News Item: : Historia e nipit tim 10-vjeçar me mesuesen e tij italiane
(Category: AKTUALITET)
Posted by :::ShkoderZemer
Friday 15 September 2006 - 16:53


Shekulli

Lek Gjon Shyti, Shkoder
Derguar ne -email-

Jam 74 vjeç, banoj ne Itali per pushime vij ne atdhe per t’u ç’mall. Kam pyetur ne te gjitha librarite e Shkodres, por edhe ne Durres per veprat e Homerit te Shqiperise, Fishtes mendjendriturit Naim Frasherit, atdhetarit Pashko Vasa, mergimtarit Filip Shiroka, Ndre Mjeda etj. Me jane pergjigjur nuk kemi se nuk i boton askush. Ku gjenden sot ato libra qe botoni keto fjale te shenjta: “Gjuha shqipe ashte si kanga e bilbilit”, “Me punue nate e dite qe te shohim pakes drite”, “Mos shikoni kisha e xhamia se feja e shqiptarit eshte shqiptaria”. O sot, o kurre, ka nevoje brezi i sotem per veprat e tyre te shenjta. E dua shume atdhene. Edhe femijeve dhe nipit tim te vogel u kam folur per Shqiperine dhe ata e duan me shpirt Shqiperine.
Nipi im 10-vjeçar ka lindur ne Itali, por gjuhen shqipe e di me mire se italishten. Nje dite mesuesja i ka thene nuses se djalit tim, qe ai eshte i shkelqyer ne mesime, por kur e ngre ne mesim disa fjale nuk i kuptoj. Nusja i eshte pergjigjur se ato jane fjale ne gjuhen shqipe. Te nesermen, mesuesja i eshte drejtuar Gerardit (nipit tim ) dhe i ka thene: “Duhet t’i thuash te gjitha fjalet italisht. Ti ke lindur ne Vitoria, Itali dhe tani je italian”. Gerardi yne i eshte pergjigjur: “Mesuese, une jam shqiptar, nga Shkodra. Mesuesja e ka perkedhelur dhe ka qeshur. Ndoshta u zgjata shume. Nese e shihni te arsyeshme ma botoni kete leter ne gazeten tuaj.




15/09/2006
[Submitted by ShkodraOnline]


This news item is from Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV
( http://www.shkodraonline.com/news.php?extend.236 )


Render time: 0.1278 sec, 0.0673 of that for queries. DB queries: 20. Memory Usage: 1,718kB