:::ShkoderZemer VIRTYT ABDYLI 22 Qershor Projektet e paraqitura pritet qe te gjejne donatore Ështe zhvilluar dje ne qytetin e Shkodres konferenca rajonale me teme, “Zhvillimi Ekonomik dhe Social ne Veriun e Shqiperise dhe perspektiva evropiane e integrimit”. Kjo konference u zhvillua ne kuader te Programit te Zhvillimit Ekonomik Gjerman te GTZ-se, i cili do te zhvillohet ne bashkepunim me kater qarqet veriore te Shqiperise, Lezhe, Shkoder, Kukes dhe Diber. Konferenca Para perfaqesuesve te ketyre qarqeve, eksperteve dhe organizatave joqeveritare, grupi prezantoi deri ne detaje problematiken e zhvillimit ekonomiko-social te ketij rajoni, si dhe rekomandoi alternativat qe mund te zbatohen ne te ardhmen, me synim qe edhe Veriu i Shqiperise te ece ne nje hap ne zhvillimin e gjithe rajoneve te tjera te vendit. Perfaqesuesit e qarqeve veriore u shprehen, se keto alternativa do te ndikonin shume shpejt ne permiresimin e situates. Nderkaq, perfaqesuesja e zyres se GTZ-se ne Shkoder, Edlira Kruja, e cila ka mbajtur edhe peshen kryesore ne realizimin e ketij studimi, u shpreh se projekti qe financohet nga Qeveria gjermane ka si qellim qe te ndihmoje qarqet e Veriut te Shqiperise, per drejtimet kryesore se ku do te perqendrohen investimet. Projekti Specialiste te GTZ-se, si te zyres qendrore ne Tirane, ashtu dhe ne Shkoder, kane kryer vezhgimin e zonave veriore te vendit, ku perveç konstatimeve se jane me te varfrat ne vend, kane arritur ne konkluzionin se ato jane mjaft te pasura me resurse natyrore. Pikerisht keto resurse natyrore si dhe banoret e ketyre zonave, do te jene pikat e referimit per zhdukjen e varferise dhe zhvillimin ekonomik te Veriut te vendit tone. Deri tani, nga specialistet e Qarkut te Shkodres vleresohet se studimi eshte me i ploti, i bere nga fondacionet qe operojne ne Shqiperi per zhvillimin e rajonit verior te vendit tone. Hartuesit gjermane te ketij studimi si dhe pedagoget e Universitetit “Luigj Gurakuqi” te Shkodres, theksojne se ”eshte mjaft e rendesishme qe projektet e Qeverise dhe te Pushtetit Lokal per investime ne kete rajon, te marrin ne konsiderate alternativat qe rekomandohen ne kete studim [ Submitted by ShkodraOnline] :::ShkoderZemer GAZETA E SHKODRES Qershor 22, 2006 GTZ: Ne gjendje te veshtire ekonomike Kukesi, Dibra edhe Lezha Studimi, Shkodra qarku me i varfer i vendit tone Banoret e shohin zgjidhjen duke u larguar BRIKENA SHLLAKU Shkodra renditet nder kater qarqet me te varfra te Shqiperise”. Kete konkluzion ka nxjerre gjate nje analize qe ka bere diten e djeshme GTZ-ja, ne nje aktivitet ne te cilin merrnin pjese drejtues te pushtetit lokal, politikane, si dhe studiues te ekonomise. Gjithashtu, se bashku me Shkodren, ne nje nivel te ulet ekonomiko-social paraqiteshin edhe tre qarqe te tjera; Kukesi, Dibra e Lezha. STUDIMI Ky rezultat, i cili eshte arritur nga nje projekt-studimi, ben gjithashtu edhe evidentimin e menyrave nepermjet te cilave duhet te behet rimekembja ekonomike e ketyre qarqeve. Duke marre ne shqyrtim arsyet e kesaj gjendjeje, specialistet e GTZ-se kane arritur ne perfundimin, se varferia ne keto kater qarqe te veriut ka ardhur si rezultat i infrastruktures se pazhvilluar rrugore, çeshtjes se pazgjidhur te pronave, te cilat krijojne nje terren te pasigurt ne investime, efikasiteti i ulet i sistemit gjyqesor ne te cilin ankimimet mund te vazhdojne per vite te tera, duke sjelle pasiguri domethenese ligjore. Sikurse, ne kete studim thuhet se nje tjeter faktor qe pengon rimekembjen ekonomike, eshte fakti se administrata lokale has ne veshtiresi te medha per implementimin e ligjeve ekzistuese ne te gjitha nivelet. Ekspertet e GTZ-se, bejne te ditur se investimet publike ne keto kater qarqe jane ne nje nivel, i cili vjen duke u zvogeluar me kalimin e viteve, ndersa investimet e huaja jane thuajse te pandjeshme. Nje tjeter shkak per varferine e kater qarqeve te mesiperme, thuhet se perbejne edhe mundesite e pakta qe kane grupmoshat e ndryshme per t’u punesuar. “Veriu i Shqiperise, nuk merr pjese ne normat e rritjes qe peson ekonomia e vendit dhe arsyeja thelbesore vjen prej deficitit ekstrem te infrastruktures”, thuhet ne studim. Sipas specialisteve, nje tjeter problem shqetesues mbetet situata energjitike. Duke bere nje permbledhje te ketyre konkluzioneve, specialistet thone se ne keto situata mjaft banore te ketyre zonave detyrohen te nisen ne emigracion; te migrojne ose tentojne te vendosen ne Shqiperine e Mesme ose ne jug te vendit. :::ShkoderZemer GAZETA E SHKODRES Qershor 21, 2006 Gezim Galiçi: Bashkia te heqe tregun. Reagojne tregtaret Era e rrobave te gabit asfikson spitalin rajonal Brikena Shllaku SHkoder Era rende e pirgjeve te medha te rrobave qe dikur jane perdorur ne Perendim dhe qe shiten afer godinave te Spitalit Rajonal te Shkodres asfikson kalimtaret e shumte, pacientet dhe vizitoret e huaj qe ndalin hapin ne kete institucion shendetesor. Qe prej me shume se tre vitesh rreth 100 tregtare ambulante ushtrojne aktivitetin afer ketij spitali, i cili eshte me i madhi ne veri te vendit. Pirgjet e medha te rrobave te ketij gabi te improvizuar pa lejen e Bashkise kane zene te dy anet e trotuarit dhe per çdo dite ekspozohen ne kangjellat e hekurta qe rrethojne spitalin, duke u kthyer ne nje problem mjaft te mprehte jo vetem per drejtuesit e ketij institucioni, por edhe per pacientet e te afermit e tyre. Nisur nga situata e krijuar, drejtori i spitalit te qytetit verior, Gezim Galiçi i ka kerkuar Bashkise se Shkodres qe te heq tregun nje ore e me pare. Nderkohe, tregtaret kane reaguar ndaj kesaj kerkese duke pohuar se nuk kane vend tjeter ku te tregtojne dhe se me kete aktivitet mbajne gjalle familjet e tyre. GABI Cilido qe do te shkoje ne Spitalin Rajonal te Shkodres i duhet te kaloje neper dengjet e medha te rrobave te perdorura dhe thirrjet e zhurmeshme te tregtareve qe ekspozojne mallin e tyre. Rrobat e vjetra te varura neper kangjella pengojne pamjen e ketij spitali nga rruga. Te afermeve te pacienteve, por edhe vizitoreve apo mjekeve te huaj u vret syrin kjo pamje jo e zakonte, e cila bie ne kontrast me godinat e saporikonstruktuara dhe bashkekohore te ketij spitali. Mjeket, infermiere dhe drejtuesit e spitalit pohojne se nuk eshte aspak normale qe nje treg i tille te jete ne dyert e ketij institucioni. Sipas tyre, era e rende dhe pirgu i madh i mbeturinave mund te behen shkas per perhapjen e infeksioneve. Numri nje i ketij spitali, Gezim Galiçi ka kerkuar ndihmen e krereve te bashkise per heqjen e tregut dhe te ambulanteve qe shesin ne kete treg. TREGTARET Kerkesa e krereve te Spitalit Rajonal te Shkodres per heqjen e tregut te rrobave te perdorura, ka pasuar me reagimin e 100 tregtareve qe ushtrojne aktivitetin ne dyert e ketij institucioni shqendetesor. “Nese bashkia na largon nga tregu, nuk kemi vend tjeter ku te shkojme. Ështe hera e katert qe na largojne nga vendet ku shesim rrobat. Me pare kemi shitur te Teatri “Migjeni” dhe na hoqen prej aty, u zhvendosem ne lagjen “Rus”, por edhe aty nuk na la bashkia. Familjet tona i mbajme gjalle me kete pune, ndaj duhet qe te zgjidhet problemi yne”, shprehet Agroni, njeri prej tregtareve qe ushtron aktivitetin ne tregun afer spitalit. Nderkaq, tregtare te tjere thone se bashkiaket nuk duhet t’i largojne nga ky treg ku edhe kane krijuar klientelen e tyre. [ Submitted by ShkodraOnline] :::ShkoderZemer “Turistet e pare malazese me tragete dhe panair per turizmin ne Shkoder” VIRTYT ABDYLI 19 Qershor Perurohet pika e re e kalimit kufitar Shqiperi – Mali i Zi Tre vite pas nenshkrimit te marreveshjes ndermjet dy qeverive fqinje, Shqiperise dhe Malit te Zi, eshte arritur te hapet edhe nje pike e re e kalimit kufitar. Kere radhe, ne ndryshim nga pikat e tjera tokesore, u hap nje pike kalimi kufitar ujor. Kjo eshte pika e re e kalimit kufitar, Shkoder - Vir Pazar, e cila kishte funksionuar deri ne fillim te viteve te para te diktarures. “Dita e Liqenit te Shkodres” Diten e djeshme, fillimisht ne ambientet e hotel “Colosseut”, ndermjet perfaqesuesve te dy qeverive u nenshkrua marreveshja per diten e Liqenit te Shkodres. Aktivitetet u organizuan nga Qendra Rajonale e Mjedisit, REC, ne bashkepunim me Ministrine e Mjedisit, Bashkine Shkoder, Prefektura, si dhe gjithe grupet e interesit per zhvillimin e zones se mbrojtur “Liqeni i Shkodres”. Pas shume vite pune Qendra Rajonale e Mjedisit, REC, arriti ne celebrimin e “18 Qershorit, si Dita e Liqenit te Shkodres”,ne te dy anet e tij Shqiperi – Mali i Zi, si pjese e projektit “Nxitja e shkembimit mes vendeve qe ndajne burime natyrore te perbashketa”. Tashme e shtuna e trete e çdo Qershori do te njihet dhe festohet si “Dita e Liqenit te Shkodres”, e cila do te jete nje feste tradicionale popullore. Pas caktimit te dites se Liqenit te Shkodres, me angazhimin e te gjithe strukturave vendore e qendrore shqiptare, 18 Qershori shenoi dje edhe hapjen zyrtare te kufirit ujor Shkoder – Vir pazar, moloja, e se ciles per anen shqiptare do te jete prane Ures se Lumit Buna. Rikthim te tradita e zhvillimit Ne fjalen e tyre perfaqesuesit e qeverise shqiptare ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli dhe ministrja e Integrimit, Arenca Trashani, si dhe ministri i malazez i mjedisit, Boro Vuçiniç, u shprehen se hapja e pike kalimit kufitar ujor, perbente nje ngjarje te rendesishme per rajonin pasi krijon premisa per zhvillimin e qendrueshem te turizmit ne rajon, perben nje potencial me shume ne fushen e marredhenieve tregetare si dhe sjell perfitime per popullsine e rajonit te Shkodres. Ndersa, kryetarja e Parlamentit shqiptar, Jozefina Topalli, pasi vleresoi rihapjen e kesaj pike kalimi, pas me se 60 vitesh, ftoi dhe donatoret e ndryshem, qe tani e tutje investimet qe do te beheshin ne Liqenin e Shkodres, te ishin te dukshme dhe te prekshme nga komuniteti. Njekohesisht Topalli, nisur nga marredheniet shekullore, si ne turizem, ashtu dhe ne tregti, te realizuara nepermjet Liqenit te Shkodres, jo vetem ndermjet dy vendeve fqinje, por dhe me gjere, theksoi gadishmerine e qeverise per rikthimin e kesaj tradite qe sillte zhvillimin rajonal. Ceremonia dhe panairi per turizmin Ceremonia e hapjes se kesaj porte te re komunikimi, e cilesuar si nje arritje e shumepritur, u mbyll me inagurimin e pikes kufitare, si dhe mberritjen se tragetit, ne “portin e ri” te lundrimit, te dhjetra malazezve, te cilet u priten me atmosfere festive ne piken tone kufitare, prane Ures se Bunes. Shiriti i inagurimit te pikes kufitare ujore Shkoder - Vir Pazar, u pre nga kryeparlamentarja Topalli, dhe ministrat homologe te mjedisit, Xhuveli dhe Vuçiniç. Gjate aktiviteteve te dites se djeshme, pjesmarresit moren dhe kenaqesine e panairit “Dite Takimi me Turizmin”, iniciuar nga Departamenti i Turizmit ne Universitetin “Luigj Gurakuqi” dhe mbeshtetur nga REC, GTZ, “Teuleda”, Dhoma e Tregtise Shkoder dhe QZHE. Ne kete panair ishin mbledhur bizneset, qe ofrojne sherbime turistike ne rajonin e Shkodres, si dhe prodhuesit e destinacionit turistik te ketij rajoni. Hapja e nje panairi te tille, shenoi interesin e bisnesit per zhvillimin e turizmit ne rajon. [ Submitted by ShkodraOnline] :::ShkoderZemer E Premte, 16 Qershor 2006 QEVERIA JEP 400 MILIONE LEKE PER UNAZEN E SHKODRES SHKODER Kryeqendra e Veriut, Shkodra, shume shpejt do te behet me unazen e shumeperfolur dhe te munguar. Nderkohe qe shpresat e shkodraneve vareshin nga investimet e huaja, ka qene qeveria shqiptare ajo qe ka marre persiper kryerjen e punimeve, duke mbuluar plotesisht me financimet e saj, ndertimin e unazes se qytetit te Shkodres. Ky fakt u be i ditur nga nenkryetari i Bashkise se Shkodres, Rudolf Rasha, gjate takimit te dy diteve me pare me perfaqesuesin e drejtorise se pergjithshme te rrugeve, Gramoz Mamaj, ate te firmes projektuese te unazes se Shkodres, Dragush Alinaj, si dhe specialiste te institucioneve qe do te ndihmojne ne zbatimin e projektit. Ne lidhje me shumen qe eshte vene ne dispozicion per ndertimin e unazes, Rasha informoi se qeveria kishte akorduar nje fond prej rreth 400 milione lekesh, qe do te perdoret ne kryerjen e te gjitha punimeve qe kerkon ndertimi i nje unaze bashkekohore. Per ndertimin e unazes se qytetit te Shkodres, do te perdoret nje projekt i hartuar qe ne vitin 2002, nga firma projektuese "ISPO 04", perfaqesues i se ciles ishte Dragush Alinaj. Duke qene se projekti i unazes kishte 4 vjet qe ishte hartuar, perfaqesuesi i firmes projektuese Alinaj, sqaroi se menjehere do te fillonin azhornimet me ndryshimet qe jane bere ne keto vite, ne menyre qe te behen nderhyrjet perkatese ne terren, per te pergatitur keshtu kushtet per fillimin e zbatimit te projektit ne terren. Ne menyre qe azhornimet te jene sa me te sakta, firma projektuese do t'i kryeje ato ne bashkepunim me Drejtorine e Pergjithshme te Rrugeve, qe ne kete projekt eshte investuese. Per sa i perket procedures ndertimore, nenkryetari i Bashkise se Shkodres, Rudolf Rasha, sqaroi se ndryshe nga shume raste te tjera, ne menyre qe ndertimi i unazes te perfundoje sa me shpejt, projekti parashikon kryerjen e menjehershme te punimeve, duke filluar njekohesisht me ndertimin e rruges se unazes dhe te kanalizimeve te ujerave te bardha e te zeza, kanalizimeve dhe shtrirjeve te kabllove elektrike, telefonike, apo te tubacioneve te ujesjellesit, si dhe ndertimin e trotuareve. Unaza e qytetit te Shkodres do te jete e gjate rreth 3.5 kilometra, me gjeresi prej 10 metrash dhe anash saj trotuaret do te kene nje gjeresi prej 3 metrash. Punimet per ndertimin e unazes se qytetit te Shkodres, parashikohet te fillojne gjate gjashtemujorit te dyte te ketij viti. Rudina Llazari [ Submitted by ShkodraOnline] |
|
:::ShkoderZemer Enjte, 22 Qershor 2006 VARFERIA DETYRON TE NGUJUARIT, TE DALIN JASHTE PER TE PUNUAR SHKODER Varferia dhe mungesa e bukes se gojes i detyrojne njerezit qe te dorezohen edhe para frikes se vdekjes. Plumbat e hasmit tashme nuk mund t'i ndalojne pjesetaret e familjes se Qazim Osjes, te qendrojne te ngujuar brenda mureve te shtepise. Analfabetizmi i femijeve te kesaj familjeje, mungesa e bukes dhe shume faktore te tjere, kane bere qe familja prej 35 pjesetaresh e Qazimit te dale nga ngujimi, megjithese plumbat e hasmit jane gati, perseri. Publikisht ata ua kane bere te qarte te gjitha strukturave dhe institucioneve shteterore, qe "po dalin zbuluar perballe hasmit, duke pritur vdekjen". Me sa duket, kete dalje nga ngujimi ata duan ta perdorin si armen e tyre te vetme, pasi hallkat e pajtimit mes dy familjeve nuk kane funksionuar. Ne kete rast shteti duhet te tregoje forcen e vet, sesa i afte eshte te perballoje nje viktime te radhes, kur skenarin e ka ne dore. Familja e Qazim Osjes, nga Vukatana e Shkodres, prej dy vjetesh e gjysme qendron e ngujuar. Nje nga meshkujt e familjes ne ate kohe ka vrare komshiun e tij. Shtepite mes dy familjeve jane vetem 10 metra larg dhe pas vrasjes, autori eshte larguar nga shtepia pa iu ditur adresa. Qe nga ajo kohe, sic e kerkon kanuni, te gjithe pjesetaret e familjes jane ngujuar, duke mos u perjashtuar as femijet e grate. Tashme rregullat e kanunit, ne emer te te cilit vritet, jo vetem qe nuk respektohen, por perkundrazi ato kane degjeneruar deri ne vrasje femijesh. Keshtu, ne mijevjearin e ri, vetem pak kilometra nga qyteti qendrojne te ngujuar pjesetaret e familjes Osja. Gjithsesj 35 pjestare mes te cileve 16 femije. Tentativen e pare te guximshme per te dale jashte, kjo familje e ka marre ne fillim te ketij viti, me dergimin e femijeve ne shkolle, pasi nuk kishin shkuar aty prej dy vitesh. Kryefamiljari 78 vjecar, Qazim Osja, i ndergjegjshem per guximin qe ka treguar, mundohet ta justifikoje si rrugen e vetme per te mbijetuar nga varferia. "Nuk kemi se me cfare te jetojme me, femijet duan te hane buke, te mesojne te shkruajne e te lexojne". Keto jane fjalet qe dalin nga goja e 78 vjecarit. Pak a shume te njejtat fjale thote edhe i biri i tij, Hyseni, i cili ka kerkuar te sqaroje veprimin e tyre, jo si demonstrim trimerie, por si domosdoshmeri per te ushqyer femijet e tij me buke. Misioni i pajtimit te gjaqeve ne Shkoder e ka pasur te pamundur pajtimin e dy familjeve. Ndersa Drejtoria e Policise se Shkodres eshte shprehur se e mbeshtet daljen e familjes Osja nga ngujimi, duke u bere thirrje ngujuesve qe te pajtohen me ligjin e te presin derisa te zbatohet, pasi policia i ka te specifikuara te gjitha rastet e ngujimeve dhe jane nen mbikeqyrjen e saj. Rudina Llazari [ Submitted by ShkodraOnline] :::ShkoderZemer Velipoja pa mbrojtje kundra rrezikut te mbytjeve ne uje Velipoja pa mbrojtje kundra rrezikut te mbytjeve ne uje dhe pa infrastrukture te kontrollit njerzor te vijes se plazhit.Me te vertete qe tanime ka filluar aplikimi i momerandumit tre vjeçar te ndalimit e skafeve, por ama ndalimi i skafeve nuk duhet te “ndaloje” edhe infrastrukturen e ruajtjes se turisteve dhe pushuesve te shumte ne Velipoje. Ne fakt nje gjatesi plazhi prej 5 km e populluar nga 100.000 deri ne 150.000 pushues nuk ka varka patrullimi per efektin e shpetimit te tipit “Bay-Wach” dhe nuk ka kulla vezhgimi te cilat do te kontrollunin imtesisht pushuesit ne uje. Jo vetem kjo, po nuk ka infrastrukture as toke per te ndihmuar menjehere rastet e te fiktit, apo edhe atakeve ne zemer edhe ne reren e nxehte, ne gjatesi dhe thellesi te plazhit. As nga komuna dhe as nga shteti nuk eshte menduar qe te kete perkujdesje per pushuesit ne uje dhe rere megjithse ato paguajne ne plazhe te gjitha detyrimet e tyre dhe te pronareve te hoteleve. Velipoja pa mbrojtje kundra rrezikut te mbytjeve ne uje dhe pa infrastrukture te kontrollit njerzor te vijes se plazhit.Me te vertete qe tanime ka filluar aplikimi i momerandumit tre vjeçar te ndalimit e skafeve, por ama ndalimi i skafeve nuk duhet te “ndaloje” edhe infrastrukturen e ruajtjes se turisteve dhe pushuesve te shumte ne Velipoje. Ne fakt nje gjatesi plazhi prej 5 km e populluar nga 100.000 deri ne 150.000 pushues nuk ka varka patrullimi per efektin e shpetimit te tipit “Bay-Wach” dhe nuk ka kulla vezhgimi te cilat do te kontrollunin imtesisht pushuesit ne uje. Jo vetem kjo, po nuk ka infrastrukture as toke per te ndihmuar menjehere rastet e te fiktit, apo edhe atakeve ne zemer edhe ne reren e nxehte, ne gjatesi dhe thellesi te plazhit. As nga komuna dhe as nga shteti nuk eshte menduar qe te kete perkujdesje per pushuesit ne uje dhe rere megjithse ato paguajne ne plazhe te gjitha detyrimet e tyre dhe te pronareve te hoteleve. Tashme jo vetem pastrimi qe eshte i domosdoshem ne Velipoje dhe qe 2 km i pastroi vetem ushtria, pasi pushteti lokal vetem merr leket dhe nuk eshte i zoti te investoja asgje, por edhe sherbimi ne mbrojtje te pushuesve eshte nje “harrese” e plote e pushtetit vendor dhe qeverise shqiptare. Ne Velipoje nuk ka vit qe te mos mbyten njerez dhe qe nderhyrja per shpetim eshte e pushuesve dhe jo e infrastruktures se munguar te shpetimit. Nje nga kushtet e nje pushimi normal eshte dhe siguria dhe monitorimi i vazhdueshem dhe i rrepte i pushuesve ne rere dhe uje e kjo nuk eshte ne asnje pike te plazhit te dyte masiv ne Shqiperi. Po ti shtosh edhe nje fakt tjeter, qe tashme ne Velipoje ka pronontime te mbi 10.000 kosovareve dhe po aq te tjere vijne pa paralajmerim si disa ditoresh te cilet ne te shumten e rasteve jane perballe detit per here te pare dhe pa ditur mire notin, atehere eshte me se e domosdoshme edhe krijimi i nje force shpetimi te mirfillte si ne uje dhe rere ne patrullim te vazhdueshem. Askush nuk ka adruar nje numer telefoni per te lajmeruar, nuk eshte nje vend per femijet e humbur, por kete detyre e kryejne dyqanxhinjte shkodrane me devotshmeri, nuk egziston nje pike informacioni per te gjithe qytetaret dhe te huajt etj etj. Ky eshte realiteti ne plazhin e Velipojes edhe sot kur po pergatitet te filloje me intesitet zezoni turistik ne plazhin e madh dhe vetem 24 km larg Shkodres. Besi Bekteshi [ Submitted by ShkodraOnline] :::ShkoderZemer Dhjetera meter kub mbeturina hidhen ne hekurudhe prane stacionit te trenit ne Shkoder A.Dushi Shkoder- Mbeturinat urbane qe hidhen nga banoret prane shinave te trenit jane kthyer ne nje problem per drejtuesit e hekurudhes ne Shkoder. Prane stacionit kryesor te udhetareve ne Shkoder, ne nje gjatesi jo te vogel qe shkon deri 500 meter, banoret e rinj, te ardhur vitet e fundit nga zonat rurale, dhe qe jane vendosur ne afersi te linjes hekurudhore, hedhin mbeturinat mbi shina. Kjo ka sjelle probleme per drejtues e punonjes te hekurudhes, pasi pengon levizjen normale te trenave si dhe shkaton ndotje te ambientit perreth, duke krijuar kushte jo komode per udhetaret qe levizin me tren drejt Tiranes. Mbeturinat urbane jane hequr disa here nga punonjesit, pasi sipas tyre, ne mengjes kur niset dhe treni i pare, ka raste kur eshte e pamundur levizja e trenit per shkak te pengesave qe sjellin keto mbeturina. Ne kete rast, vete punonjesit e hekurudhes, jane te detyruar te nderhyjne per te larguar keto mbeturina dhe liruar shinat. Sipas drejtorit te ndermarrjes rajonale te hekurudhave ne Shkoder, Tonin Trupa, i eshte derguar nje shkrese zyrtare bashkise Shkoder, ne territorin e se ciles perfshihet dhe zona qe hedh mbeturina mbi linjen hekurudhore, dhe kerkohet marrja e masave per kete problem. Ndermarrja e pastrimit eshte ajo qe çdo dite duhet te heqe mbeturinat nga çdo zone e qytetit, por tek banoret qe jetojne prane shinave te trenit, ne nje gjatesi disa km, nga zona informale e ish-kombinatit te drurit e deri tek varrezat e deshmoreve, nuk ka kazane per hedhje mbeturinash. 21/06/2006 [ Submitted by ShkodraOnline] :::ShkoderZemer E Hene, 19 Qershor 2006 POLICIA SHTON FUNKSIONET ORGANIKE NE DURRES DHE SHKODER Ne funksion te permbushjes me mire te detyrave per garantimin e rendit e te qetesise publike, si dhe ne kuader te masave te marra per sezonin turistik te vitit 2006, drejtoria e pergjithshme e policise se shtetit ka bere disa shtesa ne funksione organike prane nenseksioneve te policise rrugore ne drejtorite e policise se qarqeve te Durresit dhe Shkodres, si dhe prane seksionit te policise kufitare ne komisariatin e policise se Shkodres. Po ashtu eshte miratuar edhe krijimi i rajonit te policise se Fushe?Arresit, prane komisariatit te policise se Pukes. Ne kete kontekst ne zbatim te vendimit te Keshillit te Ministrave nr.350 date 13.06.2006, "Per hapjen e vendkalimit te ri kufitar Shkoder (Ura e Bunes) ne kufirin shteteror liqenor te Republikes se Shqiperise me Republiken e Malit te Zi", me urdher te drejtorit te pergjithshem te policise se shtetit eshte bere percaktimi i struktures organike te pikes se kontroll kalimit ne Uren e Bunes. Po ashtu jane urdheruar strukturat vendore te policise per marrjen e masave te nevojshme per krijimin e venien ne funksionim te ketij vendkalimi kufitar. Prane kesaj pike do te sherbejne 10 punonjes policie, njeri prej te cileve ne rolin e mesem ndersa 9 te tjeret ne rol baze. Hapja e vendkalimit kufitar prane Ures se Bunes eshte bere me propozim te Ministrit te Brendshem, me qellim krijimin e te gjitha lehtesirave te nevojshme per levizjen e qytetareve permes Liqenit te Shkodres, ne te dy anet e kufirit mes Shqiperise dhe Malit te Zi. Po ashtu, per ngritjen ne nje nivel me te larte te sherbimeve te ofruara nga policia e shtetit prane komisariatit te policise se Pukes eshte miratuar ngritja e rajonit te policise se Fushe?Arresit. Nderkohe, posta e policise se Fushe?Arresit dhe posta e policise se Iballes do te suprimohen dhe funksionet e realizuara prej tyre tashme do te permbushen nga rajoni i policise se Fushe?Arresit. Prane ketij rajoni policie do te sherbejne 24 punonjes policie, te cilet do te angazhohen per garantimin e sigurise publike dhe per t'i ardhur ne ndihme komunitetit te zones. Ndersa me synim perforcimin e sherbimeve te policise rrugore ne drejtorine e policise se qarkut te Durresit dhe Shkodres jane shtuar 25 funksione prane nenseksioneve te Policise Rrugore, nga te cilat 15 ne drejtorine e policise se qarkut te Durresit dhe 10 ne drejtorine e policise se qarkut te Shkodres. [ Submitted by ShkodraOnline] |