News Item: : “Toka ne Velipoje, vjedhje kriminale me fitime te medha”
(Category: SHKODRA DJE)
Posted by :::ShkoderZemer
Friday 30 June 2006 - 12:53

Gjovalin Zekaj, anetar i Keshillit te Komunes deshmon mbi tjetersimin e origjines se tokes ne Velipoje

“Toka ne Velipoje, vjedhje kriminale me fitime te medha”


Anila Dushi

SHKODËR- “Nje vjedhje kriminale, nje masaker me perfitime te medha”. Keshtu e ka cilesuar tjetersimin e pronave ne Velipoje Gjovalin Zekaj, anetar i keshillit te komunes. I pozicionuar ne krah te 13 familjeve te Rrjollit, te cilet disponojne tapi te vitit 1935, ne prill te ketij vitit Zekaj udhetoi ne drejtim te Tiranes, ‘trokiti” ne kryeministri dhe denoncoi skandalin e tokave ne Velipoje. “Jane 13 pronare te cilet kane tapi te vitit ’35, por aktualisht tokat e tyre jane rregjistruar e vazhdojne te rregjistrohen ne emer te personave te tjere”. Sipas Zekajt, deri ne vitin 1996 keto toka ne bregdet kane qene te rregjistruara ne Hipoteken e Shkodres ne baze te tapive te vitit 1935, ne emer te banoreve te Rrjollit, por komisioni vendor i kthimit te kompesimit te tokave vendosi t’u jape 942 dynym toke personave te tjere, te cilet me pas e kane rregjistruar ate ne Hipoteken e Shkodres.
***
“Ky tjetersim prone eshte bere ne bashkepunim me Keshillin e Komunes se Velipojes, jashte çdo ligji dhe kur banoret jane interesuar prane hipotekes, pronare te tokes kane rezultuar persona te tjere, te panjohur prej tyre”,-shton Gjovalin Zekaj. Denoncuesi pohon per “Shekullin” se ky tjetersim eshte bere ne menyre speculative, pa marre parasysh tapite e vitit 1935, te cilat i kane te qarta kufijte, pronaret dhe siperfaqen e kesaj toke. “Ne fshatrat Baks e Rrjoll, pronareve te vjeter po u matet e rimatet toka, me qellim per te zhvatur ndonje pjese. Shume pronareve te ligjshem u jane marre me dhjetra e qindra dynym toke dhe u eshte dhuruar te tjereve, ndersa pronareve te vjeter, ne baze te ligjit 7501 u eshte dhene toke ne zona me pak te favorshme”,-thote anetari i Keshillit te Komunes se Velipojes.
***
Gjovalin Zekaj tregon se ne kete zone turistike ka mbivendosje te panumerta tapish e pronaresh, nderkohe qe kompesimet po behen me vendime arbitrare. Sipas tij mesohet se ka dhe nje siperfaqe fondi pyjor te rezervatit te gjuetise ne Velipoje, qe ne menyre te paligjshme i eshte dhene personave te ndryshem, pa pasur asnje dokument. Sipas prokurorise se Shkodres, ne te gjithe kete aktivitet dyshohet te jene te perfshire perveç kryekomunarit Kaçaj dhe krushkut te tij, Marash Bori dhe kreu i komisionit te pronave, Gurashi dhe Fatmir Tepelija , i cili eshte aktualisht dhe anetar i Keshillit Bashkiak ne Shkoder, perfaqesues i PD-se.





30/06/2006

[Submitted by ShkodraOnline]


This news item is from Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV
( http://www.shkodraonline.com/news.php?extend.35 )


Render time: 0.1418 sec, 0.0183 of that for queries. DB queries: 20. Memory Usage: 1,721kB