News Item: : Promovohet libri “Mjeda 3-Lirija, vellimi i dyte“ i studiuesit Mentor Quku nen petkun e 70 vjetorit te lindjes se tij.
(Category: ART KULTURE HISTORI)
Posted by Loris
Tuesday 20 January 2009 - 17:16

Shkoder, 20 janar 2009
Nga Arjeta Ferlushkaj per ShkodraOnline.com

Me 20 janar 2009, ora 10.00, ne Biblioteken Shkencore te Universitetit te Shkodres “Luigj Gurakuqi”, u be promovimi i librit “Mjeda 3-Lirija, vellimi i dyte“ i studiuesit Mentor Quku. Ky aktivitet u organizua nga vete kjo biblioteke.


Fjalen e hapjes e mbajti drejtori i kesaj biblioteke Amir Ballaj, i cili pershendeti te pranishmit. Me pas, Arjeta Ferlushkaj, bibliotekare e ketij institucioni referoi mbi jeten dhe veprimtarine e studiuesit Quku shoqeruar edhe me nje ekspozite fotografike ne video-projektor. Nder te tjera, Ferlushkaj u ndal me se shumti ne lidhjen e vecante qe eshte krijuar mes studiuesit Quku dhe rilindasit Ndre Mjeda. Me pas te ftuarit paten mundesi te ndiqnin disa intervista filmike perkatesisht nga studiuesi Vili Kamsi dhe Jusuf Shpuza, nga shkrimtari Fadil Kraja dhe aktori i teatrit Migjeni Gjovalin Gjoni. Pervec vleresimit te kontributit qe po jep ky studiues per kulturen shqiptare, ata i percollen edhe urimet e rastit per 70 vjetorin e tij te lindjes.
Nga auditori i tejmbushur me intelektuale te fushave te ndryshme, te njohur ne Shkoder e me gjere, moren fjalen shkrimtari Skender Temali, Gezim Uruci, pedagogia e letersise ne Universitetin e Shkodres Fatbardha Hoxha, kryetari i shoqates Artclub Ulqin Nail Draga etj.
Ne fund iu dha fjala autorit, i cili ishte mjaft i ngarkuar me emocione nga salla e mbushur plot. Mentor Quku u shpreh se ndihej borxhli ndaj atyre qe e nderuan sot dhe ndaj gjithe atyre qe e ndihmuan ne me shume se 30 vjet hulumtime mbi Ndre Mjeden.
Aktiviteti zgjati me shume se nje ore nen nje atmosfere te ngrohte e miqesore. Mbyllja u be nen urime dhe pergezime per njeriun dhe studiuesin Mentor Quku.

Autori
Mentor Quku ka lindur në Bilisht të Korçës më 20 janar 1939. Ka përfunduar Institutin e Lartë Pedagogjik në Tiranë në vitin 1957. Pastaj ka vazhduar studimet në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Në periudhën 1954-1957 ka shërbyer arsimtar në shkollat e Shtiqënit, Brutit dhe Kukësit. Ndërsa në periudhën 1957-1961 ka shërbyer në shkollën e mesme Hydajet Lezha, Lezhë. Për dy vite shkollore, 1961-1963, ka qenë mësues në shkollën e mesme Xheladin Fishta, Shkodër. Pastaj, për 27 vite shkollore, 1965-1991, ka qenë mësues në shkollën e Barbullushit. Më 1991-1992 drejtor në shkollën e Bahçallekut. Më 1992-2000 ka kryer detyrën e drejtorit të Muzeut Historik Shkodër. Është autor i shumë studimeve e botimeve në fusha të ndryshme të dijes, që lidheshin me profesionin e tij bazë, si në metodikë e dhënies së mësimit, pedagogji familjare, shkollore, sportive, tekstologji, psikologji e arteve figurative etj.Gjithashtu është autor i disa studimeve në fusha të tjera si: histori, histori arti, letërsi biografike, letërsi politike, letërsi për fëmijë, histori e letërsisë për fëmijë, mitologji, folklor, frazeologji dhe toponomastikë.
Mentor Quku eshtë laurat i çmimit letrar “Serembe”(2008).
Quku ka me se 30 vjet qe merret me studimin e figures se Ndre Mjedes.
Nga seria MJEDA kanë dalë në qarkullim:
-Mjeda-1 (1866-1888) Rinia
-Mjeda-2 (1888-1899) Albanologu
-Mjeda-3 libri i parë (1899-1912) Alfabeti
-Mjeda-3 libri i dytë (1899-1912) Lirija
-Mjeda-7 (Bashkëkohësit)
-Realisht këto ditë shkon në shtyp vëllimi i gjashtë i serisë i cili ka titullin Mjeda-4 (1912-1925) Politikani.
Kurse brenda një viti do të dalin nga shtypi edhe dy vëllimet e fundit, Mjeda-5 (1925-1937) Gjuhëtari dhe Mjeda-6 (Bibliografia).
Projektet e tjera janë botimi i veprës së Mjedës në disa vëllime të veçanta si Poezija, Proza, Vepra studimore (Folklor, mitologji, gjuhësi, leksikografi). Prej vitesh ai po punon për gjetjen e fotove, dorëshkrimeve autografe dhe relikeve të Mjedës me të cilat do të botojë një katalog fotografik. Një projekt tjetër është edhe botimi në anglisht i një përmbledhje me një vëllim të vetëm të eses së tij mbi jetën dhe veprën e Mjedës.





This news item is from Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV
( http://www.shkodraonline.com/news.php?extend.2231 )


Render time: 0.1859 sec, 0.0183 of that for queries. DB queries: 20. Memory Usage: 1,732kB