News Item: : Ish te perndjekurit ne tubim kunder tortures
(Category: SHKODRA DJE)
Posted by :::ShkoderZemer
Wednesday 28 June 2006 - 09:09

VIRTYT ABDYLI
27 Qershor Ne Diten nderkombetare te Kombeve te Bashkuara kunder tortures

Shoqata e ish-te perndjekurve politike dega Shkoder, ne bashkepunim me qendren e rehabilitimit shqiptar per dhunen e diktaturen, kane organizuar dje ne Shkoder nje tubim perkujtimor me rastin e 26 qershorit, Dites nderkombetare te Kombeve te Bashkuara kunder tortures. Pjesemarres ne kete tubim ishin me dhjetera ish-te burgosur politike si dhe familjare e te aferm te te pushkatuarve gjate periudhes se diktatures. Simbolet e gjalla te dhunes dhe tortures se ushtruar gjate kohes se monizmit, jane bashkuar ne nje ze ne kete dite nderkombetare.

Tubimi

Fillimisht, drejtuesit e ish te perndjekurve politike te Shkodres bene nje panorame te persekutimit komunist ne Shkoder, si dhe te vuajtjeve te familjeve te tyre.

Ndersa, sekretari i pergjithshem per integrim i te perndjekurve politike te Shqiperise, Besim Ndregjoni, u shpreh se vemendja e te persekutuarve shkon te prinderit, te shoket, tek e kaluara e tyre, te cilet i kaluan dhe i qendruan traumes dhe tortures komuniste.

”Prandaj, per ne kjo dite perkujtohet dhe me shume se kudo tjeter ne Shkoder, ne Shkodren e martirizuar dhe te kultures, sepse armiku numer nje i diktatures ka qene kultura dhe kultura e Shkodres ia vriste syte diktatures”, u shpreh Ndregjoni.

Nderkohe, Ndregjoni kerkoi nga ish te burgosurit politike qe te hidhnin ne leter te gjitha vuajtjet qe kishin kaluar ata, familjet e tyre si dhe shoket e tyre, per shkak se kishin bindje te ndryshme politike me udheheqesit e diktatures. ”Ështe koha qe te denojme krimin komunist dhe njekohesisht ta dokumentojme ate, ne menyre qe brezat qe vijne te njohin historine e vertete dhe te ecin perpara drejt zhvillimeve demokratike”, theksoi sekretari i pergjithshem per integrim i te perndjekurve politike te Shqiperise, Besim Ndregjoni.

Shume dhembje...

Te gjithe te perndjekurit qe moren fjalen njezeri u shprehen se, ”te perndjekurit nuk duan hakmarrje, konflikte e inate, por t’i shtrijne doren njeri-tjetrit e te bashkohen si bashkeqytetare e si vellezer, pasi Shqiperia eshte e te gjitheve. Ndersa drejtuesit e shoqates se te perndjekurve politike ne Shkoder, u shprehen se diktatura komuniste ne Shqiperi ishte nga me te egrat dhe barbaret qe ka historia e njohur ne vendet komuniste te Evropes. Ndersa qyteti i Shkodres dhe qarku i tij kane qene me te persekutuarit, me te denuarit dhe me te vuajturit nga diktatura komuniste ne Shqiperi.

Statistikat deshmojne se ne qytetin dhe Qarkun e Shkodres jane pushkatuar 601 persona, nder te cilet 61 klerike, jane burgosur 2503 persona, jane internuar 2700, kane vdekur ne burgje 128. Kujtojme se te gjitha keto masakra kane ndodhur ne nje qytet me 40 mije banore, qe ishte qendra e nje zone rurale me 60 mije banore, ku funksiononin 13 burgje.

Sipas vete te persekutuarve politike, diktatura komuniste ka qene nje tmerr ne Shqiperi, pasi ne ndryshim me vendet e tjera te Evropes, diferenca rezultonte ne faktin se vendi yne vuajti 50 vjet, ndersa vendet e Evropes kane vuajtur 15 vjet, deri ne vitin ‘60, pasi pastaj ndryshoi situata. Vendi yne deri ne vitin 1990 ishte ne diktature, burgosje, pushkatime e internime.



[Submitted by ShkodraOnline]


This news item is from Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV
( http://www.shkodraonline.com/news.php?extend.28 )


Render time: 0.1320 sec, 0.0646 of that for queries. DB queries: 20. Memory Usage: 1,724kB