:::ShkoderZemer Fillon goditja kunder masakres se tokave ne Velipoje Thursday, 29 June 2006 Shkoder—E perfolur prej kohesh, por tashme e ditur qe do te plasi si skandal, ka ardhur edhe goditja e dhene nga Ministra e Brendeshme dhe Pushtetit Lokal me arrestimin e kater prej eksponenteve qe kane transformuar, tjetersuar dhe abuzuar me deri tani rreth 500 mije metra katror toke, ne nje nga zonat me te mira turistike ne Velipoje te Shkodres. Vete Zev/ministri i Brendeshem Gjergj Lezhja ka dale ne nje konference per shtyp per te deklaruar aksionin e kryer ne mengjez per prangosjen e kreut te komunes Velipoje Dede Kaçi per faqesues i PDK-se. Por njeherazi jane prangosur edhe kreu i kthimit e kompesimit te pronave Andi Gurashi, kreu i ndarjes se tokave ne Velipoje Marash Bori si dhe kreu i administrimit te tokave per Shkodren Fatmir Tepelija. Akuza eshte “shperdorimi i detyres” ne ndarjen e tokave dhe rikthimin e pronave ne zonen turistike te Velipojes. Çeshtja “Golemi” duket tashme e vogel nga goditja masive me kater te arrestuar ne Shkoder, qe priten te shtohen ne saj te nje liste e cila perflitet tashme qartazi se eshte gati me persona dhe personalitete te rendesishme vendore te Shkodres. Speciale nga Besi Bekteshi Fillon goditja kunder masakres se tokave ne Velipoje. Vidhet dhe transformohet nje siperfaqe deri tani, prej 500 mije metra katror. Ne hetim edhe persona te tjere. Dede Kaçaj Andi Gurashi Fatmir Tepelija Marash Bori Shkoder—E perfolur prej kohesh, por tashme e ditur qe do te plasi si skandal, ka ardhur edhe goditja e dhene nga Ministra e Brendeshme dhe Pushtetit Lokal me arrestimin e kater prej eksponenteve qe kane transformuar, tjetersuar dhe abuzuar me deri tani rreth 500 mije metra katror toke, ne nje nga zonat me te mira turistike ne Velipoje te Shkodres. Vete Zev/ministri i Brendeshem Gjergj Lezhja ka dale ne nje konference per shtyp per te deklaruar aksionin e kryer ne mengjez per prangosjen e kreut te komunes Velipoje Dede Kaçi per faqesues i PDK-se. Por njeherazi jane prangosur edhe kreu i kthimit e kompesimit te pronave Andi Gurashi, kreu i ndarjes se tokave ne Velipoje Marash Bori si dhe kreu i administrimit te tokave per Shkodren Fatmir Tepelija. Akuza eshte “shperdorimi i detyres” ne ndarjen e tokave dhe rikthimin e pronave ne zonen turistike te Velipojes. Çeshtja “Golemi” duket tashme e vogel nga goditja masive me kater te arrestuar ne Shkoder, qe priten te shtohen ne saj te nje liste e cila perflitet tashme qartazi se eshte gati me persona dhe personalitete te rendesishme vendore te Shkodres. Lezhja ka thene vetem se keto shtetas, duke shfrytezuar detyren e tyre shteterore kane shperdoruar sa qe kane sjelle pasoja te renda shtetit dhe shtetasve nepermjet abuzimit me ndarjen e tokave ne Velipoje. Nga keto abuzime deklaroi Lezhja ka sjelle pervehtesimin dhe shperdorimin e rreth 500 mije metrave katror toke ne bregdet. Te gjitha keto abuzime jane bere me falsifikimin nga ana e te arrestuarve duke sjelle konflikte te panumurta ne te gjithe komunitetin e kesaj zone. Kaq eshte sqaruar nga Ministria e Brendeshme, por nga burime te sigurta ne Shkoder mesohet se jo vetem ka pasur konflikte te shumta, por jane dhjetra dhe qindra raste te njerzve “pronar te te njejtit truall”. Denoncimet dhe akuzat te cilat nuk jane vetem ne keto momente jane shtuar ne forme orteku i cili si fillim ka “perpire” kreun e komunes shume te akuzuar edhe nga komunaret e tij dhe dy zyrtare te larte te adminstrimit te tokave ne Shkoder dhe nje ne Velipoje. Nga ministria theksohet se ka nen hetim edhe zyrtare te tjere , por tashme me keto arrestime i eshte “hapur fleta” nje skandali me permasa te medha i cili ka arritur te transformoje te gjithe bregdetin ne Velipoje dhe te pasuroje shume njerez padrejtesisht. Shitja dhe rishitja disa here i nje trualli per te humbur “gjurmet” eshte vetem maja e ajsbergut te masakres se tokave ne Velipoje. Me sa duket fjala e Berishes i cili e karakterizoi “mafien e tokave” si me te rrezikshmen, i ka vene ne pune organet e hetimit dhe atyre te rendit per te bere ate pune qe duhesh kryer shume vite me pare. Afrimi i legalizimeve me te vertete qe do te shkaktonte kete hapje “hesapesh” ne Velipoje. Ka pasur akuza para disa muajve nga nje prej keshilltareve bashkiake te Shkodres Mustaf Lici, per jo vetem administruesit e tokave, por edhe per “hipoteken e Shkodres”. Ai qe ne ate kohe ne sy te pronareve te tokes atje, ju kerkoi llogari se me çfare i kane ndertuar vilat dhe ne toke te kujt, zyrtaret e dikastereve dhe ato te vete hipotekes se Shkodres. Po keshtu Dede Kaçi eshte akuzuar direkt nga banoret e Velipojes dhe nga Dede Kroni nje prej me te ashperve i cili deklaronte lirisht dhe mediatikisht se ky kryekomunar po vjedh token e te gjitheve si dhe token time. Por Kroni mbas ketyre akuzave eshte arrestuar nga policia para disa muajsh “sepse ishte konfrontuar dhe ishte dhe me arme”. Akuzat e njerve qe kane dhene leke dhe si perfundim kane mbetur edhe pa toke jane shtuar si ne linjen e komunes se Velipojes ashtu edhe ne dikasteret e Shkodres te cilat me anen e zyrtareve po transformonin token me vula dhe firma. Jo vetem qe 900 ndertimet pa leje jane nje problem tragjik i lejuar ne Velipoje qe edhe policia ndertimore eshte dorezuar plotesisht duke u justifikuar me “berjen e nje masterplani” i cili eshte kryer qe ne 2003-shin, por shume ndertime jane edhe neper zona te ndaluara dhe te mbrojtura qe po zihen transformohen dhe mbushen me gardhe ne Velipojen e sotme. Te gjitha keto veprime nuk mund te beheshin pa pjesmarrje noterie dhe avokatesh, pa pjesmarrje dhe veprime ne hipoteke dhe tashme hetimi eshte shtrire kudo. Ne nje kohe kur nga kreu i qarkut Luka denoncohet mediatikisht se jane kaluar katet me shume ne ndertimet me leje, e gjithe Velipoja eshte nje “baterdi” ndertimesh pa leje qe askush deri tani me qellim perfitimi, nuk ka dashur ta ndaloje. Shume prej ketyre ndertimeve tashme kerkojne legalizim dhe pikerisht ky eshte momenti kur “gjakrat” ndizen, sepse toka edhe ajo eshte nje prone e tjetersuar dhe e shkaterruar “ligjerisht” nga veprimet e kryera deri me tani. Toka ne Velipoje eshte shperdoruar dhe transformuar edhe aty ku ka qene prone e shtetit, e mbrojtur dhe prone e atyre qe e kane gezuar mbas 91-shit. Tashme ne frike te shume njerzve qe kane ndertuar nje banese dhe shtepi apo hotel dhe ne momente legalizimi ku toka eshte ajo qe ka me shume rendesi eshte pare se çfare masakre eshte kryer prej vitesh ne kete ane per te arritur ne arrestimet e sotme te cilat sigurisht kane varesi te tjera per te cilat akoma mbahet nje heshtje si ne Shkoder dhe Tirane. Nderkohe qe toka vidhej dhe transformohej ne Velipoje, ndertohet ne menyre te paligjshme edhe tani qe nga policia ndertimore “bertitet mos ndertoni”, ne nje kohe qe edhe toka e shtetit ne zone te mbrojtur ka “pronare” ne Velipoje nuk shtrohet asnje meter rruge, nuk ka ndriçim urban, nuk ka kanale te ujrave te zeza dhe eshte nje katrahure urbane. Kjo katrahure dhe ky devijim qytetar dhe urban qe eshte imponuar ne Velipoje nuk eshte krejtesisht nje “incident” i administrimit lokal. Ai ka arsyen e cila tashme ka viktimat e para, por qe nuk mund te jene te fundit. [ Submitted by ShkodraOnline] :::ShkoderZemer Gjovalin Zekaj, anetar i Keshillit te Komunes deshmon mbi tjetersimin e origjines se tokes ne Velipoje “Toka ne Velipoje, vjedhje kriminale me fitime te medha” Anila Dushi SHKODËR- “Nje vjedhje kriminale, nje masaker me perfitime te medha”. Keshtu e ka cilesuar tjetersimin e pronave ne Velipoje Gjovalin Zekaj, anetar i keshillit te komunes. I pozicionuar ne krah te 13 familjeve te Rrjollit, te cilet disponojne tapi te vitit 1935, ne prill te ketij vitit Zekaj udhetoi ne drejtim te Tiranes, ‘trokiti” ne kryeministri dhe denoncoi skandalin e tokave ne Velipoje. “Jane 13 pronare te cilet kane tapi te vitit ’35, por aktualisht tokat e tyre jane rregjistruar e vazhdojne te rregjistrohen ne emer te personave te tjere”. Sipas Zekajt, deri ne vitin 1996 keto toka ne bregdet kane qene te rregjistruara ne Hipoteken e Shkodres ne baze te tapive te vitit 1935, ne emer te banoreve te Rrjollit, por komisioni vendor i kthimit te kompesimit te tokave vendosi t’u jape 942 dynym toke personave te tjere, te cilet me pas e kane rregjistruar ate ne Hipoteken e Shkodres. *** “Ky tjetersim prone eshte bere ne bashkepunim me Keshillin e Komunes se Velipojes, jashte çdo ligji dhe kur banoret jane interesuar prane hipotekes, pronare te tokes kane rezultuar persona te tjere, te panjohur prej tyre”,-shton Gjovalin Zekaj. Denoncuesi pohon per “Shekullin” se ky tjetersim eshte bere ne menyre speculative, pa marre parasysh tapite e vitit 1935, te cilat i kane te qarta kufijte, pronaret dhe siperfaqen e kesaj toke. “Ne fshatrat Baks e Rrjoll, pronareve te vjeter po u matet e rimatet toka, me qellim per te zhvatur ndonje pjese. Shume pronareve te ligjshem u jane marre me dhjetra e qindra dynym toke dhe u eshte dhuruar te tjereve, ndersa pronareve te vjeter, ne baze te ligjit 7501 u eshte dhene toke ne zona me pak te favorshme”,-thote anetari i Keshillit te Komunes se Velipojes. *** Gjovalin Zekaj tregon se ne kete zone turistike ka mbivendosje te panumerta tapish e pronaresh, nderkohe qe kompesimet po behen me vendime arbitrare. Sipas tij mesohet se ka dhe nje siperfaqe fondi pyjor te rezervatit te gjuetise ne Velipoje, qe ne menyre te paligjshme i eshte dhene personave te ndryshem, pa pasur asnje dokument. Sipas prokurorise se Shkodres, ne te gjithe kete aktivitet dyshohet te jene te perfshire perveç kryekomunarit Kaçaj dhe krushkut te tij, Marash Bori dhe kreu i komisionit te pronave, Gurashi dhe Fatmir Tepelija , i cili eshte aktualisht dhe anetar i Keshillit Bashkiak ne Shkoder, perfaqesues i PD-se. 30/06/2006 [ Submitted by ShkodraOnline] :::ShkoderZemer GAZETA E SHKODRES Qershor 30, 2006 Shkodra zgjidhet zone pilot. Projekti i Organizates Nderkombetare te Punes dhe ne qytete te tjera Varferia rikthen prodhimet artizanale Zanatçinjte: Duam kredi afatgjata per nxitjen e biznesit Brikena Shllaku SHKODER Varferia e skajshme si dhe papunesia e madhe, te cilat e renditin Shkodren nder zonat e para ne shkalle vendi, si dhe mungesa e investimeve ka nxitur rikthimin e tradites se shekujve te shkuar, ate prodhimeve artizanale. Gjate viteve te fundit eshte rritur ndjeshem numri i mjeshtrave te punimeve artizanale, gje e cila ka ndikuar ne menyre direkte per zbutjen e varferise dhe ne zhvillimin e biznesit te vogel. Aktivitetet artizanale qe po zhvillohen jane punimet me kashte, pelhurat, punimet me dru, baker, argjend si dhe qendistaria. Artizane te ndryshem ne qytetin e Shkodres por edhe ne rrethinat e saj, pohojne se punimet e tyre me dore jane burim fitimi dhe se ne te ardhmen pritet qe prodhimet artizanale te kene nje vlere me te madhe ne tregun e gjere. Nderkohe, Organizata Nderkombetare e Punes (ILO), ne bashkepunim me Organizaten per Zhvillim (OCED) kane bere nje studim per aktivitetin artizanal ne Shkoder. Alfred Opi, perfaqesues i Organizates Nderkombetare te Punesimit ne Shqiperi, shprehet se ky aktivitet po ndikon ne rritjen e vetepunesimit ne Shkoder, zone kjo e cila njihet per nivelin e larte te papunesise. Projekti i ILO-s dhe OECD-it, i mbeshtetur dhe nga Ministria e Punes, ka percaktuar qytetin e Shkodres si qytet pilot, per nxitjen e prodhimeve artizanale. Synohet qe ky projekt te shtrihet vitet e ardhshme edhe ne qytete te tjera te vendit. Punimet artizanale ne zonen e Shkodres i paten fillimet e veta ne gjysmen e shekullit XVIII. Motivet dhe teknikat e aplikuara,u trasheguan brez pa brezi deri ne ditet e sotme. “Ne fillim kemi punuar vetem me modelet e vjetra te ish-nderrmarrjes artistike, me rritjen e klienteles ato sillnin vete modelet, te cilat i hedhim ne nje fletore me katrore. Tashme kemi shumllojshmeri disenjosh dhe ngjyrash”, thote Nebija, nje nga artizanet e qytetit te Shkodres. Cilesia e larte e punimeve si dhe çmimet e leverdisshme kane bere qe bleres te shumte nga Tirana, Lezha, Durresi dhe Kavaja te shkojne per te blere qylyma ne Shkoder. Zona e Zogajve njihet ne gjithe vendin per cilesine e larte te qylymave. Nderkaq, artizane te tjere ne Shkoder pohojne se jane te shqetesuar per qirate e larta neper panairet e ndryshme qe zhvillohen ne kete qytet. Ata thone se shteti dhe donatoret e ndryshem duhet te shikojne mundesine e uljes se qirave te panaireve, e cila do te ndihmonte artizanet e vegjel. [ Submitted by ShkodraOnline] :::ShkoderZemer Arrestohen kater pushtetare nga Shkodra, te akuzuar per abuzim detyre Duket se qeveria eshte e vendosur ne luften kunder shfrytezimit te postit. Kater zyrtare te larte ne rrethin e Shkodres jane vene ne pranga me akuzen e shperdorimit te detyres. Zv.Ministri i Brendshem Gjergji Lezhja ka konfirmua lajmin e arrestimit te kryetarit te Komunes se Velipojes Dede Kaçi dhe te kreut te Kthimit te Pronave ne Shkoder Andi Gurashi. Dy zyrtare te tjere nga zyra e Kthimit teq pronave jane arrestuar gjithashtu nga policia e Shkodres. Emrat e dy te arrestuarve te tjere jane Marash Bori, kryetar i Ndarjes se Tokes dhe Fatmir Tepeliaj, pergjegjesi administrimit te tokave. Keta te fundit akuzohen per shkelje te renda ne detyre duke i shkaktuar nje dem te madh si shtetit ashtu edhe personave te caktuar.R.Çipuri 29/06/2006 12:27 [ Submitted by ShkodraOnline] :::ShkoderZemer “Limite qe nuk durohen per nje qytet si Shkodra” Burim Mesi Te jetosh ne Shkoder ne mes te baltes, pluhurit dhe ambientit krejt te çimentuar eshte nje vetedenim. Pa permendur korrentet ajrore qe jane natyrale per konfiguracionin e Shkodres, te cilat percjellin si me tuba ererat e forta, te lageta e te ftohta dimrit dhe ato te nxehta e dehidratuese veres, vlen te themi se gjelberimi thuajse nuk ekziston. Ne normat e duhura per nje komunitet jete, siç eshte qyteti, eshte e domosdoshme qe per çdo banor te kete mbi dy meter katror gjelberim, i cili duhet te jete i nderthurur ne strukturen vertikale (te kete livadhe, shkurreta, shkurre dhe drure te larte) si dhe ne ate cilesore (te kete drure gjethembajtes tere vitin, lloje absorbuese zhurmash e pluhuri si dhe prodhuese ozoni. Gjithashtu, shteti duhet te pergjigjet qe ne brendesi te kete edhe pellgje uji (basene artificiale ne forme oazesh si dhe shatervane qe njomin vazhdimisht ajrin ne vere). Normalisht, Shkodres i duhet te kete mbi 100 ha gjelberim dhe nje kurore e gjelbert e ringritur. Po te vini re, smogu ne kete qytet eshte i padurueshem dhe tej normave sa po i mbyt banoret e ketij qyteti, prandaj per kete dhe per njeqind arsye te tjera duhet hartuar nje masterplan per gjelberimin, duke denuar njekohesisht çimentimin e territoreve (nuk duhen lejuar shtrimet e trotuareve ne beton, por vetem mbi rere) dhe risjelljen e jetes ne kete qytet. 28/06/2006 [ Submitted by ShkodraOnline] |
|
:::ShkoderZemer Kryetari i komunes, Kaçaj dhe 3 zyrtare te pronave akuzohen per shperdorim detyre. Lezhja: Shkaktuan konflikte te panumerta Pranga 4 zyrtareve, tjetersuan 50 hektare toke ne Velipoje Anila Dushi SHKODËR- Abuzimet me 50 hektare toke ne bregdet çojne ne pranga kryetarin e komunes se Velipojes dhe tre zyrtare te Kthimit dhe Kompesimit te Pronave ne Shkoder. Dede Kaçaj, perfaqesues i Partise Demokristiane, njeherazi kreu i komunes se Velipojes, Andi Gurashi, kryetar i Komisionit te Kthimit e Kompensimit te Pronave ne Shkoder, Fatmir Tepelia, pergjegjes i seksionit te administrimit dhe mbrojtjes se tokes ne Keshillin e Qarkut dhe Marash Bori, kryetar i komisionit te ndarjes se tokes ne fshatin Velipoje- Sektor jane arrestuar paraditen e djeshme, pas urdher-arresteve te firmosura nga prokuroria lokale. Fill pas arrestimeve, zv.ministri i Brendshem, Gjergj Lezhja beri me dije ne nje konference per shtyp abuzimet e zyrtareve, tanime ne pranga. “Nga hetimet e deritanishme rezulton se abuzimi me detyren nga te ndaluarit ka sjelle pasoja te renda ne pervetesimin dhe shperdorimin e rreth 500 000 meter katrore toke ne bregdet. Keto abuzime jane shkaktuar nepermjet falsifikimeve dhe kane sjelle konflikte te panumerta ne komunitetin e kesaj zone”,-pohoi Lezhja. Akuzat Skandali i abuzimeve me trojet ne bregdetin e Velipojes eshte regjistruar si çeshtje ne daten 13 qershor te vitit te kaluar, mbi bazen e materialeve te grumbulluara nga sektori i Luftes Kunder Pastrimit te Parave dhe Krimit Ekonomik Financiar, ne drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit. Me se shumti kane qene banoret e kesaj zone, te cilet kane denoncuar ne polici apo prokurori drejtuesit vendore per tjetersim te pronave te tyre. Pas hetimeve 1-vjeçare, Prokuroria e Shkodres firmosi edhe urdher-arrestet per 4 funksionaret vendore, te cilet akuzohen per shperdorim te detyres, duke u sjelle pasoja te renda qytetareve dhe shtetit. Zv.ministri Lezhja pohoi dje se abuzimet me 50 ha toke ne bregdet jane kryer nepermjet falsifikimeve te dokumentave, ç’ka edhe ka shkaktuar nje situate krejt kaotike ne Velipoje, ku per nje cope toke rezultojne disa pronare. “Hetimet lidhur me keto abuzime do te perfshijne dhe persona te tjere te implikuar ne kete veprimtari kriminale, me qellim nxjerrjen e pergjegjesive te te gjithe personave me ose pa pushtet, te perfshire ne te. Policia u ben thirrje te gjithe te demtuarve nga kjo veprimtari, te kallzojne prane organit te procedures dhe policise, per te realizuar nje hetim te plote dhe te gjithanshem te kesaj çeshtjeje”,-ka apeluar zv.ministri i Brendshem. Abuzimet Procedimi penal i filluar mbi abuzimet e kryera nga 4 funksionaret e arrestuar ka lidhje me kthimin e tokes ne Velipoje- Sektor personave qe nuk e kane patur ate ne pronesi, si dhe dhenien e se njejtes siperfaqe toke, personave te ndryshem. Skandali i ndarjes se tokave ne komunen Velipoje eshte bere publik nga banore te fshatrave te kesaj komune, te cilet kohe me pare akuzuan kryekomunarin Kaçaj dhe kreun e kthimit te pronave, Gurashi per abuzime. Perfaqesues te banoreve te fshatit Rrjoll te komunes se Velipojes, ne shtator te vitit te kaluar dhe ne shkurt te ketij vitit kane denoncuar grabitjen qe po u behej tokave te tyre dhe kane kerkuar qe prokuroria e niste hetimet mbi kete çeshtje. Pasi kane bere disa protesta e peticione, banoret e njeres prej zonave turistike me te bukura e me te pashfrytezuara ne bregdetin e Adriatikut duket se i jane drejtuar prokurorise, duke sjelle kesisoj arrestimin e 4 funksionareve. ZONA TURISTIKE Kaosi i paralajmeruar i tokave ne Velipoje SHKODËR- Plazhi i Velipojes, i njohur si zona turistike me e madhe ne veri te vendit ka terhequr prej vitesh interesin e investitoreve, por problemet e pronesise duket se kane penguar disi zhvillimin e infrastruktures. Toka e plazhit dhe e disa fshatrave, para vitit 1990 ka qene ferme bujqesore shteterore. Banoret e plazhit, nuk kane patur toke tyre, madje zona ku aktualisht ndodhet plazhi, ka qene kenete.Pas vitit 1990, me vendim te qeverise se asaj kohe, plazhi i Velipojes u la te administrohej nga bashkia, zyra e urabanistikes, KRRT-ja dhe Keshilli i Rrethit te Shkodres. Bashkia do te administronte kabinat dhe 3 hotelet e trasheguara nga koha e diktatures, ndersa zyra e urbanistikes, KRRT-ja dhe Keshilli i Rrethit do te pergjigjeshin per gjithe zonen tjeter te plazhit. Por ne te vertete, pas 1990 prona publike e plazhit u zaptua nga banore vendas apo te ardhur, te cilet filluan ta shesin token pa asnje dokument . Ne qershor te vitit 1994 miratohet masteplani per plazhin e Velipojes, por ky plan mbeti ne leter. Me pas, me vendimin nr.44 te dates 20 gusht te vitit 1995, KRRT-ja e Shkodres vendosi qe 108 hektare toke ne zonen e plazhit te Velipojes te perdoren per te kompensuar ish-pronaret. Ky vendim, serish nuk u zbatua, ndersa ndertimet spontane ne kete zone ngriheshin dita-dites, pa kurrfare plani urbanistik. Ish-pronaret e planifikuar per kete kompensim nuk moren asnje meter toke ne Velipoje. Abuzimet lidhur me tokat e bregdetit te Velipojes jane te dukshme dhe ankesat per to nuk kane munguar as nga ish-pronaret. Ne zyren e Rregjistrimit te Pasurive ne Shkoder, kane qene te shumte ata qe kane shkuar per te rregjistruar ndertimet e tyre ne plazh, por duke mos patur dokumentacion te rregullt , shumica nuk kane mundur ta bejne. Aktualisht, ne Velipoje ka mbi 900 ndertime pa leje dhe masterplani i vitit 2003 , i miratuar nga KRRTRSH nuk eshte vene sot e kesaj dite ne zbatim. REAGIMI Familjaret Tepelia: Fatmiri, “koke” turku SHKODËR- “Paraqitja vizive dhe buja me te cilen po transmetohet ndalimi i kreut te Seksionit te Administrimit dhe Mbrojtjes se Tokes eshte nje cenim e shkelje e te drejtave te njeriut. Prane fushatave elektorale, shteti punon per buje, ndaj edhe mendojme se Fatmiri eshte koke turku”. Keshtu pohuan per gazeten “Shekulli” te afermit e te arrestuarit te djeshem, Fatmir Tepelia. Ata shprehen se njeriu i tyre ka 22 vjet qe punon ne administraten shteterore dhe me forcen e ndershmerise dhe profesionalizmin e tij, ka perballuar gjithe situatat e veshtira qe ka kaluar Shkodra.”Mjafton te permendet vetem viti 1997, ku ai ka ruajtur, jo ne shtepi, dokumentat e kadastres qe mund te demtoheshin siç ndodhi ne qytete te tjera. Duke qene punonjes i shtetit, ne nje sektor te tille si kadastra, ai meriton respekt e jo te denigrohet, nderkohe qe ende eshte nje i dyshuar dhe drejtesia nuk e ka thene fjalen e saj perfundimtare”,-thote bashkeshortja. “Provat mbi te cilat eshte bere ndalimi i tij jane shkresore, çdo gje eshte e dokumentuar, e arshivuar, pasi ne nje sektor te tille nuk mund te marresh me vehte harta e skica. Ai nuk eshte kapur ne flagrance. Une personalisht dyshoj ne saktesine e akuzes se ngritur , akuze e cila mendoj se eshte abuzive”,-thone familjaret. Sipas tyre, institucioni ku deri dje punonte Fatmir Tepelia eshte lehtesisht i kontrollueshem nga te gjithe hallkat e shtetit, deri ne detaje. “Per mua, procesi eshte i paragjykuar dhe perben nje rast dhune mbi drejtesine, pasi duke thene se ka abuzime e skandale me tokat , ndersa akoma hetimi nuk ka perfunduar dhe gjykata nuk e ka marre çeshtjen ne dore, ka presion mbi gjykaten. E bindur ne pafajesine e tij, mendoj se shteti mund ta hetonte ne gjendje te lire”,-perfundon per “Shekullin” zonja Tepelia. DEDË KAÇAJ I datelindjes 03.02.1945, lindur dhe banues ne Pulaj, Velipoje, me arsim te larte, i pa denuar me pare, aktualisht me detyre kryetar i Komunes Velipoje. Arrestohet me akuzen e shperdorimit te detyres, ne dem te qytetareve dhe shtetit ANDI GURASHI I datlindjes 11.10.1971, lindur dhe banues ne lagjen “Fahri Ramadani”, Shkoder, me arsim te larte, i padenuar me pare. Aktualisht me detyre kryetar i Komisionit Vendor te Kthimit dhe Kompesimit te Pronave, Shkoder FATMIR TEPELIA I datlindjes 13.04.1960, lindur dhe banues ne lagjen “Vasil Shanto”, Shkoder, me arsim te larte, i padenuar me pare. Aktualisht me detyre pergjegjes i Seksionit te Administrimit dhe Mbrojtjes se Tokes ne Keshillin e Qarkut Shkoder MARASH BORI I datlindjes 13.05.1958, lindur e banues ne Velipoje, i padenuar me pare. Aktualisht me detyren e kryetarit te Komisionit te Ndarjes se Tokes per fshatin Velipoje-Sektor, Shkoder. Akuzohet per shperdorim detyre 30/06/2006 [ Submitted by ShkodraOnline] :::ShkoderZemer Ne daten dy korrik sopranoja Inva Mula prezanton albumin e saj me 13 kenge popullore qytetare, kryesisht jare shkodrane, por edhe korçare Alma Mile Nga skenat boterore zbret ne Teatrin “Migjeni” te Shkodres. Pas nje pune nje vjeçare me kuartetin e harqeve “Gaudi” e veçuar ne nje manastir francez, Inva Mula promovon albumin e saj me kenge popullore qytetare. Jane 13 kenge, kryesisht jare shkodrane, si “Per mue paska kenun kismet”, “Njat’zaman t’asaj furie”, “Tash sa dit e mot”, etj, qe vijne nen interpretimin e sopranos se madhe dhe kuartetit francez. Per te prezantuar albumin e saj, Mula zgjodhi pikerisht Shkodren, me te cilen e lidhin kujtime te hershme feminije, por edhe nga buron pjesa me e madhe e kengeve te permbledhjes. Koncerti zhvillohet ne daten 2 korrik ne Teatrin “Migjeni”, ndersa albumi hidhet ne treg nje dite me vone prej shtepise diskografike “Eurostar”.Per Mulen e rendesishme eshte qe keto kenge te mos humbasin, te mbeten ne fonoteken shqiptare dhe te dalin prej anonimatit. Kete hap ne karrieren e saj ajo nuk e quan nje “hedhje” ne muziken popullore, por nje borxh qe duhet shlyer karshi kenges qytetare dhe kompozitoreve te saj. Koncerti zhvillohet nen kujdesin e kryetares se Parlamentit, znj. Jozefina Topalli dhe mbeshtetjen e Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve. Inva Mula vjen ne Shqiperi pas nje suksesi ne Operen e Triestes, ku interpretoi rolin e Violetes ne operen “Traviata” dhe javes tjeter do jape dy koncerte ne Kroaci e Sarajeve me tenorin e madh Hoze Karreras. Albumi Pirro nuk mbetet pas Duket si nja gare brenda familjes. Pas Inves edhe kantautori Pirro Çako promovon albumin e tij te ri. Tashme çdo gje ka mbaruar, pritet vetem konferenca per shtyp dhe dalja ne treg e albumit. Pas “Heret a vone”, Çako vjen me albumin “Mos me krahaso”. Jane rreth 10 kenge te reja me tekste te Timo Fllokos, Teodor Kekos, etj. Ashtu si edhe Inva, hedhjen ne treg te albumit ia ka besuar shtepise diskografike “Eurostar”. Si ju lindi ideja per realizimin e ketij albumi, eshte ky nje moment “arratie” nga muzika operistike? Sado qe rruget te çojne larg, si ne rastin tim qe nuk jetoj ne Shqiperi, ndodh gjithnje kthimi ne origjine. Kthimi ne muziken shqiptare, ne Shqiperi, prane njerezve qe i dua eshte nje ushqim i jashtezakonshem. Regjistrimi i ketij albumi ishte nje enderr e dashur, deshire qe e kam pasur prej kohesh, aq me teper me nje kuartet harqesh, gje qe nuk eshte bere me pare. Asnjehere keto kenge nuk jane interpretuar ne menyre profesionale, nderkohe qe kane nje muzike dhe nje shtrirje shume te gjere qe mund te realizohet vetem nga kengetare qe kane pergatitje te mire teknike. Por nuk mund te thuhet qe ky album eshte nje kalim i imi nga opera ne muziken popullore, por eshte nje domosdoshmeri per kete muzike te shkelqyer qe ne kemi, per ta lene ate pas nesh ne menyre profesionale, per t’ia dhuruar publikut shqiptar, por edhe atij boteror. Ç’mund te na thoni per perzgjedhjen e kengeve? Rreth 80% e kengeve jane arie shkodrane, kurse pjesa tjeter jane kenge te njohura per publikun shqiptar, si “Kroi i fshatit tone”, qe vjen nga Korça, apo “Fryn veriu”, nje kenge e mrekullueshme pogradecare me tekst te Lazgush Poradecit, apo “Kur me vjen burri nga stani”. Disa syresh jane kenduar edhe nga e madhja Tefta Tashko Koço. Muzika e tyre eshte e mrekullueshme, por sa i perket teksteve, mendoj se jane pika me e dobet e tyre. Shumica jane kenge dashurie, si duket shqiptari ne kete pike ka qene me i ndjeshem dhe shumica jane sentimentale. Disa prej tyre jane deri diku me nje shqipe te vjeter qe ne nuk e perdorim, por pasuria melodike e ketyre kengeve eshte aq e madhe, saqe tekstet dalin ne vend te dyte. Sa e veshtire ishte per kuartetin francez “Gaudi” te pershtatej me muziken shqiptare? Qellimi ishte te realizonim diçka profesionale, qe te mbetet ne fonoteken shqiptare. Kur pame se sa bukur tingellonte muzika shqiptare, luajtur nga ky kuartet klasik, kuptuam se kjo ishte ajo qe duhej. Perveç violinçelistit, Arben Skenderi, i cili i njeh kenget, per anetaret e tjere te kuartetit “Gaudi” ishin teresisht te reja, por ata menjehere e thithen muziken tone. Aq sa kur degjova violinen mendova: vertete violinisti nuk eshte shqiptar? Kjo sepse keto arie kane nje muzike sa origjinale, aq edhe te nje niveli nderkombetar. Ishte nje pune e veshtire, por e bukur dhe e suksesshme. Proven tone te pare e beme gjate nje udhetimi me anije ne Fjordet Norvegjeze, para nje publiku kryesisht francez, dashamires dhe njohes shume te mire te muzikes klasike. Reagimi i tyre ishte i mrekullueshem dhe na dha garancine se do pritemi mire jo vetem ne Shkoder, por edhe ne te gjitha koncertete qe kemi parashikuar te organizojme me kete repertor. Perse zgjodhet pikerisht Shkodren per koncertin tuaj? Ishin te forta arsyet pse zgjodhem Shkodren dhe Teatrin “Migjeni”. Rreth 80 % e kengeve jane shkodrane, qe jane kenduar prej brezash ne Shkoder. Jane quajtur anonime, pasi keshtu ndodh ato here kur ato kendohen aq shume ne popull, por ne te vertete jane krijuar nga kompozitore te mirefillte, qe u shkolluan ne Akademite e huaja. Mjafton te permendim kengen e famshme “Lulebore” e cila u kompozua nga Simon Gjoni. Keshtu qe ne nje fare menyre koncerti eshte edhe nje homazh per keta artsiste qe dhane kaq shume per kulturen. Por jo vetem kaq. Lidhja ime me Shkodren eshte shume e hershme, kur kendoja ne Festivalin e Femijeve. Dhe eshte bukur dhe shume e rendesishme per nje femije qe te mesohet me skenen, kur ajo eshte ende nje loje per te. Dhe ky eshte nje kthim pas shume vjetesh per mua me shume nostalgji. Por gjithashtu eshte edhe nje shtyse per Shkodren, per te arritur nivelet dhe vendin qe i takon, si djep i kultures. Gjithashtu keni realizuar nje Kalendar, ku pozoni me veshje te stilizuara popullore, sa lidhet kjo gjetje me albumin? Kalendari eshte nje tjeter forme per te promovuar kulturen shqiptare. Fotografite jane realizuar nga fotografi Fadil Berisha, i cili dha edhe idene, ndersa veshjet u stilizuan nga stilisti Joni Peçi, i cili ka bere nje pune te mrekullueshme, duke u nisur nga elemente te veshjeve popullore te nxjerra nga muzete dhe sendyqet, ku ruheshin ato. Diku ka nje brez, diku tjeter nje gjerdan, nje jelek, kompozuar dhe stiluar me veshjet moderne. Çdo veshje eshte fryt i monmentit, nje frymezim i çastit dhe asnjera prej veshjeve nuk eshte e qepur, por e stilizuar dhe e fiksuar sipas trupit tim. Fotografite u realizuan ne Kalane e Butrintit, keshtu qe eshte promovim i shume pasurive njeheresh. Ktheheni nga nje sukses i rradhes ne Operen e Triestes, ku interpretuar Violeten… Ishte nje produksion teper interesant i Massimo Ranierit, kengetar dhe regjisor, i cili i kthehet pasionit te vjeter per operen. Ishte pikerisht opera verdiane “Traviata”, e cila korri nje sukses te jashtezkonshem. Kjo eshte nje nga operat me te ngjitura ne skenen italiane dhe gjithe perpjekja e regjisoreve perqendrohet ne gjetjen e nje versioni te ri dhe ky ishte nje syresh. Por surpriza e kesaj rivenieje ishin Violetat, te dyja shqipetare. Nese me pare publiku eshte çuditur prej faktit qe prej nje vendi te vogel dalin kengetare shume te mire, qe shfaqen ne skenat boterore, kete here çudia ishte me e madhe, pasi ne te njejten veper protagonistet ishin shqiptare. Edhe Violeta tjeter, Ermonela Jaho, eshte nje soprano e shkelqyer dhe te dyja u ndiem shume mire ne skenen e Triestes. Cili eshte stacioni juaj pas Shkodres? Javen qe vjen nisem ne Kroaci, ku kam dy koncerte shume te rendesishme me tenorin e madh Hoze Karreras. Njeri eshte ne Amfiteatrin e Polas me orkestren e Operes se Zagrebit, kurse tjetri eshte ne Sarajeve. Jam shume e lumtur qe do jap koncerte ne dy vende fqinje per nje publik shume te gjere. Repertori i eshte pershtatur atij te Hoze Karreras, do kete duete dhe arie te njohura, shkeputur nga vepra te medha boterore. 30/06/2006 [ Submitted by ShkodraOnline] :::ShkoderZemer E Premte, 30 Qershor 2006 “KANGE POPULLORE SHKODRANE” NE BOTIMIN E DYTE BRENDA 4 VJETEVE. Me botuesin Frano KULLI Pse kaq shpejt ky ribotim ? Nese gjykohet se eshte bere shpejt ribotimi, per mua kjo ben edhe me te bindshem shqetesimin qe me shkaktuar dalja me vonese, madje me shume vonese e permbledhjes se ketyre kengeve ne botimin e tyre te pare. Jane me shume se 350 kenge shkodrane te kenduara, ndoshta, pergjate nje shekulli, qe keshtu te permbledhura ne nje liber dalin pak mbas mbylljes se tij... Por s’duhet te harrojme, ne fund te fundit se diktatin e pare ne ribotimin e nje libri e ushtron lexuesi, kerkesa e tij dhe tregu. Cilet kane qene me te interesuarit per kete liber ? Mendoj se te paret te interesuar kane qene gjithe ata dashamire te kenges popullore qytetare shkodrane, kryesisht te nje a dy gjeneratave me pare, te cilet jane rritur me keto kenge, kenga e ahengu ka qene shpirti i tyre. Pastaj, me mjaft interes, mendoj se eshte pritur dalja e kesaj permbledhje te ketyre kengeve, per studiuesit e muzikes e te tjere te interesuar per keto kenge, sidomos per menyren profesionale te paraqitjes se tyre ne kete liber, me nota dhe me tekste se bashku. Po kengetaret e rinj te kenges popullore qytetare ? Ne qofte se per kategorite e siperpermendura ka qene dashuria dhe deshira e madhe per t’i pasur keto kenge te permbledhura ne nje liber, per kengetaret e rinj te kenges popullore qytetare, njohja e mire e tyre eshte nje detyrim i madh. Ndoshta, edhe per vete karrieren e tyre artistike. Por per me shume se kaq per te ardhmen e kenges popullore shkodrane, kesaj perle te kultures muzikore shqiptare te tradites. Kengetaret e rinj te kenges popullore qytetare, jane e do te jene nderlidhesit e se shkuares se krijimtarise muzikore te ketij qyteti, djepi i kultures muzikore, me te ardhmen e saj. Dihet se ne Shkoder qarkullon edhe nje botim tjeter me 250 kenge te ahengut shkodran. Cili eshte ndryshimi? Sigurisht qe ka nje ndryshim ndermjet te dy botimeve (perderisa jane dy e jo nje) dhe ky ndryshim, mendoj une eshte pak me shume se sa nga numri i kengeve qe paraqiten ne njerin e ne tjetrin liber. Por gjithsesi ata jane pjese komplementare e nje pune mrekullisht te vlerte qe kane bere njohesit, krijuesit, ekzekutuesit dhe mjeshtrit e muzikes shqiptare, Tonin Daija e Tonin Zadeja e bashke me to autori i ketij botimi, Agim Velaj. T.Cobani [ Submitted by ShkodraOnline] :::ShkoderZemer Besi Bekteshi: Harresa e “9 janarit” Wednesday, 28 June 2006 Mhillaj deklaron se me daten 15 janar ne nje seance parlamantare “opozita e atehershme kerkoi per kete tragjedi shkarkimin e Fatos Nanos”. Mirepo thote zoti Mhillaj kur deri ne oren 24-er nuk u arrit kjo gje, mbas disa ditesh u arrit nje konsensus socialisto-demokrat qe te ngrihej nje “komision parlamentar hetimor” per “9 Janarin”. Megjithse u ra dakort per kete gje, ky komision nuk u ngrit kurre, sepse te dy palet nuk u “moren vesh” se kush do te kryesonte kete komision nje socialist apo nje demokrat. Por ajo qe ishte akoma me interesante mbas ketyre viteve rropatje ne gjygje dhe seanca degjimore qendronte ne faktin se ky komision i cili do te ndertohej ne ate kohe do te hetonte “mbytjet ne uje” qe nga viti i larget 1992. Ai komision nuk u ngrit kurre, dhe megjithse edhe sot ka kerkesa te shumta te kesaj shoqate perseri asgje nuk duket ne horizont, sepaku prej atyre qe ne vitin 2005 ne fushate elektorale, por edhe ne diten e zise kombetare premtuan te zbardhet e verteta e kesaj tragjedie e konsumuar vetem 3 km larg brigjeve tona. 27qershor06 Harresa e “9 janarit” nje akuze me teper ndaj shtetit shqiptar. Nga Besi Bekteshi Ka dhjetra faqe ne dosjen e tij tashme te trashe Nikoll Mhillaj, kreu i shoqates “9 Janari” dhe nje prej prinderve qe ne gomonet e vdekjes ka humbur djalin e tij. Mbas me shume se dy vitesh ai eshte serish ne piken e fillimit per sa i perket ndeshkimit dhe zbardhjes se se vertetes dhe pothuaj ne fund te gjetjes dhe fakteve te shumta mbi kete ngjarje e cila jo vetem mori shume viktima, por u perdor edhe politikisht ne ate kohe per tu harruar nga ana juridike dhe politike ne kete kohe. Mhillaj deklaron se me daten 15 janar ne nje seance parlamantare “opozita e atehershme kerkoi per kete tragjedi shkarkimin e Fatos Nanos”. Mirepo thote zoti Mhillaj kur deri ne oren 24-er nuk u arrit kjo gje, mbas disa ditesh u arrit nje konsensus socialisto-demokrat qe te ngrihej nje “komision parlamentar hetimor” per “9 Janarin”. Megjithse u ra dakort per kete gje, ky komision nuk u ngrit kurre, sepse te dy palet nuk u “moren vesh” se kush do te kryesonte kete komision nje socialist apo nje demokrat. Por ajo qe ishte akoma me interesante mbas ketyre viteve rropatje ne gjygje dhe seanca degjimore qendronte ne faktin se ky komision i cili do te ndertohej ne ate kohe do te hetonte “mbytjet ne uje” qe nga viti i larget 1992. Ai komision nuk u ngrit kurre, dhe megjithse edhe sot ka kerkesa te shumta te kesaj shoqate perseri asgje nuk duket ne horizont, sepaku prej atyre qe ne vitin 2005 ne fushate elektorale, por edhe ne diten e zise kombetare premtuan te zbardhet e verteta e kesaj tragjedie e konsumuar vetem 3 km larg brigjeve tona. Nikolla deklaron mbasi vazhdon te kete shpresa te vendoret e Shkodres, se ju eshte lutur krereve lokale per tu takuar sebashku si shoqate, por ka marre teper pak mundesi takimi dhe shpesh here edhe krijim distance. Keshtu vetem prefekti Kolombi ka premtuar se do te prese, kurse ne Bashkine e Shkodres Mhillaj thote se na “kane nxjerre me polic jashte”. Ndersa per kreun e qarkut Luka, Nikoll Mhillaj sqaron se ai i ka thene se ne nuk merremi me kete ç’eshtje dhe se duhet kerkuar ne Tirane. Po keshtu ne prokurori te Shkodres shoqates dhe Mhillajt i eshte deklaruar se “nuk kemi pune me kete ç’eshtje” dhe se me te merret vetem prokuroria e Vlores. Por Mhillaj ne te gjitha dokumentat qe mban me vete dhe qe jane plote me vula dhe firma ka vertetuar se çdo gje filloi ne Shkoder dhe ai thote se “krimi filloi ne Shkoder dhe u egzekutua ne Vlore”. Nikoll Mhillaj eshte teper i pa sqaruar se pse nuk eshte bere e mundur fillimi i nje hetimi parlamentar me komision. Mbas seances se “Komisionit se Sigurise Kombetare” Jozefina Topalli na ka deklaruar se : Duhet te me propozojne per komision hetimor parlamentar. Qe nga ajo date e muajit prill, zoti Leonard Demi e ka vonuar rreth 2 muaj pergjigjen ( e cila eshte percjelle me leter vetem ne daten 17 qershor) dhe ne serish jemi ne pritje se çfare behet me komisionin dhe fillimin e tij apo me dyshimin ne se ka vullnet per ta krijuar kete komision thote babai i nje prej viktimave, kreu i shoqates Nikoll Mhillaj. Por Nikolla sqaron gjithashtu se edhe nga prokuroria e pergjithshme dhe vete zoti Sollaku, kjo ç’eshtje eshte hapur vetem atehere kur ai ka marre vesh se po fillon per te komisioni i hetimit parlamentar, dhe keshtu “9 janari” nuk mund te merret parasysh, sepse nje komision nuk mund te kontrolloje dosje qe jane faktikisht nen hetim. Mhillaj deklaron se deshmia e Bektash Petroshatit zev/komandant i distriktit detar te Vlores ka qene teper e sakte dhe e plote. Ne te thote Mhillaj qe ka edhe nje dokument te shkruar nga vete ai (Petroshati) ku nxirren edhe te gjitha aresyet. Petroshati ka shkruar ne prononcimin e tij keshtu: Ne operacionin e ngjarjes se 9 Janarit te gjitha strukturat e shtetit nuk vepruan. Jane kryer veprime per ta fshehur te verteten dhe jo per ta zbardhur ate. Pastaj Petroshati jep dhjetra arsye pse ka kete mendim. Mire po me sa di une nga Shefi i Shtabit te Pergjithshem Pellumb Qazimi ka marre verejtje per largim, sepse shume arsye dhe fakte qe Petroshati permend ne letren e tij jane konsideruar sekret, thote Mhillaj. Probleme kemi pasur edhe me gjygjet per kete ç’eshtje deklaron Mhillaj. Keshtu mbas 1 viti e gjysem gjygji nuk na dha te drejte per kthimin e formulimit “dhenia ndihme” nga shteti per familjat e viktimave ne “demshperblim material dhe moral”. Keshtu edhe tani ka me se 1 vit ne apel dhe nuk eshte zhvilluar asnje seance e vetme. Per me teper tre here qe jemi thirrur per gjygj, tre here eshte terhequr trupi gjykues, tregon e deshperuar Mhillaj. Tashme duket se nuk ka nje vullnet dhe megjithe premtimet dhe perdorimin politik per te zbardhur te verteten dikur te “9 janarit” deri tani asgje nuk duket se ka nje deshire per ti hyre kesaj tragjedie qe une e quaj si nje vrasje ne kufi perfundon sqarimet e tij per te kaluaren Mhillaj. Edhe mbas te rejave te paraqitura nga une se vertetohet egzistenca e gomones se dyte dhe se kam numura te flotes dhe aeronautikes italiane apo kam edhe persona qe kane qene ne lidhje me kapitenerite e Barit, Brindizit dhe Ankones, perseri asgje dhe kerkush nuk interesohet. As atehere kur them se ka te ngjare qe jane tre persona te gjalle dhe qe mund te dine shume per kete ngjarje ne Itali, perseri asgje thote kreu i shoqates “9 janari” ne Shkoder. Ne po mundohemi qe sepaku te sensibilizojme lokalet ne Shkoder, sepse emra dhe mbiemra te inkriminuarve te cilet jane edhe ne nje permbledhje te dikurshme nga nje komision ne parlament kane punuar pikerisht ketu, por as ne qytetin ku keto viktima kishin edhe vendqendrimin e tyre dhe ishin pjestar te tij nuk po gjejme ndihme. Tashme ç’do hap i joni po gjen veshtiresi dhe ne megjithse i jemi drejtuar te gjitheve qe nga Presidenti i Republikes dhe deri te zoti Berisha te cilit i kemi kerkuar te mbaje fjalen e dhene dikur ne diten e zise qe do te ishte “avokat i viktimave”. Kemi derguar letra edhe ministrave te rinj te rendit dhe mbrojtjes per te ndihmuar edhe ato ne zbardhjen e plote te tragjedise. Por ne i kemi derguar te gjitha hapat tona edhe ambasadores amarikane Marsi Ris ku i themi se:Asnjehere nuk kemi gjetur perkrahje dhe drejtesi perkundrazi....duke i kerkuar ndihme. Tashme me sa duket jemi vetem dhe megjithse po mundohemi dhe do te vazhdojme sepse nuk mund te harrojne prinderit femijet te cilet u çuan per tu vrare, kemi pershtypjen se kjo zbardhje e tragjedise po lihet keshtu qe ne te merzitemi dhe te lodhemi. Sot kur po kerkohet lufte kundra trafiqeve dhe korrupsionit do te ishte dhe momenti per tu zgjidhur dhe me sa duket besojne se do te harrojme. Por kjo nuk do te ndodhe, sepse nuk mund te harrohet kurre kjo tragjedi e cila nuk eshte mbytje ne uje, por nje vrasje e mirefillte, perfundon kreu i shoqates “9 janari” Nikoll Mhillaj. [ Submitted by ShkodraOnline] :::ShkoderZemer VIRTYT ABDYLI 27 Qershor Ne Diten nderkombetare te Kombeve te Bashkuara kunder tortures Shoqata e ish-te perndjekurve politike dega Shkoder, ne bashkepunim me qendren e rehabilitimit shqiptar per dhunen e diktaturen, kane organizuar dje ne Shkoder nje tubim perkujtimor me rastin e 26 qershorit, Dites nderkombetare te Kombeve te Bashkuara kunder tortures. Pjesemarres ne kete tubim ishin me dhjetera ish-te burgosur politike si dhe familjare e te aferm te te pushkatuarve gjate periudhes se diktatures. Simbolet e gjalla te dhunes dhe tortures se ushtruar gjate kohes se monizmit, jane bashkuar ne nje ze ne kete dite nderkombetare. Tubimi Fillimisht, drejtuesit e ish te perndjekurve politike te Shkodres bene nje panorame te persekutimit komunist ne Shkoder, si dhe te vuajtjeve te familjeve te tyre. Ndersa, sekretari i pergjithshem per integrim i te perndjekurve politike te Shqiperise, Besim Ndregjoni, u shpreh se vemendja e te persekutuarve shkon te prinderit, te shoket, tek e kaluara e tyre, te cilet i kaluan dhe i qendruan traumes dhe tortures komuniste. ”Prandaj, per ne kjo dite perkujtohet dhe me shume se kudo tjeter ne Shkoder, ne Shkodren e martirizuar dhe te kultures, sepse armiku numer nje i diktatures ka qene kultura dhe kultura e Shkodres ia vriste syte diktatures”, u shpreh Ndregjoni. Nderkohe, Ndregjoni kerkoi nga ish te burgosurit politike qe te hidhnin ne leter te gjitha vuajtjet qe kishin kaluar ata, familjet e tyre si dhe shoket e tyre, per shkak se kishin bindje te ndryshme politike me udheheqesit e diktatures. ”Ështe koha qe te denojme krimin komunist dhe njekohesisht ta dokumentojme ate, ne menyre qe brezat qe vijne te njohin historine e vertete dhe te ecin perpara drejt zhvillimeve demokratike”, theksoi sekretari i pergjithshem per integrim i te perndjekurve politike te Shqiperise, Besim Ndregjoni. Shume dhembje... Te gjithe te perndjekurit qe moren fjalen njezeri u shprehen se, ”te perndjekurit nuk duan hakmarrje, konflikte e inate, por t’i shtrijne doren njeri-tjetrit e te bashkohen si bashkeqytetare e si vellezer, pasi Shqiperia eshte e te gjitheve. Ndersa drejtuesit e shoqates se te perndjekurve politike ne Shkoder, u shprehen se diktatura komuniste ne Shqiperi ishte nga me te egrat dhe barbaret qe ka historia e njohur ne vendet komuniste te Evropes. Ndersa qyteti i Shkodres dhe qarku i tij kane qene me te persekutuarit, me te denuarit dhe me te vuajturit nga diktatura komuniste ne Shqiperi. Statistikat deshmojne se ne qytetin dhe Qarkun e Shkodres jane pushkatuar 601 persona, nder te cilet 61 klerike, jane burgosur 2503 persona, jane internuar 2700, kane vdekur ne burgje 128. Kujtojme se te gjitha keto masakra kane ndodhur ne nje qytet me 40 mije banore, qe ishte qendra e nje zone rurale me 60 mije banore, ku funksiononin 13 burgje. Sipas vete te persekutuarve politike, diktatura komuniste ka qene nje tmerr ne Shqiperi, pasi ne ndryshim me vendet e tjera te Evropes, diferenca rezultonte ne faktin se vendi yne vuajti 50 vjet, ndersa vendet e Evropes kane vuajtur 15 vjet, deri ne vitin ‘60, pasi pastaj ndryshoi situata. Vendi yne deri ne vitin 1990 ishte ne diktature, burgosje, pushkatime e internime. [ Submitted by ShkodraOnline] |