News Item: : Pranga 4 zyrtareve, tjetersuan 50 hektare toke ne Velipoje
(Category: SHKODRA DJE)
Posted by :::ShkoderZemer
Friday 30 June 2006 - 12:53

Kryetari i komunes, Kaçaj dhe 3 zyrtare te pronave akuzohen per shperdorim detyre. Lezhja: Shkaktuan konflikte te panumerta

Pranga 4 zyrtareve, tjetersuan 50 hektare toke ne Velipoje


Anila Dushi

SHKODËR- Abuzimet me 50 hektare toke ne bregdet çojne ne pranga kryetarin e komunes se Velipojes dhe tre zyrtare te Kthimit dhe Kompesimit te Pronave ne Shkoder. Dede Kaçaj, perfaqesues i Partise Demokristiane, njeherazi kreu i komunes se Velipojes, Andi Gurashi, kryetar i Komisionit te Kthimit e Kompensimit te Pronave ne Shkoder, Fatmir Tepelia, pergjegjes i seksionit te administrimit dhe mbrojtjes se tokes ne Keshillin e Qarkut dhe Marash Bori, kryetar i komisionit te ndarjes se tokes ne fshatin Velipoje- Sektor jane arrestuar paraditen e djeshme, pas urdher-arresteve te firmosura nga prokuroria lokale. Fill pas arrestimeve, zv.ministri i Brendshem, Gjergj Lezhja beri me dije ne nje konference per shtyp abuzimet e zyrtareve, tanime ne pranga. “Nga hetimet e deritanishme rezulton se abuzimi me detyren nga te ndaluarit ka sjelle pasoja te renda ne pervetesimin dhe shperdorimin e rreth 500 000 meter katrore toke ne bregdet. Keto abuzime jane shkaktuar nepermjet falsifikimeve dhe kane sjelle konflikte te panumerta ne komunitetin e kesaj zone”,-pohoi Lezhja.
Akuzat
Skandali i abuzimeve me trojet ne bregdetin e Velipojes eshte regjistruar si çeshtje ne daten 13 qershor te vitit te kaluar, mbi bazen e materialeve te grumbulluara nga sektori i Luftes Kunder Pastrimit te Parave dhe Krimit Ekonomik Financiar, ne drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit. Me se shumti kane qene banoret e kesaj zone, te cilet kane denoncuar ne polici apo prokurori drejtuesit vendore per tjetersim te pronave te tyre. Pas hetimeve 1-vjeçare, Prokuroria e Shkodres firmosi edhe urdher-arrestet per 4 funksionaret vendore, te cilet akuzohen per shperdorim te detyres, duke u sjelle pasoja te renda qytetareve dhe shtetit. Zv.ministri Lezhja pohoi dje se abuzimet me 50 ha toke ne bregdet jane kryer nepermjet falsifikimeve te dokumentave, ç’ka edhe ka shkaktuar nje situate krejt kaotike ne Velipoje, ku per nje cope toke rezultojne disa pronare. “Hetimet lidhur me keto abuzime do te perfshijne dhe persona te tjere te implikuar ne kete veprimtari kriminale, me qellim nxjerrjen e pergjegjesive te te gjithe personave me ose pa pushtet, te perfshire ne te. Policia u ben thirrje te gjithe te demtuarve nga kjo veprimtari, te kallzojne prane organit te procedures dhe policise, per te realizuar nje hetim te plote dhe te gjithanshem te kesaj çeshtjeje”,-ka apeluar zv.ministri i Brendshem.
Abuzimet
Procedimi penal i filluar mbi abuzimet e kryera nga 4 funksionaret e arrestuar ka lidhje me kthimin e tokes ne Velipoje- Sektor personave qe nuk e kane patur ate ne pronesi, si dhe dhenien e se njejtes siperfaqe toke, personave te ndryshem. Skandali i ndarjes se tokave ne komunen Velipoje eshte bere publik nga banore te fshatrave te kesaj komune, te cilet kohe me pare akuzuan kryekomunarin Kaçaj dhe kreun e kthimit te pronave, Gurashi per abuzime. Perfaqesues te banoreve te fshatit Rrjoll te komunes se Velipojes, ne shtator te vitit te kaluar dhe ne shkurt te ketij vitit kane denoncuar grabitjen qe po u behej tokave te tyre dhe kane kerkuar qe prokuroria e niste hetimet mbi kete çeshtje. Pasi kane bere disa protesta e peticione, banoret e njeres prej zonave turistike me te bukura e me te pashfrytezuara ne bregdetin e Adriatikut duket se i jane drejtuar prokurorise, duke sjelle kesisoj arrestimin e 4 funksionareve.


ZONA TURISTIKE

Kaosi i paralajmeruar i tokave ne Velipoje

SHKODËR- Plazhi i Velipojes, i njohur si zona turistike me e madhe ne veri te vendit ka terhequr prej vitesh interesin e investitoreve, por problemet e pronesise duket se kane penguar disi zhvillimin e infrastruktures. Toka e plazhit dhe e disa fshatrave, para vitit 1990 ka qene ferme bujqesore shteterore. Banoret e plazhit, nuk kane patur toke tyre, madje zona ku aktualisht ndodhet plazhi, ka qene kenete.Pas vitit 1990, me vendim te qeverise se asaj kohe, plazhi i Velipojes u la te administrohej nga bashkia, zyra e urabanistikes, KRRT-ja dhe Keshilli i Rrethit te Shkodres. Bashkia do te administronte kabinat dhe 3 hotelet e trasheguara nga koha e diktatures, ndersa zyra e urbanistikes, KRRT-ja dhe Keshilli i Rrethit do te pergjigjeshin per gjithe zonen tjeter te plazhit. Por ne te vertete, pas 1990 prona publike e plazhit u zaptua nga banore vendas apo te ardhur, te cilet filluan ta shesin token pa asnje dokument . Ne qershor te vitit 1994 miratohet masteplani per plazhin e Velipojes, por ky plan mbeti ne leter. Me pas, me vendimin nr.44 te dates 20 gusht te vitit 1995, KRRT-ja e Shkodres vendosi qe 108 hektare toke ne zonen e plazhit te Velipojes te perdoren per te kompensuar ish-pronaret. Ky vendim, serish nuk u zbatua, ndersa ndertimet spontane ne kete zone ngriheshin dita-dites, pa kurrfare plani urbanistik. Ish-pronaret e planifikuar per kete kompensim nuk moren asnje meter toke ne Velipoje. Abuzimet lidhur me tokat e bregdetit te Velipojes jane te dukshme dhe ankesat per to nuk kane munguar as nga ish-pronaret. Ne zyren e Rregjistrimit te Pasurive ne Shkoder, kane qene te shumte ata qe kane shkuar per te rregjistruar ndertimet e tyre ne plazh, por duke mos patur dokumentacion te rregullt , shumica nuk kane mundur ta bejne. Aktualisht, ne Velipoje ka mbi 900 ndertime pa leje dhe masterplani i vitit 2003 , i miratuar nga KRRTRSH nuk eshte vene sot e kesaj dite ne zbatim.

REAGIMI
Familjaret Tepelia: Fatmiri, “koke” turku
SHKODËR- “Paraqitja vizive dhe buja me te cilen po transmetohet ndalimi i kreut te Seksionit te Administrimit dhe Mbrojtjes se Tokes eshte nje cenim e shkelje e te drejtave te njeriut. Prane fushatave elektorale, shteti punon per buje, ndaj edhe mendojme se Fatmiri eshte koke turku”. Keshtu pohuan per gazeten “Shekulli” te afermit e te arrestuarit te djeshem, Fatmir Tepelia. Ata shprehen se njeriu i tyre ka 22 vjet qe punon ne administraten shteterore dhe me forcen e ndershmerise dhe profesionalizmin e tij, ka perballuar gjithe situatat e veshtira qe ka kaluar Shkodra.”Mjafton te permendet vetem viti 1997, ku ai ka ruajtur, jo ne shtepi, dokumentat e kadastres qe mund te demtoheshin siç ndodhi ne qytete te tjera. Duke qene punonjes i shtetit, ne nje sektor te tille si kadastra, ai meriton respekt e jo te denigrohet, nderkohe qe ende eshte nje i dyshuar dhe drejtesia nuk e ka thene fjalen e saj perfundimtare”,-thote bashkeshortja. “Provat mbi te cilat eshte bere ndalimi i tij jane shkresore, çdo gje eshte e dokumentuar, e arshivuar, pasi ne nje sektor te tille nuk mund te marresh me vehte harta e skica. Ai nuk eshte kapur ne flagrance. Une personalisht dyshoj ne saktesine e akuzes se ngritur , akuze e cila mendoj se eshte abuzive”,-thone familjaret. Sipas tyre, institucioni ku deri dje punonte Fatmir Tepelia eshte lehtesisht i kontrollueshem nga te gjithe hallkat e shtetit, deri ne detaje. “Per mua, procesi eshte i paragjykuar dhe perben nje rast dhune mbi drejtesine, pasi duke thene se ka abuzime e skandale me tokat , ndersa akoma hetimi nuk ka perfunduar dhe gjykata nuk e ka marre çeshtjen ne dore, ka presion mbi gjykaten. E bindur ne pafajesine e tij, mendoj se shteti mund ta hetonte ne gjendje te lire”,-perfundon per “Shekullin” zonja Tepelia.

DEDË KAÇAJ

I datelindjes 03.02.1945, lindur dhe banues ne Pulaj, Velipoje, me arsim te larte, i pa denuar me pare, aktualisht me detyre kryetar i Komunes Velipoje. Arrestohet me akuzen e shperdorimit te detyres, ne dem te qytetareve dhe shtetit

ANDI GURASHI

I datlindjes 11.10.1971, lindur dhe banues ne lagjen “Fahri Ramadani”, Shkoder, me arsim te larte, i padenuar me pare. Aktualisht me detyre kryetar i Komisionit Vendor te Kthimit dhe Kompesimit te Pronave, Shkoder

FATMIR TEPELIA

I datlindjes 13.04.1960, lindur dhe banues ne lagjen “Vasil Shanto”, Shkoder, me arsim te larte, i padenuar me pare. Aktualisht me detyre pergjegjes i Seksionit te Administrimit dhe Mbrojtjes se Tokes ne Keshillin e Qarkut Shkoder

MARASH BORI

I datlindjes 13.05.1958, lindur e banues ne Velipoje, i padenuar me pare. Aktualisht me detyren e kryetarit te Komisionit te Ndarjes se Tokes per fshatin Velipoje-Sektor, Shkoder. Akuzohet per shperdorim detyre





30/06/2006
[Submitted by ShkodraOnline]


This news item is from Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV
( http://www.shkodraonline.com/news.php?extend.36 )


Render time: 0.1485 sec, 0.0185 of that for queries. DB queries: 20. Memory Usage: 1,759kB