News Item: : Sukaj pezullohet 4 muaj, gjobitet me 50% të pagës
(Category: SPORT)
Posted by :::ShkoderZemer
Tuesday 29 November 2011 - 12:58

Mapo- SHKRUAN: Jeton Selimi - Drejtuesit e Vllaznisë kanë vendosur të ndëshkojnë sulmuesin. Në Shkodër dyshohet madje se mes lojtarit dhe drejtuesve të Skënderbeut mund të jetë arritur ndonjë kompromis. Vetë lojtari nuk është prononcuar


“I kisha bazuar skemat tek ai, më prishi planet e lojës,” do të ankohej me të drejtë trajneri i Vllaznisë Rudi Vata pas ndeshjes kundër Skënderbeut, sfidë e cila u mbyll 2-0 në favor të formacinit korçar të drejtuar nga Stanislav Levi. Por, ajo që ra në sy që në fillimin e ndeshjes ishte padyshim mungesa e goleadorit të Vllaznisë Xhevahir Sukajt, arsyeja e mungesës së të cilit nuk dihej. “Më tha se nuk ndjehej mirë, se nuk kishte dëshirë të luante,” do të tregonte Rudi Vata, por një ditë më pas tifozët e Vllaznisë ende nuk dinin se çfarë të thonin, ndërsa në ambientin sportiv shkodran u dyshua edhe për ndonjë kompromis të mundshëm mes Sukajt dhe Skënderbeut. Ndonëse asnjë nuk e deklaron zyrtarisht, fakti se lojtari vendosi të rebelohej pikërisht në sfidën me korçarët për paratë që pretendon (bëhet fjalë për rreth 10 mijë euro), kur mund ta kishte bërë këtë edhe në sfidat kundër Flamurtarit apo Tiranës, ka sjellë jo pak amulli në skuadrën kuqeblu. Megjithatë, në rrugë zyrtare, klubi shkodran vendosi të marrë masa kundër sulmuesit duke e cilësuar braktisjen e ndeshjes si një dëmtim direkt për objektivat sezonalë të Vllaznisë. Ndaj, Këshilli Mbikqyrës i KF Vllaznisë, vendosi ditën e djeshme që të “1. Të penalizojë futbollistin Xhevahir Sukaj në masën 50% të vlerës së kontratës. 2. Të pezullojë për 4 (katër) muaj futbollistin 3. Sukaj të stërvitet pranë ekipit të të rinjve të Vllaznisë.”


This news item is from Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV
( http://www.shkodraonline.com/news.php?extend.4953 )


Render time: 0.1422 sec, 0.0434 of that for queries. DB queries: 20. Memory Usage: 1,720kB