Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 06:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 15:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 09:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 06:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 16:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 09:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 16:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 10:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 06:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 13:44



Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Facebook -






Twitter
16
09.2007

Servilizmi dhe mungesa e sinqeritetit politik dhe moral.

:::ShkoderZemer
Servilët e gjithkujt në emër të përfitimit personal.
Opinion Besi Bekteshi
Sa buste diktatorësh u vendosën në kohë të pushtetit të proletariatit. Në sa vënde u vendos Stalini ose më mirë “Baba Stalini”si në Tiranë dhe nëpër rrethe. Besnikëria ndaj tij dhe doktrinës së tij ishte nëpër të gjitha faqet e mureve dhe të shesheve. Kishte në kombinat, në sheshin ku më vonë u vendos heroi ynë kombëtar “Skënderbeu”. Kishte në disa rrethe të Shqipërisë buste dhe përmendore të tij. Baba Stalini përmëndej

nga udhëheqësi ynë në çdo referencë politike dhe në çdo fjalim ku duhej patjetër të afishohej edhe ndihma e madhe e BRSS-së.
Ishim në kampin e socializmit të udhëhequr nga Stalini dhe servilizimi përveç forcimit të pushtetit të klikës medemek komuniste të Enver Hoxhës, kishte të bënte edhe me ndihmat ushqimore dhe industrialo-ushtarake të BRSS-së.
I gjithë servilizmi ynë prosovjetik kishte dy paralele. E para pushteti absolut i diktatorshipit në Tiranë dhe e dyta ky servilizëm i deklaruar si dashuri, bënte të vinin edhe ca ndihma dhe investime Ruse që edhe këto përforconin pushtetin e atij që ishte kryeservili. Nuk ishte hera e parë që me diktaturat dhe diktatorët administratorët e këtij vëndi bënin kështu. Pushteti fashist në Itali gjatë viteve 33-39-të kishte marrë me dashje apo pa dashje, pjesën e madhe të luanit dhe busti i një dileranti që kishte qënë “herët” një socialist dhe pastaj u transformua në një doktrinar të fashizmit, ishte edhe në kompanitë e naftës dhe disa zyra qoftë edhe private të mbretërisë shqiptare.
Por edhe gjatë luftës servilët ndaj partisë komuniste jugosllave arritën që ajo të ishte praktikisht themeluesja e kësaj shqiptare. Ishin emisarët e jugosllavëve miq të Hoxhës që pastaj bashkuan “komunistët” shqiptarë nën modelin e Titos. Vazhdoi kjo gjë edhe pak mbas çlirimit deri sa Xoxe kërkoi ta eleminonte Hoxhën, por nuk ariti ta bënte, sepse ky i fundit inteligjent si kundër ishte, filloi servilizmin me “Baba Stalon” dhe vrau Titistët shqiptarë.
Tentativa për servilizëm ndaj Hrushovit eci deri në vitet 59-60 kur vetë Rusët kuptuan se Hoxha është më i keq se ato vetë. Por gjatë këtyre viteve Hrushovi përmëndej si një yll dhe një pritje madhështore ju rezervua me puthjet alla ruse në aeroporte dhe takime të ndryshme dhe me fotot e “yllit të ri” në çdo mbledhje dhe takim.
Buste, pemë të mbjella, takime, pritje, puthje, përcjellje, brohoritje, vjersha, këngë, poema, opera, filma, kooperativa, festivale dhe shumë të tjera tipike ruse të një ndikimi absurd deri në një idiotizëm të pa matur dot nga asnjë parametër dhe njësi matëse për të tilla subjekte e cila nuk ishte shpikur deri atëherë.
Kaq shumë servilizëm dhe kaq shumë kotësi ideologjike dhe falsitet sa që vetë sovjetikët po kuptonin se me ne e kishin tepruar. Por servilët nga një herë ja kalojnë në poshtërsi edhe padronëve të tyre dhe stalinizmi ynë i deklaruar përpara botës, po tentonte në fakt shkëputjen nga kampi i padronëve tashmë të zbutur me “luftën e klasave” që më vonë vizituan edhe Amerikën.
Patjetër që do të gjindej një padron tjetër dhe “dashuri” e re dhe kjo ishte Kina e Maos. Sëpaku me rusët kishin disa vjerdha dhe romane për të lexuar, apo balet dhe teatër për të mësuar. Me kinezët filluan çmëndurinë aziatike në bazë të servilizmit të pashëmbullt enverian që përfitonte shumë për vete dhe disi, kur mungonte buka edhe për vëndin e tij. Anijet kineze bridhnin oqeanet me flamurin shqiptar dhe revolucioni katastrofik kultural kinez, filloi zbatimin edhe në Shqipëri. Filluan të prodhohen “lejfenët” shqiptarë të cilët po bëjnë hajr edhe sot e kësaj dite në politikën e vëndin që servilizmin e di si një veti të çmuar dhe si një vyrtyt.
Pikërisht në ato vite, servilët shqiptarë filluan sulmin kundër fesë dhe institucionit të saj në Shqipëri.
Nën idetë e një deliranti tjetër si Maoceduni që në fakt prodhonte ide për rracën e tij dhe eksperimentonte revolucione dhe “dacibao”me shumicë edhe servilët në Shqipëri, rrënuan kulturën dhe dënuan njerëz të pafajshëm. Vranë dhe pushkatuan klerikë dhe u sha e u kërdis si doktrina e Krishtit dhe ajo e Muhametit. Prodhuan sekretarë partie sidomos të pranuar mbas këtij revolucioni që shikoni si model për asgjësim, çdo gjë normale dhe europiane të njerzit, me qëllim shkatërrimin e asaj pak kulture tonën dhe ndikimin e televizionit perendimor në të.
Kolektivizuan gjithshkanë atë kohë, hoqën gradat në ushtri dhe e bënë atë ushtri të rreckamanëve dhe ushtarëve me barkun bosh, por që armë kishte, sepse Kina sillte plot, akoma më shumë se sovjetikët.
Servilët në Shqipëri nuk ndaleshin përpara asnjë gjëje me të vetmin kriter, ruajtjen e pushtetit të kastës, por kryesisht të familjeve tashmë të formuara të aristrokracisë komunisto-servile të Shqipërisë.
U prodhuan mijra intelektualë të modelit “servili nuk do të vdesë nga dënimi, por vetëm nga frika”.
Ishte pikërisht kjo kohë që prodhoi më se treçerekun e demokratosocialistëve të sotëm, që janë në drejtim të demokracisë dhe shtetit ligjor në vazhdim.
Por edhe Kina, pa idiotizmin kur kishte arritur dhe ndryshoi kurs. Niksoni i thirrur nga pasardhësit e Çu En Lait, dhe transformi i Kinës në një vënd gjithsesi më të “përtypshëm” i bëri sevilët autentikë shqiptarë, të prishen shumë shpejt me të, sepse rrezikonin tepër me kursin e ri kinez.
Servilët mbeten vetëm dhe shqiptarët filluan të hanë vetëm barë në saj të mos gjetjes së një padroni tjetër për tu servilosur. Kjo nuk vinnte se nuk kishte padronë por se servilëve tashmë askush nuk ju afrohej afër, pa kushtin themelor të “largimit të pushtetit absolut dhe donkishotesk” të superservilëve shqiptarë dhe lidershipit të tyre i cili filloi të vriste që nga kryeministri e poshtë.
U nxorrën jashtë ligjit pulat, derrat, lopët dhe çdo gjë që hahej dhe pihej. Modeli i viteve 80-90 ishte edhe çmënduria e fundit kur servilizmi ynë nuk bëhej më nga “brënda jashtë” por nga “brënda brënda”.
Një kastë skuthash dhe sahanlëpirësish, po i serviliseshin familjes së parë për ti marrë asaj në fund pushtetin. Përsëri ato fituan dhe servilizmi filloi demokracinë me njerzit e tij dhe strukturat e gatshme, për jo vetëm marrë pushtetin e pluralizmit partiak, por edhe për të gëzuar pasurimin që vjen kur pushteti zbatohet nga “servilët” profesionistë dhe të trashëguar brez pas brezi.

Nejse, sot servilët e dikurshëm janë po ato, por kanë një ndryshim, sepse kanë filluar “dashurinë” me perëndimin.
Megjithatë kanë një mungesë të madhe dhe të veçantë. Ato kujtojnë se perëndimi nuk i njeh dhe nuk i di.

Servilët të cilët përgjatë 17-të viteve nuk lanë eleminime partiake pa bërë, nuk lanë përjashtime ideologjike pa bërë, nuk lanë vjedhje dramatike pa bërë, nuk lanë revolucion me armë pa bërë dhe vonë në 97-tën, nuk lanë piramida financiare pa lejuar, nuk lanë zgjedheje politike pa vjedhur, nuk lanë emërim spiunësh të dikurshëm pa bërë në administratë, nuk lanë moment pa e çuar popullin e tyre në cep të humb-nerës ekonomike dhe financiare, nuk lanë asgjë pa bërë për ta demaskuar shtetin në sy të botës me gjithfarë korrupsioni, me një fjalë nuk lanë pisllek pa bërë dhe për më tepër kujtojnë se perëndimi nuk i di se janë vetëm e vetëm servilë?!!!!

Mostrat e prodhimit më të keq të diktaturës, të prodhimit më të keq të ruralizmit shqiptar, të prodhimit më pa identitetit shqiptar dhe qytetar që dikur pritnin fashizmin me lule dhe gjatë diktaturës spiunuan njerzit e tyre, mostrat e një servilizimi të poshtër që nuk ka parasysh as europën dhe as amerikën si qytetërim dhe nuk ka kurrfarë respekti dhe dashurie në drejtim të tyre, por vetëm servilizëm të theksuar ndaj tyre për pushtetin personal mund të vazhdojnë teoritë e dikurshme të ngritjes së çdo “tridimensionali apo dy dimensionali” por nuk është se i beson më kush.
Për tu servilosur mjaftojnë jo vetëm buste, emra rrugësh dhe objektesh, por edhe një fjali e vetme. Por për tu besuar duhet diçka më shumë. Për tu besuar duhet që të ndjekësh rrugën e atyre busteve që vendos. Kjo gjë, as që është bërë dhe as që do të bëhet prej servilëve ndonjëherë.
Nuk ka si të kryhet kjo gjë, sepse brumi i servilëve është “zënë në kohë kolere” dhe nuk ka si të mos jetë i infektuar.
Që të duash me sinqeritet “Nënë Terezën” duhet që dikur të mos kesh marrë pjesë në mbledhje partie apo ti kesh kryesuar ato, kur ajo është konsideruar “agjente e imperializmit” apo diçka më tepër. Ta duash “Nën Terezën” me sinqeritet dhe pa servilizëm duhet që të jesh besimtar në kohëzgjatje dhe në formim ose sëpaku të kesh qënë një ateist i cili kupton se duhet respektuar njeriu që fal vazhdimisht dhe shërben në mënyrë të devotshme dhe humane. Ta duash sinqerisht “Nën Terezën” nuk duhet të mburresh për dhjetat në shkollë dhe sidomos për notën 10-të në “Marksizëm Leninizëm”. Të duash “Nënë Terezën” dhe të tregosh se nuk je thjesht servil, sëpaku duhej kërkuar të falur për absurdin në qëndrimin e dikurshëm personal dhe kolektiv, jo vetëm për doktrinën e saj, por edhe të humanizmit dhe të gjithë doktrinave njerzore dhe religjoze në botë.
Të duash “Nën Terezën” duhet të respektosh qënien humane në të gjithë dimensionet e saj dhe sidomos në atë religjoz, pa bërë tifozin dhe sulmuesin e fshehtë.
Të duash “Nën Terezën” në asnjë mënyrë nuk duhet të kalosh në provokacion dhe nuk duhet të kesh inat edhe zogjtë që fluturojnë dhe që të “prishin pamjen”.
Që të jesh sinqerisht me “Nën Terezën” nuk duhet të duash vetëm njërën anë të horizontit dhe të urresh fshehurazi apo haptas anën tjetër.
Po, kjo vjen, kur je në thelb i dashuruar me perëndimin dhe demokracinë e aplikuar dhe provuar prej tij. Vjen kur e ndjek atë dhe jo kur e “imiton” duke e shtrëmbëruar në çdo zbatim të mundëshëm atë.
Po, vjen kur nuk je servil dhe kur servilizimin nuk e “subvencionon” politikisht dhe materialisht.
Përndryshe është krejtësisht e natyrshme se përfiton, por nuk vonon dita kur kuptohesh se nuk je i sinqertë.
Natyrisht se sinqeritet nuk mund të ketë me servilë të tillë dhe kjo është edhe pasoja e madhe e shumë e shumë praktikave të tilla në kohë, nga lidershipet e politikës shqiptare.
Ka vetëm një diçka të provuar në këtë mes për servilët. Ato zotërojnë politika dhe administrim deri sa “ato lart, e kuptojnë se servilizmi i tyre është i dëmshëm edhe për ato vetë” dhe më vonë pastaj ju vjen pikiata e vërtetë. Gjithsesi jemi në rrugë të demokracisë dhe vetëm e vërteta nuk ka për të munguar edhe pse nuk ka dëshirë të dalë vetë në lartësi të tillë, sa ta shohin të gjithë.


Komenti 0printer friendly
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Eurodita Live - Trokit




Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

G F 3D Photography
Lexime te Tjera
Shkodra ne Youtube

Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2624 sec, 0.0388 of that for queries. DB queries: 45. Memory Usage: 2,350kB