News Item: : Shkodër, sherr për 2 pula të vjedhura, vritet një person në fshatin Bërdicë
(Category: SHKODRA DJE)
Posted by ::bud::
Saturday 19 January 2013 - 20:12

Një vrasje është shënuar sot pasdite në Shkodër pas një sherri mes 2 personave, ndërsa në prangat e policisë ka rënë autori.

News24 mëson se ngjarja është shënuar rreth orës 17:00 ne fshatin Bërdicës.
“Më datën 12.01.2013 në fshatin Bërdice komuna Bërdicë të rrethit Shkodër, është vrarë me armë zjarri shtetasi Lazer Luigj Paloka 50 vjec. Autori ngjarjes është shtetasi Hil Cak Hila 50 vjec, i cili u kap në banesen e tij së bashku me armën e krimit (pistoletë)”, njoftoi policia.
Ka qene shtetasi Hil Hila, 50 i njohur njihej dhe si kryeplak i Bërdicës.



Policia po heton për zbardhjen e motiveve të ngjarjes së rëndë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për vrasjen është bërë një sherr mes kryeplakut e viktimës. News24 mëson se ata janë konfliktuar për shkak të dy pulave që thuhet se djali i viktimës ka grabitur në oborrin e shtëpisë së kryeplakut. Viktima e ka rrahur djalin dhe, Hil Hila ka shkuar të sqarohet me Palokën. Dyshohet se në debat e sipër, Hila ka qëlluar me armë zjarri Palokën, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

(d.b/BalkanWeb)





This news item is from Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV
( http://www.shkodraonline.com/news.php?extend.5208 )


Render time: 0.0632 sec, 0.0129 of that for queries. DB queries: 20. Memory Usage: 1,719kB