News Item: : “Limite qe nuk durohen per nje qytet si Shkodra”
(Category: SHKODRA DJE)
Posted by :::ShkoderZemer
Wednesday 28 June 2006 - 09:10

“Limite qe nuk durohen per nje qytet si Shkodra”


Burim Mesi

Te jetosh ne Shkoder ne mes te baltes, pluhurit dhe ambientit krejt te çimentuar eshte nje vetedenim. Pa permendur korrentet ajrore qe jane natyrale per konfiguracionin e Shkodres, te cilat percjellin si me tuba ererat e forta, te lageta e te ftohta dimrit dhe ato te nxehta e dehidratuese veres, vlen te themi se gjelberimi thuajse nuk ekziston. Ne normat e duhura per nje komunitet jete, siç eshte qyteti, eshte e domosdoshme qe per çdo banor te kete mbi dy meter katror gjelberim, i cili duhet te jete i nderthurur ne strukturen vertikale (te kete livadhe, shkurreta, shkurre dhe drure te larte) si dhe ne ate cilesore (te kete drure gjethembajtes tere vitin, lloje absorbuese zhurmash e pluhuri si dhe prodhuese ozoni. Gjithashtu, shteti duhet te pergjigjet qe ne brendesi te kete edhe pellgje uji (basene artificiale ne forme oazesh si dhe shatervane qe njomin vazhdimisht ajrin ne vere). Normalisht, Shkodres i duhet te kete mbi 100 ha gjelberim dhe nje kurore e gjelbert e ringritur. Po te vini re, smogu ne kete qytet eshte i padurueshem dhe tej normave sa po i mbyt banoret e ketij qyteti, prandaj per kete dhe per njeqind arsye te tjera duhet hartuar nje masterplan per gjelberimin, duke denuar njekohesisht çimentimin e territoreve (nuk duhen lejuar shtrimet e trotuareve ne beton, por vetem mbi rere) dhe risjelljen e jetes ne kete qytet.




28/06/2006

[Submitted by ShkodraOnline]


This news item is from Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV
( http://www.shkodraonline.com/news.php?extend.29 )


Render time: 0.1337 sec, 0.0703 of that for queries. DB queries: 20. Memory Usage: 1,718kB