News Item: : 1 MAJI, REKORD PUSHUESISH SI NË PIKUN E SEZONIT TURISTIK
(Category: SHKODRA SOT)
Posted by ::bud::
Wednesday 01 May 2013 - 11:18

Falë një moti tejet të mirë, me rreze diellore si dhe temperatura të larta, shkodranët kanë braktisur që herët qytetin duke iu drejtuar pikave turistike.

Jo pak herë ka ndodhur që 1 maji si ditë festive të shoqërohet edhe me një kohë të mirë duke i dhënë mundësi shkodranëve që të dynden drejt pikave turistike të qytetit dhe më gjërë në shkallë qarku, ku alternativat janë të shumta. Por, 1 maji i këtij këti viit i ka kaluar të gjitha parashikimet. Falë një moti tejet të mirë, me rreze diellore si dhe temperatura të larta, shkodranët kanë braktisur që herët qytetin duke iu drejtuar pikave turistike.
Shiroka dhe Zogaj në bregun e Liqenit të Shkodrës,

kalaja Rozafa, Ura e Mesit, kompleksi “Dea” pranë urës së Spatharit në breg të Drinit, Razma, Boga dhe Thethi, në zonat malore, kanë qënë disa nga destinacionet që qytetarët shkodranë kanë zgjedhur për të kaluar këtë ditë pushimi. Por, ai që ka shënuar rekordin e kësaj dite ka qënë plazhi i Velipojës, frekuentimi i të cilit ka qënë si në ditët më të mira të pikut të sezonit turistik.

Eddhe pse zyrtarisht drejtuesit e komunës së Velipojës kanë paralajmëruar datën 1 qershor si diten e hapjes së sezonit turistik, duke pare dyndjen e komunitetit shkodran drejt plazhit të Velipojës, në bashkëpunim me strukturat përkatëse të qevesisjes vendore, kishin marrë të masat e duhura për t’i shërbyer në mënyrën më të mirë pushuesve. Kjo është parë më së miri në pastrimin e bregut të rërës, i cili në krahasim me një vit më parë dallohej qartë një përmirësim i dukshëm.





This news item is from Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV
( http://www.shkodraonline.com/news.php?extend.5247 )


Render time: 0.0545 sec, 0.0063 of that for queries. DB queries: 20. Memory Usage: 1,023,132B