Hyrje
Chat
Art
Forumi
Fotografi
Futboll
Histori

Mire se erdhet tek Shkodraonline.com
Sot eshte

 

Pjeter Arbnori1935-?.

Lindur në Durrës me 18 janar 1935. 14 vjeç fillon të marrë pjesë në grupet ilegale kundër diktaturës. Mbaron në dy vjet e gjysëm studimet në Fakultetin e Filologjisë me rezultate të shkëlqyera. Merr pjesë në krijimin e një organizate social-demokrate, programin e së cilës e hartoi vetë. Më 1961 arrestohet dhe dënohet me vdekje. Pas tre muajsh dënimi i zbret në 25 vjet burg. Si pasojë e aktivitetit të tij në burg, i shtohet dënimi edhe me dhjetë vjet për agjitacion e propagandë. Në gusht 1989 lirohet nga burgu pas 28 vjet e gjysëm. Merr pjesë që në fillimet e para të lëvizjes antikomuniste me 14 janar 1990. Zgjidhet kryetar i PD-së për Shkodrën. Më 1992 dhe 1996 zgjidhet kryetar i Kuvendit Popullor. Ka marrë titullin "Mësues i Popullit" dhe "Pishtar i Demokracisë". Gjithashtu është "Oficer i Madh i Urdhërit të Plejadës" nga Asambleja e vendeve frëngjishtfolëse. Insituti biografik i kembrixhit, e futën biografinë e tij në "Who's Who" të intelektualëve dhe në Fjalorin Biografik Ndërkombëtar. Ka shkruar shtatë romane dhe ka botuar: "Mugujt e mesjetës" - novelë, "Kur dynden Vikingët" - novelë, "E bardha dhe e zeza", "E panjohura, Vdekja e Gebelsit",etj. dhe ka përkthyer nga frëngjishtja "Historia e Anglisë".
[Marrë me shkurtime nga CV e vetë autorit]

[Faleminderit nga Arben Cokaj]


[Hyrja] [Kontakt
] [Kush jemi ne] [Reklama] [ ]
1999-2002 Shkodraonline.com - Te gjitha te Drejtat e Rezervuara
Ju Lutem Respektojeni Punen tone