News Item: : Ne 2012 rritet tarifa e ujit te pijshem
(Category: SHKODRA NESER)
Posted by :::ShkoderZemer
Thursday 03 November 2011 - 12:08

Tv1channel - Edhe pse akoma nuk jane bere publike shifra egzakte, fillimi i vitit 2012 do të shënoje nje tjeter rritje të çmimit të ujit të pijshëm në vend. Lajmi behet i ditur nga drejtues te Entit Rregullator të Ujit, te cilet thone se, kërkesat e operatorëve për rritje të çmimit janë në proces shqyrtimi dhe në muajin Janar do të aplikohet rritja. Ndonese


nuk dihet se sa do të jetë rritja e çmimit, ky ent ben me dije se, nga 56 operatorë në të gjithë vendin, 16 prej tyre kanë depozituar aplikimet pranë ERU-së për ndryshim të tarifave. Ndërkohë, vlera e tyre do të përcaktohet në bazë të kostos dhe performancës së shoqërive. Enti Rregullator i Ujit pranon se ndryshimi i tarifave përmirëson eficiencën e kompanive të ujësellës-kanalizimeve, por edhe cilësinë e furnizimit me ujë për qytetarët. Pak ditë më parë Banka Botërore, në një raport ka kërkuar rritjen e tarifave të furnizimit me ujë të pijshëm. Kërkesën e Saj, Banka Botërore e argumentoi me faktin se edhe kostot e ndërmarrjeve kanë ardhur gjithnjë e në rritje dhe këto kompani nuk kanë qenë eficente në kuadrin e mbledhjes së të ardhurave. Sot nje qytetar shkodran, paguan tarife te ujit te pijshem per fryme 320 leke te reja, ndersa nje familje me kater persona 1260 leke te reja. Nderkohe me kete mase te ERU i bie qe çmimi te pesoje serish rritje, nese do te kete aplikim edhe per Shkodren. Çeshtja e çmimit te ujit ka qene nder me te diskutuara, qe ka perplasur qytetaret me ndermarrjet e ujesjellesave. Kerkese kryesore e qytetareve ka qene vendosja e matesave qe te mos paguajne me afrofe, nje nisme qe nuk ka afat se kur do te nise te zbatohet pasi ceshtja eshte akoma ne diskutime teknike.



This news item is from Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV
( http://www.shkodraonline.com/news.php?extend.4904 )


Render time: 0.1150 sec, 0.0139 of that for queries. DB queries: 20. Memory Usage: 1,719kB