Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 06:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 15:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 09:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 06:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 16:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 09:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 16:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 10:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 06:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 13:44



Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Facebook -






Twitter
22
05.2011

‘Big Brother Shkodra’ i rikthen buzEqeshjen ‘Migjenit’

:::ShkoderZemer
Brikena Shllaku - Gazeta Shqiptare -SHKODER - Ka më shumë se një jave që Shkodra qesh. Ndërsa, lufta politike ka arritur kulmin në Tiranë dhe shumë qytete të tjera të vendit, duket se Shkodra qëndron indiferente ndaj këtij realiteti duke zgjedhur (fotot ne vazhdim)


humorin. Komedia "Big Brother Shkodra" ka rikthyer suksesin e dikurshëm të Estradës së Shkodrës, ka rikthyer Teatrin e mbushur plot, shtyrjen e netëve të shfaqjes, të qeshurat e të gjithëve si të ishin sfondi që shoqëronte shfaqjen. Batutat e komedisë tashmë kanë nisur të përdoren në qytet, i dëgjon në lokale, në rrugë kudo. Aktorët e mëdhenj të humorit shkodran i kanë risjellë shkëlqimin teatrit "Migjeni". Duartrokitjet pa fund dhe tejmbushja e ambienteve të teatrit është dhe falenderimi që shkodranët bëjnë për protagonistët e kësaj shfaqje. Në qendër të komedisë ishte "Big Brother". Aktorët: Zef Deda, Zyliha Miloti, Drande Xhai, Besnik Çinari, Agron Dizdari, Anton Krosaj ishin banorët që kishin hyrë në shtëpinë më të famshme, por tashmë si Cuku, Xhada, Rabija, profesori, Murati, Mazllumi. Në rolin e drejtueses së spektaklit ishte Nallbana e cila interpretoj prej Merita Smajës.




Personazhe ishin dhe opinionistë dhe baxhanaku që interpretoheshin nga Bujar Ademovi dhe Muhamet Çekini. Spektatorët në sallë ishin konceptuar si spektatorë të shfaqjes "Big Brother Shkodra". Një gjë e tillë bënte që spektatorët ta shihnin veten pjesë të shfaqjes. Regjisor është Fatbardh Smaja dhe skenari mban firmën e Arjan Çuliçit. Drejtor organizativ është Edmond Angoni. Shfaqja nis me futjen e banorëve në shtëpinë më të famshme dhe mbaron pasi shpallet fituesi. "Big Brother Shkodra" nuk ishte ideuar si një komedi e zakonshme. Ndryshe nga formati standard, autorët kishin kombinuar lojën në skenë me filmime të bëra më parë të cilat jepeshin për spektatorët me anë të një ekrani të madh në qendër të skenës. Jo vetëm kaq, por ishin bërë një me komedinë dhe interpretimet e emrave më të njohur të këngës në Shkodër: Mukades Çanga, Rezarta Smaja, Dorina Garuci, Hajro Pepa, Leonard Guga, Laorjan Ejlli të cilët shoqëroheshin nga trupa e baletit. "Jam shumë i kënaqur që shfaqja jonë ka kaq shumë sukses. Nuk ka gjë më të bukur se kur dëgjon të qeshurat bllok të spektatorit ndërsa thua një batutë. Edhe ne aktorët kemi nevojë për këtë spektator", - pohon Zef Deda. Sipas tij, suksesi i kësaj shfaqje nuk është i rastësishëm pasi është punuar shumë. "Kemi pasur një material shumë të mirë e cilësor, me shumë batuta e nga ana tjetër është punuar me një seriozitet shumë të madh. Rezultatin mund ta shikoni vetë",- vazhdon të tregojë Zef Deda. Ai tregon se janë dukë dhënë për çdo natë shfaqje dhe tejmbushja e teatrit bën që ata të mos ndjejnë lodhje. Sipas drejtorit organizativ të shfaqjes, njëkohësisht edhe drejtor i këtij institucioni, Edmond Angoni, komedia në fjalë është aktuale, e freskët dhe e preferuar nga publiku shkodran, për të cilën flet jo vetëm numri i madh i spektatorëve, por edhe ajo që biletat janë shitur tërësisht dhe është vendosur të shtohen shfaqjet.

Komenti 2printer friendly
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Eurodita Live - Trokit




Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

G F 3D Photography
Lexime te Tjera
Shkodra ne Youtube

Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2923 sec, 0.0419 of that for queries. DB queries: 45. Memory Usage: 2,333kB