Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
TV dhe Chat ShkodraOnline

CHAT Kalo ne dritare te re…

TV Kalo ne dritare te re…
10 Replicat me te Fundit ne Forum
Thread Shikime Replika Postimi i fundit
Poezi (Letersia) 241696 686 OLIVE OYL
Tue Oct 23 2018, 10:46am 
Ca kenge po degjoni tani? (Muzika) 636177 5431 ❤Bambolina❤
Sun Mar 25 2018, 11:40pm 
Deshmitaret E Jehovajit (Besimet e ndryshme) 24094 30 Mbreteresha
Fri Feb 02 2018, 08:26pm 
RUS I MADH PA XHAMI?? (Besimet e ndryshme) 26018 33 Mbreteresha
Fri Feb 02 2018, 08:25pm 
Si të lësh përshtypje të mirë! (Psikologji dhe Sociologji) 12933 4 Mbreteresha
Wed Jan 31 2018, 02:21pm 
Te lutem o Zot....!!!! (Besimet e ndryshme) 124689 331 Mbreteresha
Wed Jan 31 2018, 02:05pm 
Libri Qe Keni Ne Duar (Letersia) 158926 501 Mbreteresha
Sat Jan 20 2018, 10:28pm 
Kange franceze.Me te bukurat dje dhe sot. (Muzika) 137770 462 OLIVE OYL
Mon Jan 15 2018, 07:18pm 
Fjal te urta popullore shkodrane (Folklori) 63666 69 OLIVE OYL
Wed Jan 10 2018, 02:38pm 
Destinacioni perfundimtar???!!! (Shkodranët rreth Globit) 34315 32 predator
Tue Dec 26 2017, 08:03pm 
Threads: 3061 | Replika: 405009 | Shikime: 34953533
04
07.2006

Ura e Mesit eshte ndertuar ne vitin 1768 nga Mehmet Pashe Bushati

:::ShkoderZemer
Shkoder, drejt shkaterrimit nje nder urat me te vjetra ne vend


A. Dushi

SHKODËR- Nje nder urat me te vjetra ne vend e te ndertuar ne kohen e Bushatllinjve eshte bllokuar thuajse e gjitha nga mbeturinat qe hedhin banoret e zones. Ura e Mesit, 8 km larg qytetit te Shkodres eshte nje monument kulture me vlera te medha dhe simbol i qyteterimit te lashte. E ndertuar ne vitin 1768 nga Mehmet Pashe Bushati, ura me kurriz qe ndodhet mbi lumin Kir sherbente per te lidhur disa krahina me Shkodren. Duke qene nje monument me vlera te medha arkitektonike e teknike, kjo ure eshte nje objekt qe terheq vizitore te shumte . Me gjatesi 108 meter, gjeresi 3.40m dhe me 13 harqe jo simetrike, per ndertimin e saj jane perdorur gure te latuar, ndersa traseja eshte bere me pllaka guri, Vlerat e kesaj ure shtohen dhe nga terreni piktoresk prane saj me shkembinj dhe ujin e paster. Por ambienti ne hyrje te ures, tek rruga e shkurter per te zbritur tek ajo, nuk eshte aspak i denje per nje monument te tille. Mbeturina urbane te shumta, jane hedhur pikerisht ne ane te rruges, nga ku vizitori hyn per te pare uren nga afer e per te kaluar mbi te , duke shijuar vlerat e saj. Ura ndodhet ne fshatin Mes dhe vetem pak metra larg saj ndodhet qendra e komunes Postrribe. Banoret qe i hedhin mbeturinat prane ures, por dhe autoritetet lokale te komunes, as nuk marrin mundimin te nderhyjne per te evituar kete situate aspak te kendshme. Madje, ky monument kulture me vlere, dhe pse eshte ne varesi te institutit te monumenteve te kultures, duket se eshte jashte interesit te pushtetareve. Ne asnjerin krah te ures, por sidomos ne anen hyrese te saj me drejtim nga qyteti i Shkodres , nuk ka nje tabele qe tregon emertimin e vitin kur eshte ndertuar. Paralelisht me te, eshte ndertuar ura ku kalojne njerezit e automjetet. Mungesa e sensibilizimit per rendesine e ruajtjes se ketij objekti te lashte, dhe e kujdesit per te nga institucionet vendore eshte e dukshme





03/07/2006
[Submitted by ShkodraOnline]
Komenti 0printer friendly
03
07.2006

"Inva Mula kthen madheshtine e kenges qytetare shkodrane"

:::ShkoderZemer
Besi Bekteshi: "Inva Mula kthen madheshtine e kenges qytetare shkodrane"
Monday, 03 July 2006
Teatri “Migjeni” eshte bere perseri skena ku kenga qytetare shkodrane si nje nga perlat e muzikes popullore shqiptare te triumfoje, por nen nje interpretim te mrekullueshem te sopranos me origjine nga qyteti tradicional i veriut. Inva Mula si vajze e nje prej tenoreve dhe kantautoreve shkodrane Avni Mules ka preferuar qytetin e origjines per te prejektuar drejt nje suksesi albumin e saj me 13-te kenge popullore qytetare shkodrane, por edhe korçare. Me nje pune rreth 1 vjeçare ne nje manastir francez me kuartetin e harqeve”Gaudi”, diva shqiptare e cila ka interpretuar me Domingon dhe Carreras-in dhe eshte pelqyer ne publikun nderkombetar, vjen ne “Migjeni” perpara publikut shkodran per t’ju kujtuar atyre se kenga qytetare shkodrane pikerisht ajo tradicionale, nuk mund te “vjeterohet” nga koha dhe ritmet e reja popullore. Diva shqiptare e interpretimit madheshtor operistik ka thene se ky eshte nje borxh i kthyer ndaj kenges qytetare dhe autoreve te medhenj te saj ne Shkoder. Ne teatrin “Migjeni” ku ajo eshte paraqitur per here te pare kur ishte e vogel, perseri e emocionuar ka interpretuar albumin e saj dhe ju ka dhene jete si dikur Marije Kraja dhe Luçie Miloti, atyre kengeve shkodrane qe kane autor dhe qe mund te quhen per nga virtuoziteti dhe origjinaliteti me te vertete perla te kenges popullore qytetare shqiptare.

Inva kendon “Per mu paska ken kismet” dhe “Njat’zaman t’asaj furie” apo “Tash sa dit e mot” por nuk harron te kendoje me sallen edhe super hitin qytetar shkodran “Lulebore”. Kompleksi i harqeve si nje kuartet i mrekullueshem francez u intonua me muziken shkodrane plotesisht, megjithse ne “Migjeni” ishte teper nxehte. Sopranoja e madhe risolli me nje ze dhe interpretim te ndryshem midis lartesise operistike dhe madheshtise se muzikes qytetare, kenget e vjetra me nje freski te madhe qe krijonte emocion. Jo vetem zeri i sopranos, por edhe interpretimi virtual skenik i saj dhe kostumografise se perdorur kane bere nje efekt te jashtezakoshem ne publikun shkodran i cili sallen e “Migjenit” e kishte mbushur krejtesisht dhe duartrokiste vazhdimisht. Pritja e kesaj artisteje te madhe te muzikes operistike ne kenget e origjines qytetare si shkodrane dhe korçare, eshte pelqyer nga publiku shkodran dhe vete kryebashkiaku Artan Haxhi i cili ne fundin e koncertit eshte emocionuar se tepermi per te falenderuar sopranon dhe dorezuar titullin e akorduar nga Keshilli Bashkiak i Shkodres si “Qytetare Nderi”, dives shqiptare Inva Mula. Sopranoja e madhe nuk ka dashur te largohet nga skena pa kenduar edhe nje here me te gjithe sallen, talentet e rinj dhe personalitetet, kengen e madhe dhe perfaqesuese te muzikes qytetare shkodrane “Lulebore”.





Nga Besi Bekteshi



[Submitted by ShkodraOnline]
Komenti 0printer friendly
02
07.2006

Rruga e Velipojes

:::ShkoderZemer
Rruga e Velipojes
Sunday, 02 July 2006
Brenda muajit shtator te ketij viti pritet qe te perfundoje plotesisht rruga e Velipojes. Keshtu bejne te ditur burime nga firma “Delia”, e cila do te shtoje edhe tri kilometra te tjera te kesaj rruge. “Puna per shtrimin e rruges se Velipojes ka nisur keto dite dhe nuk do te ndalohet, pavaresisht fluksit te madh te turisteve qe jane duke u drejtuar ne bregdetin e Velipojes”, - thone drejtues te kesaj firme. Nderkohe, punetoret e kane tejet te veshtire qe te realizojne punimet e tyre ne kete rruge, sidomos gjate diteve te shtuna dhe te diela kur fluksi i automjeteve me pushues qe pershkruajne kete rruge per te shkuar ne Velipoje shenon nje rritje te jashtezakonshme. Sipas te dhenave, gjate fundjaves ne kete aks rrugor kalojne mbi 200 automjete te tonazheve te ndryshme. Ndersa per realizimin dhe kryerjen e shpejt te punimeve, nje ndihme te madhe eshte duke dhene edhe policia e qarkullimit rrugor e cila eshte duke u marre me menaxhimin e trafikut.


[Submitted by ShkodraOnline]
Komenti 0printer friendly
02
07.2006

Rama: Shkodra nuk ka zhvillim me te mire se 15 vjet me pare

:::ShkoderZemer
Kreu i PS-se tha dje ne Velipoje se eshte turp per politiken, qe ne vitet 2006 Shqiperia te gjendet ne keto kushte

Rama: Shkodra nuk ka zhvillim me te mire se 15 vjet me pare


A.Dushi

TIRANË- Kryesocialisti Edi Rama tha dje ne takimin me elektoratin socialist ne Velipoje te Shkodres se PS-ja ndodhet para nje procesi te ri qe do te konsistoje ne hartimin e programit te ri per daljen nga tranzicioni i gjate i 15 viteve. Ashtu si edhe ne nje deklarim te disa diteve me pare, Rama theksoi se armiqte me te medhenj te PS-se jane varferia, injoranca, dhuna dhe korrupsioni qe, sipas tij, jane ulur kembekryq ne pjesen me te madhe te vendit. “Ështe turp, qe ne vitin 2006, ne mes te Evropes, te jetohet ne kushte te tilla dhe ky turp i perket politikes shqiptare. Ato vende qe jane integruar e po integrohen ne Evrope, perfshire dhe fqinjet tane, po ecin me ritme me te shpejta, ndersa ne po ecim ngadale dhe me paradoksalja eshte ajo qe solli ne krye te vendit Sali Berishen. Paradoksale, sepse solli nje person qe duhej larguar me kohe nga skena politike, pasi deshtoi ne menyre spektakolare. Individualisht njerezit kane fituar ne keta vite, kane fituar nga liria, ndersa ne aspektin e nivelit komunitar nuk them dot se Shqiperia eshte ne nivel te kenaqshem. Nuk them dot se Shkodra ka shkolla, universitet e zhvillim me te mire tani se para 15 vitesh. Jane vertet te frikshme kur i mendon keshtu”, - tha kreu i PS-se gjate bashkebisedimit me mbeshtetesit e kesaj partie ne Velipoje. Rama ka riperseritur akuzat e tij ndaj kryeministrit Berisha, duke e cilesuar ate si te paafte dhe mashtrues e ne keto kushte nuk mund te jete ai njeriu qe do ta çoje vendin perpara. “Po a duhet te mbetemi tek ajo qe ne qeverisim me mire, pasi vertet qeverisem me mire. Une mendoj se jo. Kjo pasi ne ishim ne pushtet, por duke menduar se ishim e keqja me e vogel dhe per kete do te rrinim perseri ne pushtet, ndodhi qe sollem Sali Berishen. Ështe fakt tani se humbi PS-ja dhe jo fitoi Sali Berisha. Qeveria e tij eshte nje qeveri e pakices. Por sfida e PS-se nuk eshte thjesht largimi i Berishes nga pushteti, pasi ai eshte vetem nje pengese. Sfida e PS-se eshte fitorja ne luften me parazitet, injorancen, fitorja me ate qe po ndodh me femijet qe nuk po arsimohen si duhet, qe nuk kane tekstet e pershtatshme , qe nuk kane nivelin e duhur te mesimdhenies”, - tha me tej Rama. “Ne Shqiperi ka njerez me ide. Duke shkuar neper fshatra kam degjuar gjera te panjohura. Keta jane njerez te thjeshte, por qe dine shume nga jeta, nuk i ka degjuar njeri per 15 vite. Programet tona jane shkruar nga njerez te zgjuar, por qe nuk e kane njohur realitetin. Te rinjte e fshatit e braktisin token e tyre, dhe shkojne te punojne tokat e fqinjeve, ku punojne si skllever, ndersa toka e tyre ketu rri djerre. Nuk eshte e mundur qe dhe kjo toke t’u krijoje mundesi per te punuar e fituar ketu? Kjo eshte e turpshme per ne si klase politike. Ky eshte dhe deshtimi me i madh i politikes shqiptare, nje deshtim pa ngjyre. Ketu ne Shkoder nuk ka ndryshuar asgje, as tani qe pushtetin e ka ajo force politike, te cilen me vendosmeri shkodranet e kane votuar me shumice ne 15 vjet”, - perfundoi Rama fjalen e tij.




01/07/2006

[Submitted by ShkodraOnline]
Komenti 0printer friendly
02
07.2006

LIQENI I HIDROCENTRALIT TE KOMANIT ME NJE TRAGET, PASAGJERET MBAJNE RADHEN

:::ShkoderZemer
Shtune, 01 Korrik 2006


LIQENI I HIDROCENTRALIT TE KOMANIT ME NJE TRAGET, PASAGJERET MBAJNE RADHEN

SHKODER Shume turiste kosovare detyrohen te bejne nje udhetim me te gjate drejt plazheve shqiptare, pasi ne liqenin e HC. te Komanit qarkullon vetem nje traget dhe ky nje here ne dite. Rruga permes ketij liqeni eshte me e shkurter dhe pushuesit qe vijne nga Kosova, por dhe udhetaret e tjere nga Fierza ne Koman bejne 1 ore e 45 minuta me traget, per te vazhduar pastaj me tej, drejt plazheve te Durresit, Velipojes, Shengjinit, etj.

Por vetem nje traget qe lundron ne liqenin e hidrocentralit dhe qe ben vetem nje rruge vajtje e ardhje, nuk i ploteson dot nevojat e pasagjereve qe ne vere jane me te shumte. Keshtu, mjaft pasagjere kryesisht pushues kthehen prapa, pasi nuk gjejne vende ne traget dhe detyrohen te bejne 240 km rruge tokesore nga Qafa e Malit. Banore te zones se Komanit, tregojne se me vendim te drejtorise se pergjithshme te porteve jane privatizuar prej vitesh dy tragete, te cilet duhet te levizin cdo dite ne liqenin e HC se Komanit, duke u alternuar mes tyre ne vajtje e ardhje.

Po keshtu ato duhet te ankorohen njeri ne kalaten e Komanit dhe tjetri ne kalaten e Fierzes. Banoret shtojne gjithashtu se keto tragete levizin duke punuar nga nje jave sejcili, dhe bejne vetem nga nje rruge vajtje e ardhje. Ne te dyja portat e kalatave mbesin cdo dite rreth 50 automjete me pasagjere, te cilet nuk gjejne vende per te hipur ne traget.

Nje banor nga Komani, Nike Nika, i cili ka punuar shume vjet me tragete dhe eshte kapiten i pare, tregon se dy tragetet, ai "Dardania " dhe "Trageti i ri" i kane vendosur vete levizjet e tyre, ndersa ndermarrja e shfrytezimit te ujrave ne Vaun e Dejes nuk nderhyn per ta disiplinuar kete levizje.

Po ashtu edhe keshilli i qarkut e prefektura e Shkodres qendrojne indiferente ndaj ketij problemi, dhe pse ne territorin e qarkut te Shkodres perfshihet dy e treta e ujrave te liqenit te HC te Komanit. "Ne vitin 1992 kur u privatizuan tragetet, u trajnuan 20 punonjes per te sherbyer ne to si ekuipazh, por sot ata jane pa pune, duke qene se pronaret e trageteve kane marre ne pune te tjere persona dhe pse pa pergatitjen e duhur profesionale" thote Nika.

Nje tjeter problem per ata qe levizin me keto tragete jane edhe cmimet e larta qe levizin gjate kohes.

Keto cmime me se shumti jane 800 1000 leke te reja per m2, por per udhetaret e huaj jane edhe me te larta. Kjo ka sjelle qe donatore e OJF te ndryshme qe kane dashur te dergojne ndihma ne keto zona, te terhiqen nga cmimi i larte i trageteve i cili sjell nje kosto te larte per udhetimin.
Rudina Llazari


[Submitted by ShkodraOnline]
Komenti 0printer friendly
03
07.2006

RAZMA, NJE BUKURI E RRALLE NATYRORE E HARRUAR

:::ShkoderZemer
E Hene, 03 Korrik 2006


RAZMA, NJE BUKURI E RRALLE NATYRORE E HARRUAR

SHKODER "Ka ardhur koha qe Razma te shikohet dhe te vleresohet si nje pike turistike ne perspektive, ndaj edhe duhet te nderhyhet tani qe nuk eshte shume vone". Me kete synim jane mbledhur perfaqesuesit e institucioneve kryesore te Prefektures se Shkodres ne nje takim zhvilluar per problemet e zhvillimit te zones turistike malore te Razmes, e cila eshte edhe nje nder me te bukurat dhe me te vleresuarat ne veriun shqiptar.

Razma shtrihet rreze malit te Velecikut, 90 metra mbi nivelin e detit dhe ndodhet rreth 41 km larg qytetit te Shkodres. Megjithate, pas viteve '90, pika turistike e Razmes, megjithe resurset natyrore qe te ofron, duket se frekuentimi i saj nga turistet ka pesuar nje renie te theksuar.

Ashtu si shume vende te tjera te bukura qe ndodhen ne vendin tone, edhe zona turistike e Razmes ne Shkoder nuk i ka shpetur amullise se krijuar pergjate 15 viteve te fundit. Ne kete zone jane bere dhjetera ndertime, me leje dhe pa leje, te cilat jane ngritur pa nje studim paraprak urbanistik.

Nisur nga ky fakt, drejtorja e Ndermarrjes se Sherbimit Pyjor ne Malesine e Madhe, Hana Sterkaj ka deklaruar se do te behet nje studim ne zonen ne fjale per te evidentuar te gjitha ndertimet e bera, qofte ato me leje apo ato te paligjsme. Sipas saj, ne Razem jane bere edhe ndertime qe nuk i jane permbajtur arkitektures se zones.

Numri nje i Ndermarrjes se Sherbimit Pyjor ka pohuar gjithashtu se ndertimet ne Razem kane vecori arkitekturore, ndaj objektet qe jane ngritur apo do te ngrihen duhet te shikohen edhe nga kjo pike. Razma konsiderohet si nje nder pikat e turizmit alpin, nga me te bukurit ne vend por pergjate shume viteve ne kete zone nuk eshte investuar asgje nga shteti.
Banoret shprehen se qeveria e ka lene ne harrese kete pike turistike, e cila mund te vizitohej nga dhjetera turiste te huaj.

Historia e zbulimit te Razmes

Pika turistike e Razmes u zbulua dhe u studiua qe ne shek XIX, nga botanisti italian Antonio Baldoci, austriaku Dolfler dhe gjeologu Boran Nopce, te cilet pervecse e vizituan nga afer Razmen, i kushtuan nje vend te vecante edhe studimit te bimesise, kafsheve dhe shpendeve qe rriteshin ne kete zone.

Rreth viteve '20, zona e Razmes u shfrytezua nga barinjte per stane verore. Me pas, me kuptimin e vlerave te kesaj zone, tregtaret shkodrane ndertuan shtepite e tyre te pushimit veror. Shfrytezimi i ketyre banesave nga pronaret private vazhdoi deri ne vitet 1945 1946. Pas "shtetezimit" te tyre dhe kalimit ne "pronesi" te Bashkimeve Profesionale, ne vitin 1993, keto shtepi te tipit alpin, u moren perseri nga ish pronaret.

Pasurite natyrore te Razmes
Zona turistike e Razmes e shtrire ne nje pllaje karstike, paraqet kontraste befasuese ne reliev, te cilat japin nje panorame mjaft terheqese per zhvillimin e turizmit malor. Pyjet impresionuese te ahut dhe te pishes me ajrin e paster dhe te fresket jo vetem gjate veres, por edhe gjate dimrit, mbartin ne vetvete vlera turistike dhe kurative te vecanta.
Pervec ketyre vlerave, zona e Razmes eshte e pasur me mjaft kafshe te egra sic jane, ujku, derri i eger, dhelpra, kaprolli, viedudha, lunderza, rreqebulli, lepuri i eger, ketri etj. Ndersa, per sa i takon llojeve te shpendeve qe gjenden ne kete zone, me te permendurat jane, shqipja e malit, skifteri, orli, thellenza e malit, pula e eger, gjeli i eger, pellumbi i eger, mullibardha, barbunja, shepka, etj.

Infrastruktura
Shtrimi i rruges automobilistike deri ne qendren e Razmes, ka bere qe distanca e saj prej 41 km nga qyteti i Shkodres, te pershkohet perreth nje ore. Nisur nga resurset qe zoteron, Razma eshte nje zone e cila paraqet kushtet per zhvillimin e alpinizmit ne shume drejtime si ne alpinizem, turizem shkencor (gjegrafik, turistik, historik, spelologjik, etj), aktivitete gjuetie, aktivitete sportive (verore dhe dimerore), aktivitete artistike, ekskursione, etj.

Nje karakteristike e vecante e zones se Razmes eshte shfrytezimi i saj si gjate veres ashtu edhe gjate dimrit. Ne stinen e veres pushuesit mund t'i largohen temperaturave te larta, duke frekuentuar zonen e fresket te Razmes. Ndersa ne stinen e dimrit, debora e dendur sherben per pasionantet e rreshqitjeve me ski.

Akomodimet
Ne Razem ka shume ndertime alpine qe presin pushuesit. Tradicionalisht aty kane pasur banesat e tyre private shume qytetare nga Shkodra. Disa prej tyre funksionojne akoma, ndersa disa te tjera jane marre nga pronaret e dikurshem apo jane shitur. Hoteli i vetem ka 12 dhoma dhe kushton 1000 leke te reja nata.

Ne Razem ka edhe disa restorante te tjera te vogla, por pushuesit familjare qe frekuentojne rreth 50 shtepite alpine tip vile, me se shumti preferojne te gatuajne vete. Ka dy dyqane, ndersa ne stinen e veres tregtare ambulante shesin cdo dite, kryesisht mish te fresket, qe pritet aty.

Energjia elektrike, per fat te keq, eshte e dobet, pasi tensioni eshte i ulet, si dhe ka kufizime te shumta, njelloj si ne pjese te tjera te Shkodres. Razma e ka pasur problem gjithnje ujin e pijshem, edhe pse eshte ndertuar ujesjellesi i komunes Shkrel, ku ajo perfshihet.

E megjithese jo gjithcka "shkon vaj", rruga automobilistike qe nga Shkodra deri ne qendren e Razmes eshte e asfaltuar plotesisht dhe distanca prej 41 km Shkoder Razem behet ne me pak se nje ore. Por pavaresisht kushteve qe lene per te deshiruar, vitet e fundit Razma ne vere frekuentohet nga rreth 150 pushues ne dyjavor, te cilet terhiqen nga klima e shendetshme dhe natyra e mrekullueshme.

Duke qene jo larg nga Shkodra, Razma ka mundesi te terheqe pushues e turiste ne cdo stine te vitit, e te kthehet ne burim te ardhurash. Ndryshe nga Thethi, ku banoret jane pronare te banesave te tyre, ne Razem nuk ka pasur banore autoktone vendas, dhe ndertimet private qe me pas u shtetezuan e tani jane privatizuar serish jane bere nga qytetaret apo banoret e fshatrave te Shkodres.

Disa nga shtepite e ish pronareve te dikurshem jane gati ne te rrenuar pasi trashegimtaret e tyre jane jashte Shqiperise. Razma ka qene e preferuar per turizem familjar e me vone edhe per ate ditor qe nga fillimi i shekullit te kaluar.

Rudina Llazari


[Submitted by ShkodraOnline]
Komenti 1printer friendly
02
07.2006

Leje ndertimi mbi kolektore

:::ShkoderZemer
Leje ndertimi mbi kolektore
Sunday, 02 July 2006
Ne Shkoder jane dhene leje ndertimi mbi kolektoret e ujerave te bardha dhe kete e verteton nje nga anetaret e KRT-se se qytetit te madh verior. Zonja Fatbardha Mema e sqaron kete problem te madh ne qytetin i cili praktikisht ka shumicen e ketyre kolektoreve te zene dhe me ndertime te shumta mbi to qe shkaktojne pastaj permbytjen masive te Shkodres edhe kur ka nje shi fare te vogel. Ajo ka thene, se me kohe jane dhene edhe leje ndertimesh mbi kolektor, por keto leje jane dhene “gjithnje bazuar mbi plotesimin e kerkesave teknike te kolektorit”. Keto leje jane dhene kryesisht ne hyrje te Shkodres ne 3 ndertime atje thote zonja Mema.Kjo anetare e KRT-se deklaron se ne vitin kur eshte bere nje permbytje e madhe ne Shkoder pra ne 2004, eshte marre vendim nga KRT-ja e qytetit per prishjen e te gjitha ndertimeve pa leje ne kolektorin e ujerave te bardha e cila pjeserisht mund te jete zbatuar nga policia e ndertimit. Mema thote se policia e ndertimit ka justifikime e saj per mjetet dhe mungesat e ndryshme qe ka. Kemi nje problem me kete polici thote pjesetarja e KRT-se, sepse nuk zbatohen keto vendime apo zbatohen pjeserisht. Por Gjelosh Prendi si drejtor i Policise Ndertimore thote se ne kemi nje urdher te kryeministrit Berisha per prishjen e ndertimeve mbi kolektore dhe faktikisht ne kemi bere pune te mire ne bashkepunim me Bordin e Kullimit, por ne i jemi drejtuar me shkrese Bashkise se Shkodres per ndertimet pa leje ne kolektore dhe nuk kemi marre deri tani asnje pegjigje nga ky institucion. Ne duhet te dime se ku jane keto ndertime te paligjshme ne kolektore dhe per kete duhen harta dhe vende te sakta, sepse ne nuk mund te dime kete gjera. Por Lorenc Luka si kryetar i qarkut te Shkodres nderhyn ne kete çeshtje duke pergenjeshtruar drejtorin e policise dhe shpjegon se eshte nje ligj te vitit 1998 i cili detyron policine e ndertimit te nderhyje ne te gjitha rastet, duke mos pasur nevoje kjo polici per shkresa dhe vendime nga njesite vendore por vetevepron dhe ky eshte problemi i vertete sqaron kreu i qarkut te Shkodres. Megjithate po nga policia e ndertimit dhe drejtori i saj, vazhdohet me kembengulje te thuhet se vetem Bashkia i di se ku i ka ndertimet mbi kolektore dhe jo ne. Gjithsesi sipas zonjes Mema ka vendime te KRT-se te veçanta si ne 2004 dhe 2005 qe jane me planimetrite e kolektoreve dhe te gjithe listen e ndertimeve mbi to dhe personave qe kane ndertuar. Pra policia nuk ka se çfare pret. Ne kete “loje” me lista dhe nene apo me ligje jo para 1998 dhe pas kesaj date ne Shkoder, po vazhdohet nje “masaker” te vertete mbi kolektoret e shkarkimit te ujerave te bardha. Ky shkaterrim qe nga burime te cilat nuk duan te evidentohen shkon ne mbi 300 ndertime pikerisht siper gjatesive te kolektoreve dhe nxjerrjen jashte totalisht, punes se tyre. Kjo gje ka bere qe te shkaterrohen edhe kanalet e ujerave te zeza qe hapen per tu kulluar uji i shiut pune te cilen duhet te kryejne kolektoret e prishur nga ndertimet te cilat policia nuk ka mundesi te “gjeje dhe ti prishe”. Nga e gjithe kjo “gjurulldi” mediatike e cila eshte bere vetem ne saj te nderhyrjes se “OSBE-se” ne nje nga televizionet lokale te Shkodres, eshte kuptuar fare mire se ndertimet mbi kolektore nuk do te prishen edhe per nje kohe te gjate, sepse mungon jo vetem bashkepunimi, por dhe kryesisht berja e detyres sidomos nga policia ndertimore, por edhe tashme mungesa e forces per tu perballur me qindra shtepi dhe mure apo dyqane te ndertuara mbi kolektoret e Shkodres.


[Submitted by ShkodraOnline]
Komenti 2printer friendly
02
07.2006

Gjykata le ne burg zyrtaret qe tjetersuan pronat ne Velipoje

:::ShkoderZemer
Kater zyrtaret e larte lokale ne Shkoder nuk kane pranuar akuzen e ngritur

Gjykata le ne burg zyrtaret qe tjetersuan pronat ne Velipoje


Shekulli

Shkoder- Gjykata e Shkodres la dje ne burg pa afat kater zyrtaret e arrestuar pak dite me pare per tjetersimin e rreth 500.000 meter katror toke ne plazhin e Velipojes. Para trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtarja Valbona Durraj, jane paraqitur nje e nga nje Marash Bori, Dede Kaçaj e Fatmir Tepelia, ndersa Andi Gurashi nuk eshte paraqitur duke u perfaqesuar me prokure nga avokati i tij. Marash Bori, 48-vjeç, me detyre Kryetar i Komisionit te Ndarjes se Tokes ne Velipoje- Sektor, ka patur avokat Xhelal Bajraktarin. Akuza per te ka qene shperdorim detyre. Avokati Xhelal Bajraktari ka kerkuar vleresim te paligjshem te ndalimit te bere per klientin e tij dhe lirimin e tij te menjehershem. Marash Bori akuzohet per kthim te tokes se rezervatit te gjuetise ne toke bujqesore, dhe dhenien e saj disa familjeve, kjo e ndodhur para disa vitesh. Andi Gurashi, kreu i komisionit te kthimit e kompensimit te pronave ne qarkun e Shkodres eshte perfaqesuar nga avokati Gjon Lepuri, ndersa Dede Kaçaj, kryetar i komunes Velipoje, ka patur mbrojtes avokatin Ilir Golemi. Fatmir Tepelia, pergjegjes i seksionit te administrimit dhe mbrojtjes se tokes ne keshillin e qarkut, Shkoder, ka patur avokate Haki Krajen dhe Bardh Lohen. Tepelia. Trupi gjykues ka vendosur si mase sigurie per kater zyrtaret ate te arrestit ne burg. Avokatet e tyre jane shprehur se do ta çojne ne apel kete vendim, brenda afatit ligjor. Ka qene sektori i luftes kunder pastrimit te parave dhe krimit ekonomik e financiar , ne drejtorine e pergjithshme te policise, i cili ne bashkepunim me drejtorine e policise ne Shkoder, ka grumbulluar materiale lidhur me abuzimin e ndarjes se tokave ne komunen e Velipojes, ku ndodhet dhe plazhi me i madh dhe me i frekuentuar i veriut. Akuza per funksionaret e ndaluar eshte ajo e shperdorimit te detyres duke sjelle pasoja te renda shtetasve dhe shtetit, gjate ushtrimit prej tyre te funksioneve e detyrave shteterore. Nga hetimet e deritanishme rezulton se abuzimi me detyren nga te ndaluarit ka sjelle pasoja te renda ne pervetesimin dhe shperdorimin e rreth 500.000 meter katror toke ne bregdet. Prokuroria pretendon se keto abuzime qe jane shkaktuar nepermjet falsifikimeve nga punonjesit e siperpermendur, kane sjelle konflikte te panumerta ne komunitetin e kesaj zone.




02/07/2006

[Submitted by ShkodraOnline]
Komenti 0printer friendly
02
07.2006

BANKA CREDINS, DEGE TE RE NE SHKODER

:::ShkoderZemer
Shtune, 01 Korrik 2006


BANKA CREDINS, DEGE TE RE NE SHKODER

Nje mundesi e re hapet per qytetaret shkodrane ne fushen e bankingut. Banka Credins, me date 4 Korrik 2006 organizon inagurimin e Deges se saj me te re ne qytetin e Shkodres. Edhe ketu, si ne cdo dege te Bankes Credins, qytetareve dhe sipermarresve shkodrane, u ofrohen mundesite e nje sherbimi modern bankar.

Bazuar ne ecurine teper te kenaqshme te tre viteve te saj, si dhe ne kerkesen e larte per produkte bankare ne qytetin e Shkodres, Banka Credins do t'u ofroje kushte me te leverdisshme qytetareve dhe sipermarresve te Shkodres, nepermjet degese se saj me adrese : Lagja "Vasil Shanto", Rruga "Vaso Kadia",Shkoder. Tel. 022 50 643, 022 50 645. Fax 022 50 633.

Ne nje mjedis teper komod dhe modern, ne qender te qytetit, me nje personel profesional dhe mjaft te dedikuar, me gamen e gjere te produkteve e sherbimeve qe ofron, Banka Credins, zgjeron hapesiren e zgjedhjeve mjaft te favorshme dhe konkurruese ne tregun bankar ne Shkoder.

Qytetareve shkodrane, ne Banken Credins do t'u ofrohen; Produkti i depozitave bankare me interesa mjaft konkuruese, kredi per biznesin, transferta brenda e jashte vendit, transaksione import eksporti,leshimi i kartes se kreditit American Express dhe kartes se debitit "Credins Card" pagesa per sherbime utilitare, si likujdimi i faturave te energjise elektrike, telefonise fikse dhe celulare, dhe te gjithe sherbime per te tretet, si pagesa per tatime, dogana, etj. Cdo klient i Bankes Credins, i pajisur me karten e debitit "Credins Card" mund te terheqe parate nga llogaria e tij 24 ore ne dite, nepermjet bankomatit te Deges si dhe nga bankomatet e degeve te Bankes Credins neper rrethe.

Banka Credins,e para Banke private shqiptare, u ofron qytetareve kushtet me konkurruese per te investuar kursimet e tyre. Konkretisht : ne Lek deri ne 7.5 % ne vit, Ne USD deri ne 5.25 % ne vit, ne EUR deri ne 5 % ne vit, ne GBP deri ne 4.5 % ne vit dhe ne CAD deri ne 3.75 % ne vit.


[Submitted by ShkodraOnline]
Komenti 0printer friendly
30
06.2006

Stok 500 pasaporta te plotesuar, qytetaret “harrrojne” t’i terheqin

:::ShkoderZemer
Stok 500 pasaporta te plotesuar, qytetaret “harrrojne” t’i terheqin
VIRTYT ABDYLI
29 Qershor Flet shefi i Komisariatit te Shkodres, komisar Arben Hyseni

Ajo çka nuk ndodh pothuajse ne asnje zyre pasaportash, ka ndodhur se fundmi ne ate te Komisariatit te Shkodres. Ne nje kohe kur te gjithe qytetaret qe bejne aplikimet per pasaporta nderkombetare kerkojne jo rrallehere qe t’i marrin para afatit per arsye nga me te ndryshmet, ne zyren e pasaportave te Shkodres paradoksalisht po “flene” 500 pasaporta te reja, te gatshme prej kohesh per t’u terhequr nga qytetaret.

Mosinteresimi i qytetareve shkodrane, qe kane aplikuar per t’u pajisur me pasaportat e reja, per te mos i terhequr ata, po behet problem gjithnje e me shqetesues per drejtuesit dhe punonjesit e Komisariatit te Policise se Shkodres.

Sipas shefit te Komisariatit te Shkodres, komisar Arben Hyseni, puna e mire qe kane bere dhe po bejne punonjesit e zyres se prodhimit te pasaportave, nuk jep efektivitetin e duhur, per shkak te neglizhences se vete qytetareve aplikues, te cilet nuk paraqiten prane zyres perkatese per terheqjen ne kohe te pasaportave te prodhuara dhe te plotesuara.

Neglizhenca ne terheqje

Si pasoje e kesaj neglizhence, thekson komisar Arben Hyseni, nje numer i konsiderueshem pasaportash kane ngelur stok, pa u shperndare, ne ambientet e zyres se pasaportave.

Shqetesimi kryesor i Komisariatit te Policise Shkoder dhe ne veçanti i zyres se shperndarjes se pasaportave, eshte grumbullimi i rreth 500 pasaportave qe kane mbetur pa u shperndare ne kete sezon veror, ku priten te vijne nje numer i konsiderueshem emigrantesh, te cilet kane nevoje te pajisen me pasaportat e reja. Ne rast se shtetasit qe i kane lene pa i marre pasaportat e tyre gjate kesaj periudhe, fillojne te paraqiten prane sporteleve te policise per te terhequr pasaportat, gjate kohes kur do te kete aplikime dhe terheqje pasaportash nga emigrantet, atehere problemi do te behet vertet serioz, pasi do te fillojne te krijohen radhet e panevojshme te personave prites.

Sipas drejtuesve te Komisariatit te Policise Shkoder, pritja dhe vonesa ne shperndarjen e pasaportave gjithnje ka sjelle reagime negative nga ana e qytetareve, prandaj ata i bejne thirrje te gjithe shtetasve qe nuk kane terhequr pasaportat, te paraqiten sa me pare prane zyres perkatese.

Terheqja sa me shpejt e pasaportave, tashme te gatshme per dorezim tek aplikuesit, do te sjelle jo vetem eliminimin e radheve te gjata dhe te sorollatjeve te padeshirueshme nga askush, por njekohesisht do te lehtesoje punen e punonjesve te zyres se pasaportave gjate ketij sezoni veror.

Pajisja me pasaporta

Nderkohe, shefi i Komisariatit te Policise Shkoder, komisar Arben Hyseni, thekson se drejtoria e policise se Qarkut Shkoder, ne bashkepunim me zyren e pasaportave, prane kesaj drejtorie ka marre te gjitha masat per pajisjen e shtetasve ne kohe me pasaporta nderkombetare.

Nje kujdes i veçante eshte treguar dhe per shtetasit qe kane pasur nevoja emergjente, per nje arsye apo per nje tjeter, per t’u pajisur me pasaporta. Ne sherbim te ketyre personave eshte percaktuar dhe nje punonjes dhe sportel i posaçem, qe ka zgjidhur ne kohe rekord te gjitha problemet e aplikuesve te kesaj kategorie.



[Submitted by ShkodraOnline]
Komenti 0printer friendly
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Lexime te Tjera
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.6243 sec, 0.4315 of that for queries. DB queries: 45. Memory Usage: 2,601kB