Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 06:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 15:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 09:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 06:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 16:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 09:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 16:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 10:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 06:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 13:44



Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Facebook -






Twitter
25
05.2007

Aksion, pastrohet plazhi i Velipojës nga inertet e Ndërtimorëve

:::ShkoderZemer
( 25/05/07) Shkoder - Komuna e Velipojës dje ka ndërmarrë një aksion të gjerë për pastrimin e plazhit. Vetëm pas pak ditëve të shembjes nga ana e Policisë Ndërtimore të 60 dyqaneve e kioskave pa leje, vendorët kanë mobilizuar dhjetëra makineri dhe persona për largimin e inerteve dhe mbeturinave. Si pasojë e aksionit të Ndërtimorëve, qendra e plazhit të Velipojës dhe bregu i detit, i ngjanin një gërmadhe pas lufte. Për pastrimin e një prej plazheve më të njohura jo vetëm në Shkodër, por në mbarë vendin, Këshilli i Komunës së Velipojës kishte dhënë 8 milionë lekë. “Kemi bashkëpunuar me të gjitha bizneset e komunës sonë, të cilat kanë automjete dhe kemi bashkërenditur punën. Me makineritë e tyre po bëjmë pastrimin e plazhit”, - thotë kryekomunari Nikollë Marku. Sipas tij, vetëm kështu mund të bëhej një pastrim i shpejtë dhe rrënjësor, pasi koha nuk pret. “Gjatë gjithë ditës janë transportuar rreth 500 metër kub dhera, si dhe rreth 300 metra kub inerte. Sipas një marrëveshjeje të bërë, e gjithë kjo sasi është vendosur në fshatin Pulaj, duke mbushur gropat në rrugë”, - sqaron Marku. Ndërkohë, Komuna e Velipojës ka caktuar dhe arkitektë, të cilët po punojnë për qendrën e plazhit të Velipojës, si dhe për ndërtimin e një tregu në hyrje të saj. Domosdoshmëria për ndërtimin e tregut lindi, pasi një javë më parë, Policia Ndërtimore e Shkodrës shembi nga themelet të gjitha dyqanet dhe kioskat në të dyja anët e rrugës, në qendër të plazhit të Velipojës.” Kryetari i komunës së Velipojës pohon se fondi për këto projekte, megjithëse është miratuar nga qeveria, ende nuk ka ardhur. Ai thotë se po punojnë me fondet e vetë komunës, pasi tani nis dhe sezoni turistik.
Komenti 0printer friendly
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Eurodita Live - Trokit




Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

G F 3D Photography
Lexime te Tjera
Shkodra ne Youtube

Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2669 sec, 0.0359 of that for queries. DB queries: 45. Memory Usage: 2,333kB