëzimit (1462) dhe fjalorthit të A. Fon Harfit (1497). Në favor të këtij mendimi është konstatimi i kryepeshkopit të Tivarit, Brokardit, i cili në një relacion të vitit 1332 veç të tjerash thotë: “Sado që shqiptarët kanë një gjuhë krejtësisht ndryshe nga latinishtja, ata prapëseprapë në të gjithë librat e tyre i kanë në përdorim shkronjat latine.” Shkrimin e gjuhës shqipe në shekujt e hershëm e dëshmojnë edhe shumë tekste, lista fjalësh shqipe, letra, akte fetare, akte tregtare, shënime familjare, mbishkrime etj. “Shqipja është shkruar edhe para fjalorit të Gjon Buzukut. Për fat të keq, është shkruar me fjalorë të huaj, latinë ose të tjerë. Por, siç e dini, edhe shumë vepra janë shkatërruar”, - pohon Gjoshaj, që thekson se në ekspozitën e paraqitur janë përpjekur të sjellin gjithë dokumentet e mundshme lidhur me këtë pikë. Megjithatë, fillimet e shkrimit të gjuhës shqipe në kuptimin e plotë të fjalës i gjejmë në shekullin XVI te Buzuku, Budi, Bogdani etj., të cilët në shkrimet e tyre në gjuhën shqipe përdorin alfabetin latin. Shkrimtarë të shek. XVIII, si Nezim Beratasi, Hasan Zyko Kamberi, Muhamet Çami (Kyçyku) etj., duke qenë nën ndikimin e fesë islame dhe të kulturës orientale osmane, veprat e tyre në gjuhën shqipe i kanë shkruar me alfabetin arab. Ndërsa shkrimtarë të tjerë shqiptarë, si Theodor Kavalioti, Daniel Haxhiu etj. në shkrimet e tyre në gjuhën shqipe përdorën alfabetin grek. “Deri në unifikimin e alfabetit të gjuhës shqipe janë përdorur alfabete të ndryshme”, - vijon Gjoshaj. Ai që vendosi dhe formësonte realisht gjuhën shqipe ishte Kongresi i Manastirit, 14-22 nëntor 1908. Midis veprave që pasqyrojnë dhe dëshmojnë shkrimin e gjuhës shqipe, të shënuara në këtë ekspozitë tematike janë: shkrimi i Borcardit (1332), “Meshari” i Gjon Buzukut (1555), shkrimi informues për shtypjen e 500 ekzemplarëve në gjuhën shqipe (1584), lista e nxënësve në shkollën shqipe të Janjevës (1665), dëshmi e shkruar lidhur me Kuvendin e Arbrit (1706), “Evetari” i Naum Veqilharxhit (1844), “Skënderbeu i pafanë” i Jeronim de Radës (1873), “Alfabetarja e gjuhës shqipe”, botuar në Stamboll (1879) etj. b. goce Marre prej Gazets Metropol Online[ [ Edited Tue Sep 01 2009, 04:40pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Historiku i gjuhës shqipe Një këndvështrim investigues Sa herë vjen 7 marsi, mendja na shkon tek hapja e shkollës shqipe në Korçë më 1887 dhe duket se mjaftohemi me këtë informacion që mori një publicitet të madh gjatë kohës së regjimit diktatorial, që e përdori atë për shumë e shumë arsye. Por nga të dhënat që historiografët kanë bërë, del se shkolla e parë shqipe është hapur në Elbasan rreth vitit 1736. Këtë e vërteton fakti që për këtë vit ka një dokument historik që vërteton se në fillim të këtij viti u grumbulluan nga populli i kalasë rreth 36 mijë aspra për ngritjen e një shkolle për fëmijët e kalasë dhe një pjesë e të ardhurave u lanë për mësuesin e saj. Ky është një fakt i provuar tashmë, por që historiografët e kanë vështirë që ta përtypin, aq më tepër që kjo ngjarje përkon edhe me një godinë të vjetër ku edhe u mbajt më pas Kongresi i Elbasanit nga 9 deri më 16 shtator 1909. Por më shumë se kaq, aq më keq që në opinionin publik pak flitet për historikun e shkrimit të gjuhës shqipe dhe dokumentimin e saj të lashtë. Është ky fakt që më bën të investigoj mes qindra faqeve që flasin për këtë gjë për të dhënë një të vërtetë të madhe për gjuhën tonë shqipe dhe lashtësinë e saj. ••• Shqipëria është shtet mbi bazën e kombit (racës, gjuhës e kulturës njerëzore). Historikisht gjuha shqipe ka ekzistuar dhe është shkruar e folur në variantin e pellazgjishtes dhe ilirishtes. Për këtë flasin dokumentacionet e gjetura në arkivat e ndryshme të Europës, por dokumentimi ynë është i pakët për këto periudha. Gaius Plinius Secundus, i njohur si Plini Plaku (23-79 e.s.), një natyralist romak i famshëm që botoi në vitin 77 e.s. serinë madhështore prej 37 vëllimesh për historinë natyrore të titulluar "Naturalis Historia". Këtu, në vëllimin VII, ai shkruan: "Ilirët kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e morën nga ilirët." Bashkangjitur është pema e gjuhëve indo-europiane e ndërtuar në vitin 1974 nga Instituti i Gjuhëve në Suedi dhe botuar më 1975 tek libri botëror: Webster's New Twentieth Century Dictionary, Unabridged Second Edition, De Luxe Color, William Collins and World Publishing Co., Inc., 1975. ISBN 0-539-048523-3 Siç edhe shihet, gjuha më e vjetër është SHQIPJA, gjuha e natyrës, gjuha e shenjtë. Shqipja është e vetmja gjuhë që i ndërlidh të gjitha gjuhët e tjera. Një pemë të ngjashme botoi gjatë viteve 1985-1999 edhe historiani arbëresh (arvanitas) Aristidh Kola në Greqi. Akademia Greke (bizantine) e Shkencave nuk e ka kundërshtuar këtë pemë, ka heshtur. Me gjithë faktin e njohur tashmë se gjuha shqipe është shumë e vjetër dhe pellazgjishtja apo ilirishtja ishin gjuhët mbizotëruese të rajonit, dokumentimi shkresor i shkrimit shqip është i vonshëm. Studiuesit vendas dhe të huaj kanë bërë përpjekje të herëpashershme që të zbulojnë dokumentime të shkrimit shqip. Më e hershmja mbetet e njohura si Formula e Pagëzimit, që daton vitin 1462, një material fetar i shkruar shqip dhe e gjetur në arkivin e Vatikanit. Një nga studiuesit shqiptarë, nga Elbasani, Dhimitër Shuteriqi, në një intervistë të dhënë në universitetin "A.Xhuvani" në Elbasan me rastin e 92-vjetorit të shkollës "Normale", është shprehur se, "Unë kam gjetur në letrat e Lef Nosit shumë të dhëna mbi gjuhën shqipe. Ai thotë se edhe para Formulës së Pagëzimit dhe para çdo dokumenti tjetër që do të gjendet në gjuhën shqipe, ajo tregon se shkrimi i shqipes ka ekzistuar edhe më përpara deri sa ne kemi një dokument të tij. Por, shkaku që vendi ynë ka pësuar shumë pushtime dhe ka qenë gjithnjë nën trysninë e invadorëve të huaj, për ta ruajtur sundimin e tyre ata kanë bërë kujdes për të zhdukur çdo gjë nga kultura ilire e shqipes, prandaj dhe sot nuk kemi dokumente të shkrimit të gjuhës sonë". Është ky një pohim që na sjell në vëmendje se gjuha shqipe ka qenë si e tillë e folur dhe e shkruar, e lashtë dhe dominuese dhe për këtë flet edhe tabela e prejardhjes së fjalëve nga pellazgjishtja. (Shih tabelën e veçantë) Emrat në anglisht janë marrë nga libri (i botuar edhe në Shqip) i Edwin E. Jacques, The Albanians: An Ethnic History from Prehistoric Times to the Present, McFarland & Company Inc. Publishers, Jefferson, 1995. Ndërkohë që na vjen Meshari i Gjon Buzukut, që daton në vitin 1555 si e para vepër që e dokumentoi shkrimin shqip. Që në fjalët e para, Buzuku përpiqet të na flasë shqip, duke përdorur fjalë dhe mendime shqip dhe kjo vepër hyn në fondin e dokumentimit origjinal të gjuhës sonë. Por studiuesit si Eqerem Çabej apo Norbert Jokli, por edhe të tjerë të huaj dhe vendas, si Aleksandër Xhuvani dhe Mahir Domi, kanë bërë përpjekjet e tyre për të zbuluar në arkivat europiane dhe ato turke dhe sidomos ato të Vatikanit për të gjetur dokumente autentike të shkruara në shqip, të cilat janë në një rrugë të mbarë siç është prononcuar një studiues shqiptar në Francë. Robert Elsie në veprën e tij për "Historinë e letërsisë shqiptare", bën një paraqitje të shkrimit të shqipes dhe të dokumentimit të këtyre fakteve. Krahasuar me gjuhët e tjera kombëtare të Europës, shqipja nuk gëzon traditë letrare të gjatë. Në fakt, shqipja është gjuha kombëtare e fundit në Europë që është e dokumetuar. Fillimi i shekullit XV na vë përpara një tekst kureshtar që mund të përbëjë pikënisjen për shkrimin shqip. Ky është i ashtuquajturi Bellifortis që ruhet në muzeun Konde në Shato dë Shantiji në veri të Parisit, i datuar më 1405. Ai përbën një shtojcë prej 29 rreshtash ndaj të ashtuquajturit dorëshkrim Bellifortis, një traktat i njohur mesjetar, në pjesën më të madhe në latinisht, mbi armët dhe fortifikimet ushtarake, nga pirotekniku gjerman Konrad Kyezer. Teksti i kuptueshëm më i lashtë në gjuhën shqipe është një Formulë Pagëzimi e që mban datën 1462 dhe që thotë: "Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit të Shenjtë". Autori i kësaj Formule ishte Pal Engjëlli, arqipeshkv i Durrësit dhe mik i ngusht e këshilltar i Skënderbeut. Shekulli XV mbyllet me një tjetër tekst shqip që ruhet jashtë, në Gjermani. Ai është fjalori në shqip i Arnold fon Harfit, një kalorës gjerman, udhëtar, shkrimtar, i lindur në një familje fisnikësh në Rinin e Poshtëm. Në vjeshtën e vitit 1496 Fon Harfi u nis për një udhëtim peligrinazh në tokën e shenjtë, çka e shpuri në Itali, nëpër bregdetin shqiptar, Greqi, Egjipt, Arabi, Palestinë, Azi e Vogël dhe pastaj në kthim nëpër Europën Qendrore, në Francë e në Spanjë. Ai u kthye në Këln në vjeshtë të vitit 1499 dhe vdiq më 1505. Gjatë udhëtimeve, fon Harfi mblodhi materiale mbi gjuhët që ndeshi në vende të ndryshme. Në një ndalesë në portin e Durrësit në pranverën e vitit 1497, kur po lundronte me një anije tregtare me vela nga Venetiku në Aleksandri, ai shënoi 26 fjalë, 8 frazë dhe 12 numra në shqip, të cilat i hodhi bashkë me përkthimin gjermanisht në ditarin e tij të udhëtimit. Vepra e njohur "Meshari" i Gjon Buzukut, 1555, është libri i parë në gjuhën shqipe dhe njëherazi dhe një nga frytet më interesante në historinë e letërsisë nga pikëpamja gjuhësore e kulturore. Është e shkruar me shkonja cirilike dhe latine. Lekë Matrënga ka qenë një klerik ortodoks i bashkësisë arbëreshe të Siçelisë. Ai ka mbetur ai autor i një vepre të titulluar "Doktrina e krishterë", një katekizëm prej 28 faqesh i përkthyer nga një vepër latinisht. Përkthimin e ka përfunduar më 20 mars 1592. Vepra e Matrëngës përmban një hyrje në italishte, një vjershë me 8 vargje që përbën llojin e parë të vargut të shkruar në shqip, si dhe vetë katekizmën, e cila është një udhëzim fetar për doktrinat kishtare në formën e pyetje-përgjigjeve. Dy breza pas Gjon Buzukut, vjen At Pjetër Budi, autor i 4 veprave fetare në gjuhën shqipe. Vepra e parë e Budit është "Doktrina e Krishtenë", një përkthim i katekizmit të Shën Robert Belarminit, që u botua në Romë dhe një kopje ruhet në bibliotekën e Vatikanit. Frang Bardhi është i katërti në radhën e shkrimtarëve të hershëm shqiptarë me emër. Ai është autori i fjalorit të parë shqiptar të botuar në Romë më 30 maj 1635, që përbën në gjuhën shqipe veprën e parë pa brendi fetare të drejtpërdrejtë. Kalimi nga turqishtja, persishtja dhe arabishtja tek shqipja si mjet i shprehjes letrare përfundoi në një shembull të asaj që njihet si letërsi Alhamiado, term spanjisht, ky që shënon një letërsi vendase të shrkuar me shkronja arabe e të ndikuar fuqishëm nga kultura islame. Letërsia e bejtexhinjëve, sikundër quhet kjo letërsi e shkrimeve shqiptare, përbëhet nga poezi me shkrim arab. Autorët e vjetër të shekullit XVI-XVII përdorën alfabetin latin me 5 shkronja të tjera plus. Të njëjtin alfabet të plotësuar me ndonjë shkronjë greke e përdorën edhe shkrimtarët arbëreshë, pra, shqipja u shkrua edhe me shkronja greke, për shkak të përdorimit të kësaj gjuhe si gjuhë e kishës ortodokse. Me ndikimin e fesë islame, në shkrimin e shqipes që nga fillimi i shekullit XVIII u përdor edhe alfabeti arab. Me këtë alfabet u shkruan veprat letrare të rrymës së bejtexhinjëve, ku si autor spikat Muhamet Kyçyku, Çami, Nezir Frakulla etj., nga të gjithë trevat shqiptare që shkruan me këtë alfabet. Por, krahas këtyre alfabeteve për shkrimin e shqipes për të shprehur individualitetin si popull i veçantë, u ndoq edhe një rrugë tjetër, ajo e krijimit të alfabeteve të veçanta orgjinale. Që në shekullin XVIII, ndoshta edhe më përpara, u formuan disa alfabete të tilla. Përpjekjet më të suksesshme ishte ajo e Teodor Haxhifilipit (Dhaskal Todri) në fund të shekullit XVIII, shkrimet e të cilit patën përhapje sidomos në Elbasan e rrethina dhe u përdor si në letërkëmbime, në dokumentat e biznesit, por edhe në shkrimet e shenjta. Në kohën e Rilindjes Kombëtare, me një frymë të re, e shtroi dhe e zgjidhi çështjen e alfabetit të shqipes ideologu i parë i Rilindjes sonë, Naun Veqilharxhi. Ai krijoi një alfabet të veçantë krejt ndryshe nga alfabetet e përdorura deri atëherë. Synimi i tij ishte që ky alfabet të ishte për të gjithë shqiptarët. Në vitet '60 të shekullit XIX u bënë përpjekje të mëtejshme për caktimin e një alfabeti të përgjithshëm për shqipen. Këto përpjekje u kurorëzuan më pas nga një grup atëdhetarësh të shquar si Kostandin Kristoforidhi, Pashko Vaso, Hasan Tahsini, Jani Vreto, Sami Frashëri etj. Suksesin më të lartë këto përpjekje e arritën në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në fillim të vitit 1879 u hartua alfabeti i parashtruar nga Sami Frashëri dhe i mbështetur nga të lartpërmendurit. Ky alfabet u bazua në parimin "një tingull një shkronjë dhe një shkronjë për një tingull". Ky alfabet u njoh me emrin si "Alfabeti i Stambollit", që u mbështet në alabetin latin, duke u plotësuar me disa shkronja greke dhe me shkronja të tjera të veçanta. Ky alfabet mori një përhapje shumë të gjerë dhe u bë alfabeti kryesor i Rilindjes sonë Kombëtare. Kur numri i botimeve shqipe u shtua dhe u zgjerua, kushtet teknike dhe arsyet e tjera bënë që të krijohen dhe të përdoren alfabete të ndryshme. Nisur nga këto kushte, gjithnjë e më shumë u përdor alfabeti latin, në variante të ndryshme dhe ato u plotësuan me dy shkronjëshe ose me shenja diakritike. Ndryshueshmëria e alfabeteve të përdorura erdhi duke u shtuar. Por kësaj gjendjeje do t'i vinte fundi se kërkohej një alfabet i vetëm. Kjo gjë u arrit në Kongresin e Manastirit në vitin 1908. Në këtë Kongres u shpreh për përdorimin e Alfabetit të Stambollit dhe një alfabeti tjetër latin që e përpunoi vetë Kongresi. Ky alfabet që përpunoi vetë Kongresi, është alfabeti i sotëm i gjuhës shqipe, që në një periudhë të shkurtër u bë alfabeti i gjithë shqiptarëve. Edhe mendimtari i mirënjohur shqiptar Faik Konica, bëri një përpjekje të madhe që shkrimet e veta dhe gjithë literaturën e tij, por edhe përkthimet i bëri me këtë alfabet dhe me një gjuhë të pastër të shqipes së sotme, të cilat i ka përmbledhur në një libër. Ajo që i vuri vulën gjuhës shqipe, pas krijimit të alfabetit, është Kongresi i Drejtshkrimit që u mbajt në Tiranë në nëntor 1972, që vendosi standarde të drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Por edhe nga ky Kongres pati mangësi, se në fondin e drejtshkrimit nuk u fut gegërishtja letrare e botuar deri në atë kohë. Në vitin 2008, është botuar fjalori themelor i gjuhës shqipe i autorit Pavli Qesku, me 33.500 fjalë për të gjithë dhe për shkollarët. Ky fjalor përfshin 11 mijë fjalë bazë dhe 10 mijë të tjera barazvlerës të gegërishtes, si dhe krahinorizma arbëreshe, çame e kosovare, veçori që i ka cilësuar që në titull. Janë këto trajtime të spikatura të shkrimit të shqipes në shekuj dhe që përbëjnë edhe fondin e artë të dokumentimit të kësaj gjuhe, që realisht është më e vjetra në Europë dhe e dokumetuar më vonë se të tjerat. Përgatiti: Hyqmet ZANE Marre prej gazets RD Oonline [ Edited Tue Sep 01 2009, 04:45pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Shkolla e parë shqipe dhe 7 Marsi Kremtimi i 7 Marsit, si dita e parë e shkollës shqipe dhe festë e mësuesit, bart shenja dhe kumte të dyfishta, të cilat duhen shpjeguar përmes argumentesh faktike. Së pari: Kjo ditë, tanimë duhet depërtuar prapa hijes zyrtare të shenjimit si fi llesa e shkollimit në gjuhën shqipe, realisht shënon në fakt zanafillën e shkollës laike shqipe, ndonëse mbështetja e fillimit nga ana financiare vjen nga rotestantët, pra një mbështetje fetare, një çast jetik për shkollimin në gjuhën shqipe. Përpara saj, sipas gjurmëve dhe dokumenteve mund të flitet për një etapë të shkollimit në gjuhën shqipe, pra paralaike, saktësisht shkolla fetare, siç ngjau në Perëndim dhe Lindje. Shkollimi paralaik, pra fetar, si dhe ai laik në kuptimin e arsimimit, në të gjitha mjediset, përjetohen dhe vendohen si të bashkëlidhura. Së dyti: A është mësuar shqipja në shkollë përpara 7 Marsit të vitit 1887? A ka shërbyer gjuha shqipe nëpër shkolla? Cilat kanë qenë lëndët e shkruara si tekste në gjuhën shqipe? Çfarë niveli shkollimi ka pasur përpara ditës së shpallur si dita e parë e shkollës shqipe? Po në kuptimin e programeve, cili ka qenë roli i gjuhës shqipe në sendërtimin e tij, pavarësisht llojit dhe nivelit të arsimimit? Shtrimi i këtyre pyetjeve "absurde", në pamje të parë dhe në semantikën formale, po të nisesh nga mendimi i ngurosur akademik, vetëm sa do të rihapte për diskutim njërin nga momentet që nuk ndërvaret prej hipotekash jashtëgjuhësore. Shembja e mureve ndarëse të etapave historike, krahinore dhe fetare, politike dhe ideologjike, pas viteve ‘90, ka ardhur momenti, që do interpretuar në realitetin e fakteve, dokumenteve dhe gjurmëve të pranishme në lëmin e arsimimit, në të gjitha hapësirat shqiptare dhe diasporën e hershme. Shkollimi laik, me mbështetje financiare fetare protestante, festohet për çdo vit si festë e dyfishtë: Dita e parë e shkollës shqipe, fi llimi i shkollimit në gjuhën shqipe dhe kulm i saj. Festa e mësuesit, si përlindjen e traditës së mëparshme të shkollës shqiptare. Formatimi i 7 Marsit, para së gjithash buron nga ndarja e shkencës nga feja, e shkollës nga kisha, dhe shënon një moment thelbësor në historinë e shkollimit nëpërmjet kësaj gjuhe, të folur qysh në mugullimat e kohës. Shkolla laike, në mjediset perëndimore nuk është parë si kufi ndarës, përkundrazi është trajtuar si një logjikë e një ndryshimi dhe transformimi normal, pra si vijim i shkollimit. Madje, në Perëndim dhe Lindje, edhe fillesat e universiteteve janë ngritur si shkollim fetar. Në këtë kuptim, 7 Marsi shënon rilindjen e një tradite të hershme, por edhe një etapë të re dhe cilësore në rrugën e diturisë shkollore. Prej aty zë fi ll kurba që pëson procesi i dijes në shkollat shqipe, duke hyrë në shtegtimin e shekullit të ri, të funksionimit si tipologji shkollimi e ndarë nga feja dhe që ka fokusuar vëmendjen nga dija shkencore më tepër. 7 Marsi i vitit 1887, një moment me vlerë në historikun e shkollimit në gjuhën shqipe, megjithatë nuk duhet marrë dhe kundruar si caku i parë dhe i vetëm i mësimit në shkollë me anë të gjuhës shqipe, po të merren në shqyrtim dhe konsideratë dokumentimet e shkollimit, të pranishme nëpër arkivat brenda dhe jashtë vendit, natyrisht të një shkollimi me sfond fetar. Sipas ndonjë dëshmie paraprake të lënë nga Budi, poeti dhe prozatori i parë i letrave shqipe, shprehur në parathënie dhe pasthënie, dijet e para, ai i nxuri te prelatët vendas, çka krijon premisat për ta parë dhe shqyrtuar Shkolla e parë shqipe dhe 7 Marsi këtë dukuri. Kështu, në letrën drejtuar kardinal Gocadinos, Budi, thotë: "... në rininë time kam qëndruar, pothuaj vazhdimisht në shërbim të disa ipeshkëvinjve të vendit tonë, pranë të cilëve jam marrë me studimin e këtyne pak ditunive deri në moshën 21-vjeçare..." (1963: 297). Kjo e dhënme, ta ndez kureshtjen se duhet qëmtuar në hapësira të tjera, ku vijojnë të flenë dokumentet. Po ku e nxuri ai, dhe gjithë shkrimtarët e letërsisë së hershme, shkrimin dhe këndimin e gjuhës shqipe, në atë nivel sa realizuan edhe librat e parë, madje ata realizuan poezinë, prozën, shkencat e historisë dhe leksikografi së? Kush qenë mësuesit që mëkuan te Buzuku, Matranga, Budi, Bardhi, Bogdani etj., dashurinë dhe dëshirën për shqipen? Enigmat, që do të duhet të shvështillen, sa vijnë e shtohen, sa vjen dhe rriten pikëpyetjet e përfundimeve përmbi fatin e shkollës shqipe. Bashkë me to rritet dëshira për ta shkundur ndryshkun e grumbulluar nëpër vite e shekuj. Në dokumentacionin e Kolegjit Ilirik të Loretos, në gjuhën latine, që përfaqëson nivelin e shkollës së mesme, me drejtim teologjik, po zhvilloheshin edhe shkenca fi lozofi ke, letrare, por edhe të shkencave të natyrës, dëshmohet tërthorazi, se dikush me emrin Budi a Buli, ka studiuar aty, pa harruar se në atë kolegj kanë studiuar edhe Bardhi, Bogdani, etj., një tezë e mirëpranuar midis studiuesve dhe albanologëve që i janë përkushtuar periudhës së moçme të letërsisë shqipe. Sipas Selman Rizës, "... shënimi i Ferlatit se autori ynë qenka edukuar në kolegjin ilirik të Loretit (Itali), nuk mund të shpjegohet ndryshe veçse kështu: në këtë kolegj Budi do të jetë regjistruar vetëm sa për të dhënë provimet e maturës, pa të cilën ai nuk mund të dorëzohej (shugurohej - B. Gj. ) prift" (1996: 556), duke e sqaruar përcaktimin e dyzuar, përmbi fatin e arsimimit të vetë Pjetër Budit. Edhe këto rrezatime, gjithsesi ndihmojnë për ta shqyrtuar çështjen në një dritë tjetër, në mënyrë që gjurmët e shkollimit në gjuhën shqipe, të realizuar nëpër shkollat fetare ose në kishat katolike dhe ortodokse, në gjuhën shqipe. Dokumentimi i hapjes së të parës shkollë shqipe, qëmtuar prej Dr. Jashar Rexhepagiçit, në një libër studimor rreth arsimit, dëshmohet: "Shkollat janë hapur me iniciativën e priftërve, por shpesh edhe të kërkuara nga popullsia qytetare apo fshatare" (1968: 47). Kjo e dhënme do ta shpinte gjurmimin e fatit të shkollimit në kufij të dokumentuar, duke i shtuar shkollimit në gjuhën shqipe edhe dy-tre shekuj. Cytëse, për shpjegimin e fatit të arsimimit në gjuhën shqipe, është e dhëna që sjell po ky autor mbi programin e shkollimit në Mesjetë: "Pos disiplinave fetare të cilat rëndom i jepnin priftërit shqiptarë, në këto shkolla italisht, e nga gjysma e parë e shekullit XVII edhe shqip, mësohej leximi, shkrimi, elementet e historisë dhe njohuri të tjera të dobishme" (1968: 48). Pra, dukshëm kemi një realitet të shkollimit të programuar, me rrezatime në lëndët shoqërore, duke mbetur në epiqendër aspekti fetar. E dhëna se në shekullin XVII kemi edhe shkolla në gjuhën shqipe, e zgjeron gamën e çështjeve që do të duhet të merren në analizë dhe të interpretohen. Vihet re se problematika e mprehtë, e shkollimit dhe programimeve të saj në gjuhën shqipe, në këto hulumtime, por edhe nëpër dokumente do të ndihmonte për t‘i nxjerrë në dritë këto aspekte të mbetur në mjegull, prej metodikave që projektoi sistemi diktatorial, për ta kërkuar historinë e shkollimit shqip, vetëm në qerthuj antifetarë dhe antikrahinorë. Diku tjetër autori nënvizon se "Në Shqipëri gjithashtu ka pasur disa shkolla fi llore, që përmenden qysh në shekullin XVI". Në shekullin e XVII, me veprën e Budit, Bardhit dhe Bogdanit, kjo gjuhë nuk dëshmohet thjesht si gjuhë e sakramenteve fetare, as thjesht si fakt gjuhësor, përkundrazi ajo fi ton statusin, si gjuhë e poezisë dhe prozës dhe si gjuhë e leksikografi së dhe historisë. Sipas J. Rexhepagiç, kanë ekzistuar këto shkolla: Shkolla fillore në KURBIN afër Krujës, e themeluar më 1632... kjo është e para shkollë në territorin e vilajetit të Shkodrës. Shkollën e vijojnë një numër i vogël nxënësish (10 nxënës). Sipas raporteve të Mark Skurës, të datës 20. XII. 1641 dhe 7. III. 1650 që i janë dërguar Kongregatës, fëmijët në këtë shkollë kanë mësuar lexim e shkrim, kurse ata më të rriturit gramatikë, gjë që i përgjigjej shkollës së mesme. Shkolla fillore në Korçë, e themeluar në vitin 1637. Ekziston mendimi se është shkolla më e vjetër. Në të paguhej taksa shkollore. Në vitin 1638 u hap shkolla fillore në Pedhanë (rrethi i Shkodrës), ku mësonin fëmijët e atij fshati, "por edhe nga vise të afërta". Shkolla punoi deri në vitin 1675. Në të njëjtën kohë, në Pedhanë, u themelua një shkollë e mesme. Shkollën e vijonin ata që kishin dëshirë të bëheshin anëtarë të klerit. Në rrethinën e Shkodrës është themeluar shkolla fi llore në Blinisht, më 1639. Megjithëse ishte shkollë fetare, mësimi në të është zhvilluar në gjuhën shqipe. Me kërkesë të qytetarëve të Blinishtit, po atë vit u hap dhe shkolla e mesme, e pagëzuar gymnasium. Kjo ishte shkollë për të rinjtë. Ka ekzistuar edhe një shkollë private në Shkodër, e hapur në vitin 1698. Këtë shkollë e vijonin fëmijët e tregtarëve dhe pasunarëve tjerë. Pos të tjerash mësonin edhe gjuhën shqipe. Shkollën e themeloi P. Filipi, françeskan i Shkodrës. Shumë herët hasim në shkolla shqipe edhe në viset e Himarës" (1968: 50, 51). Nga kjo paraqitje, megjithatë dëshmohen dy tipare thelbësore: Prania e shkollave pothuajse në gjithë trojet shqiptare, në jug dhe veri. Shkollimi në gjuhën shqipe fi llor, por edhe të mesëm ose "gymnasium". Vetvetiu tërheq vëmendjen shtrirja, në të gjitha trevat shqiptare, e cila zbulon qartë se kemi të bëjmë me një pasqyrë tërësore të fakteve të shkollimit në gjuhën shqipe. Përbën befasi, fakti i përmendur nga Rexhepagiç, që në periudhën e Mesjetës së vonë, në trevat shqiptare, por edhe tek arbëreshët e Italisë, hasen edhe shkolla fetare, por hasen edhe nisma të shkollimit me shtysa private, pra edhe për qëllime jashtëfetare. Gjithashtu, jetike për ekzistencën dhe përhapjen e Shkollave në gjuhën shqipe, në trevat shqiptare të Kosovës: "Është normale, pra, thotë ai, të supozosh se qysh në shekullin XVI në këto vise ka pasur shkolla katolike shqipe. Dihet me siguri se një shkollë e këtillë ka ekzistuar në Janjevë. Kryepeshkopi i Shkupit, Andrea Bogdani i shkruan Romës (15. XI. 1664) nga Janjeva, ku kishte rezidencën e vet, duke i rekomanduar në letër Kongregatës për mësues të shkollës katolike në këtë vend shqiptarin Pjetër Mazrekun (prizrenasin), i cili më 25 qershor 1666, njofton Kongregatën se me plot entuziazëm punon në shkollë dhe me ndërgjegje kryen detyrën që i është besuar" (1968: 48). Prania e shkollës shqipe, fakton dhe argumenton se kemi të bëjmë me troje në vijim, që u ndanë padrejtësisht në shekullin e njëzet nga "dashamirësia" e fqinjëve, si dhe prej mbështetjes nga Fuqitë e Mëdha. Gjuha e përbashkët, pa dyshim faktimi i saj edhe si gjuhë e shkollimit i nxjerrë në breg interpretimet e pabaza të pohimeve mbi dallime themelore, midis Shqipërisë dhe Kosovës, madje midis banorëve, si dy kombe të ndryshme. Po ashtu, sa i përket historisë së shkollimit, në kohën e Mesjetës së vonë, interes zgjon dëshmia që sjell Petro Marko në librin "Retë dhe gurët", ku poeti dhe romancieri i letrave shqipe, shprehet: "Në shekullin XVII, më 1630, në Dhërmi priftërinjtë bazilianë që i kishte dërguar Papa në Himarë, hapën të parën shkollë shqipe - seminar për priftërinj në gjuhën shqipe," (2000: 44). Duket se edhe ky pohim i hedhur në kohërat moderne, e ka zgjeruar gamën shqyrtimore të historisë së shkollimit në gjuhën shqipe, por njëkohësisht duke sjellë edhe një argument më shumë përmbi këtë ligjëratë, sidomos në trajtimin e zonave të bregut, si vijimësisht shqiptare, përndryshe mësimi do të ishte zhvilluar në greqishte, madje ky gjykim ndihmon në vendosjen e fi llesave të shkollimit, në mjediset katolike, por edhe në të tjerat, pra siç edhe ka ngjarë në Himarë. Për më tepër që e dhëna e Petro Markos, pohohet më herët nga studiuesi i arsimit J. Rexhepagiçi, kur shprehet: "I gjejmë në Dhërmi, Vuno, Palas. Edhe këtu priftërit u jepnin mësim fëmijëve, si Neofi t Rodino (1630-1642), pastaj Kostandin Onofria dhe të tjerë." (1968: 51), madje duke përmendur emrat e mësuesve. Ndërsa pohimi i Markos se "‘Katekizmi‘ në meshë këndohej në shqip. Papa Dhimitri nga Dhërmiu, Gjileku, e përktheu ‘Katekizmin‘ në gjuhën shqipe, po, sipas raporteve të bazilianëve, nuk u botua, se ishte botuar ai i Budit" (2000: 46), hedh dritë mbi praninë e librave të Budit edhe në Jug,madje tek ortodoksët. Ekzistenca e shkollave të tilla, në jug apo në veri, por edhe në trojet etnike dhe në diasporën arbëreshe, përveçse tregon njëjtësinë e trojeve, si dhe njëjtësinë shpirtërore dhe gjuhësore, zbulon gjithashtu, prirjet dijedashëse të popullsisë arbëreshe (shqiptare), qysh në Mesjetën e vonë, me fillesa që do të duhen gjurmuar qysh në shekullin XVI, por të dëshmuara me gjurmë dhe fakte në shekullin e XVII. Megjithëse janë të karakterit fetar, ndonëse në atë kohë nuk mund të ishin ndryshe, roli i tyre është thelbësor për ekzistencën e popullit shqiptar. Për atë periudhë kisha apo çdofarë kulti fetar, përpos ceremonialit, kryente funksionet edhe të vatrës kryesore të diturimit, kulturimit, pra të Shkollimit bazë në gjuhën shqipe, si dhe të ligjërimit letrar, në poezi dhe prozë, duke e shpërfaqur arsimin e asaj kohe si dukuri mbikrahinore dhe me nuanca mbifetare. Aq më tepër që shkollat fetare të ritit latin dhe jo të tillë, mbase edhe shkollat private të kohës, ku mësohej edhe gjuha shqipe, është e prekshme në ato zona ku ushtruan veprimtarinë priftërinjtë katolikë veriorë, me Buzukun dhe "Mesharin" e tij, por që bart një përvojë të thekur veçmas me veprën e Lek Matrangës, kryekëput në rrafshet e shkollimit e të nxënies nëpërmjet gjuhës shqipe. Në mes shkrimtarëve edhe Budi, me krijimtarinë letrare, në prozë dhe poezi, e sidomos me të dhënën se ka shkruar edhe një gramatikë të shqipes, e cila ka humbur në mugullimat e kohës, një e dhënë që vjen nga Gaetano Petrota, qysh në vitin 1931, e librit me natyrë "enciklopedike", siç shprehet Pavolini për librin e studiuesit italo-arbëresh, një libër ku hidhen shinat e historisë së gjuhës shqipe dhe letërsisë shqipe, të publicistikës, arkeologjisë dhe etnografi së, ta përforcon mendimin se ekzistonin premisa jo vetëm për hapjen e shkollave shqipe, e shkrimit dhe këndimit të shqipes, por edhe për lëvrimin e shqipes si gjuhë e kulturës, letërsisë dhe shkencave, një akt që e tejkalon mundësinë e dhënë prej Kundërreformacionit. Botimi i librave prej Buzukut, Matrangës, Budit, Bardhit dhe Bogdanit, në shekujt XVI dhe XVII, në shqipe është argument i atmosferës së lejimit të shkrimit e gjuhës shqipe. Këto gjurmë dhe mjaft të tjera, që ende presin që të shpluhurosen, nëpër arkivat e Vatikanit, Parisit, Kopenhagenit, Stambollit etj., dhe brenda vendit, e sidomos hapja e mendjes ndaj alternativave të pranishme për të verifi kuar dhe studiuar gjurmët e prekshme, i japin jo pak moshë gjuhëshkrimit të shqipes, ndër shkollat shqiptare. Dihet dhe është e mirëpritur ideja e shkollimit fetar në të gjitha vendet në atë periudhë, e cila ndonëse realizohej vetëm në mjediset fetare, pra manastire dhe kisha, madje edhe universitet e asokohshme ishin nën kujdestarinë e kishës. Nëse, gjithnjë nisur nga dëshmitë e gjurmimeve të kryera nëpër arkiva, mbështetur vetëm si qëmtim dhe gjurmim dokumentesh, si zanafi llë të datuar të gjuhëshkollimit shqip, në trojet shqiptare si të parën shkollë, do të mund të merrnim çeljen e shkollës së Dhërmiut, më 1630. Jo larg kësaj kohe është edhe hapja e shkollës së Kurbinit, më 1632. Në këtë qerthull kemi edhe hapjen e shkollës së Korçës, më 1637.Gjithashtu, me rëndësi dhe vlera është edhe hapja e shkollës së Janjevës, pikërisht në vitin 1666. Të gjitha këto datime përmbi hapjen e shkollave në gjuhën shqipe konfi rmohen, më se njëherë edhe nga G.Petrota, njohësi dhe studiuesi më zelltar i historisë së gjuhës, kombit, literaturës arbëreshe dhe në të cilat, përveç të tjerash, ka gjurmë arkivore se janë përdorur si libra mësimorë edhe librat e Budit, veçanërisht Doktrina. Në të mirë të ilustrimit të idesë së hedhur për faktologjinë e shkollimit më herët se 1887, është edhe gjykimi i Rexhepagiçit mbi L. Matrangën, kur shprehet: "Mendim pedagogjik hasim edhe në "Katekizmin" e arbëreshit Lekë Matrënga, i cili e përktheu këtë vepër...Ky formulim ka rëndësi të posaçme pedagogjike dhe ka këtë përmbajtje: "Unë sa të jamë gjallë nuk do të mongoj ... të ndihmoj fëmijët për hirë të tyre të bëhem edhe vetë fëmijë që ata të përfi tojnë sa më shumë. Në këtë formulim Matrënga shpreh gatishmërinë për të mësuar fëmijët e shqiptarëve" (1968: 54), në parathënien e librit "E mbasme e Kërshtenë" botim i vitit 1592, që e shpie shkollimin e realizuar nëpërmjet gjuhës shqipe deri në caqet e zanafi llës së dokumentuar gjer më tani. Në pohimin e vetë autorit, tashmë si përfaqësuesi më i moçëm i variantit në toskërisht, gjithnjë sipas E. Çabejt, më tepër se gjithkund tjetër në gjurmët që na vijnë prej mugullimave të Mesjetës së vonë, zbulohet lidhja jetike e Matrangës me fëmijët dhe shkollimin e tyre. Me gjasë, në vitin e botimit të Katekizmit të përkthyer prej tij, ku edhe bëhen këto pohime të papritura pedagogjike dhe diturake lidhur me shkollën, si dhe papërtueshmërinë për t‘iu përgjigjur nevojave të fëmijëve. Shenjat e këtilla të shprehura prej autorit të Katekizmit, por sidomos prania e materies së tekstit të konceptuar, kryesisht për qëllimet e arsimimit dhe procesin e nxënies, janë një tregues i lidhjes së autorit me aktin e shkollimit të fëmijëve, mbase edhe të adhurimit, duke shënuar kështu faktikisht, pra me libra dhe dokumente autentike, fillimin e shkollimit në gjuhën shqipe, të dokumentuar, madje me tekste librash të mirëfi lltë, jo vetëm në diasporë, por në të gjithë historinë e shkollimit në gjuhën shqipe. Libri "E mbasme e Kërshtenë" i L. Matrangës është shkruar enkas ashtu, me atë formë dhe trajtë, për të mësuar në kishë fëmijët, si vend i ceremonialeve fetare, por edhe i marrjes së dijeve, pra si vatër e dëshmuar nxënieje, siç shpalohet nga parathënia e librit, e pohuar dhe ripohuar edhe prej studiuesit të shkollës, Jashar Rexhepagiç. Në tekstin e librit, e sidomos në parathënien e tij prekim edhe ndjesitë autoriale, edhe detyrimin për sipërmarrjen, por edhe realizimin e një teksti të mirëfi lltë, për të shërbyer në nxënien e dijeve në shkollën-kishë, natyrisht për t‘u mësuar ceremonitë fetare. Libri i njërit prej shkrimtarëve të traditës së shkrimit të shqipes, si gjuhë e shkollës, e poezisë dhe prozës, siç e tregon struktura e librit, me atë formësim, ka vlera në disa drejtime: Ai shënon të parin tekst, të zbuluar gjer më tash, që na ka mbërritur prej Mesjetës së vonë, ku skicohet mënyra dhe metodika e shkollimit të fëmijëve në arsimin tetëvjeçar, por edhe me ndonjë tregues të prekshëm edhe për arsimin e mesëm. Ai përbën një material me vlerë gjuhësore, didaktike dhe metodike jo vetëm për kohën shkrimore, por është nga të paktat dëshmi që ndihmojnë për të prekur dhe studiuar nivelin e shkrimit dhe të mundësive shprehëse të gjuhës shqipe, dhe prej nga ku edhe mundet të preken tiparet e shkollimit fetar në këtë gjuhë. Ai është modeli i parë i shkruar, i cili na vjen prej mugullimave të kohës, të një kohe të trazuar me luftëra dhe sakrifi ca të shumta, të mbushur me përmbysje dhe konvertime fetare, në rrekjen siprane të shqiptarëve, sidomos të priftërinjve të asaj periudhe, të cilët përfaqësonin dijen dhe atdhedashjen. Ai përfaqëson të parën sprovë të dokumentuar dhe të studiuar, madje të konceptuar dhe realizuar qëllimisht si tekst mësimor, për t‘u dhënë dijet më të nevojshme fëmijëve, për të lexuar dhe kuptuar tekstet fetare, si një synim utilitar, e mbase për të pasur shansin e vazhdimit të shkollës fetare në ndonjë kolegj dhe shkollat e larta teologjike. Ai ngërthen në vetvete shenjat e një dokumenti historik, me vlera të shumëfi shta, të fillesave të arsimit në gjuhën shqipe, madje edhe jashtë trevave shqiptare, pra në diasporën e hershme. E rëndësishme, madje me vlerë për historinë e gjuhës shqipe, të letërsisë, gojore dhe të kultivuar realizuar në variantin e toskërishtes fi llimtare si shkrim, e sidomos të arsimit të realizuar në gjuhën shqipe, është fakti domethënës që ky proces, pra marrja e dijeve fetare dhe të tjera, do të kryhej në gjuhën shqipe. Vetë struktura e librit përmbi katekizmin, me karakter fetar, me poezinë e përshpirtshme. Ky tip poezie, fetare në thelb dhe shprehësi, shpreh gjurmët dhe dëshmitë e nevojës së këngëtimit, një situatë aq e nevojshme në aktin e ceremonive fetare, por edhe në mësimin e gjuhës amë. Pjesë thelbësore e librit të shkrimtarit të parë italo-arbëresh, janë edhe prozat diturake dhe fetare, të një gjerësie më të madhe si hapësirë tekstologjike, madje të shoqëruara edhe me përshkrime të mjediseve, edhe me dialogë të priftit dhe xhakonit, që dëshmon dukshëm datimin e organizuar të gjuhës dhe të shkollimit të fëmijëve edhe përmes shqipes. Prania e poezisë, si një përshpirtje fetare e pastër, por edhe e prozës, e shpërndërron tekstin edhe në një fakt letrar, me vlera të posaçme në historishkrimin e letërsisë, me variantin e arbërishtes, sipas Çabejt, të një toskërishteje të hershme. E gjithë kjo paraqitje e shkurtër rreth arsimit dhe shkollimit në gjuhën shqipe, me karakter fetar të pashmangshëm, ndihmon, pothuajse drejtpërdrejt duke sjellë të dhëna dokumentare, me gjasë duke riformuluar edhe njëherë, matanë detit, pra në diasporën e hershme, se kemi të bëjmë me një rregull dhe normë të lejuar dhe të fi ksuar nga Vatikani, në sipërmarrjen e Kundërreformacionit, në formën e detyrimit për shërbesat fetare, në gjuhët amtare, por, me sa duket, edhe të shkollimit në po atë gjuhë të fëmijëve, që do t‘i përkushtoheshin shkollimit fetar, sepse për ndryshe si do të mund që të kuptoheshin kumtet fetare ose jashtëfetare, të ligjërimit të përditshëm, edhe për librat mësimorë për nxënësit që do të përgatiteshin si priftërinj, madje në arsimin e ulët dhe të lartë, si tregues i arsimimit tetëvjeçar, por edhe të shkollimit në nivelin e arsimit të mesëm. Në vëmendjen shkencore dhe pedagogjike, tashmë duhet të përfshihen edhe gjurmët e shkollimit në gjuhën shqipe në kolegjin e Shën-Adrianit, i vitit 1848, ku dokumentohet se ka qenë si mësues edhe Jeronim De Rada, poeti dhe rilindësi i diasporës arbëreshe. Po ashtu, pjesë e historisë së arsimit në gjuhën shqipe, nuk ka arsye që të mos jetë edhe hapja e shkollës së Labovës në vitin 1861. Kuptohet, se 7 marsi i vitit 1887 si fi llesë e shkollimit në gjuhën shqipe, është bazuar, kryekëput në natyrën laike të fillesave të kësaj mënyre arsimimi, mbase ka shërbyer si "mbulesë" e sistemit monist, duke lënë në hije, pjesën e shkollimit në gjuhën shqipe, për shkak të leximit të historisë së arsimit shqip me syze ideologjike, që, dihet, nuk e qasnin fetarizmin. Shkollimi fetar dhe ai laik, tashmë duhen shqyrtuar në lidhjet organike dhe kronologjike, duke i marrë ato në linjën logjike të zhvillimit të vet. Nivelet e ngritura programore, momenti kulmor kur ngjet fi llimi i shkollimit, që përkon me çastet e përlindjes së vetëdijes kombëtare, si dhe tekstet e përdorura në këtë shkollë, por edhe në të tjera pas vitit 1887, ka kuptim të vetëmjaftueshëm, si një pikë kulmore e mësimit të shqipes, tanimë në kohët më të reja. Veçse hapja e kësaj shkolle, patriotike dhe me rëndësi jetike për rilindjen kombëtare, si vetëdije gjuhësore, kulturore, atdhetare, kurrsesi nuk duhet parë e shkëputur prej periudhave të mëparshme, të dokumentuara, që përgatitën parakushtet për të mbërritur deri te niveli i këtij shkollimi. Përkundrazi, historia e shkollës shqipe, ka ardhur momenti, që të verifi kohet dhe interpretohet në të gjitha akset, edhe të shkollimit fetar, pavarësisht ngjyresave dhe krahinave ku dhe u hapën shkollat e para fetare. Pa dyshim që gjykimet, pohimet, argumentet, faktet, thëniet dhe kundërthëniet, kundërshtitë dhe dëshmitë, që do të sjellin ndërkohë shkencëtarët e gjuhësisë, letërsisë, arsimit dhe historisë, do të largojnë jo pak nga mjegullimat e pranishme mbi fillesat e shkollimit në gjuhën shqipe, me gjithë karakterin e tij fetar përpara periudhës së Rilindjes Kombëtare, çka është po në atë linjë logjike të rrugëtimit të arsimit edhe në botën e qytetëruar, në Perëndim apo Lindje. Përkundrazi, dëshmitë e gjurmuara, brenda dhe jashtë vendit, shqyrtimet dhe studimet e atyre gjurmëve të gjetura, të çojnë vetiu te disa fakte konkrete historike, që fl asin për aktin sublim të arsimimit në gjuhën shqipe. Përjetimi i këtij momenti, gjithsesi të ndërliqshëm, le të shërbejë si ngacmim për të thelluar mendimin shkencor, historik e gjuhësor, pedagogjik dhe letrar, për të synuar nxjerrjen nga pelenat foshnjarake të gjuhës shqipe, tashmë si gjuhë e shkollës, sidomos për t‘i dhënë asaj vendin që i takon, deri aty ku përvijohen gjurmët historike, nga fundi i shekullit XVI dhe në pjesën e parë të shekullit XVII, që fakton praninë e shkollës, ku formimi fetar, doemos, tanimë përmbarohej nëpërmjet shqipes, sepse tekstet e kësaj nxënieje, prej kohësh qenë mbëltuar në truall të shqipes. Marre prej Gazeta shqip Online [ Edited Tue Sep 01 2009, 04:44pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Formula e Pagzimit, Kumte të reja nga dokumenti më i vjetër i shqipes » Dërguar Gazets Shqiptare Online me: 19/04/2009 - 15:46 Nga :Ledi Shamku-Shkreli “Konstitucjonet” e Kuvendit të Matit të vjetit 1462, përpiluem prej Pal Êjllit nuk kanë pasë ndonji trajtim të privilegjuem në Shqipni, ndonëse me to lidhet, posë tjerash, edhe kapërcimi i pragut historik të gjuhës shqipe. Me përjashtim të Formulës së Pagëzimit e cila në asnji rasë nuk mundej me u neglizhue, pjesa tjetër e “Konstitucjoneve”, ashtu si dhe e krejt Kodit Ashburnham në përbamje të t’cilit ato ndodhen, asht fare pak e studjueme prej nesh. Kjo zbraztì studimore asht edhe haraçi që i kemi pague mungesës së botimit të këtyne dokumentave primordialë për kulturën tonë kombtare. Në Shqipni, faksimili i Formulës së Pagëzimit, u botue i pjesshëm prej Lumo Skëndos më 1926 tek “Dituria”, por duhet thanë se, në këte publikim, paraqitja e Formulës u përshfaq e manipulueme. Kjo ndodhi mbasi botuesi, për lehtësi paraqitjeje, bashkoi në nji faqe të vetme paragrafin e ndamë ndërmjet dy faqeve (paragraf ku ndodhet formula asht në faqet 3b dhe 4a të pishtullit). Prej asokohe kjo faksimile u pat botue e ribotue ashtu për gati nji shekull me rradhë, si ndër librat shkollorë e antologjitë përmbledhëse, ashtu edhe ndër trajtesat shkencore të studjuesve të ndryshëm. Porse janë do ngjarje të cilat s’munden me mbetë gojëdhana, e sidomos, në ditët e sotme fjala e shkrueme s’mundet me qenë mâ gojëdhanë, pra e pabotueme; aq mâ fort kur kjo fjalë e shkrueme asht primitus, sikundër asht dokumenti i parë në gjuhën tonë, i njoftun si Formula e Pagëzimit e vjetit 1462. Me këte dokument shkrimor e kapërcen gjuha shqipe pragun e vet historik, a sikundër shkruen Át Justin Rrota, formula e pagëzimit shenjon “pagëzimin e ortografìs shqipe”. Qyshse u njoftue zbulimi i këtij dokumenti e deri në ditët e sotme, asht shkrue shpesh formulen, madje teevona pati edhe tubime shkencore në kremt të jubileut të saj; porse vetë dokumenti vijoi me mbetë i mbledhun kutullaç në sergjitë e arkivit, e kështu mjaft studjuesve ju takonte me shkue citim mbas citimit. E posë studjuesve, shqipfolësit nuk patën kurr rasën me e pa të plotë shenjën e tyre t’parë shkrimore. Bindja se nji frazë e vetme e shqipes nuk mund të studjohet shkëputazi nga konteksti i vet, qoftë ky edhe në nji tjetër gjuhë, na grishi me kërkue këte manuskript dhe me e botue të plotë. Duke u informue se ç’leje nevojitej për me e sjellë kopjen e tij në Shqipni, mësuem se kjo kopje e filmueme n’fakt gjindej në Arkiv të Shtetit Shqiptar qysh më 1967-ën, pra prej ma se 40 vjetësh, dhe se e pat prue prof. Bujar Hoxha. Befasia se kishim lypë fort larg ate çka e kishim prej kohësh këtu qe lehtësuese e na solli ndër mend pyetjen e Engjëllit të Zotit: “Pse e lypni të gjallin ndër të dekun?” (Luka 24, 5-6). Kështu pra, venduem që ma së pari ta botojmë të plotë këte dokument (shih Hylli Dritës, 1/2009), për t’ua dhanë shqiptarëve ate çka u takonte me e pasë prej shumë e shumë kohësh. Duem me besue se për shqiptarët, tash që “ka ndërrue moti e stina” dhe pseudopatriotizmi izolacionist nuk shtrëngon ma me ecë ndër shtigje të pashkeluna, vetëm njohja e kulturës së njimendtë e transhendentale krijon ate bazament moral e historik mbi të cilin duhen mbështetë përpjekjet për me u rikthye në gjiní, në Europën prej kah u shkëputën forcënisht shekuj ma parë. Marin Sirdani shkruente se “për me e dashtë historinë e kombit, duhet ma parë me e njoftë ate”, mbasi veç përmes njoftjes ngjarjet dhe personazhet e të kaluemes mundet me shtegtue prej territ të kohënave drejt kjartësisë të s’tashmes. “Konstitucjonet, urdhnesat dhe statuti u hartuen e u shpallën prej nesh Arqipeshkvit Pal e u nënshkruan në Kishën e Shindërtatit të Matit në vitin e Zotit 1462, në indiktin e dhjetë, dhe po në ditën e hane më 8 të muajit të nëntorit”. “Konstitucjonet” nisin me nji paragraf, në të cilin arqipeshkvi Pal Êjll, përshkruen shkurtimisht gjendjen e arqipeshkvisë së vet n’ato kohë, kur lypej me u riorganizue mes vedit për me i bamë ballë ndarjes shpirtnore, pra edhe kombtare, të gjindjes sonë e cila po rrezikohej prej agresionit osman. “Ad perpetuam rei memoriam. Detyra e kujdesit baritor na shtyn me çdo kusht me paqtue për nder të Hyut dhe për shëlbimin e shpirtnave ku vepron Arqipeshkia [...] U ba shumë kohë që dioqezat, provincat janë vizitue rrallë prej Arqipeshkvit, qoftë për arsye të tiranisë së gjatë të turqve, qoftë edhe për shkak se kjo zonë ka vëshirësinë e të qenit shumë e shtrime. Për shkak të zakoneve të shprishuna, venduem ta vizitojmë na vetë [...] Në nji këte epokë provinca gëzon plotësisht dinjitet liriet kishtare nën të ndritshmin Sundimtar Skenderbehg, Zot i Arbënisë”. Riorganizimi përfshiu qoftë formën, qoftë përmbajtjen e ushtrimit të detyrës shêjtë të meshtarisë, duke unifikue dhe përditësue çdo ceremonial kishtar simbas udhëzimeve të Selise së Shêjtë. Por le të shestojmë tash dy çeshtje fort të diskutueshme, të cilat, pas mendimit tonë janë interpretue shkrim mbas shkrimit ma fort si hamendje sesa si analiza kontekstuale (kjo edhe për mungesë të shqyrtimit të tekstit të plotë në origjinal). Së pari, për dekada me radhë asht përsëritë e ripërsëritë gjithnji se në këte Kuvend ju dha e drejta familjarëve, që në mungesë të priftit, t’i pagëzonin vetë fmijtë, në mënyrë që të mos vdisnin pa e marrë këte sakramend. Simbas këtij arsyetimi asht mendue se arsyeja e dhanies në shqip të Formulës së Pagëzimit rrjedh ngase populli nuk e njifte latinishten. Por duket se nuk asht njimend kështu e se ky interpretim tejet i thjeshtëzuem ka ardhë në disa rasa për mungesë të ballafaqimit me tekstin e plotë, e në tjera për mosnjohjen e kuptimit të saktë të termave ekleziaste (në rrafsh historik). Në pikën ku ripërcaktohen rregullat që lidhen me sakramendin e pagëzimit (fletët 3b-4a ose 3 recto e 4 verso) jepen edhe kushtet për pagëzimet jashtë kishe në të cilat bahet, sikundër thamë, nji përcaktim i specifikuem i formulës pagëzimore in vulgari albanico. Ky përcaktim jepej për dy motive: 1. sepse formula nuk mundej mâ me u thanë tri herë, pasiqë Vatikani e kishte riformësue këte praktikë prej mase nji shekulli. Kështu nga nji vështrim krahasues me përditësimet e rendit fetar katolik në vendet e tjera të kërshtena, vërejtëm se këto ndryshime qenë vendosë nga Selia e Shejtë që në shek. XIV. Vonesa e zbatimit ndër ne asht e kuptueshme duke pasë parasysh pushtimin osman, nga njena anë, dhe çrregullsitë si rezultat i veprimit shkizmatik serb nga ana tjetër. Kështu Pal Êjlli e reflekton në Kuvendin e Matit edhe këte përditësim të randësishëm liturgjik; 2. për fmijtë që e merrnin sakramendin në shtëpi, si të pamujtun me ardhë në kishë, formula e pagëzimit lejohej me u thanë në arbënisht në formën tashma të njohun nga ne. Po shqipërojmë të plotë paragrafin ku gjendet kjo fjali shqipe, konteksti i të cilës asht si vijon: “Venduem që mbas sodit priftënt kur pagëzojnë, të shqiptojnë një herë të vetme “Ego te baptizo in nomine Patris et filij et spiritus sancti”, dhe jo tri herë sikundër asht ba derimë sot. Dhe për këte duhen mësue famullitarët, që kur lypet me pagëzue krijesat që rrezikojnë me vdekë të papagëzueme ngase nuk mbrrijnë me i pru në kishë, ata të shqiptojnë dallueshëm (shkoqitun) në shqipen e popullit (Vulgari Albanico), s’paku këto fjalë: Unte’ paghesont premenit Atit et birit et spertit senit. Në se ndonjeni asht pagëzuem në ket mënyrë, nuk duhet pagzue për s’dytit herë por ai duhet të përmbushë katekizmën. Nga ky vendim përjashtohen veç rasat kur dyshohet njimend, apo kur këto fjalë janë shqiptue nga nji laik apo grue që, në rrethana shtrëngese, ka pagzue ksisoj. Kështu pra, sacerdoti duke pagëzue, të hedhë ujë mbi kryet e fmisë duke thanë: Si tu es baptizatus, ego non të rebaptizo, sed si non es baptizatus, ego te baptizo in nomine Patris et filij et spiritus sancti (n’shqip: N’kjoftë se je pagëzuem, un nuk të ripagëzoj, por n’mos kjofsh ti i pagëzuem, un po t’pagëzoj n’emën t’Atit, t’birit e t’shpirtit shêjtë) “. E vërteta asht se në këte paragraf nuk del askund që prindët, a ndokush tjetër jashtë funksionevet fetare, të mundej me pasë autoritetin për me e krye këte sakramend. Por si ka mundësi që nji “shmangie” të tillë të randësishme ta kenë thanë e përcjellë njani mbas tjetrit të gjithë studiuesit, historianë ose jo, që nga Nicolae Jorga e gjer më tash? Në paragrafin që cituem, pra në kontekstin ku ndodhet fjalia shqip, vihet re se njësia latine e origjinalit “quod doceant parrochianos in articulo” asht keqkuptue vijimisht duke i dhanë gabimisht shenjuesit “parrochianos” vlerën që ka sot në italishte verbi “parrocchiani”. Kjo e fundit në fakt don me thanë “besimtarë të nji famullie”. E këtu mendojmë se nis edhe keqkuptimi. Para së gjithash skjarojmë se ky tekst asht shkruem në latinishten mesjetare. Latinishtja klasike nuk e ka këte verb; ajo ka veç verbin “parochus” që don me thanë “zyrtari që kujdeset për bujtjen e shtegtarëvet”. Ndërkohë, po të shikohen fjalorët historikë të italishtes, tek lema “parroco” (shq. famullitar) rezulton se forma e vjetër e saj ka qenë “parrochiano”; aty spjegohet se kjo formë rrjedh drejtpërdrejt prej latinishtes mesjetare “parochianum – plur. parochianos”. Dhe vërtet edhe sot e ksaj dite ndihet ende ne Itali që famullitarët ma t’moçëm thonë “parrochiano” për “parroco”. Kështu pra kuptohet kjartë se Pal Êjlli në këte fragment nuk u referohet besimtarëve por famullitarëve. Këte ngatërresë e ka ushqye edhe “leximi” po ashtu i gabuem i fjalës “shkullar” tek Budi [“Ma kur t’ish ashtu nevoja, sikur thuose foshnja m perikullë me shkuom pa pagëzuom, aty gjithëkush ka të lirë, e mundën me e pagëzuom, sidota e mbë qish do gjuhu të jetë, o prift, o gjakon o shkullar”]. Edhe këtu shkullarët nuk janë laikët në kuptimin e sotëm, siç asht interpretue, por janë priftent shkullarë (preti secolari) ku hyjnë edhe dioqezanët, të thirrun ksisoj, pasi në dallim nga Fretnit Rregulltarë, të cilët rrojnë nëpër kuvende, Priftent Shkullarë rrojnë në shekull (mes gjindjes). Duke vijue ma poshtë vërejmë se Pal Êjlli saktëson “kur këto fjalë janë shqiptue nga nji laik apo grue”. Edhe ktu jemi ballë po të t’njejtit keqinterpretim të termit laik. Laikët nuk janë ata që njohim ne në kuptimin e sotëm, pra e kundërta e klerikëve, por janë në fakt Fretnit Laikë a ndryshe në it. Frati Conversi (nga lat. Conversus), të cilët kishin hy në kuvend, por nuk i kishin marrë ende kushtet e shêjta. Kështu ata nuk kishin të drejtë me çue meshë, por në raste ekstreme, siç asht rasti in periculo mortis u lejohej me pagëzue gjind; e nëse të pagëzuemit ksisoj mandej kthenin në jetë, ata duhej të përmbushnin katekizmën, njilloj siç e përcakton Pal Êjlli. Po ashtu fjala “grue” këtu i referohet motrave murgesha, të cilat si rregull nuk munden me pagëzue, përveçse në shtrëngesa ekstreme. Në kontekstin historik të Arbënisë së shek. XV edhe ky fakt asht plotësisht i kuptueshëm, përveçse i mundshëm, pasi vlen të dijmë se n’atë kohë kish ende në Shqipni kuvende Motrash Rregulltare, sikundër qe psh. ai i Motrave Klarise të Kepit të Rodonit, mbështetë prej Mamicë Kastriotit. Kështu mund të përfundojmë që pohimi i ngulitun se “Pal Êjlli i lejoi prindët me pagëzue ata vetë të vogjlit në rrezik jete”, nuk asht fakt, por nji keqinterpretim. Mbetet për t’u skjarue tash përse Arqipeshkvi ynë përcaktoi që kjo formulë mund të thuhej edhe në shqip. Për këte duhet me u ndalë e me bâ nji shtjellim tjetër kontekstual të situatës. Dihet se në kushte normale, nga sakramendet, vetëm Vojimi i mbramë nuk kryhet në kishë, por në vendndodhjen e atij që lëngon; dhe kjo asht mâse e kuptueshme. Ndërsa të gjitha sakramendet e tjera, pra edhe Pagëzimi, merren në Kishë. Nga sa duket ndërhymja me këte akt rregullarizonte situatën kur fëmija i papagëzuem dirgjej i sëmundë randë në shtëpi. Në këso rasash, famullitari a kushdo tjetër nga hierarkia e kishës, do të lejohej me shkue e me e pagëzue ate në banesë të vet. Por këtu lindte nji problem me bestytninë sipas së cilës kur nji i smundë merrte Vojimin e Mbramë, ai nuk kthente mâ në jetë. Kësisoj, aty ku ka të bajë me nji fmi në agoni ceremoniali i Pagëzimit ruen nji pikë të përbashkët me Vojimin e mbramë, ruen ritin e shenjimit të ballit me voj të shêjtë. Dhe vërtet, sikundër dëshmojnë shenimet e At Domenico Pasi-t, të botueme nga F. Cordignano, ende në zona të thella të Shqipnisë së Tetëqindës hasej kjo bestytni. Pra pagëzimi i nji vocërraku in periculo mortis, rëndom refuzohej nga familjarët, të cilët nuk kishin siguri nëse prifti po pagëzonte a po kryente vojim të mbramë; e nuk ua thoshte këte për t’ua kursye dhimbjen e parakohëshme. E vetmja mënyrë që prindët ta kishin të qartë se nuk bahej fjalë për Vojim të Mbramë por për Pagëzim, ishte që kjo formulë të thuhej në shqip, madje vërejmë se Pal Êjlli ngulmon për me shqiptue “dallueshëm (shkoqitun) in Vulgari Albanico, s’paku këto fjalë: Unte’ paghesont premenit Atit et birit et spertit senit”. E me kaq po e konsideroj si të mjaftueshëm këte rravgim duke përfundue se e drejta e pagëzimit në kohë të Kuvendit të Matit (v. 1462) mbetej ekskluzivitet i klerit. Së dyti do ndalojmë te nji fjalë që na tërhoqi vëmendjen gjatë leximit te Kostitucjoneve. Në faqen 8-b të tekstit del verbi Banœtina, i shkruem kështu, me B të madhe. Verbi në fjalë, që nuk na rezulton askund t’i përkasë limerit latin, shfaqet në këte kontekst: Item statuimus quod quicquid auget Rector Ecclisie in bonis stabilibus intelligatur et sit Ecclesie nisi laboraverit in Bastina sua, et tunc Ecclisia habeat partem si augmentavit cum bonis Ecclesie. [Kështu kemi vendosë që gjithë çka i shtohet si pasuni e patundshme Rektorit të Kishës, nëse ky nuk e punon si Bashtinë të vetën, bahet me dije se i njihet pronë Kishës, e kshtu Kisha ta ketë pjesë këtë pasuni që shtohet] Kjo fjalë, e cila nuk gjindet në latinishten klasike, i përket asaj kategorie leksikore, karakteristike për latinishten vulgare, që klasifikohet si kategori fjalësh indigjene (anase) brenda latinishtes. Studjuesi C. H. Grandgent shkruen se “latinishtja vulgare pati dukshëm mjaft fjalë të tilla që nuk shfaqen ndër tekstet klasike. Disa nga këto me gjasë qenë terma të lashtë indigjenë, që vetëm rastësisht nuk hasen ndër veprat që kanë mbijetue”. Gjithë simbas arsyetimit të studjuesve, të cilët ndajnë bukur mirë kur nji fjalë asht e huej në latinishte e kur nji tjetër asht indigjene, rezulton se fjala bashtinë do të konsiderohej e huej nëse dokumenti do t’ish përpilue prej auktorësh jo shqiptarë e jo në Arbëni, por n’Itali a kund tjetër ku nuk egziston fjala bashtinë; ashtu sikur fjalë jo të latinishtes klasike që kanë hymë në ate vulgare nga fjalë të truallit italian amma, battalia, pappus etj. konsiderohen indigjene në Itali. Por fjalë nga troje të tjera, ku ban pjesë edhe bashtina, si p.sh alauda (kelt.), bannus (gjerm.), konsiderohen të hueja. Pra në kontekstin e Konstitucjoneve të hartueme prej shqiptarësh në truellin tonë gjuhsor, bashtina nuk asht veçse nji fjalë vendase në mes të latinishtes vulgare të dokumentit. Për sa ma sipër, kemi të bajmë këtu me nji fjalë të Shqipes Mesjetare, e cila ka ardhë thuejse në të njajtën formë deri në ditët tona dhe ka zanë vend ndër fjalorët e gjuhës në formën Bashtinë. Kjo përshfaqje, që i ka shpëtue shumëkujt mund të konsiderohet pa droje nji visar i rrallë i Shqipes Mesjetare. Verbi çuditnisht ka mbetë në hije dhe meriton padyshim nji shqyrtim të posaçëm dhe studime të tjera të thellueme rreth rrugëtimit të tij historik në gjuhën shqipe. E. Çabej në Studimet Etimologjike të tij, pasi sheston paraqitjen e fjalës Bashtinë ndër tekstet e njohuna, si dhe shtjellimin e saj nga etimologë dhe albanistë të ndryshëm, e konsideron këte fjalë si të përshfaqun për herë të parë në “Mesharin” e Buzukut, pra më 1555. Megjithatë duket se fjala, aspak karakteristike për latinishten, nuk i ka shpëtue Nicolae Jorgas, i cili ka punue mbi Kodin Ashburnham dhe e ka veçue këte fjalë (për të cilin veçim çuditnisht na ban me dije edhe Çabej), por pa i shkue ndërmend se në shek. XV ajo ishte edhe nji fjalë e vetë shqipes. Për Jorgan fjala Bastina kishte interes si rumanist, pasi mendohet se rumanishtja, në kohë të panjohuna, e ka huazue kët fjalë nga sllavishtja e vjetër. Kështuqë zbulimi i Jorgas kufizohet me të drejtë vetëm te Formula e Pagëzimit. Madje edhe Çabej vetë në Etimologjikun e tij nuk e konsideron drejt bastinën e Jorgës, të cilin madje e citon gabueshëm. Ky qendrim i shkencëtarit tonë spjegohet vetëm me faktin që ai nuk mundi ta shohë dokumentin e plotë të Pal Êjllit ku qe shkrue Formula e Pagëzimit, e me gjasë asht përqëndrue vetëm në ekstraktin e njohun zyrtarisht (montazhin 3b – 4a). Na lejohet ta bajmë këte gjykim pasi mikrofilmi, ndonëse u porosit nga Instituti i Gjuhësisë, nuk përfundoi kurrë aty por u depozitue në Arkivën e Shtetit e për ma tepër nuk u botue asnjiherë. Përndryshe nuk kishte si t’i referohej Jorgas (që trajton çeshtjen në kuadrin e historisë së ekonomive në trojet trashëgimore të Bizantit) por, në çdo rasë, për verbin në fjalë, ai do t’i ish referue tekstit të hartuem prej Pal Êjllit, sikundër për këte fjalë i referohet Buzukut. Kështu asht e jashtëzakonshme që leksikut të shqipes, tepër pak të dokumentuem, të shek. XV, i shtohet edhe një fjalë tjetër, Bashtina; fjalë që kish zanë vend të ngulët në Shqipen Mesjetare, e me kuptim të mirëpërcaktuem (si arë e punueshme nga nji familje dhe shpesh e rrethueme), të nji natyre që nuk gjen gjegjëse të saktë në podesta-n apo bonum-in e latinishtes. E natyrisht Pal Êjlli nuk ka përdorë nji sllavizëm në dokumentin e tij latin, por nji fjalë tashma të vulgari albanico-s, e cila nga sa duket përdorej gjanësisht në gadishullin Ballkanik. Kështu mund të pohojmë se fjala shqipe bashtinë motnohet thuejse me nji shekull, pasi na del qysh në vitin 1462, pra 93 vjet përpara librit të Buzukut. * * * Botimi për herë të parë i “Konstitucjoneve” të Pal Êjllit, pjesë përbamëse e Kodit Ashburnham, i hap rrugë studimeve të matejshme dhe ma të thellueme mbi bazën e tekstit të plotë. Autorja e këtyne radhëve po punon mbi vetë Formulën e Pagëzimit, e cila e trajtueme thuajse gjithnji shkëputazi nga dokumenti i plotë ka shkaktue edhe keqkuptime që të shumtën e herës janë përcjellë nga njeni autor tek tjetri, pa ju referue dokumentit origjinal. Shpresojmë gjithashtu që ky publikim ka me hedhë dritë edhe mbi format e organizimit të jetesës, në kuadër të Principatës së Skanderbegut që ato vite po gatitej të riformulohej në trajtën e nji shteti të renduem simbas mënyrës perëndimore.[/i] [ Edited Tue Sep 01 2009, 04:46pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Gjon Nikolle Kazazi, një kopje e rrallë e veprës zbulohet në Vatikan (Dërguar më: 06/08/09) Dr. Musa Ahmeti Në shekullin e XVIII, autori shqiptar më i spikatur që ka shkruar në gjuhën shqipe është Gjon Nikollë Kazazi, i cili shkroi në dialektin e Gjakovës veprën e tij të cilën e botoi në Romë. Në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit (BAV) në sektorin “Stampati” me signaturën Miscell. Mai. X. D. III. 31, (int. 4); ruhet ksombla e librit të Gjon Nikollë Kazazit, me titullin e plotë: “Breve Compendio della Dottrina Cristiana tradotta in lingua Albanese per l’utilità, e istruzione dei Fanciulli di quella Nazione. Da un Nazionale del Regno di Servia Alunno della S. Congregazione” botuar në Romë, nga “Stamperia della S. Congregatione de Propaganda Fide” në vitin 1743, [të cilin e ka dhënë edhe Dh.S.Shuteriqi në: “Shkrimet Shqipe në vitet 1332-1850” f. 110-111 (nr. 85)], me dimensione: horizontalisht: 17 cm dhe vertikalisht: 10.2 cm. Po ashtu në të njëjtin sektor, të BAV-it, “Stampati” me signaturën Miscell. G. 70, (int. 2); ruhet edhe një ksombël e dytë e librit të Gjon Nikollë Kazazit, me të njëjtin titull, me dimensione: vertikalisht: 14.5 cm dhe horizontalisht: 8.8 cm. Libri ka gjithsej 46 faqe. Paginimi është lartë majtas-djathtas. Faqet e plota, të gjitha kanë numër të njëjtë rreshtash, 21, për secilën. Ksombla e dytë ka kopertina pergameni të bardhë, ndërsa ksombla e parë, fillon me frontespicin. Të dy ksomblat janë të lidhura me vepra të ngjashme të autorëve të ndryshëm, botim i shtypshkronjës së de Propaganda Fide nga i njëjti shekull, XVIII. Përshkrimi i Dh. S. Shuteriqit lë të kuptosh se ekziston vetëm një botim i librit të Gjon Nikollë Kazazit, dhe se ksombla të tij ruhen vetëm në bibliotekën e Institutit Pedagogjik të Shkodrës dhe në Bibliotekën Universitare Kombëtare të Zagrebit. [Shënimi për ruajtjen e ksomblës në Bibliotekën Universitare Kombëtare të Zagrebit është i pasaktë, sepse një ksombël e tillë atje nuk ekziston. Sipas të gjitha gjasave Dh. S. Shuteriqi ka marrë ndonjë informacion të gabuar apo ka ngatërruar vendndodhjen e ksomblës së Kazazit]. Pasi bëmë një studim krahasues të dy ksomblave që ruhen në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit, vumë re ndryshime në fontespicin e tyre, por edhe në dimensione të ndryshme, që të bindin për ribotimin e këtij libri brenda një viti. Kohëve të fundit nga ndonjë i ashtuquajtur “specialist, albanolog” pohohet se për librat e shtypur në gjuhën shqipe kemi botim dhe emetim, duke treguar kështu mungesë njohurish elementare, joprofesionalizëm, diletantizëm për kuptimin e këtyre termave dhe mos të flasim fare se çfarë niveli tregojnë në fushën e kritikës tekstore, veçanërisht të botimeve të shek. XVI-XVIII. Pohime të tilla hidhen poshtë si të pasakta, me vetë botimin e dy frontespiceve të veprës së Gj. N. Kazazit, e cila është shembulli më i mirë për të saktësuar njëherë e mirë këtë problematikë, sepse, cili nga autorët e lashtë shqiptarë kishte atë mundësi të ishte i pranishëm në procesin e shtypjes së librit të tij? Cili nga korrektorët e botimeve të librave në gjuhën shqipe, njihte gjuhën shqipe ose ishte shqiptar? Pse kur botohej vepra e tij, meqë autori ose korrektori paskan ndjekur procesin e shtypjes kishte aq shumë gabime tipografike dhe të tjera? Ksombla me signaturën Miscell. Mai. X. D. III. 31, (int. 4) e cila është identike me ksomblën që ka konsultuar Dh. S. Shuteriqi, gjë që vihet re nga faksimili i botuar prej tij në faqen 111 të librit të sipërpërmendur, ndryshon me ksomblën që ruhet me signaturën Miscell. G. 70, (int. 2), në BAV. Ndryshimi është pas rreshtit të nëntë të fontespicit ku është shkruar: A spese di Marco Deluesi da Gramsei Sappatese in Albania. Një ndryshim të dytë, përveç kësaj, kemi edhe tek gravura. Në ksomblën ku gjendet teksti i shtuar, paraqitja grafike ndryshon ngase numri i personave është më i vogël se ai në gravurën e ksomblës tjetër; gjithashtu vërehen ndryshime në sfond si dhe në paraqitjen e figurës së shenjtit; pastaj dekorimet në të katër trekëndëshat anësore janë të ndryshme. Ndryshim tjetër është edhe paraqitja vizuale e tekstit që ndodhet në shiritin rrethues të gravurës. Në ksomblën identike me atë të Shuteriqit, Miscell. Mai. X. D. III. 31, (int. 4), është ky tekst, nga mesi, në të djathtë: l%.EVNTES. IN. VNIVERSVM. MVNDVM. PRÆDICATE. EVANGELIVM. OMNI. CREATVRÆ. ndërsa në ksomblën tjetër, Miscell. G. 70, (int. 2), të BAV-it, është ky tekst, (gjithmonë nga mesi në të djathtë): l%EVNTES. IN. VNIVERSVM. MVNDVM. PRÆDIC. EVANG. OMNI. CREATVRÆ. Tjetër ndryshim i rëndësishëm është shënimi në fund të ksomblës të BAV-it Miscell. G. 70, (int. 2), pas faqes 46, në faqet: 47-48, ku një autor anonim na ka lënë këtë shënim: (f. 47) Copy of a Note given to Signor abbat Massaracchi by Monsignor Niccolovik archiepiscopo Scopensis Albanensis. [Kopje e një shënimi dhënë z. abat Mazreku nga imzot Nikolla, kryeipeshkv i Shkupit te Shqipërisë. Pra me sa vërehet, kjo ksombël, imzot Pjetër Mazrekut i është dhuruar nga vetë Gj. N. Kazazi. Ne nuk e njohim mënyrën se si ajo erdhi në BAV, por, ka shumë mundësi, që vetë Mazreku ta ketë dhuruar aty ose në Propagandë]. Copyright 2007 Gazeta Shqiptare [ Edited Tue Sep 01 2009, 04:41pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Priten rezultate te reja albanologjike E Hene, 17 Gusht 2009 Per te 28-en here, sot me 17 gusht, ne Prishtine nis veprimtarine Seminari Nderkombetar per Gjuhen, Letersine dhe Kulturen Shqiptare. I njohur si ngjarje tradicionale dhe me tradite te pasur arsimore, shkencore dhe kulturore, ky seminar tashme e ka formuar traditen e vet duke u shnderruar ne veprimtarine me te rendesishme albanologjike brenda nje viti. Drejtori i seminarit te sivjetme, Liman Matoshi, duke shpalosur disa nga veprimtarite e seminarit, potencoi se do te zhvillohen kurse gjuhe ne tri nivele, ligjerata dhe referime nga gjuha dhe nga letersia shqiptare, ashtu si edhe seanca shkencore, ne te cilat do te kumtojne albanologe nga vendi dhe bota per tema albanologjike qe, sipas profesor Matoshit, do ta begatojne punen e seminarit. Ai, gjithashtu, shpalosi edhe temat qe do te jene prijatare gjate seminarit. Ne fushen e gjuhesise spikat nderimi per albanologun e shquar Selman Riza, me rastin e 100-vjetorit te lindjes, ndersa ne ate te letersise per prozatorin Jakov Xoxa, ne shenje te 30-vjetorit te vdekjes. Nderkaq, ne dy ditet e fundit te seminarit, ne sesionin shkencor te gjuhes do te jete teme bosht “Shqipja e folur dhe shqipja standarde”, me c’rast do te paraqiten 62 kumtesa nga albanologe shqiptare dhe te huaj, ndersa, sipas organizatoreve, ne kete sesion priten rezultate te reja shkencore. Ne diten e dyte do te mbahet sesioni shkencor i letersise me temen “Romani i sotem shqiptar”. Ashtu sic tha edhe Liman Matoshi, ka ekzistuar nje konkurrence e forte per kete pjese te programit te seminarit, ku do te paraqiten 65 kumtesa, ndersa per shkak te interesimit te madh kane mbetur pa u perfshire dhjetera kumtesa. “Presion qe edhe ky sesion t’i avancoje studimet tona letrare”, ka thene Matoshi dhe ka shtuar se pergjithesisht seminari synon ta beje afrimin mes gjuheve, popujve, kulturave dhe te begatise mes tyre. “Seminari ka deshmuar karakterin e hapur qe ka per vlera te verifikuara”. Nderkaq, Blerta Ismajli, sekretare profesionale e seminarit, ka potencuar se pjesemarresit e seminarit te sivjetme kapin gamen e pothuaj tere globit. “Do te kemi pjesemarres nga SHBA-te, Kina, Rusia dhe nga shume vende te Evropes”. Qytetaret e Kosoves, te perzemert me albanologe te huaj Gjate diteve kur do te kete pushim, edhe kete vit jane organizuar edhe ekskursione dhe vizita per pjesemarresit vendes dhe te huaj te seminarit. “Do te mbahet edhe nje ore letrare me poetet e shquar nga Kosova e gjithashtu do te organizohen vizita ne institucionet kulturore, shkencore dhe do te vizitohen disa vende, qytetaret e te cileve gjate viteve te shkuara jane treguar tejet mikprites per mysafiret e ardhur nga te gjitha vendet”, eshte shprehur Matoshi. © 1991 - 2009 Koha Jone Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | A ËSHTË SHQIPJA E RREZIKUAR NGA GLOBALIZMI Është e vështirë që ta thuash këtë. Kur dëgjon shkurtesat “e frikshme” të të rinjve që i bëjnë shqipes e thua pak më me guxim: Po, jemi të rrezikuar. Kur dëgjon më tej, larg truallit amë, se të rinjtë shqiptarë për të sqaruar një gjë të panjohur, përdorin gjuhë të huaj: Ke gati frikë. Për historianët e sotëm, ky problem duhet të jetë gati një utopi. 31.08.2009 Shkruan : Ben Andoni Është e vështirë që ta thuash këtë. Kur dëgjon shkurtesat “e frikshme” të të rinjve që i bëjnë shqipes e thua pak më me guxim: Po, jemi të rrezikuar. Kur dëgjon më tej, larg truallit amë, se të rinjtë shqiptarë për të sqaruar një gjë të panjohur, përdorin gjuhë të huaj: Ke gati frikë. Për historianët e sotëm, ky problem duhet të jetë gati një utopi. A nuk ishte shqipja, elementi ngjizës i rezistencës dhe i arritjes së pavarësisë, do të thoshte gjithkush prej tyre? E vërtetë. Por, nga ana tjetër, a nuk ka provuar vallë historia se kur përgjumen popujt ndodhin katrahurat. Janë një sërë gjërash për të cilat duhet që struktura të tëra të merren seriozisht. Një gjë, e cila me hallakatjen e shtetit shqiptar, nuk është aq e mundur. Për gjuhëtarët, sfida është hedhur prej kohësh. Postulati i De Sosyr: “Gjuha është një sistem që ndryshon në kohë dhe në hapësirë” në Shqipëri po interpretohet si një ndryshim i gjithanshëm. Pastaj, argumente Pro dhe po një mal të tjera Kundër standardit, të vendosur në vitin e largët ‘72. Në Kosovë, Migjen Kelmendi vazhdon ta anatemojë ashpër standartin, kurse në Shqipëri gjuhëtarët dhe njerëzit mbeten më të matur...vetëm se shumë prej mendimtarëve- kritikues. Gjithsesi, duket se standardi dhe me forcën e tij të madhe, po humb terren. Kultura e re e të jetuarit, përballja direkte me gjuhët madhore, përmes ndërfutjes së elementëve të ndryshëm, apo të themi me një kulturë të tërë globale, ka bërë që standardi të bëjë një pakt të pafolur për të lejuar ndryshimin. Që për hir të së vërtetës ka filluar dhe pa lejen e gjuhëtarëve të përgjumur shqiptarë. “Studiues të Globalizimit kanë vënë në dukje sesi, ndërsa teknologjia dhe zhvillimet ekonomike, politike e sociale e bëjnë gjithnjë e më të lehtë komunikimin mes njerëzve e kulturave në shkallë planetare, edhe shkëmbimi i informacionit rritet në mënyrë të pashembullt, krahas me njëtrajtësimin e këtij informacioni; ashtu siç vijnë e shtohen elementet thjesht pamorë në mesazhet kulturore; e më në fund, ashtu siç vjen e tkurret libri e në përgjithësi fjala e shkruar”, do të shkruante kohë më parë Ardian Vehbiu te një artikull i titulluar ‘Shqipja e Rikushtëzuar’. Por, kjo s’prish shumë punë. Ajo që është shqetësuese sot mbetet përdorimi i fjalëve të tërë të huaja, që i kanë kuptimet dhe ekuivalentet dhe konceptimet e tyre të qarta në shqip… Po ndërsa kultura të ndryshme janë përpjekur të bëjnë diçka ndryshe, duket se standardi shqiptar nuk është aq shumë i përgatitur. Pa dashur të merret modeli frëng, ku gjithçka përshtatet, duhet të sqarojmë se shqipja duket se do të ketë një sfidë që po ia imponojnë më së shumti kërkesat dhe padurimi i qytetarëve të saj të rinj apo apatia e tërë e strukturave të shtetit shqiptar. “…mund t’ju duket paradoksale, por është e vërtetë se për Evropën ka më shumë rëndësi gjuha shqipe sesa vetë shqiptarët”, do thoshte dikur Kadare. Një fjali, që më shumë se konstatim tregon se lufta e shqipes me Globalizmin sapo ka filluar, por edhe se është e nevojshme. Pa kështjella, mure, ushtri... ashtu thjesht ndër ajri. © Copyright 2009 - Rrokum TV - -email- Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Zbulohet maja e aisbergut për studimet e arvanitasit (Dërguar më: 08/09/09) Arben LLALLA Tekstet e gjuhës shqipe të shkruar me shkronja greke nga shqiptarët e Greqisë që thirren arvanitasit janë të rralla. Studiuesit e ndryshëm kur zbulojnë këto tekste i trajtojnë si shkrime të rralla dhe të çmuara. Kjo ndodh sepse studiuesit, historianët dhe gjuhëtarët që merren me studimet e shkrimit shqip në Greqi i mbeten mendimit që arvanitasit shumë pak kanë shkruar në gjuhën shqipe në shek.XIX. Por e vërteta është krejt ndryshe. Janë me dhjetëra libra, gazeta e revista të botuara në fillim të shek.XIX në Greqi në gjuhën shqipe me shkronja greke. Ato fillojnë që nga viti 1809, me fjalorin e Marko Boçarit që ishte nga Suli i Çamërisë. Më tej, tekstet në gjuhën shqipe me shkronja greke të gjetura deri më sot do ti ndeshim te libri Dhiata e Re, Korfuz, 1824, fq.188., Dhiata e Re, Korfuz, 1827 fq.839., Dhiata e Re, Athinë, 1858, fq. 375. Të tjera shkrime në gjuhën shqipe janë botuar edhe në gazetat greke si në gazetën “E ardhmja e Atdheut”, Athinë më 29 dhjetor 1860. Bëhet fjalë për një fjalim të mbajtur në fushatën parazgjedhore në Greqi në gjuhën shqipe. Thuhet se në ato vite shpeshherë në gazetat greke botoheshin tekste në gjuhën shqipe, poezi të ndryshme etj. Por për fatin e keq shumë nga këto tekste nuk kanë dalë në dritë në vitet e më vonshme për tu studiuar. Nga mesi i shekullit 19-të, gjuha shqipe në Greqi do të fillonte të kishte një shtrirje të gjerë në të shkruar nga shqiptarët e atjeshëm. Do të dilnin në dritë libra për tu studiuar gjuha shqipe nga studiuesit arvanitas (shqiptarë të Greqisë) Panajot Kupitori(1821-1881), Anastas Kullurioti(1822-1887) dhe të studiuesve të huaj. Shkrimtari dhe gazetari Anastat Kullurioti botoji gazetën “Ç ÖÙÍÇ ÔÇÓ ÁËÂÁÍÉÁÓ” , “Zëri i Arbirisi” (Anastas Kullurioti fjalët “I Foni tis Albanias” e përkthente dhe e shkruante në gjuhën shqipe “Zëri i Arbirisi”), dy libra në gjuhën greke dhe një në gjuhën shqipe. Këto na kanë rënë në dorë tani për tani, por ka mundësi të ketë botuar edhe libra të tjerë që nuk dihet fati i tyre. Ndërsa arvanitasi Panajot Kupitori botoji më shumë libra për të cilat do të shkruajmë sot. Kupitori ishte nga ishulli Hidra. Një ishull që banohej dhe banohet ende sot nga arvanitasit. Nga ky ishull kanë dalë shumë figura të ndritura që drejtuan Greqinë si Kryetarë shteti, Kryeministra, akademikë etj., të cilët ishin me origjinë shqiptare. Panajot Kupitori pas studimeve për letërsi në Universitetin e Athinës, punoji në fillim drejtor shkolle në Lamia dhe Halkis. Më 1876, u emërua mësues dhe më vonë drejtor në gjimnazin Varvakion në Athinë. I cili ishte gjimnazi i kategorisë së parë për nga cilësia. Ai pati një veprimtari të madhe në fushën e gjuhësisë dhe letërsisë greke dhe atë shqipe. Ai është autor i një numri veprash greqisht, ndër to: 1). “Ëåîéêüí ëáôéíïåëëçíéêüí” Óõíôá÷èÝí ìåí õðü Åññßêïõ Ïõëåñß÷ïõ, äéáóêåõáóèÝí äå”, Ð. Êïõðéôþñç, ÁèÞíçóé 1873. (Fjalor Latin-Greqisht”, bashkëpunim i Henry Oulerichou dhe Panajot Kupitori, Athinë, 1873. Ky fjalor ka 914 faqe, i ndarë në dy pjesë). 2). “Ëüãïò ðáíçãõñéêüò ðåñß ôçò êáè´ çìÜò ÅêêëçóéáóôéêÞò ÌïõóéêÞò: Óõíôá÷èåßò êáô´ åíôïëÞí ôïõ åí ÁèÞíáéò Åêêëçóéáóôéêïý Ìïõóéêïý Óõëëüãïõ êáé áðáããåëèåßò åí ôç áéèïýóç áõôïý ôç Ä´ Äåêåìâñßïõ 1874, ðñþôç åðåôåßù ôçò óõóôÜóåùò áõôïý çìÝñá”, Ð. Êïõðéôþñç, Áèçíçóé, 1876. (Arsyeja, lëvdate në Kishë, Muzikë: një urdhër me shkrim i kishës së Athinës, muzikë shoqërimi. E dërguar në dhomën D, dhjetor 1874, përvjetori i parë i themelimit të kësaj dite, Panajot Kupitori, Athinë, 1876). 3). “Ôñåéò Ëüãïé ï Á’êáé Ä’êáôÜ Êáôéëßíá êáé ï õðÝñ Áñ÷ßïõ ôïõ ðïéçôïý. ÊéêÝñùíïò. ÌåôáöñáóèÝíôåò åê ôïõ ëáôéíéêïý ÷Üñéí ôùí ìáèçôþí”, Ð. Êïõðéôþñç, Áèçíçóé,1876. (Tre arsyet e A’ dhe D’ Kata Katilina dhe për poet Ciceroni. Përkthyer me shembull për studentët në latinisht, Panajot Kupitori, Athinë, 1876.) 4). “Ðåñß ôïõ ñõèìïý åí ôç Õìíïãñáößá ôçò ÅëëçíéêÞò Åêêëçóßáò / õðü Ðáíáãéþôïõ Ä. Êïõðéôþñç, Áèçíáçó, 1878. (Në ritmin e Kishës greke hymnografi, Panajot Kupitori, Athinë, 1878). 5). “ÐëÜôùíïò Êñßôùí, Êåßìåíïí, ó÷üëéá êáé ìåôÜöñáóéò ÷Üñéí ôùí åéò ôá ÃõìíÜóéá öïéôþíôùí íÝùí õðü”, Ðáíáã. Ä. Êïõðéôþñç, Áèçíçóé, 1879. (Platoni Kriton, Tekste, rishikime dhe përkthime, shembuj për nxënësit, Panajot Kupitori, Athinë, 1879.) Për sa u përket studimeve shqiptare, Panajot Kupitori është autor i disa librave, por ne kemi gjetur vetëm: 1). “Áëâáíéêáß ìåëÝôáé: Ðñáãìáôåßá éóôïñéêÞ êáé öéëïëïãéêÞ ðåñß ôçò ãëþóóçò êáé ôïõ Ýèíïõò ôùí Áëâáíþí”, Ðáíáãéþôïõ Ä. Êïõðéôþñç, Áèçíáéò, 1879. (“Studimet shqiptare: Studim historik dhe filologjik mbi gjuhën dhe kombin e shqiptarëve”, Panajot Kupitori, Athinë, 1879). 2). “ÄéáôñéâÞ ðåñß ôçò ðáñ’ Áëâáíïßò áíôùíõìßáò ôïõ ôñßôïõ ðñïóþðïõ: ÊáôÜ ôçí äéÜëåêôïí ôùí åí ÅëëÜäé Áëâáíþí ìÜëéóôá ôçí ôùí Õäñáßùí”, Ðáíáã. Ä. Êïõðéôþñç, Áèçíáéò, 1879. (“Studim mbi përemrin e vetës së tretë ndër shqiptarë, sipas dialektit të shqiptarëve në Greqi, sidomos të hidriotëve”, Panajot Kupitori, Athinë. 1879). Ai hartoi dhe një fjalor të gjuhës shqipe, vepër që për më shumë se një shekull mbeti si dorëshkrim në bodrumet e Akademisë së Shkencave të Athinës dhe, për shkaqe të panjohura, ende nuk është botuar. Më 2007 studiuesi grek me origjinë shqiptare nga Preveza e Çamëria Niko Stylos ka gjetur një kopje të këtij fjalori dhe po punon për botimin e tij në gjuhën standarde shqipe. Panajot Kupitori botoj edhe një fjalor greqisht-shqip të cilin në vitin 1882 e bleu Konsulli francez në Janinë Augusto Dozan. Në vitin 1926 fjalori greqisht-shqip të Kupitorit e ribleu Ndërmarrja Historike dhe Etnologjike të Greqisë. Më tej fati i këtij fjalori nuk dihet. Flitet se ai hapi një shkollë mbrëmjeje ku mësohej gjuha shqipe me alfabet grek. Përgatiti edhe një abetare, por kontributi i tij për çështjen e gjuhës shqipe ende nuk është ndriçuar sa duhet për sepse nuk kanë dalë në dritë shumë vepra që botoi. Për shumë arsye politike veprat e këtij shqiptari të Greqisë i cili dha një ndihmë të madhe në zhvillimin e kulturës greke dhe shqiptare mbahen të fshehura nëpër arkivat apo në bibliotekat e Greqisë. Edhe pse Panajot Kupitori ka dhënë një ndihmesë të madhe në zhvillimin e letërsisë dhe gjuhës shqipe për figurën dhe veprat e tij shumë pak flitet edhe studiohet nëpër shkollat dhe librat e letërsisë shqipe. Në përgjithësi hartuesit e letërsisë shqipe shumë pak janë marrë me letërsinë e arvanitasve, ata më shumë u referohen arbëreshëve të Italisë në periudhën e Rilindjes Kombëtare të shek XIX. Por këto mendime për të anashkaluar letërsinë e arvanitasve të shek.XIX janë të gabuara sepse sipas zbulimeve viteve të fundit, del se ata kanë shkruar shumë, ndoshta më shumë Copyright 2007 Gazeta Shqiptare [ Edited Wed Sep 09 2009, 09:34am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Fillojnë tri ditët e Albanologjisë » Dërguar më: 14/12/2009 - 14:23 Me nismën e Qendrës së Studimeve Albanologjike fillojnë sot tri ditët e Albanologjisë. Një sërë aktivitetesh mbahen me këtë rast për emra të njohur e të rëndësishëm të kulturës shqiptare. Aktivitetet për edicionin e parë të kësaj veprimtarie do të mbahen në ambientet e Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe në "Hotel Tirana International". Një ndër aktivitetet kryesore të "Ditëve të Albanologjisë" është ajo e dekorimit të Selman Rizës me titullin "Nderi i Kombit" pas vdekjes, nga presidenti i vendit, Bamir Topi. Më pas në përkujtim të figurës së gjuhëtarit të shquar mbahet simpoziumi shkencor "Selman Riza, figurë e shquar e gjuhësisë shqipe", një bashkëpunim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë me Akademinë e Shkencave të Kosovës. Në këtë simpozium fjalën e hapjes do ta mbajë kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akad. Gudar Beqiraj, do të përshëndesin personalitete të larta të vendit, si edhe kryetari i Akademisë së Shkencave të Kosovës, Akad. Besim Bokshi dhe drejtori i QSA-së, Ardian Marashi. Më pas, për veprën e madhe që la pas Selman Riza, do të referojnë edhe akademiku Rexhep Ismajli dhe Prof. Seit Mansaku referatin me titull "Figura dhe vepra e Selman Rizës". Referate të tjera do të mbahen nga shumë studiues e gjuhëtarë si; Kolec Topalli, Shaban Demiraj, Uran Butka, Floresha Dado, Shezai Rrokaj, Mehmet Çeliku, Emil Lafe, Behar Gjoka, Gjovalin Shkurtaj, Anila Omari etj. Ditët Është edicioni i parë i një aktiviteti, që me sa duket do të zgjasë. Ndërkohë që dita e parë i dedikohet Rizës, në të dytën, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj do të marrë pjesë në një ceremoni përshëndetëse për pensionimin dhe titullarizimin shkencor. Pas kësaj do të bëhet promovimi i një sërë botimesh në fushën e albanologjisë, si dhe do të organizohet një tryezë debati shkencor për "Sistemin e rasave në Shqipëri". Dita e tretë i dedikohet hapjes së një ekspozite për "Thesaret e kulturës materiale shqiptare", sesioni shkencor "Vepra Postum" për "Nikollë Dakaj, vlerat e një autori të rizbuluar". Në këtë sesion shkencor referojnë Kolec Topalli, Agron Tufa, Primo Shllaku etj. Dita e tretë ka edhe dy aktivitete të tjera, siç janë disa kumtesa për "Genc Leka dhe Vilson Blloshmi, vepra e plotë e autorëve të pushkatuar" dhe një tryezë e rrumbullakët me temën "Strategjitë e zhvillimit të Arkeologjisë Shqiptare". Ekspozita Në kuadër të ditëve të Albanologjisë do të hapet edhe një ekspozitë e përkohshme me titull "Thesare të kulturës materiale shqiptare". Ajo hapet të mërkurën në orën 11:00, në ambientet e Muzeut Arkeologjik dhe në hollin e Qendrës së Studimeve Albanologjike. Do të shfaqen para vizitorëve veshje tradicionale të krahinave të ndryshme si xhubleta, përparëse grash, vëth, varëse, jelekë, fragmente çarçafësh të shekullit të 19-të të zonës së Prizrenit. Ngjyra dhe vlera që dikur kanë qenë edhe veshja e përditshme e banorëve të zonave të ndryshme, do të ekspozohen për publikun. fa.ni. Copyright 2007 Gazeta Shqiptare Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Të hiqen nga shqipja toponimet sllave Bruna Merko Debati për toponimet e huaja në Kosovë Çështja e ndryshimeve të të gjitha toponimeve të huaja në mbarë territorin e Kosovës pothuajse është lënë krejtësisht në harresë, pavarësisht nga dëshira dhe vullneti i studiuesve për ta realizuar apo çuar deri në fund këtë nismë. Ndërmarrja e një iniciative të tillë për të bërë të mundur rikthimin e emërtimeve të mëparshme shqiptare për të gjitha ato vende, si: qytete, fshatra, rrugë dhe sheshe, që sot mbajnë emra të imponuar nga regjimi serb, nisi nga një grup studiuesish në Institutin Albanologjik, menjëherë pas lufte, dhe kjo gjë duhej të bërë krahas zhvillimeve të tjera në vend. Sot, dy vjet pas Pavarësisë së Kosovës dhe disa vjet pas ngritjes së atij komisioni zyrtar, me gjithë punën e madhe që është bërë në këtë fushë, ende nuk ka kurrfarë rezultatesh përfundimtare. “Menjëherë pas luftës jemi mbledhur duke filluar që nga Akademia, Instituti, fakultetet e Universitetit dhe kemi funksionuar njëherë si Këshill i Përgjithshëm, për më shumë se një vit, në kushte shumë të vështira, mandej kemi krijuar edhe këshillat komunalë. Kjo punë ka zgjatur deri vonë”, -tregon për gazetën prof. Rexhep Doçi, një për iniciatorëve të formimit të Komisionit. Sipas tij Komisioni filloi ndërrimin e emrave të fshatrave dhe të qyteteve, të gjitha atyre vendbanimeve emrat e të cilave janë formuar me dhunë, ose kanë arsyet e tyre të rikthehen në orgjinë. Kështu pothuajse 90 për qind e emrave të rrugëve, shesheve dhe lagjeve të Prishtinës janë serbizuar, por edhe në mbarë Kosovën, dhe pas lufte ishte e domosdoshme që studiuesit dhe ekspertët të nisnin nga puna. “Atëherë kishim edhe përkrahjen e ndërkombëtarëve, si dhe të Qeverisë Teknike për këtë nismë tonën, por më vonë ndryshuan qëndrim. Por qysh atëherë ne kemi shkuar në instancat më të larta, sërish nuk na përkrahën”, shprehet prof. Doçi duke shtuar se ndërkombëtarët nuk pyesin se jemi shumicë, dhe ne nuk kemi ndryshuar emrat ku banojnë serbët, por vetëm ato ku banojnë shqiptarët. Sipas profesor Rexhepit, presidenti Rugova ishte një mbështetës i fortë i idesë së çrrënjosjes së toponimeve sllave dhe të huaja në përgjithësi në gjuhën shqipe ose kthim në origjinë. “Presidenti Ibrahim Rugova ka qenë një njëri largpamës, i aftë, jo vetëm për shqiptarët, këtu në Kosovë, por edhe më gjerë. Ai pajtohej që të përmirësoheshin, të përshtateshin këto toponime në gjuhën shqipe, ilire e pellazge. Ai e quante Dardania Antike, Gadishulli Ilirik”, tha prof. Doçi. Megjithëse ishte një punë e mundimshme dhe pa kurrfarë shpërblimi ose stimulimi, ky Komision arriti të ndryshojë disa prej toponimeve të vendeve të ndryshme të Kosovës, por ende nuk e janë finalizuar qëllimet ose synimet që i vendosi ky Komision. Toponimet sllave nëpër Kosovë janë ende aty dhe kërkohet angazhim i të gjithave institucioneve shtetërore dhe joshtetërore për t’i shndërruar ato në origjinën e tyre. © Copyright 2007-2009 Bota Sot. trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Katekizëm në gjuhën shqipe në vitin 1584 29/08/2010 Dr. Etleva Lala Dr. Musa Ahmeti Studiues të shumtë, të specializuar dhe profilizuar në fusha të ndyshme; nga shumë shtete të njohura e më pak të njohura, janë marrë me studimet për origjinën, kulturën, traditën, gjuhën, relegjionin dhe gjithçka tjetër që ka të bëjmë me shqiptarët dhe trojet e tyre etnike. Thellësia dhe serioziteti i këtyre studimeve, në disa raste, edhe sot e kësaj dite është i patejkaluar dhe një nga pikat më të refuruara në fushën e albanologjisë, burimologjisë dhe historisë kombëtare shqiptare. Debatet e shumta të mirëfillta me bazë shkencore, botimet e korpuseve të dokumenteve, analizat studimore dhe librat e shumtë, të botuar që nga zbulimi i shtypëshkronjës së Gutenbergut e deri sot, janë një nga dëshmitë më të forta, për një interes të veçantë që kishin të huajt, për popullin shqiptar, fatin dhe rolin e tij gjatë furtunës shekullore mesjetare, por edhe gjatë zhvillimeve të vrullshme të Rilindjes dhe iluminizmit evropian dhe atij shqiptar. Nuk mbeten asgjë prapa botimeve të shumta dhe voluminoze as dorëshkrimet e shumta, të autorëve të ndryshëm apo ato anonime, që për temë bosht – trajtimi kishin popullin shqiptar dhe trojet etnike të tij. Zbulimet e këtyre dorëshkrimeve, janë një thesar i vërtet ngase pasurojnë shumë herë zbraztësitë e krijuara në epoka të caktuara kohore ose plotësojnë e saktësojnë njohurit që kemi deri tashi për ngjarje, personalitete dhe data të rëndësishme historike. Biblioteka Shkencore e Dubrovnikut, krahas Arkivit Shtetëror Historik Kroat të Dubrovnikut, Bibliotekës dhe Arkivit të Vëllëzërve të Vegjël [Male Braæe], Bibliotekës dhe Arkivit të Domenikanëve, Jezuitëve... etj, ruan shumë dorëshkrime me vlera të veçanta për Shqipërinë dhe shqiptarët, të cilat deri me sot nuk janë botuar. Në fonde të ndryshme, nga autorë të njohur, por edhe anonim, kemi zbuluar një numër të konsideruar dorëshkrimesh nga shekuj të ndryshëm, vlera e të cilave është tepër e çmuar. Duke dëshiruar që të bëjmë një paraqitje të caktuar kohore, kronologjike, kësaj radhe studiuesve dhe lexuesve të “FAKTIT” ju ofrojmë të dhëna për dorëshkrime të shekullit të XIX, së bashku me faksimilet e origjinaleve të cilat ruhen në fondin e: “Dorëshkrimeve dhe librit të rrallë” pranë kësaj biblioteke. ***** Dorëshkrimet I. I një rëndësi të veçantë për fushën e albanologjisë, është dorëshkrimi i Françekso Maria Apendinit, nga gjysma e parë e shekullit të XIX-të, që mban titullin: “Shënime mbi shqiptarët, gjuhën e tyre si dhe një gramatikë për gjuhën shqipe me një fjalorth të vogël, krahasuar me gjuhën intaliane”. Ky dorëshkrim ka 2 fletë dhe ruhet në signaturën: Rkp. 608/1-11; int. 8; pjesërisht është në gjuhën italiane dhe shqipe. Ky dorëshkrim është një sprovë për një gramatikë dhe një fjalorë në gjuhën shqipe. Është tepër interesant momenti që e shtyn studiuesin dhe historianin F. M. Apendini për të vepruar në këtë drejtim. Dorëshkrimi është autograf, në gjendje të mirë dhe lexohet pa vështirësi dhe është në format folie. II Një dorëshkrim tjetër është ai i një autori anonim, po ashtu nga gjysma e parë e shekullit të XIX-të, që mban titullin: “Studim nga burime të ndryshme për qytetin Sebast në Shqipëri, që llogaritet si vendlindje e shën Vllahut, Shenjtit mbrotjës të Dubrovnikut”. Dorëshkrimi ka 7 fletë dhe ruhet në signaturën: Rkp. 613/1-13, int. 11; i tëri është në gjuhën italiane. Një ide e tillë është tepër interesante ngase, për herë të parë kemi një të dhënë të tillë, ku Shenjti mbrojtës i Dubrovnikut, na paraqitet me origjinë shqiptare. Të dhënat biografike dhe studimet e shumta për Shën Vllahun, lejonjë një hipotezë të tillë, e cila mbetet për tu verifikuar dhe dokumetuar nga burime të ndryshme, qofshin ato kronika, anale, dokumete apo dorëshkrime të tjera të cilat ruhen në arkiva dhe biblioteka të shumta të Dubrovnikut. Dorëshkrimi ka format folie. III Dorëshkrimi i Benigno Albertinit, është nga gjysma e dytë e shekullit të XIX-të, dhe mban titullin: “Epistola pastoralis ad clerum et populum Scodrensem”. Dorëshkrimi ka 20 fletë dhe ruhet në signaturën: Rkp. 806; dhe është pjesërisht në gjuhën latine dhe atë kroate. E veçanta e këtij dorëshkrimi është se autori, më vonë edhe ipeshkëv i Shkodrës, sjell të dhëna interesante në dorëshkrimin e tij, duke u shërbyer me burime literaturë dhe dokumenta burimore të cilat e rrisin peshën dhe vlerën e dorëshrkimit Dorëshkrimi ka format folie. IV Dorëshkrimi në vazhdim është ai i konsullit gjeneral francez në Shkodër: Marco Bruere, është autograf dhe daton para vitit 1814. Dorëshkrimi ka gjithsejt 8 fletë dhe ruhet në signaturën: Rkp. 821, i tëri është në gjuhën italiane. Ky dorëshrkim tregon interesin dhe vazhdimësinë e konsujve francezë në tokat shqipatre. Me një stil të hollë, me një simbolizëm të fortë dhe gjuhë të matur, autori paraqet popullin shqiptar si shumë të virtytshëm, me tradita dhe kulturë të lashtë, por shumë të luftarak për të drejta dhe liri të tija. Si duket, i ndikuar nga ngjarjet e vrullshme dhe të bujshme në qytetin dhe rrethinën e Shkodrës, autori është tepër i ndikuar, kështuqë lehtë kapet një simpati e veqantë për popullin shqiptar dhe qytetin e Shkodrës. V Dorëshkrimi i Damjan Betondiqit, është autograf. I prëket gjysmës së parë të shekullit të XIX-të. Janë poezi të cilat autori i kushton ipeshkvit të Shkodrës, Benigno Albertinit. Dorëshkrimi ka 4 fletë dhe ruhet në signaturën: Rkp. 888/1-16, int. 3; pjesërisht është në në gjuhën latine dhe atë kroate. Dorëshkrimi ka format folie. Autori me fjal të zgjedhura dhe plot emocion, ndjenja të larta respekti dhe përkushtimi krijon poezi të mrekullueshme për mikun e tij, ipeshkvin e Shkodrës, B. Albertinin. VI Dorëshkrimi i fundit është nga Stefano Olivieri; është nga gjysma e parë e shekullit të XIX-të. Dorëshkrimi ka 2 fletë, është autograf dhe ruhet në signaturën: Rkp. 451/1-8; int. 3; i tëri është në gjuhën italiane. Drama në tri akte për Skënderbeun II. Pos këtyre dorëshkrimeve me vlera të veçanta, paraqesim edhe librin e një drame mjaft interesante, me një nivel shumë të lartë artisik dhe letrar që i kushtohet Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe mbanë titullin: “Victoria in fuga sive Castriotus à Turcis ad patriam et regnum Gloriose rediens. Ludo Scenico Primum Exhibitus, Nuc vero Laueratis honoribus Illustrissimorum, Perillustrum, Rvendorum, Relegiosorum, Praenobilium, Nobilum, Exellentium, ac Doctissimorum Dominorum, Dominorum A A. LL. & Philosophiae Doctorum oblatus a Rhetorica Graecensi Cum In Alma ac Celeberrima Universitate Graecensi Per R. P. Michaelem Talheimb, e Societ. Jesv. A. All. & Philosophiae Doctorem, ejusdemque Proffessorem. Emeritum suprema. Doctoratus Philosophici Laurea Donarentur. Anno partae Salutis MDÇXVIII. Graecii apud Haeredes Ëidmanstadii.” [Fitore në ikje, ose Kastrioti, i cili nga Turqia, kthehet me lavdi në atdheun dhe në mbretërinë e tij...]. Botuar në vitin 1718. Kjo është një dramë në tre akte që i kushtohet Skënderbeut. Origjinali ruhet në: “Bibliotekën Universitare Kombëtare të Zagrebit”, në Zagreb në signaturën: 43.443. E tërë drama është në gjuhën latine dhe ka: 49 faqe, [24 fletë të pa paginuara] në format 80. Ne kemi njohuri se një kopje në gjendje jo shumë të mirë ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Tiranës. Katekizmi në gjuhën shqipe nga viti 1584 Studiuesi, historiani dhe teologu i njohur kroat, Miroslav Vaninon [D. I], në një studim të tij me titull: Aleksandar Komuloviq /1548-1608/, na ofron një një informacion shumë të rëndësishëm për shkencën e albanologjisë ku pohon: “Në vitin 1584, A. Komuloviqi së bashku me rektorin e Kolegjit Ilirik të Loretos, Tomë Ragjen, kishte urdhëruar: shtypjen e 500 /pesiqnd/ katekizmave në gjuhën shqipe, të cilat i mori me vete dhe i shpërndau gjatë udhëtimit apostolik që bëri po në këtë vit [1584] në Shqipëri, i shoqëruar edhe nga: prifti shqiptar: Amano Duka, një nxënës i Kolegjit Ilirik të Loretos dhe një shqiptar i shkolluar.” Kjo e dhënë është informata e parë që kemi deri tashi se ka ekzistuar dhe është shpërndarë një katekizëm i tillë në gjuhën shqipe, 29 vjet pas “Mesharit” të Gjon Buzukut dhe 8 vjet para veprës së Lekë Matrangës “E Mbsuame e Chraestere”. Vetë sasia e madhe e katekizmit, lë shumë mundësi për një gjykim se kush dhe cilët ishin ato persona që lexonin në gjuhën shqipe në shekullin XVI? Me këtë mund të nënkuptojmë se kishim, tashmë në këtë kohë, një shtresë të mirëfilltë intelektualësh që lexonin dhe shkruan shqip; përndryshme, Komuloviq, nuk kishte asnjë arsye që të sillte një numër kaq të madh të këtij libri me vehte. Ne kemi konsultuar studiues dhe njohës të shkëlqyeshëm të kësaj fushe, si psh. akademik Dhimitër Shuteriqin, dr. Moikom Zeqon, dr. Shaban Sinanin, dr. Sali Bashotën, dr. Aleksandar Stipçeviqin... etj, dhe asnjëri nga këta nuk kishte ndonjë njohuri për ekzistimin e një katekizmi të tillë nga ky vit. Për këtë informacion që kemi nga M. Vaninon, kanë shkruar ose botuar dokumente, por pa e theksuar këtë moment edhe studiuesit: Franjo Raçki në: Starine HAZU, Zagreb, nr. 14/1882; pastaj O. Pirling, në: Starine HAZU, Zagreb, nr. 16/1884 dhe Euzebije Fermexhin, në: Starine HAZU, Zagreb, nr. 36/1918. Këta, autorët e fundit, shënojnë edhe vendodhjen e shumë dokumentave dhe relacioneve që kanë të bëjnë për shqiptarët dhe Shqipërinë e që ruhen në Arkivin Sekret të Vatikanit dhe në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit. Copyright 2007 Gazeta Shqiptare trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Prof. Bajçinca: Ja kush e rrezikon gjuhën shqipe ![]() Intervistoi: Blerta Maliqaj Intervistë me prof. dr. Isa Bajçinca Në një intervistë për gazetën tonë prof. Isa Bajçinca evidenton faktorët që e kërcënojnë gjuhën shqipe sot si dhe mënyrat të cilat duhet ndërmarrë për ta ndryshuar këtë gjendje. “Bota sot”: Çfarë e rrezikon gjuhën shqipe sot? I. Bajçinca: Gjuha shqipe sot rrezikohet nga shqiptarët. Në radhë të parë nga intelektualët, ngase ata janë shpërfillësit më të mëdhenj të rregullave të gramatikës së gjuhës shqipe. Kjo për arsye se në Universitetin e Prishtinës, në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, kur u themelua universiteti edhe më tutje, u përkthyen shumë libra nga shkenca të ndryshme nga gjuha sllave, serbe apo kroate, të cilat i përkthyen “intelektualët”, që nuk e zotëronin gjuhën shqipe si duhet. Ata e dinin shumë më mirë gjuhën e huaj se atë shqipe dhe tani për ato shprehje që janë tipike për sllavishten, ata nuk i dinin ngase nuk e dinin standardin e shqipes. Krijuan të ashtuquajturat kalke, shprehje të cilat nuk kanë fare lidhje me shqipen. Kjo do të thotë që ajo gjuhë e cila ishte mbjellë gabimisht, ajo farë e keqe tani është shtrirë për shkak të ligjërimit të profesorëve, për shkak të librave që kishin lexuar, dhe për shkak të gazetarëve të cilët vazhdimisht i riprodhojnë po ato. Ato gjëra janë mbjellë edhe tek të rinjtë të cilët nuk e dinë fare gjuhën serbe apo ndonjë gjuhë tjetër sllave. Për brezin e ri ato shprehje janë krejtësisht tipike në gjuhën standarde dhe kjo ushqehet sidomos për faktin se ne sikur jemi mësuar që çka do që nuk e gjejmë në gjuhën e folur të popullit do të jetë patjetër standarde. Këtë mënyrë e kanë krijuar intelektualët dhe këtu bëhet fjalë vërtetë për një prishje të tmerrshme të strukturës së gjuhës shqipe. Asnjë nga këto nuk i gjen në gjuhën shqipe në Shqipëri. “Bota sot”: Çfarë mund dhe duhet të bëjmë për ta ndryshuar këtë gjendje? I. Bajçinca: Është shkolla, mediat-televizioni në radhë të parë, i cili ka një ndikim shumë të madh mbi formimin gjuhësor dhe përgjithësisht mbi kulturën e gjuhës. Janë udhëheqësit politik shtetëror, të cilët po thuaj çdo ditë parakalojnë nëpër ekranet tona, janë intelektualët e tjerë të lartë, janë debatuesit e pandërprerë nëpër televizionet tona për problemet nga më të ndryshmet, që janë mbjellësit e kësaj së keqe dhe mësuesit po ashtu nuk kanë arritur dot ta zotërojnë gjuhën shqipe. Më në fund kam përshtypjen që askush nuk e lexon gramatikën e gjuhës shqipe, pra nuk lexojnë gramatikë fare, as libra letrar dhe nuk mund të mësohet ndryshe gjuha shqipe. “Bota sot”: Sipas jush, prezenca e ndërkombëtarëve në Kosovë, a ka ndikim tek shqiptarët, në humbjen e gjuhës? I. Bajçinca: Kjo është një e keqe më e vogël, pra kjo mund të ndikoj në leksik, ngase fjalët mund të hyjnë në fjalorin tonë. Këto fjalë mund të nxirren nga fjalori ynë me një dekret, p.sh në qoftë se vjen një kohë dhe thuhet që tash e tutje nuk do të lejohet përdorimi i këtyre fjalëve, ato ndalohen dhe përdorimi i tyre ka pasojë gjobën. Kurse ndryshimet që kanë ndodhur në strukturën e gjuhës, ato janë një e keqe e madhe. “Bota sot”: Po gazetarët, ku qëndrojnë në këtë aspekt? I. Bajçinca: Ka gazetarë që shkruajnë mirë, por shumica nuk shkruajnë mirë. Dhe kam një vërejtje tjetër për gazetarët që në qoftë se riprodhojnë mendimin e një politikani, një udhëheqësi apo dikujt tjetër, unë propozoj që nëse ata e gabojnë dhe shtrembërojnë gjuhën, gazetarët duhet ta përmirësojnë, dhe jo të përdorin gjuhë ngërçi që shumica absolute e politikanëve tanë, e ministrave, dhe përgjithësisht intelektualët e mëdhenj e shtrembërojnë atë. “Bota sot”: Cila është porosia juaj për të rinjtë lidhur me gjuhën shqipe? I. Bajçinca: Porosia ime për të rinjtë është të lexojnë shqip, të lexojnë vepra letrare shqip dhe ta shfletojnë gramatikën dhe fjalorin shqip. Mendoj që Kosova ka më shumë se tetë mijë apo dhjetë mijë fjalorë të gjuhës shqipe, dhe ka me qindra mijëra fjalorë të gjuhës angleze, dhe kjo tregon mjaft. © Copyright 2007-2009 Bota Sot trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Polemikat mes shqiptarëve për alfabetin Dërguar më: 31/10/2010 - 14:18 Qëndrimet, kundërshtitë dhe po lemikat për alfabetin e gjuhës shqipe në vitet 1908-1910 gjejnë pasqyrim në dokumentet që po shohin dritën e botimit sot për herë të parë. Përmes tyre zbulohet në një dritë të qartë panorama politike, sociale e sidomos kulturore e kohës kur shqiptarët po rrekeshin të përvijonin të ardhmen kombëtare. Në këtë sfond, vendimet e Kongresit të Gjuhës në Manastir më 1908 mbi alfabetin e gjuhës shqipe, marrin një tjetër vlerë dhe mund të konsiderohen me të drejtë si një akt politik dhe jo thjesht si një vetëpërcaktim kulturor. Në pesw dokumentet (artikull, letër, telegram, peticion) të cilat janë marrë nga arkiva personale e Mustafa Krujës, shtjellohet në terma të shkoqur përplasja e fortë mes dy grupeve që përfaqësonin dy qasje të ndryshme, dy vizione të ndryshme, madje dy vetëpërcaktime të ndryshme kulturore, ajo midis shqiptarit “Kombëtar” (që ishte për shkronjat latine) dhe ajo e shqiptarit “Othoman”, (pro alfabetit osman), e që e kishte të zorshme të shkëputej nga ndjenja e përkatësisë në një perandori si ajo e Sulltanit. Pa hyrë në përshkrime të detajuara të secilit prej dokumenteve, dëshirojmë të vëmë në dukje dy fakte me rëndësi të asaj periudhe: e para, që për alfabetin e shqipes qenkan bërë debate e polemika të ashpra në shtyp, qenkan nënshkruar peticione etj; e dyta, që qenkan mbajtur edhe mitingje e “antimitingje” nga të dy krahët e shqiptarëve. Nga materialet që kemi sot në duar, na përvijohet vetëm njëra pikëpamje, ajo në mbrojtje të “Alfabetit kombëtar” (latin), kurse pjesa tjetër thjesht konturohet përmes mungesës, por megjithatë diçka del edhe këtu. Për t’u shënuar është fakti që shqiptarët nacionalistë të asaj kohe kanë bërë përpjekje vetëmohuese dhe e kanë paguar shtrenjtë ndonjëherë këtë qëndrim të tyrin, me dënime e persekutime siç thuhet në shkrimin e Mustafa Krujës, nënshkruar nga studentët shqiptarë të Stambollit. Ja si e përshkruan ai këtë situatë: “Ndodhën trazime në shumë vise të Shqipnís, u mbyllën klube, kombtarët u paditën me herezí e tradhtí, mbi ta rrodhën kërcnime, private e zyrtare! Të krenuem nga këto sukcese të përfaqshme e të kalueshme kundrështarët e ndezën prap edhe nji herë luftën e shtypit.” Atu-ja e partizanëve të alfabetit osman, siç del nga materialet, ishte manipulimi i ndjenjave fetare të popullsisë myslimane në të katër vilajetet shqiptare. Pikërisht për të hedhur poshtë këtë tallje me besimin e një mase të madhe të popullit, veprimtarët, “ulematë”, intelektualët e krerët e kohës organizonin tubime, nënshkruanin peticione e u drejtoheshin edhe përfaqësuesve të tyre më të lartë, siç është rasti i peticionit të shqiptarëve të Gjirokastrës, drejtuar deputetit Myfid Libohova në Stamboll. Në një tekst telegrafik, nënshkruar nga kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, kemi të përmbledhur gjithë thelbin e çështjes, i cili na sjell të gjallë e të kapshme frymën e kohës, angazhimin e përfaqësuesve të shtresave të ndryshme të popullsisë, ndërsa të tërheq vëmendjen mbyllja e peticionit, e cila ka një ton solemn, gati si një betim në mbrojtje të alfabetit kombëtar (latin). Shihet se për shqiptarët e asaj kohe kishte rëndësi jetike adoptimi i “abecesë” latine, ndërkohe që dita ditës po vetëdijësoheshin për të ardhmen e tyre dhe fatin e të “Të Sëmurit të Bosforit”. Së fundi, në këtë koment hyrës, dëshirojmë të themi dy fjalë edhe për listën e studentëve shqiptarë të shkollavet të larta të Stambollit në 1909 – 1910, në të cilën të bie në sy numri i lartë i studentëve për drejtësi e mjekësi. Mjaft prej emrave që lexojmë në këtë listë kanë qenë personazhe të rëndësishme të historisë shqiptarëve në vitet që do të pasonin. A.P. Kallënduer 1910 Studentat shqiptarë të Stambollit botës shqiptare e othomane. Koncept artikulli. Turqisht. Proje e shkrolavet latine për shqipen. ÇÂSHTJA E GËRMAVE SHQIPE Kjo çâshtje, qi mbas shpalljes së Kushtetís leu në shtypin e Selanikut e mâ vonë muer edhe atê të kryeqytetit, mbas nji perjudhe të shkurtën polemikash pat lânë fletoret në qetí. Qe nji faj qyshë në fillim qi u qit në shtyp nji çâshtje e këtilë, pa u çmue dot se nuk barte aspak me u përzie në tê kush të mundej dhe se duhej të zgidhej vetëm prej qarqeve kompetente, komisi kulturore, kongrese të posaçme të përbâme thjesht nga t’interesuemit. Nji faj qi, t’a bâmen nji herë dikush, ndoshta pa dashun e pa u kujtue, u desh qi të merrte pjesë në tê edhe kush e çmonte për t’atilë. E qe! Ashtu po vazhdon puna edhe sod. Prap çâshtja e shkrolavet shqipe në shtyp! Si në çdo çâshtje të kundrështueshme, edhe këtu dý palë u gjindën e po gjinden përballë shoqi-shoqit: antarët e shkrolave.... Othomane dhe ata të gërmavet kombtare. Ata qi bânë ballë me dalë në fushën e luftës qenë të parët. Ana tjetër në të parin hov u habit përpara këtij sulmi të papritun, qi i dukej si nji manovër e përgatitun e systematike. Me gjithë këtê s’kishte se si t’i shtëmângej përgjegjes e projës së nji gjâje qi e çmonte si gjallnore për kombin shqiptar. Sepse, sado qi shkrolat kombtare s’patën asnji kundrështim deri tash prej Shqiptarvet, ato kundrështime pa vênd qi po na bâheshin tashti, nuk dijmë me çfarë qëllimi e kompetence, ishin futun në nji formë tepër mashtruese. E qe se edhe nji farë efekti nuk mbetën pa e bâmë, sado pa rândsí për resultatin e fundëm. Toka ku po mbillet fara e dasís ndërmjet Shqiptarvet âsht paditunija, e prandej sado të kënaqshme që të duken frytet e asaj fare për mbjellsit janë të paqëndrueshme si vetë trolli qi i ka prodhue. Mbasi polemika e shtypit ka për gjykues kënduesit, shum’a pak intelektualë, e nuk mund t’a kapërcejë fort cakun e logjikës, mâ në fund duhet të fitojë kush ka të drejtë. Kështu ngjau edhe me këtë çâshtjen e shkrolavet shqipe, në të cilën fasa e parë e polemikës qe mbyllun me fitimin e kombtarvet. Por me gjithë këtê kundrështarët s’e prenë shpresën, nuk heshtën. Kapën rrugë tjetër. U futën në gjî të popullit të padijshëm për t’a helmatisun. Ndodhën trazime në shumë vise të Shqipnís, u mbyllën klube, kombtarët u paditën me herezí e tradhtí, mbi ta rrodhën kërcnime, private e zyrtare! Të krenuem nga këto sukcese të përfaqshme e të kalueshme kundrështarët e ndezën prap edhe nji herë luftën e shtypit. Por edhe ksaj here në këtë fushë nuk do të kenë mâ shumë fat se përpara. Tashti mbasi i përmêndëm shkurtas fazat e ndryeshme nëpër të cilat ka kalue çâshtja qyshse ka lemë e deri sod, po na duket e arsyeshme me shtue edhe nji shkurtim të mendimevet t’ona. Na, mbë nj’anë si Shqiptarë dhe në tjetrën si nji pjesë me rândsí e studentavet universitarë qi po përgatiten të marrin në dorë shortet e kombit, s’kemi ndêjtun pa e ndjekun çâshtjen me të tâna hollsít qi i përkasin, pa bâmë sqyrtime e studime mbi tê aqë sa na kanë përmetue detyrat t’ona të caktueme. I kemi shkue për swsh nji nga nji e me kujdes të posaçëm polemikat e shtypit, e kemi sqyrtue gjat’e gjânë natyrën e dâmevet fetare e politike qi u ngarkohen gërmavet t’ona kombtare, jemi kshillue, kemi pyetun edhe gjind mâ të pjekun e mâ të dijshëm se na. Dhe mâ në fund jemi bindun se nga shkrimi i gjuhës s’onë me shkrolat e sodshme nuk rrjedh asnji dâm, qoftë fetar ase politik. Për kundras këto janë i vetmi mjet për me shpëtue atdheun t’onë nga shumë rreziqe qi kemi përpara swsh. Vetëm me kto mund t’a zgjojmë popullin t’onë nga gjumi i randë i paditunís. Ja pra, për këtë bindje të plotë, absolute qi kemi formue, na po lidhemi e betohemi, po japim besën se nuk do të kursehemi me i kushtue këtij qëllimi gjithë ça të na vijë për dore. Na u duk e nevojshme me i a shpallun me anë të shtypit të tânë botës s’interesueme këtë lidhje e këtë vêndim nëpër këtë deklaratë qi âsht e para siç ka për të qênë edhe e prapmja prej anës s’onë. Stamboll, kallënduer 1325 Vijojnë ndënshkrimet e studentavet shqiptarë në Fakultetet e shkollat e nalta të Stambollit Copyright 2007 Gazeta Shqiptare trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
~*Christel*~ |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1665 Joined: Wed Feb 20 2008, 12:26amPosts: 9278 | Gjyshat tonë, eh paçin dritë! Njerz koktrashë, kurgja s'kanë dijtë: ..........Jan kenë t'hutuemun!... Ata t'mjerët s'kan dijtë athera, as buon giorno,1) as kali spera,2) as sabah sherif teheir-ollsun!3) Na sot jem për t'u lavdue, dijmë me folë, me bisedue ..........nga mendja jem holluemun! Çojmë n'dhe t'huej djalin m'u msue, kombin tonë m'e përparue, ..........dhen tonë m'e nderuemun; rri n'shkollë djali pesë - gjashtë vjet, kur vjen n'Shkodër, shqyp nuk flet, ..........Shqypen ka harruemun!!!! Kur flet shqyp, asht çud m'e ndi Gjys-për-gjys tue e përzi ..........me fjalt t'gjuhve t'hueja!... Thotë: me thanë la verita4) ktu në Shkodër sot diçka ..........jan civilizuemun... La gioventu5) ka studiue di me folë, me ragionue6) ..........po m'vjen mirë: bravissimo! Veramente,7) n'shkolla t'hueja me kenë me studiue dhe grueja, ..........kish me u ndritë il popolo,8) Se n'dhe t'huej asht rispettata,9) grueja asht emancipata,10) ..........nuk asht schiava11) e burrave!... Dhe kah ana e Toskenis ku janë shkollat e Greqis, ..........çud asht me i ndigjuemun; atje Toskat t'thotë gjithehera: mirëmbrëma, kali mera12) ..........si ta kam, kalla mu ise?!13) Thuej: ç'po bahet nga Greqija? T'thotë: atje është elefterija,14) ..........bota është e gëzuarë!!! Nga Jakova e nga Pesrendi,15) n'Stara Serbia(?!) ku i kishteni ..........msohet n'shkolla t'serbëve, tue folë shqyp t'thotë me pahir: si ja brate16), nadja e mirë, ..........dobro itro, kakoti?...17) E kshtu gjuha po shëmtohet, dhe kshtu kombi po mjerohet ..........nga shkollat e hueja!... Filip Shiroka | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | sa e bukur christel!! hera e pare qe po e degjoj iket. Krejt e vertete ![]() Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
~*Christel*~ |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1665 Joined: Wed Feb 20 2008, 12:26amPosts: 9278 | Une kam gjet vedin...edhe ne nji fare menyret me ka ba me u ndi keq! ![]() Po ne kuader te glabalizimit edhe ndonji buon giorno e kali spera kena me e thane ![]() | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | po edhe un e gjeta vedin, pernjat me bani pershtypje. Gjithsesi, e randsishme asht mas me humb gjuhen tande, se perdor fjale te huja ska kergja t'keqe per mendimin tem. fatkeqesi asht kur nuk te kujtohet fjala ne shqip ![]() Un po s'thash 'merci' e 'thanks' 100 here n'dite, nuk me ec dita ![]() Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
- Stella - |
| ||
![]() ![]() Registered Member #3337 Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pmPosts: 5501 | Bukurshkrimi, lënda që po lë fëmijët në injorancë gjuhësore… Dikur ka ekzistuar një lëndë mësimore që shumëkujt sot i duket si një kohë e largët, por që i ka kalitur me kaligrafinë dhe anën drejtshkrimore, të cilën rrallë e gjejmë tek nxën ësit e sotëm. ëhet fjalë për lëndën e Bukurshkrimit, e cila sot është zhdukur nga shkollat fillore. Realisht, të rinjtë e sotëm kanë shumë probleme me të shkruarën. Por, a e ka fajin heqja e Bukurshkrimit nga shkollat? Bukurshkrimi ka shumë vite që është hequr. Ndoshta 15 vite. Sot Bukurshkrimi zëvendësohet me kërkesën dhe këmbënguljen e mësuesve, që nga klasa e parë dhe deri në klasën e katërt. Kjo do të thotë që mësuesi duhet t’i kërkojë llogari nxënësit për formën e shkrimit dhe përmbajtjen, pavarësisht se mund të jetë lënda e matematikës, apo ndonjë lëndë tjetër. Me pak fjalë, bukurshkrimi është shkrirë si një kërkesë në të gjitha orët dhe jo siç ka qenë para viteve ‘90 që kishte orë të veçanta për këtë lëndë. Çfarë problemesh shfaqen realisht tek këta persona që neglizhojnë Bukurshkrimin dhe a vihet re sot? Sigurisht që vihet re. Ne këto probleme sot i kemi gjithandej, në administratë, institucione, media. Kur dëgjojmë debate televizive shohim që ka njerëz që kanë mbaruar të gjitha studimet e mundshme dhe nuk dinë të shprehen, nuk dinë të flasin bukur dhe me kulturë, sepse bukurshkrimi është kulturë më vete. Marre nga gazeta Shekulli Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle ♥ | ||
Back to top | | ||
666 |
| ||
![]() ![]() Registered Member #5114 Joined: Sun Jul 08 2012, 09:45pmPosts: 1026 | lene mas ma kujto , se tmerr e kam pas bukurshkrimin!! Si me shkru me kam pulash m'thote msusja ![]() Touch screen phones piss me off | ||
Back to top | | ||
OLIVE OYL |
| ||
Qukulina![]() ![]() ![]() Registered Member #4115 Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pmPosts: 17082 | ~*Christel*~ ka shkruar: Gjyshat tonë, eh paçin dritë! Njerz koktrashë, kurgja s'kanë dijtë: ..........Jan kenë t'hutuemun!... Ata t'mjerët s'kan dijtë athera, as buon giorno,1) as kali spera,2) as sabah sherif teheir-ollsun!3) Na sot jem për t'u lavdue, dijmë me folë, me bisedue ..........nga mendja jem holluemun! Çojmë n'dhe t'huej djalin m'u msue, kombin tonë m'e përparue, ..........dhen tonë m'e nderuemun; rri n'shkollë djali pesë - gjashtë vjet, kur vjen n'Shkodër, shqyp nuk flet, ..........Shqypen ka harruemun!!!! Kur flet shqyp, asht çud m'e ndi Gjys-për-gjys tue e përzi ..........me fjalt t'gjuhve t'hueja!... Thotë: me thanë la verita4) ktu në Shkodër sot diçka ..........jan civilizuemun... La gioventu5) ka studiue di me folë, me ragionue6) ..........po m'vjen mirë: bravissimo! Veramente,7) n'shkolla t'hueja me kenë me studiue dhe grueja, ..........kish me u ndritë il popolo,8) Se n'dhe t'huej asht rispettata,9) grueja asht emancipata,10) ..........nuk asht schiava11) e burrave!... Dhe kah ana e Toskenis ku janë shkollat e Greqis, ..........çud asht me i ndigjuemun; atje Toskat t'thotë gjithehera: mirëmbrëma, kali mera12) ..........si ta kam, kalla mu ise?!13) Thuej: ç'po bahet nga Greqija? T'thotë: atje është elefterija,14) ..........bota është e gëzuarë!!! Nga Jakova e nga Pesrendi,15) n'Stara Serbia(?!) ku i kishteni ..........msohet n'shkolla t'serbëve, tue folë shqyp t'thotë me pahir: si ja brate16), nadja e mirë, ..........dobro itro, kakoti?...17) E kshtu gjuha po shëmtohet, dhe kshtu kombi po mjerohet ..........nga shkollat e hueja!... Filip Shiroka shum e bukur asht serioze gjendja. Jam dakort me fol sa ma shum shqip, edhe ktyne te hujve ktu bile. ![]() *** I once had a thousand desires, But in my one desire to know you all else melted away. trokit ketu | ||
Back to top | | ||
Powered by e107 Forum System