Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
Sherbimet ne Shkoder
.:: Shërbimet në qytetin e Shkodrës ::.
Energjia elektrike

Qyteti i Shkodrës furnizohet me energji elektrike nga Hidrocentrali Vau i Dejës nëpërmjet dy nënstacioneve 110 KV / 6 KV. Furnizimi dhe shpërndarja tek konsumatorët e energjisë elektrike bëhet nga shoqëria “Sesa“ sh.p.k. Ndërmarrjet e mësipërme bëjnë pjesë në Korporatën Energjitike të Shqipërisë. Ndriçimi rrugor administrohet nga Bashkia me fondet e saj.
Konsumi vjetor i energjisë elektrike për vitin 1997 ka qenë 240 milion KW/ore, për vitin 2002 konsumi vjetor është 125.8 milion KW/ore. Çmimet e energjisë elektrike sipas Vendimit të Këshillit Drejtues të Entit Rregullator të Sektorit të Energjisë Elektrike janë si vijon:



Kategoria e konsumatorëve të Energjisë Elektrike Çmimi
I. Furnizuar nga linja T.L.
1. Përdoruesit buxhetorë 8.00 lekë për KW/orë + 20% TVSH
2. Përdoruesit jo-buxhetorë 5.00 - 8.30 lekë për KW/orë + 20% TVSH
3. Përdoruesit privatë 8.30 lekë për KW/orë + 20% TVSH
II. Furnizuar nga linja T.M.
1. Përdoruesit buxhetorë 8.50 lekë për KW/orë + 20% TVSH
2. Përdoruesit jo-buxhetorë 5.00 – 10.50 lekë për KW/orë + 20% TVSH
3. Përdoruesit privatë 5.00 – 10.50 lekë për KW/orë + 20% TVSH
III. Furnizuar nga linja T.U.
1. Përdoruesit buxhetorë 9.00 lekë për KW/orë + 20% TVSH
2. Përdoruesit jo-buxhetorë 5.00 – 12.00 lekë për KW/orë + 20% TVSH
3. Përdoruesit privatë 5.00 – 12.00 lekë për KW/orë + 20% TVSH
4. Përdoruesit familjarë 4.10 – 8.80 lekë për KW/orë + 20% TVSH

.:: Uji i pijshëm ::.

Furnizimi me ujë të pijshëm realizohet nga Ndërmarrja Ujësjellës Kanalizime. Kjo është një ndërmarrje shtetërore lokale në varësi të Bashkisë.
Volumi mesatar i përdorueshëm është 6800 m3 që realizohet nëpërmjet një stacioni pompimi, 5 km larg qytetit, me kapacitet 6900 l/s. Konsumi vjetor për vitin 2002 është 5 259 218 m3. Çmimet e ujit sipas V.K.M. nr.203 datë 08.05.1997 janë si vijon:

Konsumi familjar (me matës) 15 lekë /m3
Institucionet arsimore 30 lekë / m3
Konsumi familjar pa matës (mujore) 90 lekë / banor
Institucionet shëndetësore 15 lekë / m3
Furnizimi familjar me çezme publike (mujore) 80 lekë / familje
Ndërmarrjet private 60 lekë / m3
Prodhuesit e bukës 45 lekë / m3
Institucionet shtetërore 52 lekë / m3


Rrjeti i furnizimit me ujë është rehabilituar, me financim të Qeverisë Austriake në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër.

.:: Gjelberimi i qytetit ::.

Gjelberimi dhe mirëmbajtja e zonave të gjelbëra realizohet me sipërmarrje nga subjekte private. Aktualisht qyteti ka rreth 8 ha sipërfaqe të gjelberuara.

Pastrimi i qytetit

Pastrimi i qytetit realizohet me sipërmarrje nga një subjekt privat. Qyteti ynë është i përfshirë në programin LIFE të Komunitetit Europian për trajtimin e mbetjeve të ngurta me teknologji bashkëkohore. Është kryer studimi dhe është përcaktuar vendi i grumbullimit dhe përpunimit të këtyre mbetjeve, rreth 2 km larg periferisë së qytetit.


Parku Qendror i Qytetit


.:: Kanalizimet ::.

Rrjeti i kanalizimeve të qytetit administrohet nga Ndërmarrja Rrugë Kanalizime, një ndërmarrje shtetërore vendore nën varësinë e Bashkisë.

Është në rehabilitim të plotë i gjithë sistemi i rrjetit të kanalizimeve të qytetit. Në vitin 1980 është bërë kanalizimi i pjesës më të madhe të qytetit dhe lagjes Bahçallëk, me gjatësi të përgjithshme 140 km për 1600 banesa. Ka një stacion pompimi me pesë pompa. Në segmentin magjistral të rrjetit kapaciteti përcjellës është 712 l/s.

Në projektin e përbashkët me Qeverinë Austriake parashikohet që në fazën e parë të zbatimit të projektit të realizohet pastrimi mekanik i ujrave, në fazën përfundimtare edhe ai biologjik.

.:: Radio-Televizioni ::.

Përveç televizionit dhe radios kombëtare në qytetin tonë kemi një stacion radiofonik shtetëror lokal dhe tre stacione televizive lokale private, si dhe disa stacione televizive jo lokale. Bashkia ka instaluar disa repetitorë satelitorë televiziv në malin e Taraboshit. Në qytetin tonë ushtron aktivitetin një shoqëri private për transmetim televiziv kabllor.




Godina e Radio Shkodres


.:: Sherbimi Telefonik ::.

Në fillim të vitit 1999 ka përfunduar centrali i ri telefonik me kapacitet 30,000 numra. Ky central administrohet nga Filiali i Telekomit Shqiptar, që është një ndërmarrje shtetërore jo buxhetore. Aktualisht numri i abonentëve është 8560. Nga këta:

Abonentë familjarë - 8047
Subjektet private - 49
Institucionet - 464



Godina e AlbTelekomit - Shkoder


.:: Gjelberimi i qytetit ::.

Ky shërbim realizohet nga Filiali i Drejtorisë së Postave, që është një ndërmarrje shtetërore jo buxhetore. Realizon shërbime dërgim dhe marrje letra, koli, shtypshkrime, urdhra dhe pagesa ndërkombëtare me disa shtete, këmbim valute. Në këtë filial ekziston edhe shërbimi postar EMS. Në qytetin tonë ekzistojnë dhe shërbimet postare të DHL dhe UPS.

.:: Shërbimet e emergjencës/urgjencës ::.

Në Bashkinë Shkodër ushtrojnë aktivitetin e tyre në ndihmë të popullatës pesë njësi të emergjencës/urgjencës.

Më poshtë jepet një listë e këtyre njësive dhe numrat e telefonit për të kontaktuar me to:

Nr. R. Emri i institucionit Numri i telefonit
1. Spitali civil / Urgjenca 0224 2796
2. Poliklinika / Urgjenca 0224 2789
3. Zjarrfikësat 0224 3333 / 0224 0014
4. Policia / Operativi 0224 3295
5. Prefektura / Drejtoria e emergjencave 0224 2615
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2163 sec, 0.1007 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,238kB