Mire se erdhet tek Shkodraonline.com
 

Hyrje
Chat
Art
Forumi
Fotografi
Futboll
Histori

Marrė prej Alfred Ēapaliku: Alfabeti i munguar (studime letrare), 'Camaj-Pipa', Shkodėr, 2003.

Luigj Gurakuqi: Njė poezi dhe njė pikturė pak tė njohura

 

Luigj Gurakuqi (1878 - 1925)

Ėshtė fjala pėr njė vjershė tė shkurtėr prej dhjetė vargjesh, mbasi dy prej tyre pėrsėriten si refren. Ajo mban titullin “Shqiptarėve lidhė n'besė” dhe nuk figuron nė asnjė pėrmbledhje poetike tė deritanishme tė Gurakuqit, nė Shqipėri dhe nė diasporė. Pėr pasojė mungon nė tė gjitha antologjitė, ku poeti pėrfaqėsohet nė krijime tė tjera si “Shqypja e Burrit”, “Qindresa”, “ Dallėndyshes” apo “Deka e zanave”:
E botuar pėr herė tė parė (dhe tė fundit) nė Bruksel tek “Albania” e Konicės , numėr 3/1899, faqet 35-36, poezia kaloi pa rėnė nė sy tė kritikėve dhe tė studiuesve, ndoshta sepse u shfaq nė njė revistė me periodicitet mujor dhe jo nė njė libėr me qarkullim shumė mė tė gjatė. E megjithatė ajo jep bukur e saktė, pėrmes thjeshtėsisė sė jashtme e tensionit tė brendshėm, gjendjen e Shqipėrisė nė atė kohė, kur autori ishte vetėm njėzet vjeē:
 

Luigj Gurakuqi (1878 - 1925)
 

                                         Pėr tė gjithė an' jemi rrethue
                                        Anmiqt kqyrin me u avitė:
                                        Don' tok't tona me i zaptue,
                                        Don'krejt fare me na qitė.
                                        Nė sulm tonė' pushka s'na pret
                                        S'na rren parja, i bim shqelm arit
                                        N'luft ' tuj dekun pėr vend t'vet
                                        Si me le i bahet shqiptarit

Dy prej vargjeve tė mėsipėrme u bėnė realitet i dhimbshėm. Ai i strofės sė parė: “Don' tok't tona me i zaptue”, me lėnien jashtė hartės, mė 1913, tė gjysmės sė trojeve shqiptare. Ai i strofės sė dytė: “S'na rren parja, i bim shqelm arit” me xhepat bosh tė ish-ministrit tė financave, pas atentatit tė 1925-ės. Toni kushtrimor i refrenit: Bini djem me gjith furi, Pret prej jush Shqypja liri! qė kulmon jo vetėm mendimin poetik, por edhe atė politik tė Gurakuqit, u bė shkak i dėbimit tė atij nga Shqipėria, zgjatur gjer mė 1908. E pikėrisht kėtu hesht poezia, pėr tė folur piktura…

PIKTURA
Ėshtė fjala pėr njė kompozim nė vaj mbi karton, nė pėrmasat 55 me 78 cm, pa firmė dhe pa diēiturė, qė ka fiksuar kthimin nė Shkodėr tė Gurakuqit, pas shpalljes sė kushtetutės nga xhonturqit, me 2 korrik 1908. Shkak pėr njohjen e paktė tė pikturės ka qenė vendosja nė njė kėnd tė pandriēuar mirė, nė njė mjedis tė mbyllur e me njė numėr tė kufizuar shikuesish, si dhe afėrsia me aksponatin e rrobeve tė pėrgjakura tė Luigjit, vatėr dominante ku pėrqėndrohej vėmendja e ēdokujt. Piktori i merituar Kel Kodheli e solli punėn e tij, nė shtėpinė muze “Luigj Gurakuqi”, qė me krijimin e saj me 19 shkurt 1964.
Ėshtė njė interpretim realist me disa penelata impresioniste, qė duken tek drita, ajri, prekja e figurave. Autori ka punuar me masa tė plota penelatash. Telajoja ndahet nė dy masa: nė pjesėn e poshtme tė errėt, ku spikat ndonjė e kuqe-vjollcė-okėr e kostumit kombėtar dhe nė pjesėn e sipėrme tė kaltėr tė ēelėt, ku spikat figura e tė riut 29 vjeēar. Ngjyrat janė kontrastuese. Dinamizimi i tabllosė theksohet prej penelatave tė shkathta. Drita qė vjen nga liqeni, tregon njė ēast pasdrekeje dhe krijon njė atmosferė mjaft sugjestive. Peizazhi ka njė lloj qetėsie, ndėrsa figurat janė plot lėvizje.
Luigj Gurakuqi kthehet nė Shkodėr I porsazbritur nga anija nė breg tė Bunės, Gurakuqi ka hipur nė pajton, tė cilit nė ēast turma qė shtyhej t'i dilte para, ia ka shmprehur kalin, pėr tė tėrhequr vetė shtagat e pėr tė ēuar Luigjin gjer nė Lulishten Popullore, pikėrisht aty ku sot ndodhet pėrmendorja e tij… Populli i bėri njė pritje madhėshtore, qė Noli do ta quante tė denjė pėr njė Mesi (Shih: Piro Tako, “Luigj Gurakuqi. Jeta dhe vepra”, Tiranė, 1980).
Gurakuqi me kapelė republika nė dorė pėrshėndet njerėzit, tė cilėt tė zėnė me pritjen e tij s'iu del koha tė heqin kapelet, qeleshet, fesat…
Drita bashkė me ngjyrat bėhen elemente tė dorės sė parė, pėr tė krijuar atmosferėn festive. Ngjarja shpaloset nė njė mjedis tė hapur dhe mėnyra e paraqitjes ėshtė perspekti-ve. Ėshtė njė kompozim asimetrik, i ndėrtuar me dy linja horizontale: mė e fortė e poshtmja, mė e butė e sipėrmja, e cila ndihmon perspekti-vėn. Mbi kėto dy linja horizontale pėrftohet njė linjė vertikale (figura e Luigjit), por qė mbėshtetet nga linja pak tė fshehura diagonale (nga shtagat e karrocės, tek duart e hapura tė Luigjit). Mbi kėtė ndarje vėrejmė vlerė trekėndėshi…
Zhvendosja e figurės kryesore djathtas qendrės sė kompozimit ndihmon pėr tė dhėnė idenė e lėvizjes. Ndaj ndjejmė njė ritėm nė rritje, ndjejmė njė sens hapjeje, qė pėrfundon nė mėnyrė tepėr tė dukshme tek duart e Luigjit, pėrmes njė kėndvėshtrimi romantik.
Protagonisti megjithėse nga ana proporcionale mė i vogėl, ngaqė s'ėshtė nė plan tė parė, gėzon nga piktori forcėn grafike, duke u siluetuar nė sfond tė ēelėt, gjė qė s'e kanė figurat e tjera edhe tė planit tė parė.
Mesazhi i pikturės ėshtė kthimi nė atdhe. Por me ardhjen e Luigj Gurakuqit nė Shkodėr, apo tė Ismail Qemalit nė Vlorė, qė i bėhet e njėjta pritje, rikthehet shpresa. 
Kjo tabllo kompozicionale e njė artisti me bagazh profesional, si Kodheli, e lė syrin e shikuesit tė ēdo kohe tė sintetizojė.


 

 

 



[Hyrja] [Kontakt
] [Kush jemi ne] [Reklama] [ ]
© 1999-2002 Shkodraonline.com - Te gjitha te Drejtat e Rezervuara
Ju Lutem Respektojeni Punen tone