Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
17
01.2009

Pika kufitare e përuruar prej dy vjetësh, asnjë ditë në funksionim

:::ShkoderZemer
Shkoder - Anila Dushi Shekulli.com.al KUFIJTË/ Në vitin 2006 Mali i Zi e Shqipëria nënshkruan marrëveshje për pikën Ura e Bunës - Vier Pazar SHKODËR - Pikëkalimi kufitar Ura e Bunës - Vier Pazar, i hapur zyrtarisht më 18 qershor 2006 nuk ka funksionuar asnjë ditë si i tillë dhe do të vazhdojë të mos funksionojë. I pranishëm në Shkodër në ceremoninë e fillimit të patrullimit të

përbashkët shqiptaro-malazez, drejtori i përgjithshëm i policisë kufitare të Malit të Zi, Vesko Vukadinoviq, nuk ka dhënë ndonjë shpresë për funksionimin e këtij pikalimi. Ai është shprehur se kjo çështje është jashtë kompetencave të policisë kufitare, pasi pikat e kalimit kufitar hapen nga marrëveshjet e qeverive të dy vendeve respektive.


"Ka pasur bisedime mes dy palëve dhe kur të arrihet marrëveshja besoj se policitë kufitare të dy vendeve tona do të japin kontributin maksimal për mbarëvajtjen e punës", pohoi Vukadinoviq. Por ky pikëkalim është hapur me një marrëveshje të nënshkruar nga të dyja palët dhe në ceremoninë e çeljes së tij kanë qenë të pranishëm autoritete të larta të dy vendeve.


Por ndonëse pala shqiptare kishte ngritur infrastrukturën përkatëse dhe dy tragete ishin të gatshëm të funksiononin në shërbim të komuniteteve të dy vendeve, kjo nuk ndodhi. Sipas palës shqiptare, kanë qenë malazezët ata që nuk kanë ngritur infrastrukturën përkatëse dhe kjo ka sjellë mosfunksionimin e këtij pikëkalimi kufitar, liqenor, i vetmi i këtij lloji mes dy vendeve fqinj.


Pas mbi dy vite pritjeje, pala shqiptare e largoi personelin pa filluar punë nga ky pikëkalim dhe aktualisht aty ndodhen vetëm dy kioskat e vendosura për kryerjen e procedurave. Ndërsa sot ka filluar patrullimi i përbashkët i policive kufitare të dy vendeve, sipas një marrëveshjeje bashkëpunimi të nënshkruar në shkurt 2008 në Budva të Malit të Zi.


Përfaqësues të drejtorive të kufirit dhe emigracionit të dy vendeve kanë diskutuar për zbatimin e pikave të marrëveshjes dhe tek pikëkalimi i Urës së Bunës është bërë dhe demostrimi i fillimit të funksionimit të patrullave të përbashkëta të policive kufitare të dy vendeve. Të pranishme në këtë ceremoni ishin dhe autoritete vendore të Shkodrës, drejtori i përgjithshëm i policicë kufitare Pëllumb Nako dhe homologu i tij malazes, Vesko Vukadinoviq.


Kjo marrëveshje dhe fillimi i zbatimit të saj është mundësuar dhe nga ndërhyrja e OSBE -së dhe misionit PAMEKA, në kuadër të nismave integruese të dy vendeve në BE. Sipas drejtorit të kufirit të Shqipërisë, Pëllumb Nako, patrullimi i përbashkët shqiptaro - malazes do t'i shërbejë forcimit të sigurisë së kësaj vije kufitare tokësore e ujore dhe me bashkëpunimin e mirë të të dyja palëve, kjo do të arrihet.


Ndërsa Vukadinoviq ka theksuar se zbatimi i saj nuk do të jetë i lehtë, por shpresoj që të arrihet me sukses. "Kjo është një ditë e rëndësishme, sepse marrja e përgjegjësive nga dy palët për kontrollin e kufirit ka për qëllim ndalimin e çdo lloji trafiku, i cili bëhet përmes kufirit Shqipëri-Mali i Zi.


Rëndësia shtohet për faktin se faktin se jemi në prag të fillimit të funksionimit të doganës së përbashkët në Muriqan-Sukobinë, e para e këtij lloji në Ballkan dhe të gjithë këta hapa konkretë tregojnë se qëllimi i dy vendeve tona është afrimi drejt BE-së dhe integrimi i gjithë rajonit", tha Vukadinoviq.

Komenti 1printer friendly
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Lexime te Tjera
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1652 sec, 0.0264 of that for queries. DB queries: 40. Memory Usage: 2,373kB