News Item: : Fillon goditja kunder masakres se tokave ne Velipoje
(Category: SHKODRA DJE)
Posted by :::ShkoderZemer
Friday 30 June 2006 - 12:53

Fillon goditja kunder masakres se tokave ne Velipoje

Thursday, 29 June 2006

Shkoder—E perfolur prej kohesh, por tashme e ditur qe do te plasi si skandal, ka ardhur edhe goditja e dhene nga Ministra e Brendeshme dhe Pushtetit Lokal me arrestimin e kater prej eksponenteve qe kane transformuar, tjetersuar dhe abuzuar me deri tani rreth 500 mije metra katror toke, ne nje nga zonat me te mira turistike ne Velipoje te Shkodres. Vete Zev/ministri i Brendeshem Gjergj Lezhja ka dale ne nje konference per shtyp per te deklaruar aksionin e kryer ne mengjez per prangosjen e kreut te komunes Velipoje Dede Kaçi per faqesues i PDK-se. Por njeherazi jane prangosur edhe kreu i kthimit e kompesimit te pronave Andi Gurashi, kreu i ndarjes se tokave ne Velipoje Marash Bori si dhe kreu i administrimit te tokave per Shkodren Fatmir Tepelija. Akuza eshte “shperdorimi i detyres” ne ndarjen e tokave dhe rikthimin e pronave ne zonen turistike te Velipojes. Çeshtja “Golemi” duket tashme e vogel nga goditja masive me kater te arrestuar ne Shkoder, qe priten te shtohen ne saj te nje liste e cila perflitet tashme qartazi se eshte gati me persona dhe personalitete te rendesishme vendore te Shkodres.

Speciale nga Besi Bekteshi

Fillon goditja kunder masakres se tokave ne Velipoje.

Vidhet dhe transformohet nje siperfaqe deri tani, prej 500 mije metra katror.

Ne hetim edhe persona te tjere.

Dede Kaçaj

Andi Gurashi

Fatmir Tepelija

Marash Bori

Shkoder—E perfolur prej kohesh, por tashme e ditur qe do te plasi si skandal, ka ardhur edhe goditja e dhene nga Ministra e Brendeshme dhe Pushtetit Lokal me arrestimin e kater prej eksponenteve qe kane transformuar, tjetersuar dhe abuzuar me deri tani rreth 500 mije metra katror toke, ne nje nga zonat me te mira turistike ne Velipoje te Shkodres. Vete Zev/ministri i Brendeshem Gjergj Lezhja ka dale ne nje konference per shtyp per te deklaruar aksionin e kryer ne mengjez per prangosjen e kreut te komunes Velipoje Dede Kaçi per faqesues i PDK-se. Por njeherazi jane prangosur edhe kreu i kthimit e kompesimit te pronave Andi Gurashi, kreu i ndarjes se tokave ne Velipoje Marash Bori si dhe kreu i administrimit te tokave per Shkodren Fatmir Tepelija. Akuza eshte “shperdorimi i detyres” ne ndarjen e tokave dhe rikthimin e pronave ne zonen turistike te Velipojes. Çeshtja “Golemi” duket tashme e vogel nga goditja masive me kater te arrestuar ne Shkoder, qe priten te shtohen ne saj te nje liste e cila perflitet tashme qartazi se eshte gati me persona dhe personalitete te rendesishme vendore te Shkodres.
Lezhja ka thene vetem se keto shtetas, duke shfrytezuar detyren e tyre shteterore kane shperdoruar sa qe kane sjelle pasoja te renda shtetit dhe shtetasve nepermjet abuzimit me ndarjen e tokave ne Velipoje. Nga keto abuzime deklaroi Lezhja ka sjelle pervehtesimin dhe shperdorimin e rreth 500 mije metrave katror toke ne bregdet. Te gjitha keto abuzime jane bere me falsifikimin nga ana e te arrestuarve duke sjelle konflikte te panumurta ne te gjithe komunitetin e kesaj zone.
Kaq eshte sqaruar nga Ministria e Brendeshme, por nga burime te sigurta ne Shkoder mesohet se jo vetem ka pasur konflikte te shumta, por jane dhjetra dhe qindra raste te njerzve “pronar te te njejtit truall”. Denoncimet dhe akuzat te cilat nuk jane vetem ne keto momente jane shtuar ne forme orteku i cili si fillim ka “perpire” kreun e komunes shume te akuzuar edhe nga komunaret e tij dhe dy zyrtare te larte te adminstrimit te tokave ne Shkoder dhe nje ne Velipoje. Nga ministria theksohet se ka nen hetim edhe zyrtare te tjere , por tashme me keto arrestime i eshte “hapur fleta” nje skandali me permasa te medha i cili ka arritur te transformoje te gjithe bregdetin ne Velipoje dhe te pasuroje shume njerez padrejtesisht. Shitja dhe rishitja disa here i nje trualli per te humbur “gjurmet” eshte vetem maja e ajsbergut te masakres se tokave ne Velipoje. Me sa duket fjala e Berishes i cili e karakterizoi “mafien e tokave” si me te rrezikshmen, i ka vene ne pune organet e hetimit dhe atyre te rendit per te bere ate pune qe duhesh kryer shume vite me pare.
Afrimi i legalizimeve me te vertete qe do te shkaktonte kete hapje “hesapesh” ne Velipoje. Ka pasur akuza para disa muajve nga nje prej keshilltareve bashkiake te Shkodres Mustaf Lici, per jo vetem administruesit e tokave, por edhe per “hipoteken e Shkodres”. Ai qe ne ate kohe ne sy te pronareve te tokes atje, ju kerkoi llogari se me çfare i kane ndertuar vilat dhe ne toke te kujt, zyrtaret e dikastereve dhe ato te vete hipotekes se Shkodres. Po keshtu Dede Kaçi eshte akuzuar direkt nga banoret e Velipojes dhe nga Dede Kroni nje prej me te ashperve i cili deklaronte lirisht dhe mediatikisht se ky kryekomunar po vjedh token e te gjitheve si dhe token time. Por Kroni mbas ketyre akuzave eshte arrestuar nga policia para disa muajsh “sepse ishte konfrontuar dhe ishte dhe me arme”. Akuzat e njerve qe kane dhene leke dhe si perfundim kane mbetur edhe pa toke jane shtuar si ne linjen e komunes se Velipojes ashtu edhe ne dikasteret e Shkodres te cilat me anen e zyrtareve po transformonin token me vula dhe firma. Jo vetem qe 900 ndertimet pa leje jane nje problem tragjik i lejuar ne Velipoje qe edhe policia ndertimore eshte dorezuar plotesisht duke u justifikuar me “berjen e nje masterplani” i cili eshte kryer qe ne 2003-shin, por shume ndertime jane edhe neper zona te ndaluara dhe te mbrojtura qe po zihen transformohen dhe mbushen me gardhe ne Velipojen e sotme. Te gjitha keto veprime nuk mund te beheshin pa pjesmarrje noterie dhe avokatesh, pa pjesmarrje dhe veprime ne hipoteke dhe tashme hetimi eshte shtrire kudo. Ne nje kohe kur nga kreu i qarkut Luka denoncohet mediatikisht se jane kaluar katet me shume ne ndertimet me leje, e gjithe Velipoja eshte nje “baterdi” ndertimesh pa leje qe askush deri tani me qellim perfitimi, nuk ka dashur ta ndaloje. Shume prej ketyre ndertimeve tashme kerkojne legalizim dhe pikerisht ky eshte momenti kur “gjakrat” ndizen, sepse toka edhe ajo eshte nje prone e tjetersuar dhe e shkaterruar “ligjerisht” nga veprimet e kryera deri me tani. Toka ne Velipoje eshte shperdoruar dhe transformuar edhe aty ku ka qene prone e shtetit, e mbrojtur dhe prone e atyre qe e kane gezuar mbas 91-shit. Tashme ne frike te shume njerzve qe kane ndertuar nje banese dhe shtepi apo hotel dhe ne momente legalizimi ku toka eshte ajo qe ka me shume rendesi eshte pare se çfare masakre eshte kryer prej vitesh ne kete ane per te arritur ne arrestimet e sotme te cilat sigurisht kane varesi te tjera per te cilat akoma mbahet nje heshtje si ne Shkoder dhe Tirane. Nderkohe qe toka vidhej dhe transformohej ne Velipoje, ndertohet ne menyre te paligjshme edhe tani qe nga policia ndertimore “bertitet mos ndertoni”, ne nje kohe qe edhe toka e shtetit ne zone te mbrojtur ka “pronare” ne Velipoje nuk shtrohet asnje meter rruge, nuk ka ndriçim urban, nuk ka kanale te ujrave te zeza dhe eshte nje katrahure urbane. Kjo katrahure dhe ky devijim qytetar dhe urban qe eshte imponuar ne Velipoje nuk eshte krejtesisht nje “incident” i administrimit lokal. Ai ka arsyen e cila tashme ka viktimat e para, por qe nuk mund te jene te fundit.



[Submitted by ShkodraOnline]


This news item is from Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV
( http://www.shkodraonline.com/news.php?extend.37 )


Render time: 0.1260 sec, 0.0634 of that for queries. DB queries: 20. Memory Usage: 1,756kB