News Item: : Ja plani për shmangien e përmbytjes së Nënshkodrës
(Category: SHKODRA NESER)
Posted by :::ShkoderZemer
Sunday 30 October 2011 - 14:46

Mapo - Ministrat Genc Ruli dhe Bujar Nishani kanë inspektuar ditën e djeshme punimet që kanë nisur për rehabilitimin e sistemit mbrojtës të ujërave. SHKODËR Ndërhyrja në rehabilitimin e sistemit mbrojtës nga ujërat e lumenjve në zonën e Nënshkodrës nuk është bërë për të rivendosur gjendjen e mëparshme, por ka pasur si objektiv përmirësimin cilësor të gjithë infrastrukturës mbrojtëse të Shkodrës”. Kështu është shprehur ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, i cili së bashku me atë të Brendshëm, Bujar Nishani, kanë


inspektuar në terren punimet në argjinaturat e Nënshkodrës dhe kanë mbledhur dhe Shtabin e Emergjencave të Qarkut. Sipas Rulit, punimet e këtij viti kanë përfunduar në 95% dhe janë investimet më të mëdha të bëra në argjinatura në 50 vitet e fundit. “Janë investime cilësore që i rezistojnë kohës dhe janë rreth 10 milion $ të buxhetit të shtetit që i përkasin fazës së parë, si dhe rreth 1/3 e investimeve të programit që përfshin rehabilitimin e gjithë sistemit mbrojtës nga ujërat në Shkodër e Lezhë. Janë bërë 6 ndërhyrje të mëdha në sistemin mbrojtës në lumenjtë Kir, Bunë, në thellimin e kanalit të Vilunit, në Torovicë etj. Jemi duke punuar me një kompani të specializuar për një studim të madh, ku përfshihen zgjidhjet që do u japim zonave të përmbytura vitin e ardhshëm. Do bëhet rehabilitimi dhe rinovimi tërësor i gjithë hidrovoreve, ku 400 milionë lekë do jepen nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër nga Banka Botërore. Kjo do sjellë fuqizimin e kapaciteteve thithëse të hidrovoreve, rinovim të gjithë makinerive, pompave dhe nënstacioneve të tyre. Vitin që vjen do investohen dhe rreth 10 milion $ të tjerë dhe do ketë një përmirësim të madh në menaxhimin e kullimit të ujërave në zonë, jo vetëm në rast përmbytjeje të pashmangshme që mund të ndodhin por dhe me qëllim që të rritet potenciali prodhues i zonës”. Duke inspektuar zonat e përmbytura, Ruli ka folur dhe për dëmshpërblimin ende të pamarrë nga banorët e zonave që u përmbytën. Vonesën në marrjen e parave ai e ka lidhur me situatën ekonomike që po kalon KESH-i, ndërsa ka theksuar se ato lekë do jepen patjetër pasi janë detyrim ligjor. “Dëmshpërblimi që do u jepet banorëve është jo vetëm i llogaritur por dhe një detyrim që nuk amnistohet. Sipas ligjit të digave, kompensimi financiar duhet të bëhet nga KESH-i dhe vonesa me mosdhënien e tij lidhet me situatën që kalon kompania në këtë verë të zgjatur, ku ka pasur probleme me prodhimin. Është shtyrë vetëm koha e dhënies së tij, pasi dëmshpërblimi do të jepet shumë shpejt .


This news item is from Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV
( http://www.shkodraonline.com/news.php?extend.4891 )


Render time: 0.1116 sec, 0.0461 of that for queries. DB queries: 20. Memory Usage: 1,724kB