News Item: : “KANGE POPULLORE SHKODRANE” NE BOTIMIN E DYTE BRENDA 4 VJETEVE.
(Category: SHKODRA NESER)
Posted by :::ShkoderZemer
Friday 30 June 2006 - 12:52

E Premte, 30 Qershor 2006


“KANGE POPULLORE SHKODRANE” NE BOTIMIN E DYTE BRENDA 4 VJETEVE.

Me botuesin Frano KULLI

Pse kaq shpejt ky ribotim ?
Nese gjykohet se eshte bere shpejt ribotimi, per mua kjo ben edhe me te bindshem shqetesimin qe me shkaktuar dalja me vonese, madje me shume vonese e permbledhjes se ketyre kengeve ne botimin e tyre te pare. Jane me shume se 350 kenge shkodrane te kenduara, ndoshta, pergjate nje shekulli, qe keshtu te permbledhura ne nje liber dalin pak mbas mbylljes se tij... Por s’duhet te harrojme, ne fund te fundit se diktatin e pare ne ribotimin e nje libri e ushtron lexuesi, kerkesa e tij dhe tregu.

Cilet kane qene me te interesuarit per kete liber ?

Mendoj se te paret te interesuar kane qene gjithe ata dashamire te kenges popullore qytetare shkodrane, kryesisht te nje a dy gjeneratave me pare, te cilet jane rritur me keto kenge, kenga e ahengu ka qene shpirti i tyre. Pastaj, me mjaft interes, mendoj se eshte pritur dalja e kesaj permbledhje te ketyre kengeve, per studiuesit e muzikes e te tjere te interesuar per keto kenge, sidomos per menyren profesionale te paraqitjes se tyre ne kete liber, me nota dhe me tekste se bashku.

Po kengetaret e rinj te kenges popullore qytetare ?

Ne qofte se per kategorite e siperpermendura ka qene dashuria dhe deshira e madhe per t’i pasur keto kenge te permbledhura ne nje liber, per kengetaret e rinj te kenges popullore qytetare, njohja e mire e tyre eshte nje detyrim i madh. Ndoshta, edhe per vete karrieren e tyre artistike. Por per me shume se kaq per te ardhmen e kenges popullore shkodrane, kesaj perle te kultures muzikore shqiptare te tradites. Kengetaret e rinj te kenges popullore qytetare, jane e do te jene nderlidhesit e se shkuares se krijimtarise muzikore te ketij qyteti, djepi i kultures muzikore, me te ardhmen e saj.

Dihet se ne Shkoder qarkullon edhe nje botim tjeter me 250 kenge te ahengut shkodran. Cili eshte ndryshimi?

Sigurisht qe ka nje ndryshim ndermjet te dy botimeve (perderisa jane dy e jo nje) dhe ky ndryshim, mendoj une eshte pak me shume se sa nga numri i kengeve qe paraqiten ne njerin e ne tjetrin liber. Por gjithsesi ata jane pjese komplementare e nje pune mrekullisht te vlerte qe kane bere njohesit, krijuesit, ekzekutuesit dhe mjeshtrit e muzikes shqiptare, Tonin Daija e Tonin Zadeja e bashke me to autori i ketij botimi, Agim Velaj.
T.Cobani


[Submitted by ShkodraOnline]


This news item is from Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV
( http://www.shkodraonline.com/news.php?extend.32 )


Render time: 0.1672 sec, 0.0659 of that for queries. DB queries: 20. Memory Usage: 1,720kB