News Item: : Shkodra, 10 skulptura për hapësirat publike
(Category: SHKODRA NESER)
Posted by :::ShkoderZemer
Thursday 14 July 2011 - 17:17

Më në fund dikush mendon të pasuroj hapësirat publike. Bëhet fjalë pikërisht për skulpturat e parkut, të cilat shumë pak aplikohen në Shqipëri. Bashkia Shkodër, nëpërmjet Galerisë së Arteve, nisi zbatimin e projektit të përbashkët


me Komunitetin Europian “Simpozium ndë-rkufitar i skulpturës”, në kuadër të Programit ndërkufitar “IPA Shqipëri-Mali i Zi, 2007-2013″. Në kuadër të këtij projekti, në lulishten e shëtitores pranë lumit Buna, për 3 javë, 10 skulptorë, ku nga këto 8 janë nga Mali i Zi dhe 2 nga Shqipëria, do të realizojnë veprat e tyre në mermer, të cilat më pas do të vendosen në parqet dhe hapësirat publike të qytetit të Shkodrës. Drejtori i Galerisë së Arteve Shkodër, Artan Draçini, shprehet se kjo është faza e parë të këtij projekti që parasheh si fazë të dytë transferimin e tij në Ulqin të Malit të Zi, gjatë muajit shtator, ku 10 skulptorë të tjerë, gjithashtu nga Shqipëria dhe Mali i Zi, do të punojnë për realizimin e veprave të tyre që do të vendosen në hapësirat publike të Ulqinit. Ky projekt do të ketë një efekt të shumëfishtë. Përveçse do të vendosë urat e komunikimit mes artistëve shqiptarë dhe atyre malazezë, ai do të ndikojë direkt në jetën e qytetarëve, duke mbushur parqet dhe hapësirat publike, ku veprat e artit janë shumë të pakta.


This news item is from Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV
( http://www.shkodraonline.com/news.php?extend.4744 )


Render time: 0.1152 sec, 0.0508 of that for queries. DB queries: 20. Memory Usage: 1,719kB